Guest viewing is limited
  • Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

A PO E KTHE Albin Kurti SERBINË NË KOSOVË!?

1780520172761.png

Hiqeni atë mut tabele, Gjingjiqi ishte vetë problemi​

Col Mehmeti
4 orë më parë
18:20
Pak ditë para zgjedhjeve, imagjinata e Kurtit po lë nam. Nën urdhrat e tij, ministrja në detyrë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, e emëroi një rrugë te re te rrethrrotullimi në Mitrovicë me emrin e ish-kryeministrit të vrarë serb, Zoran Gjingjiq. Ndër vite, Kurti e ka luanizuar politikanin serb si reformator e properëndimor të madh. Por, serbi nga Shamaci i Bosnjës, që gëzoi përkrahjen e Willy Brandtit dhe mori doktoraturë për filozofi në Gjermani, do të zhgënjente këdo që priste ardhjen e Mesiut demokratik në Ballkan. Nga zyrat e Gjingjiqit u përzu shqelma edhe jugosllavofili francez, Jack Lang, kur ky kërkoi ndërprerjen e luftërave. ‘Disidenti’ serb mbante letërkëmbim edhe me Ratko Mlladiqin, kurse kur u bë kryeministër kërcënoi me luftë po të bëhej një “shtet i ri shqiptar”
Col Mehmeti

3 qershor 2026
– Më 8 dhjetor 1996, Jack Lang mësyu Beogradin.
Socialisti i shampanjës, dikur ministër i Kulturës në Francë, ishte nga ata syleshët në Perëndim që nxirrnin xixa nga sytë për ‘demokracinë’ në Jugosllavi.
Ai ishte frymëzuar nga demonstratat studentore që bëheshin në udhët e Beogradit kundër Sllobodan Millosheviqit.

Shi për këtë, Lang erdhi kastile në Beograd që t’i jepte mbështetje morale asaj që dukej si ‘opozitë’.

Krerët e lëvizjes që me gjasmë bënin sikur kundërshtonin Millosheviqin e ftuan në zyret e tyre te Departamenti i Filozofisë në Universitetin e Beogradit.

Por, pas pak minutash, mikun francez e nxorën shqelma për ta shpallur si “armik të serbëve”.

Me të shara e të bërtitura, Langun e urdhëruan që ta thyente qafën një orë e më parë.

I deluzionuar në jugosllavofilinë e tij, socialisti francez e kuptoi se studentët serbë nuk po e kundërshtonin Millosheviqin se e kishte filluar luftën, por pse nuk po ia dilte ta fitonte atë.

Kurti, fëmiju i martesës midis joviolencës dhe ‘bager revolucija’​

Njëri nga ata që po bënte emër si ‘opozitar’ ishte edhe Zoran Gjingjiqi, një burrë në mesomoshë që thinjat ngadalë po ia merrnin anën.

Brenda pak vitesh, ai do t’ia fitonte zemrën edhe një aktivisti nga Kosova që pëlqente të quhej ithtar i jodhunës, që e kundërshtonte afshërisht UÇK-në, dhe besonte se Amerika e Perëndimi ishin të padëshiruar në Kosovë.

Kur Albin Kurti u bë kryeministër, ai do të bëhej i pari në Kosovë e Serbi që Gjingjiqit do t’i ngriste një lapidar jofizik.

Në 21-vjetorin e atentatit ndaj Gjingjiqit, Kurti do ta lëshonte dorën në vlerësime përnaltësuese.

Vrasja e Gjingjiqit, sipas Kurtit, ishte “çmimi që ai pagoi për qëndrimin e tij pro-perëndimor e pro-reformave, që përfshinte edhe dërgimin e Millosheviqit në Hagë”.
twiti.JPG

Dy vjet para se ta krijonte lëvizjen urbane në Prishtinë që u quajt ‘Vetëvendosje’ (serbisht ‘Samoopredelenie’), Kurti ruante një përshtypje fare pozitive për kryeministrin serb.

