• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

A PO E KTHE Albin Kurti SERBINË NË KOSOVË!?

Llapi

V.I.P
Anëtar
Dec 22, 2011
Postime
27,372
Pikët
113

Vox Lajme


A PO E KTHE Albin Kurti SERBINË NË KOSOVË!?
Pse Vetëvendosja e Lista Serbe votuan bashkë për Ligjin e ri për Shtetësinë?
Me pikën 31 të ligjit secili serb – pra secili kriminele serbe që ka banu në Kosovë në vitin 1998 – jo që i takon shtetësia atij, por edhe pasardhësve të tij kurdo që kanë lindur nëpër botë.
Ky është një skandal që Vetëvendosja e ka shitur si lehtësim për mërgatën, por mërgata kurrë s’ka pasur problem rreth marrjes së shtetësisë së Kosovës.
Atëherë, përse Vetëvendosja u bë bashkë me Listën Serbe për këtë ligj?
Vëmendje, Kosova në RREZIK!
🔺️


 
Prokuroria Speciale i kundërpërgjigjet Kurtit: Deklaratat për Blerim Isufajn të pavërteta dhe pa bazë faktike
Demokracia
14:18 | 19 Maj 2026
Screenshot-2026-05-19-140638.png

Share:
Share
Tweet
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, ndaj kryeprokurorit Blerim Isufaj.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të hënën se Kosovës i duhet një kryeprokuror i ri. Ai ka akuzuar kryeprokurorin Blerim Isufaj se është fajtor për gjendjen në prokurori.

“A e kuptoni në çfarë gjendje jemi për shkak të një personi. Sa i përket prokurorisë shumica e problemeve kanë emër të përveçëm e që është Blerim Isufaj. Duke qenë që unë nuk jam Luigji XIV atëherë Kuvendi duhet ta bëjë reformimin me proces të Vettingut dhe Byrosë së Pasurisë së Pajustifikueshme. Luigji XIV e ka sjellë këtë kryeprokuror dhe po akuzohem unë”, ka thënë Kurti ndër të tjera.
Prokuroria Speciale dhe kryeprokurori i saj Blerim Isufaj, përmes një reagimi kanë thënë se refuzojnë të komentojnë deklaratat e kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, duke i quajtur të pavërteta dhe të pabazuara në fakte.
Prokuroria thekson se PSRK vlerëson se besueshmëria, integriteti institucional dhe profesional ndërtohen mbi punën, transparencën, llogaridhënien dhe respektimin e ligjit, e jo mbi deklarata politike.
“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, rithekson përkushtimin ndaj ushtrimit të pavarur, profesional dhe të panashëm të mandatit të saj, në funksion të sundimit të ligjit dhe mbrojtjes së interesit publik.
Prokuroria Speciale dhe Kryeprokurori i saj, z.Blerim Isufaj, nuk komentojnë deklarata me karakter politik, veçanërisht në rastet kur ato janë të pavërteta dhe nuk mbështeten në fakte apo procedura zyrtare institucionale.
PSRK, vlerëson se besueshmëria, integriteti institucional dhe profesional ndërtohen mbi punën, transparencën, llogaridhënien dhe respektimin e ligjit, e jo mbi deklarata politike.
Prokuroria Speciale dhe Kryeprokurori i saj do të vazhdojnë të ushtrojnë kompetencat në mënyrë të pavarur dhe në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi të Republikës së Kosovës”. thuhet në reagim.


Njoftim nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës
Prishtinë, 19 maj 2026 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, rithekson përkushtimin ndaj ushtrimit të pavarur, profesional dhe të panashëm të mandatit të saj, në funksion të sundimit të ligjit dhe mbrojtjes së interesit publik.
Prokuroria Speciale dhe Kryeprokurori i saj, z.Blerim Isufaj, nuk komentojnë deklarata me karakter politik, veçanërisht në rastet kur ato janë të pavërteta dhe nuk mbështeten në fakte apo procedura zyrtare institucionale.
PSRK, vlerëson se besueshmëria, integriteti institucional dhe profesional ndërtohen mbi punën, transparencën, llogaridhënien dhe respektimin e ligjit, e jo mbi deklarata politike.
Prokuroria Speciale dhe Kryeprokurori i saj do të vazhdojnë të ushtrojnë kompetencat në mënyrë të pavarur dhe në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi të Republikës së Kosovës
 
LUFTA PËR DREJTËSI APO MBROJTJE E SISTEMIT TË KAPUR?
Pse reagimi i Blerim Isufajt konfirmon panikun e "pashallëkut" të vjetër prokurorial!