Në shkrimin “Vrasja që ‘normalizoi’ Serbinë”, të botuar më 31 mars 2003, pra 19 ditë pas atentatit në rrugën Nemanjina në Beograd, aktivisti 28-vjeçar nga Prishtina e portretoi Gjingjiqin si një filozof që nuk u kuptua mirë nga politika.
kurtshkr.jpg
krt.jpg

Më radikal sesa Millosheviqi​

Nga e mërkura, emri i Gjingjiqit do të jetë bri-për-bri me tabelën me emrin e Isa Boletinit te rrethi në hyrje të pjesës veriore të qytetit të Mitrovicës.

Po cila është historia e panjohur e Gjingjiqit që fshihet pas tabelës ngjyrëkaltër?

Kur më 1998 historiani gjerman Stefan Troebst i bëri një skicë peizazhit politik në Serbinë e fundviteve ‘90, ai e përmblodhi me një vlerësim tejet kuptimplotë:

I gjithë spektri i opozitës politike serbe ndaj Millosheviqit ishte edhe më nacionalist sesa vetë ‘Slloba’…Idetë e Vojsllav Sheshelit, Vuk Drashkoviqit, dhe Zoran Gjingjiqit për Kosovën ishin më radikale sesa qasja relativisht fleksibile e Millosheviqit…”
zoraaan.JPG

Për studiues nga rajoni e bota, kontributi i Gjingjiqit në protestat studentore të 1996-s e 1997-s ishte pothuajse i njejtë me atë të luftënxitësve që e kishin pushtetin.

Studiuesi, Branimir Anzuloviq në librin e tij ‘Serbia hyjnore’ (përkthyer në shqip nga Fitim Salihu dhe i botuar nga ‘Koha’ më 2017) thotë se skenat në sheshet e Beogradit ishin të tilla ku studentët nuk lëshonin pé nga vizioni për Serbinë e Madhe.

Disa protestues mbanin simbole – siç ishin portretet e Njegoshit – që dëftonin se ata i tumirnin masakrat në luftën për një komb homogjen dhe shpërfaqnin se ata ishin të zemëruar me Milosheviqin jo pse ai e nisi luftën, por pse ai nuk e fitoi atë. Dy politikanët kryesorë që u vunë në krye të valës së pakënaqësisë – Zoran Gjingjiqi dhe Vuk Drashkoviqi – nuk dhanë një alternativë të njëmendtë ndaj politikave të Milosheviqit. Ata nuk neveriteshin nga obsesioni nacionalist me Serbinë e Madhe (në të cilën vetë ata shtyheshin me Milosheviqin) e as nuk i denoncuan mitet që ia pamundësuan shumë serbëve të pajtoheshin me të kaluarën e tyre”, shkruan Anzuloviq.

“Po na e marrin Kosovën dhe Metohinë”​

Ngjyrat e vërteta të Gjingjiqit do të shfaqeshin cullak kur ai erdhi në pushtet më 25 janar 2001.

Në takimin e parë me sekretarin amerikan të Shtetit, Colin Powell, ‘reformatori’ serb kërcënoi se çdo veprim i njëanshëm rreth pavarësimit të Kosovës mund të pasohej me luftë.

Kur e kuptoi se vullneti i Perëndimit ishte që Kosova shkallë-shkallë të merrte rrugën drejt pavarësisë, Gjingjiqi në muajt që i paraprinë atentatit u bë gjithnjë e më i egër në deklarimet e tij publike.
zorii.jpg

Sipas tij, Perëndimi nuk donte më ndërrim pushteti, por vetëm shkatërrim të Serbisë.

Mesazhi publik që doli nga goja e tij për popullin serb ishte fare eksplicit:

Nëse ata duan të na e marrin Kosovën dhe Metohinë në emër të të drejtave etnike dhe identitetit të shqiptarëve, duke i shpërfillur kufijtë dhe sovranitetin e Republikës Federale të Jugosllavisë dhe Serbisë – ne do të kërkojmë një Marrëveshje të re Dejtoni”.