Reagimi i sotëm i Prokurorisë Speciale ndaj deklaratave të Kryeministrit Albin Kurti nuk është asgjë më shumë se sa një përpjekje e dëshpëruar e një kaste të vjetër për t'u fshehur pas petkut të "pavarësisë institucionale".
Kur Kryeministri deklaron me të drejtë se shumica e problemeve në prokurori kanë një emër të përveçëm – Blerim Isufaj – ai nuk po bën politikë, por po thotë atë që çdo qytetar i Kosovës e di dhe e sheh çdo ditë: sistemit tonë të drejtësisë i duhet një pastrim rrënjësor, një Veting i vërtetë!

Të thuash se akuzat e Kurtit janë "të pabazuara në fakte" është tallja e radhës që ky sistem ua bën qytetarëve.

Faktet janë publike dhe ulërijnë:

Bllokimi i Reformave dhe Vetingut:
Sa herë që flitet për Vetting dhe për Byronë e Pasurisë së Pajustifikueshme – mjete këto që do të pastronin prokuroritë dhe gjykatat nga njerëzit e korruptuar – kasta e Isufajt ngre mure mbrojtëse, duke tentuar të mbajë të paprekshëm ata që pasurohen në kurriz të ligjit.

Sindroma e "Luigjit XIV":
Kryeministri e goditi saktë në shenjë – koha kur emërimet në krye të institucioneve të drejtësisë bëheshin si në monarki, me pazare tavolinash e ndikime klanore, ka perënduar. Kosova nuk është pronë e askujt që mban poste për të mbrojtur interesat e grupeve të caktuara politike të së kaluarës.

Heshtja para Skandaleve të Mëdha:
Përderisa shohim sulme fizike ndaj zyrtarëve të shtetit (si rasti i zëvendësministrit Hysamedin Mehani) dhe përdorim të aseteve zyrtare për të rrezikuar eskortat shtetërore, Prokuroria Speciale tregohet anemike, e ngadaltë dhe selektive.
Por kur preket Kryeprokurori, reagimet shkruhen brenda pak orësh!

Integriteti institucional nuk ndërtohet me komunikata të thata ku thuhet "refuzojmë të komentojmë", por ndërtohet duke dërguar peshqit e mëdhenj prapa grillave.

Kur një prokurori dështon të pastrojë krimin dhe korrupsionin, atëherë vetë kreu i saj bëhet pjesë e problemit.

Për të gjithë ata që bëjnë sikur nuk shikojnë, ja cilat janë "faktet" dhe e kaluara e Blerim Isufajt – njeriut që sot Kryeministri me të drejtë e deklaroi si emrin e përveçëm të problemeve në prokurori:

Lirimi i Milan Radoiçiqit (Tërheqja e Urdhërarrestit):

Ky është skandali më i rëndë që cenoi sigurinë kombëtare. Prokuroria Speciale nën udhëheqjen e Isufajt, në vitin 2021, mori vendimin skandaloz për të tërhequr urdhërarrestin ndaj kriminelit Milan Radoiçiq. Kjo "gjimnastikë" e prokurorisë i mundësoi atij të lëvizte i lirë, të forcohej dhe të kthehej më pas për të organizuar sulmin terrorist në Banjskë. Kjo nuk është thashethem, është tradhti ndaj interesave të Republikës!

Kallëzimi Penal nga Agjencia Kundër Korrupsionit:

Blerim Isufaj është zyrtari ndaj të cilit Agjencia Kundër Korrupsionit ka dorëzuar kallëzim penal për deklarim të rremë të pasurisë (neni 430 i Kodit Penal). Një kryeprokuror që dyshohet për fshehje pasurie dëshiron të ndajë drejtësinë!