Letra e turpshme për Mlladiqin dhe “ushtrinë e lirisë”​

Një serbomadh që e vajtonte luftën pse nuk u bë më me efikasitet?
Pas çdo gjase, ky do të ishte portreti i vetëm kur kundrohet jeta e tij në politikë.
Dromcë pas dromce, intervistë pas interviste, po bëhej e qartë se Gjingjiqi nuk donte ta shihte të zhbëhej Jugosllavia pa u bërë realitet Serbia e Madhe.
Më 28 qershor 1994, në emër të Partisë Demokratike, ai i nisi një letër udhëheqësit ushtarak të serbëve të Bosnjës, Ratko Mlladiq.
‘Disidenti’, i cili më 1979 mori doktoraturë filozofie në Universitetin e Konstanzit, shkruante se serbët kishin nevojë për një ushtri të fortë në Bosnjë.
Ushtria e Republikës Srpska, e formuar gjatë luftës për liri, është një shembull sesi një ushtri e vogël por popullore mund të ruajë me sukses shtetin dhe të mbrojë njerëzit”, thuhej në letrën dërguar Mlladiqit.
letra_2026-06-03-145509_urxx.jpg

Drejt Serbisë së Madhe​

Dy vite më vonë, në një fjalim të incizuar, Gjingjiqi shprehej se qëllimi politik e shtetëror duhej të ishte bashkimi i shteteve serbe:
Ne jemi një bashkësi e përbërë nga Serbia dhe Mali i Zi, dy shtete serbe. Një numër i vogël që janë malazezë kundërshtojnë të jenë serbë. Ne mendojmë se e vetmja zgjidhje për problemet tona kombëtare e shtetërore, pas shpërbërjes së ish-Jugosllavisë, është krijimi i një unioni të shteteve serbe, që do të përfshinte Serbinë, Malin e Zi, dhe Republikën Srpska. Dhe ky duhet të jetë qëllimi ynë politik e shtetëror. Nëse s’mund të bëhet menjëherë, ne duhet të punojmë për të”.
Ky projekt, sipas filozofit të shndërruar në politikan, do të jetësohej përmjet një shteti federal, ku pjesë e tij do të ishin edhe malazezët si “pjesë e kombit serb”.
Edhe gazetari gjerman Gerald Praschl, në shtjellimin e tij ‘Das Leben des Zoran Djindjić’, vinte në dukje se Gjingjiqi opozitar ishte më i egër sesa vetë Millosheviqi kur bëhej fjalë për Bosnjën.
Madje ndodhte që Millosheviqi, nën trysninë ndërkombëtare, të distancohej nga serbët e Bosnjës të udhëhequr nga Karagjiqi.
Këtë nuk e bënte Gjingjiqi që vazhdonte të avokonte për një konfederatë mes Republika Srpskas dhe Jugosllavisë.
I tillë mbeti gjer në frymën e fundit.
zorr.JPG

Ideja për Kosovën si Qipro​

Njëzet ditë para se të vritej, në një intervistë të dhënë për TV Republika Srpska në Banja Llukë, kryeministri serb kërcënoi se po të bëhej Kosova e pavarur, edhe Republika Srpska do ta ndiqte të njejtën udhë.
Nëse doni të krijoni një shtet shqiptar në shekullin e 21 në territorin që i përket shtetit të Serbisë, atëherë ju po e rihapni një proces që menduat se u mbyll në Dejton. Dhe kjo nuk është dëshirë e imja, por më tepër një përshkrim i gjendjes”, tha Gjingjiqi.
Tekqë po e shihte që Perëndimi nuk po i honepste kërcënimet e tij me projektin serbomadh, ai shtroi në tavolinë edhe karta të tjera.
4 ditë para vrasjes, në një intervistë për ‘Vecernje Novosti’, ai shfaqi idenë që Kosova të federatizohej në dy pjesë sipas modelit të Qipros.
Atëherë sa e meriton një rrugë në Mitrovicë ta përjetësojë këtë trashëgimi? /Nacionale/
Nacionale FacebookNacionale Twitter
 

Lirim Mehmetaj

1780523324667.png
Heronjte e Vetevendosjes…

Gjingjiçi dhe Vuçiç.
Prandaj komandantet e UÇK-se Albin Kurtit i duken si zullumqare.
 