Sabotimi i "Listës së Veteranëve" dhe dëbimi i Elez Blakajt:

Isufaj ishte njeriu kyç i akuzuar për bllokimin e rastit të madh të veteranëve të rrejshëm, skandal që çoi në kërcënimin dhe largimin e prokurorit të guximshëm Elez Blakaj nga Kosova.

Lojërat me raste vrasjesh:

Ky është prokurori që në mënyrë skandaloze rastin e vrasjes së ish-shefit të AKP-së, Dino Hasanaj, e kategorizoi si "vetëvrasje", ndërsa rastin e vetëvrasjes së ish-drejtorit të informimit, Hamdi Sopa, e shndërroi në "vrasje".

Andaj reagimi i PSRK-së vetëm sa e legjitimon dhe e bën edhe më emergjente nevojën për reformën që ka nisur qeveria.
Kosovës i duhet një prokurori e guximshme, që mbron shtetin dhe qytetarin, e jo një prokurori që shërben si mburojë për dështimet e veta.

Lufta për çlirimin e drejtësisë nga kthetrat e të kaluarës nuk ndalet nga asnjë komunikatë!
 
Last edited:

Vox Lajme


A PO E KTHE Albin Kurti SERBINË NË KOSOVË!?
Pse Vetëvendosja e Lista Serbe votuan bashkë për Ligjin e ri për Shtetësinë?
Me pikën 31 të ligjit secili serb – pra secili kriminele serbe që ka banu në Kosovë në vitin 1998 – jo që i takon shtetësia atij, por edhe pasardhësve të tij kurdo që kanë lindur nëpër botë.
Ky është një skandal që Vetëvendosja e ka shitur si lehtësim për mërgatën, por mërgata kurrë s’ka pasur problem rreth marrjes së shtetësisë së Kosovës.
Atëherë, përse Vetëvendosja u bë bashkë me Listën Serbe për këtë ligj?
Vëmendje, Kosova në RREZIK!
🔺️


jo bre , cka jane kto llafe..
kush i perhap..? 🦊😇
 
Njohësi i sigurisë: Xhandarmëria po propozohet në kohë fushate, kërkon qartësi për buxhetin dhe kompetencat
Demokracia
09:15 | 21 Maj 2026
bedri-elezi-1.jpg

Share:
Share
Tweet
Njohësi i çështjeve të sigurisë, Bedri Elezi ka folur për Front Online lidhur me propozimin për krijimin e xhandarmërisë në Kosovë, duke e cilësuar si një nismë që po ndodh në kohë fushate.
Elezi tha se, në parim çdo strukturë e re mund të kontribuojë në përmirësimin e sigurisë, por ngriti dilema për kohën e inicimit të kësaj ideje dhe mungesën e qartësisë buxhetore.
lg.php

“Çdo strukturë e re shërben për të mirën e sigurisë në vend, megjithatë propozimi për krijimin e xhandarmërisë është veprim në kohë fushate dhe nuk e merr vëmendjen e duhur”, deklaroi ai.

Sipas tij, Qeveria do të duhej ta kishte trajtuar më herët këtë çështje.
Ai theksoi se në dokumentet publike nuk ka hasur ndonjë plan të qartë për këtë strukture.
“Nëse kjo strukturë është paraparë në buxhet, por ne nuk e kemi hasur në asnjë vend këtë, atëherë tani ky është veprim elektoral”, u shpreh Elezi.
Duke folur për gjendjen aktuale të sigurisë, ai tha se nuk sheh performancë të dobët të Policisë së Kosovës, por theksoi nevojën për përmirësim të kapaciteteve.
lg.php

“Duhet të përforcojmë kapacitetin e Policisë, sidomos për kushtet që po punojnë dhe në aspektin e inteligjencës. Kosova ka shumë nevojë të ketë institucione të sigurisë ku kanë mundësi grumbullimin e informacioneve në kohë reale”, shtoi ai.
 
Formimi i xhandarmërisë, Hasani: Kurti nuk beson në FSK e polici, synon krijimin e strukture lojale ndaj tij
Demokracia
12:19 | 23 Maj 2026
a3530f40-58b0-408a-ad7a-1a1aed28c8fc_w1023_r1_s.jpg

Share:
Share
Tweet
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka komentuar idenë e Qeverisë në detyrë për formimin e xhandarmërisë.
Ai ka bërë me dije se kryeministri në detyrë Albin Kurti këtë po e bën për dy arsyeje.
Në një intervistë për “Express”, Hasani ka thënë se arsyeja e parë është se termi “xhandarmeri” i pëlqen një pjese të elektoratit të Kurtit.

“Janë dy arsye pse Kurti e bën këtë në këtë kohë. E para është se fjala “xhandarmëri” komunikon mirë me votuesin injorant, i cili e sheh atë si strukturë represive që mund të përdoret kundër “gardës së vjetër që ka vjedhur”, pra si instrument për marrjen e pasurisë së fituar pa meritë. Kjo është propagandë klasike, e drejtuar ndaj votuesit të paarsimuar dhe politikisht të papjekur”, ka thënë Hasani, duke treguar arsyen e dytë.
“Arsyeja e dytë lidhet me faktin se zoti Kurti nuk ka kontroll të plotë mbi FSK-në, për shkak se aty rol të madh kanë miqtë ndërkombëtarë të Kosovës, ndërsa Policinë e Kosovës e sheh si jo plotësisht të besueshme dhe të lidhur me qeveritë e kaluara, prandaj vështirë e konsideron si forcë që mund të bëhet plotësisht lojale ndaj tij. Për këtë arsye, ai synon të krijojë një strukturë të re nga e para, të mbushur me militantë dhe njerëz personalisht lojalë ndaj tij”, ka vlerësuar Hasani.
 
Ambasada e SHBA për “Xhandarmërinë”: Po i monitorojmë njoftimet, presim të jetë në përputhje me zotimet për paqe e siguri
Demokracia
12:32 | 23 Maj 2026
666-1-600x360-1.png

Share:
Share
Tweet
Shtetet e Bashkuara presin që plani i Qeverisë në detyrë të Kosovës për themelimin e Xhandarmërisë të jetë “në përputhje me zotimet e saj për ruajtjen e paqes dhe sigurisë”.
Kështu tha për Radion Evropa e Lirë një zëdhënës i Ambasadës amerikane në Prishtinë, i cili shtoi se po “monitorojmë njoftimet e fundit sa i përket propozimit për krijimin e një force xhandarmërie në Kosovë”.
Më 19 maj, ministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, njoftoi se janë ndërmarrë hapat e parë drejt themelimit të Xhandarmërisë së Kosovës. Ai tha se është nënshkruar dokumenti për krijimin e një grupi punues që do të bëjë analizimin dhe propozimin e modaliteteve për funksionimin e xhandarmërisë.