Ilir Gashi


Kolonet e rinjë!

Pas kushteve për kolonizimin e Kosovës me serbë nga Xhelal Sveçla, sot pamë se po kolonizohen edhe emrat e rrugëve me figura serbe, si idhujt e Albin Kurtit: Oliver Ivanoviq dhe Zoran Gjingjiq. Njëri konsiderohet pjesëmarrës në krime ndaj shqiptarëve, ndërsa tjetri ka qëndruar krah për krah me kryekriminelin Arkan.
Nuk keni parë ende asgjë nga ata që janë kundër mentalitetit të Drenicës dhe Skenderajt, e pro Zoran Gjingjiqit e Oliver Ivanoviqit.
1780571592747.png1780571715925.png
 
Policia e Prokuroria me komunikatë: Ka përpjekje nga jashtë për ndërhyrje në zgjedhje, kemi arrestuar disa në Graçanicë, po mbledhim informacione
Demokracia
18:06 | 06 Qershor 2026
QNR-Numerimi_i_Votave_te_Arritura_me_Poste-Zgjedhjet_Komunale_2021-24-10-2021-dp_291637337164-600x360-1-1.webp

Share:
Share
Tweet
Policia e Kosovës dhe Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit përmes një komunikate për media kanë thënë se institucionet e zbatimit të ligjit kanë pranuar dhe trajtuar informacione të shumta që ndërlidhen me dyshime për ndërhyrje të jashtme dhe aktivitete të kundërligjshme me qëllim të ndikimit në vullnetin e lirë të qytetarëve gjatë procesit zgjedhor.
Në komunikatë thuhet se ndërhyrjet e jashtme në zgjedhje, paraqesin kërcënim serioz për demokracinë, pavarësinë dhe vullnetin e lirë të qytetarëve.
Të dy institucionet kanë njoftuar se vetëm në Komunën e Graçanicës kanë arrestuar shtatë persona të dyshuar për veprën penale që lidhen me cënimin e përcaktimit të lirë të votuesve.

“Si rezultat i veprimeve hetimore dhe operacionale, më 19 maj 2026 janë arrestuar shtatë persona të dyshuar për veprat penale që ndërlidhen me cenimin e përcaktimit të lirë të votuesve dhe ushtrimin e presionit politik në komunën e Graçanicës. Po ashtu, më 4 qershor 2026, në të njëjtën komunë, është arrestuar edhe një person tjetër nën dyshimin për marrje dhe dhënie të ryshfetit në lidhje me votimin”, thuhet në njoftim.
Prokuroria e Policia thonë se këto veprime “dëshmojnë përpjekjet aktive për ndërhyrje në zgjedhje si dhe vendosmërinë e institucioneve të Republikës së Kosovës për të mbrojtur integritetin e procesit zgjedhor dhe për të luftuar çdo përpjekje për të ndikuar në mënyrë të kundërligjshme në vullnetin e lirë të votuesve”.
“Institucionet relevante janë duke vazhduar trajtimin e informacioneve të tjera, si dhe monitorimin e afërt të çdo aktiviteti që mund të cenojë integritetin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 7 qershorit 2026.
U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, pa dallim etnie, gjuhe, përkatësie politike apo bindjeje personale, që të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës lirshëm, pa presion, pa frikë, pa ndikime të jashtme dhe të raportojnë çdo rast të dyshuar të të presionit, kërcënimit apo çfarëdo forme tjetër të ndërhyrjes së kundërligjshme në procesin zgjedhor”, përfundon komunikata.