Sipas Sveçlës, kjo forcë do të ketë mision të qartë për ruajtjen e kufijve, integritetit dhe sovranitetit territorial, mbrojtjen nga terrorizmi, menaxhimin e trazirave dhe mbrojen e infrastrukturës kritike.
Ndërkaq, nga NATO-ja, e cila që nga viti 1999 ka misionin e saj paqeruajtës në Kosovë, KFOR, i thanë Radios Evropa e Lirë se po vëzhgojnë nga afër deklarimet e institucioneve në Kosovë për këtë çështje.
“U përket atyre që të komentojnë në më shumë detaje” për këtë çështje, tha një zyrtar i NATO-s.
KFOR-i, i cili është reaguesi i tretë i sigurisë në Kosovë – pas Policisë së Kosovës dhe misionit për Sundim të Ligjit të BE-së, EULEX – veç tjerash, është përgjegjës për sigurinë në vijën kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.
Zyrtari i NATO-s tha se aleanca vazhdon të bashkëpunojë me të gjitha organizatat e sigurisë në Kosovë dhe të japë kontribut për siguri të qëndrueshme për të gjithë.
Zyrtari i aleancës ushtarake perëndimore tha po ashtu se Ekipi Këshillues i NATO-s dhe Ndërlidhës (NALT) ka mbështetur zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës “në përputhje me mandatin e tij origjinal për mbrojtje civile, përmes ndërtimit të kapaciteteve, edukimit dhe trajnimit”.
“Ne presim që organizatat e sigurisë në Kosovë të vazhdojnë këtë qasje bashkëpunuese, duke u koordinuar me KFOR-in për të kontribuuar në sigurinë në Kosovë dhe stabilitetin rajonal, në të mirë të të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë”, tha zyrtari i NATO-s në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë.
Ndërkaq, nga Ambasada gjermane në Prishtinë thanë për Radion Evropa e Lirë se do të përmbahen nga komentimi për këtë çështje.
Lajmi për ndërmarrjen e hapave të parë për krijimin e Xhandarmërisë është kritikuar nga autoritetet në Beograd, të cilat kanë thënë se “KFOR është forca e vetme legjitime e armatosur në Kosovë, përgjegjëse për kontrollimin dhe patrullimin përgjatë vijës administrative”.
Ndonëse nuk dihen detaje se cili do të jetë misioni i saktë i Xhandarmërisë që Kosova mëton ta themelojë, drejtori i Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë, Mentor Vrajolli, i tha më herët Radios Evropa e Lirë se një forcë e tillë sigurie do të mund të merrte kompetenca për ruajtjen e kufirit me Serbinë, që aktualisht është në mandatin e KFOR-it.
Sipas tij, Kosova duhet të përgatitet për çdo ndryshim të rolit të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, ndonëse tha se beson se ky mision do të qëndrojë për vite apo edhe një dekadë në vend.
Në këtë drejtim, ai kujtoi se shteti dhe KFOR-i kanë një marrëveshje që Forca e Sigurisë së Kosovës – që është në proces të transformimit në ushtri – të mos shkojë në veri pa pëlqimin e misionit paqeruajtës, duke thënë se Xhandarmëria do të mund të plotësonte këtë boshllëk.
“Përderisa është një marrëveshje xhentlëmene mes KFOR-it dhe FSK-së që të mos jetë shumë prezente në pjesën veriore, Xhandarmëria do ta krijonte një strukturë të re, e cila nuk është pjesë e kësaj marrëveshje xhentlëmene”, tha Vrajolli.
Sipas tij, kjo do të mundësonte që rolet e kontrollit kufitar dhe veprimeve të tjera që i bëjnë KFOR-i të jenë të përbashkëta me njësi që mund të jenë në kuadër të Policisë, apo në kuadër të MPB-së, “e që do të fillonte sa më parë procesin e krijimit të kapaciteteve vendore dhe njohurisë se si të ballafaqohemi me kërcënime bashkërisht me KFOR-in në veri dhe pjesë të tjera të Kosovës”.
Dërgimi i FSK-së – që është në proces të transformimit në ushtri – në veri të vendit është i mundur vetëm me pëlqimin paraprak të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, bazuar në zotimin e vitit 2013 nga Qeveria e Kosovës ndaj NATO-s.
Ky angazhim, i dhënë përmes një letre nga ish-kryeministri Hashim Thaçi drejtuar sekretarit të atëhershëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, mbetet në fuqi edhe sot, pavarësisht ndryshimeve në mandatin e FSK-së.
Vrajolli vlerësoi se Kosova nuk ka nevojë që të ketë një xhandarmëri që do të merrej me incidente të brendshme, pasi vlerëson se Policia e Kosovës është e aftë të ballafaqohet me to.
“Pikërisht fakti që vija kufitare mbrohet nga KFOR-i, KFOR ka përgjegjësi të zgjeruara në këtë fushë dhe nevojitet që ne të krijojmë institucionet tona që janë të gatshme ta zëvendësojnë KFOR-in kurdo që KFOR-i nuk është aty”, u shpreh ai.
Xhandarmëria është një forcë e sigurisë që ka karakter ushtarak dhe kryen detyra policore. Në disa shtete mund të jetë pjesë e Ministrisë së Brendshme, në të tjera pjesë e forcave të armatosura.
Shumë shtete kanë xhandarmërinë e tyre, përfshirë edhe fqinji verior i Kosovës, Serbia, xhandarmëria e së cilës funksionon në kuadër të policisë.
Xhandarë kanë edhe shtete të tjera, përfshirë të NATO-s, sikurse është rasti i Francës. Në këtë shtet, Xhandarmëria është pjesë e forcave të armatosura./REL/
 
 

Pushteti i kënaqur me hyrjen të fuqi të Ligjit të ri për Shtetësinë, opozita e shqetësuar: Do të rritet elektorati serb në Kosovë​

1 ditë më parë
nga NACIONALE

lg.php

Nga dita e djeshme, 22 maj 2026, ka hyr në fuqi Ligji i ri për Shtetësi. Pushteti i është gëzuar këtij fakti, ndërsa opozita e ka kritikuar këtë ligj.
Përfaqësuesit e partive kanë bërë me dije se ligji i cili është miratuar nga VV-ja dhe Lista Serbe është i dëmshëm për Kosovën. Sipas tyre, ky dokument ua mundëson shumë qytetarëve serb ta marrin lehtësisht shtetësinë e Republikës së Kosovës.
Kandidatja për deputete e LDK-së, Janina Ymeri, ka bërë me dije ligji në fjalë mundëson rritjen e elektoratit serb në Kosovë.
E kemi pasur ligjin për shtetësi. Këta janë njerëz që kanë votuar deri në vitin 1998; kush ka qenë banor atëherë, tash mund ta marrë shtetësinë. Nuk po besoj që po flasim për njerëz që punojnë për interesa kombëtare apo për flamur kosovar. Me Listën Serbe është votuar një ligj që e shton elektoratin serb në zgjedhjet e ardhshme, sepse ata dhe fëmijët e tyre e marrin automatikisht shtetësinë. A kemi luftuar për t’i shtuar serbët në Kosovë? Ditën që vijmë në pushtet, ai ligj nuk duhet të vazhdojë më tutje”, ka thënë Ymeri në “Edicionin Special” të Klan Kosovës.
Kritik ndaj këtij ligji ka qenë edhe kandidati tjetër për deputet i LDK-së, Besian Mustafa.
Në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar se për një grusht vota VV-ja po e shkatërron historinë dhe shtetësinë e Kosovës.
Hyri sot ne fuqi ligji që LVV+LS miratuan që u mundëson pasardhësve të kolonizatorëve serb në Kosovë nënshtetësinë e Kosovës! Për një grusht vota e shkatërrojnë historinë dhe shtetësinë tonë!”, ka shkruar ai.
Në anën tjetër, pushteti i është gëzuar hyrjes në fuqi të këtij ligji.
Përmes reagimeve të ndryshme ata kanë ftuar bashkatdhetarët që të marrin shtetësinë e Kosovës.
Ndër të paret që ka reaguar ka qenë ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Përmes një video-mesazhi drejtuar bashkatdhetarëve, Sveçla ka njoftuar bashkatdhetarët se Ligji i ri për shtetësinë e Kosovës sjell proceduar më të shpejta, më të thjeshta dhe më moderne për aplikuesit.
Një nga lehtësimet kryesore është rifitimi i shtetësisë për ju bashkatdhetarët, që për arsye objektive jeni detyruar të liroheni nga shtetësia e Republikës së Kosovës. Nga 9 dokumente që kërkoheshin më parë, tani mjafton kërkesa e plotësuar nga ju si dhe dëshmia se nuk jeni të dënuar për vepër penale me vendim të formës së prerë në shtetin ku jetoni”, ka thënë ai.
Të njëjtën gjë e ka bërë edhe zëvendëskryeministrja, Donika Gërvalla.
"Mirëmëngjesi me super lajmin që dje hyri në fuqi, Ligji i ri për shtetësi. Të dashur bashkëmërgimtarë, tashmë mund të aplikoni edhe online për rifitimin e shtetësisë së Republikës së Kosovës përmes platformës e-Kosova, në linkun e mëposhtëm: https://ekosova.rks-gov.net/Service/12. Lehtësimet do jenë konkrete, nga 9 dokumente në 1 kërkesë. Nga 6 muaj pritje në 30 ditë, dhe e gjjthë kjo pa pagesë. Pas këtyre shifrave qëndrojnë njerëz, familje, histori rikthimi dhe lidhje që nuk janë ndërprerë kurrë me Kosovën, pavarësisht sfidave e mundësive të tjera”, ka shkruar Gërvalla në profilin e saj në Facebook.
Nacionale FacebookNacionale Twitter
 