Kosovo Police



KOMUNIKATË E PËRBASHKËT PËR MEDIA NGA POLICIA E KOSOVËS DHE ZYRA E KRYEPROKURORIT TË SHTETIT
Prishtinë, 06 qershor 2026
Policia e Kosovës dhe Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit mbeten të përkushtuara në mbrojtjen e rendit kushtetues, ligjshmërisë dhe integritetit të procesit zgjedhor në Republikën e Kosovës.
Gjatë javëve të fundit, institucionet e zbatimit të ligjit kanë pranuar dhe trajtuar informacione të shumta që ndërlidhen me dyshime për ndërhyrje të jashtme dhe aktivitete të kundërligjshme me qëllim të ndikimit në vullnetin e lirë të qytetarëve gjatë procesit zgjedhor. Ndërhyrjet e jashtme në zgjedhje, paraqesin kërcënim serioz për demokracinë, pavarësinë dhe vullnetin e lirë të qytetarëve.
Si rezultat i veprimeve hetimore dhe operacionale, më 19 maj 2026 janë arrestuar shtatë persona të dyshuar për veprat penale që ndërlidhen me cenimin e përcaktimit të lirë të votuesve dhe ushtrimin e presionit politik në komunën e Graçanicës. Po ashtu, më 4 qershor 2026, në të njëjtën komunë, është arrestuar edhe një person tjetër nën dyshimin për marrje dhe dhënie të ryshfetit në lidhje me votimin.
Këto veprime dëshmojnë përpjekjet aktive për ndërhyrje në zgjedhje si dhe vendosmërinë e institucioneve të Republikës së Kosovës për të mbrojtur integritetin e procesit zgjedhor dhe për të luftuar çdo përpjekje për të ndikuar në mënyrë të kundërligjshme në vullnetin e lirë të votuesve.
Institucionet relevante janë duke vazhduar trajtimin e informacioneve të tjera, si dhe monitorimin e afërt të çdo aktiviteti që mund të cenojë integritetin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 7 qershorit 2026.
U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, pa dallim etnie, gjuhe, përkatësie politike apo bindjeje personale, që të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës lirshëm, pa presion, pa frikë, pa ndikime të jashtme dhe të raportojnë çdo rast të dyshuar të të presionit, kërcënimit apo çfarëdo forme tjetër të ndërhyrjes së kundërligjshme në procesin zgjedhor.
---
JOINT PRESS RELEASE
FROM THE KOSOVO POLICE AND THE OFFICE OF THE CHIEF STATE PROSECUTOR
Pristina, 06 June 2026
The Kosovo Police and the Office of the Chief State Prosecutor remain committed to protecting the constitutional order, legality and integrity of the electoral process in the Republic of Kosovo.
In recent weeks, law enforcement institutions have received and processed numerous information related to suspicions of external interference and illegal activities aimed at influencing the free will of citizens during the electoral process. External interference in elections poses a serious threat to democracy, independence and the free will of citizens.
As a result of investigative and
operational actions , on 19 May 2026, seven persons were arrested on suspicion of criminal offences related to the violation of the free determination of voters and the exercise of political pressure in the municipality of Graçanica . Also, on 4 June 2026, in the same municipality, another person was arrested on suspicion of receiving and giving bribes in connection with voting.
These actions demonstrate the active efforts to interfere in the elections and the determination of the institutions of the Republic of Kosovo to protect the integrity of the electoral process and to combat any attempt to unlawfully influence the free will of voters.
The relevant institutions are continuing to process additional information, as well as closely monitor any activity that may undermine the integrity of the early parliamentary elections of 7 June 2026 .
We call on all citizens of the Republic of Kosovo, regardless of ethnicity, language, political affiliation or personal orientation, to exercise their right to vote freely, without pressure, without fear, without external influences and to report any suspected case of pressure , intimidation or any other form of unlawful interference in the electoral process.
---
ZAJEDNIČKO SAOPŠTENJE ZA MEDIJE
OD POLICIJE KOSOVA I KANCELARIJE GLAVNOG DRŽAVNOG TUŽIOCA
Priština, 06. jun 2026.godine
Policija Kosova i Kancelarija Glavnog Državnog Tužioca ostaju posvećeni zaštiti ustavnog poretka, zakonodavstvu i integritetu izbornog procesa u Republiku Kosova.
Tokom poslednjih nedelja, institucije za sprovođenje zakona su primile i tretirale brojne informacije koje se odnose na sumnje o spoljnim intervencijama i nezakonitim aktivnostima s ciljem uticaja na slobodnu volju građana tokom izbornog procesa. Spoljne intervencije na izborima predstavljaju ozbiljnu pretnju demokratiji, nezavisnosti i slobodnoj volji građana.
Kao rezultat istražnih i operativnih akcija, 19. maja 2026. godine uhapšeni su sedam osoba osumnjičenih za krivična dela koja se odnose na ugrožavanje slobodnog određivanja birača i vršenje političkog pritiska u opštini Gračanica. Takođe, 4. juna 2026. godine, u istoj opštini, uhapšena je još jedna osoba pod sumnjom za primanje i davanje mita u vezi sa glasanjem.
Ove radnje dokazuju aktivne napore za intervenciju na izborima, kao i odlučnost institucija Republike Kosova da zaštite integritet izbornog procesa i da se bore protiv svakog pokušaja da se nelegalno utiče na slobodnu volju birača.
Relevantne institucije nastavljaju sa tretmanom drugih informacija, kao i bliskim praćenjem svake aktivnosti koja bi mogla ugroziti integritet prevremenih parlamentarnih izbora 7. juna 2026. godine.
Pozivamo sve građane Republike Kosova, bez obzira na etničku pripadnost, jezik, političku pripadnost ili lična uverenja, da slobodno ostvare svoje pravo na glasanje, bez pritiska, bez straha, bez spoljnog uticaja i da prijave svaki sumnjiv slučaj pritiska, pretnje ili bilo kojeg drugog oblika nezakonitog mešanja u izborni proces.
 

1780788059380.png

Lushtaku, Kurtit: Unë hovin ja kam ndalë Serbisë kur ti nuk e pranove as armën e as uniformën e UÇK-së​

NACIONALE
1 orë më parë
23:45
Kryetari i Skenderajit, Sami Lushtaku, ka reaguar ashpër ndaj kryetarit të Lëvizsjes Vetëvendosje, Albin Kurti, duke e akuzuar për paaftësi në qeverisje dhe për izolimin e Kosovës.
Në reagimin e tij, Lushtaku ka thënë se ai “hovin ia ka ndalë Serbisë kur ka qenë koha”, duke iu referuar periudhës së luftës kur, sipas tij, Kurti “nuk e pranooi as armën e as uniformën e UÇK-së”.
“Me paaftësinë tënde e ke izoluar Kosovën, kurse tash kërkon fajtorë të tjerë për keqqeverisjen tënde”, t
huhet në reagimin e Lushtakut.
Ai e ka mbyllur reagimin me një tjetër deklaratë të ashpër: “Me shumë dëshirë, tash, hovin ia ndali edhe disa mbetjeve serbe në Kosovë!”
 
Albin Kurti e zhvendos Kosovën në sferën e ndikimit të Rusisë, hedh poshtë gazin amerikan: Nuk kemi nevojë ta sjellim në Kosovë
Demokracia
17:01 | 09 Qershor 2026
albin-kurti-usa-750x375-1.png

Share:
Share
Tweet
Pak kohë pas thirrjes së të ngarkuarës me Punë në Ambasadën e SHBA-së, Anu Prattipati, që Kosova t’i bashkohet gazsjellësit amerikan, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për Radio Televizionin Publik të Kosovës, një natë para zgjedhjeve, ka folur në detaje për qëndrimin e tij sa i përket kësaj teme.
Kurti ka lënë të kuptohet se nuk dëshiron që gypat e gazit amerikan të vijnë deri në Kosovë, por që Kosova të kyçet në terminalin e gazit i cili në Vlorë dhe të marrë nga aty energji elektrike përmes interkoneksionit 400 kilovoltsh që Kosova lidhet me Shqipërinë.
“Ke parasysh që kemi bashkëpunim me Shqipërinë, me ALPEX, ne dëshirojmë të jemi të integruar në Republikën e Shqipërisë. Vizioni ynë është që ne të bëhemi bashkë me Shqipërinë në terminalin e gazit të lëngshëm në Vlorë. Kosova ka gatishmëri të investojë në terminalin në Vlorë dhe paramendoni një situatë ku ne mund të kishim përqindje të aksioneve në terminalin e Vlorës dhe aty mund të vijë gazi i lëngshëm prej jashtë, të shndërrohet në energji elektrike dhe me interkoneksion prej 400 kilovoltësh e sjellim tek ne. S’kemi nevojë ta sjellim në Kosovë, por nga Vlora e marim. Vlora mund të jetë vendi ku Shqipëria e Kosova janë bashkë sa i përket gazit të lëngshëm që importohet nga jashtë”, ka thënë Kurti në intervistën e datës 6 qershor në RTK.