Maturantët serbë në Mitrovicë dëgjohen duke thirrur “Kosova është zemër e Serbisë”
Demokracia
16:22 | 30 Maj 2026
Screenshot-2026-05-30-161513.jpg

Share:
Share
Tweet
Një grup maturantësh serbë në Mitrovicë janë dëgjuar duke thirrur sloganin “Kosova është zemër e Serbisë” gjatë ceremonisë të organizuar për shënimin e përfundimit të shkollimit të mesëm.
Pamjet janë publikuar në rrjetet sociale, ku dëgjohen duke brohoritur në frymë shoviniste.
Deri më tani nuk ka pasur ndonjë reagim zyrtar nga institucionet lidhur me rastin, ndërsa edhe para disa ditësh disa maturantë serbë kanë provokuar në mënyrë të tillëm madje ata mbanin në duar flamus serb e rus.
 
KJO ESHTE REPUBLIKA SERBVE TE VERIUT QE ALBIN-SERBIA JA U KA DHAN ZAJEDNICEN QE PO KA DESHIR ME I THAN VETEMENAGJIM E TRUSHPERLARET PO THON E KA ÇLIRUE ALBINI VERIUN HAHAHAHA
 

Hoxhaj godet Kurtin për Marrëveshjen e Ohrit: Është duke e zbatuar në mënyrë të njëanshme​

1780344939464.png

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka folur lidhur me Marrëveshjen e Ohrit.

Hoxhaj tha se deklaratat e fundit të kryeministrit Albin Kurti tregojnë, sipas tij, mospërputhje, sepse ai vlerësoi se Kurti më herët e kishte konsideruar marrëveshjen të pavlefshme, ndërsa tani po e trajton atë si valide.
“Ajo se çfarë tha z. Kurti mbrëmë, tregon se sa e pafytyrë ka qenë politika e tij dhe politika e jashtme e Kosovës. Ai e ka shpallur këtë marrëveshje të vdekur, edhe në Kuvend, edhe në media, dhe ka thënë që pa nënshkrim s’ka marrëveshje”, u shpreh ai.
“Mbrëmë ai tha që kjo marrëveshje është valide, e ka pranuar, është në rregull e, në të njëjtën kohë, ne e kemi kundërshtuar, e kundërshtojmë edhe sot dhe nuk do ta zbatojmë asnjëherë, sepse kjo marrëveshje është marrëveshja e parë në histori që kanë arritur ndonjëherë shqiptarët e Kosovës dhe Kosova, e cila e përjashton atë se çka është Kosova”, tha ai.
“Arsyeja pse mbrëmë e tha qartazi që e pranon marrëveshjen është se është duke e zbatuar, në mënyrë të njëanshme dhe në heshtje. Shihe Ligjin për të Huajt, është duke i zbatuar marrëveshjet. Krejt këto 6 vitet e fundit kanë qenë deklarata: ‘s’ka nënshkrim’, ‘ka nënshkrim’, ‘pa nënshkrim nuk ka marrëveshje’, ‘pa nënshkrim nuk ka zbatim’, a në fakt është duke i zbatuar. Kurti do ta zbatojë Marrëveshjen e Brukselit, pjesën e arsimit, pjesën e shëndetësisë, ka me zbatu pjesën e kishave, për t’ia dhënë një statut edhe ma të veçantë Kishës Ortodokse Serbe, që mund të jetë njëri ndër kompromiset më të mëdha që janë bërë”, tha Hoxhaj, në DPT te Fidani” në Klan Kosova.
Sipas Hoxhajt, ata do të vazhdojnë ta kundërshtojnë Marrëveshjen e Ohrit dhe, sipas tij, nuk e mbështesin zbatimin e saj.
 