Kreu i VV’së ka thënë se më shumë preferon që qymyrin e Kosovës ta shndërrojnë në gaz sesa që Kosova të blejë gaz. Kurti ka thënë se Kosova është e interesuar për kompanitë amerikane të cilat mund ta bëjnë gazifikimin e linjitit që Kosova ka me shumicë.
“Ne jemi shumë të interesuar për ekspertizën amerikane dhe për korporatat amerikane për gazifikimin e linjitit meqenëse ne i kemi burimet tona. Dhe mendoj se kjo nuk është në shpërputhje me politikën aktuale të administratës amerikane, e cila nuk ka një distancë për përdorimin e qymyrit siç e kishte administrata paraprake”, kishte shtuar Kurti
Qeveria e drejtuar nga Albin Kurti në vitin 2021 kishte vendosur që përfudimisht të mos e përzgjidhte projektin e gazsjellësit amerikan që financohej nga MCC-ja.
Vendimin e kishte konfirmuar atë kohë ministrja Artane Rizvanolli.
“Përballë afateve kohore të MCC ne kemi vendosur të ecim tutje dhe të shfrytëzojmë investimin e alokuar për programin e kompaktit, për investime me risk më të ulët por që ndihmojnë Kosovën drejt dekarbonizimit të sektorit të energjisë dhe krijojnë kushte për zhvillim ekomomik dhe zhvillim të sektorit privat”, kishte deklaruar Rizvanolli në vitin 2021.
 
Ne mes te Skenderajt kishte qene qelula serbe - ne mes te trimave te Hashos, Samos e e e e ...
A keni ene me frika ka Mitrovica andej Ibrit - o popull apo ju ka mbete enderr per 25 vite .... !
A po doni dinarë ?
 
Ne mes te Skenderajt kishte qene qelula serbe - ne mes te trimave te Hashos, Samos e e e e ...
A keni ene me frika ka Mitrovica andej Ibrit - o popull apo ju ka mbete enderr per 25 vite .... !
A po doni dinarë ?
ti munesh me shkrue e me mendue qa te duesh por veriun mbi iber albin-serbia e ka dhan ne bruksel e oher po ti kishe pa ti keto marrveshje e te dish se qfar permban VETEMENAGJIMI siq po thot albin-serbia ty e shume tierve nese ini shqiptar u kish ardh turp ta permendeni emrin e argatit te shkaut e te rusit albin-serbin
 
ti munesh me shkrue e me mendue qa te duesh por veriun mbi iber albin-serbia e ka dhan ne bruksel e oher po ti kishe pa ti keto marrveshje e te dish se qfar permban VETEMENAGJIMI siq po thot albin-serbia ty e shume tierve nese ini shqiptar u kish ardh turp ta permendeni emrin e argatit te shkaut e te rusit albin-serbin
Po keta te tutë : ka dulën ne Viene ... e gjetiu ... ka Skenderaj me mini komune serbe - apo ka ...?
Sami bushtra nuk e kishte pas pa at zyre 25 vite ...
Shuje bre se paku skuqu pak !
 
Po keta te tutë : ka dulën ne Viene ... e gjetiu ... ka Skenderaj me mini komune serbe - apo ka ...?
Sami bushtra nuk e kishte pas pa at zyre 25 vite ...
Shuje bre se paku skuqu pak !
mos i shaj Çlirimtaret se te ngujoi ne kolib bash si bushter
 
Nuk eshte per te qeshur .. por me shkrite ju te dy lart 😂😂
 
Back
Top