1780485015010.png

O KAN ME KALUE EDHE 50 VITE E NUK KEMI ME MUJT ME JA SHKPUT RRENJET ALBINIT E PARTIS SE TI PREJ SERBIE O TRUSHPERLAM LARGOHUNI PREJ KETI ZOGU TE SHKINES SA MA PAR SE E MUARRT NE QAF KET POPULL E KET VEND:
 
VV ia vendosi emrin një rruge, Gjingjiq në vitin 2001: Terrorizmi shqiptar është kërcënim për gjithë rajonin
Demokracia
16:31 | 03 Qershor 2026
eg-5-e1780497079895.png

Share:
Share
Tweet
Vetëm disa ditë para zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë, te rrethrrotullimi në hyrje të Mitrovicës së Veriut, Lëvizja Vetëvendosje ka vendosur emrin e ish-kryeministrit serb, Zoran Gjingjiq, në një rrugë, shkruan Demokracia.com.
Zoran Gjingjiq njihet për qëndrimet e tij të ashpra kundër Kosovës dhe, veçanërisht, kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në një intervistë për gazetën “tageszeitung”, të cilën e kishte cituar edhe mediumi austriak “Der Standard”, ai kishte thënë se “terrorizmi shqiptar është kërcënim për gjithë rajonin”.

“Terrorizmi shqiptar është një sëmundje”, kishte deklaruar Zoran Gjingjiq më 12 mars 2001.
Madje, ai kishte akuzuar bashkësinë ndërkombëtare se, në vend që krerët e UÇK-së të dërgoheshin në Hagë, kishin zgjedhur të bashkëpunonin me ta.
Këtu ai kishte përmendur veçanërisht Hashim Thaçin, të cilin e kishte cilësuar si lider të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Gjingjiq akuzoi bashkësinë ndërkombëtare se nuk u angazhua në negociata serioze me këta individë, në vend që t’i fuste ata në listën e kriminelëve të luftës në Hagë. Në këtë kontekst, ai përmendi Hashim Thaçin, udhëheqësin e ish-ushtrisë së shqiptarëve të Kosovës, UÇK-së”, thuhet në gazetën “tageszeitung”.

1780499229849.png
 

1780506103774.png

1780506125154.png

Zoran Gjingjiqi i kërkonte NATO-s që forcat serbe të riktheheshin në Kosovë - Qeveria Kurti sot ia vendosi emrin e tij një rruge në veri​

Periskopi
icon-alarm.svg
3 Qershor 2026, 16:39(2 orë më parë)
Listen
Share
Sot partia e Vetëvendosjes ka vendosur tabelë rruge në Mitrovicë të Veriut me emrin e ish-kryeministrit të Serbisë, Zoran Gjingjiq. Media lokale në veri kanë raportuar se Fitore Pacolli, ministre në detyrë e ambientit, ishte prezente gjatë vendosjes së tabelave.
Por si i kishte kërkuar Gjingjiqi, NATO-s rikthimin e focave serbe në Kosovë?

Katër vite pasi NATO kishte larguar forcat serbe nga Kosova, Serbia i kishte kërkuar NATO-s leje për të rikthyer forcat e saj ushtarake në Kosovë, raporoton BBC, transmeton Periskopi
Advertisement

Atë kohë kryeministri serb Zoran Gjingjiq kishte kërkuar rikthimin e ushtrisë serbe në Kosovë në një letër drejtuar komandantit të NATO-s për Evropën Juglindore, Admiralit Gregory Johnson.

Në letër, Kryeministri i atëhershëm Gjingjigj kishte shprehur “shqetësim për mundësinë që UNMIK-u t'ua besojë disa detyra sigurie autoriteteve lokale të shqiptarëve të Kosovës”.

Ai tha se një veprim i tillë do të ndikonte në vendimin për statusin përfundimtar të Kosovës.
 
Back
Top