Guest viewing is limited
  • Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Ai person qe braktis fene Islame ose nderron fe , duhet te vritet

Status
Temë e mbyllur.

daniel00

(ノ˵ ͡• ͜ʖ ͡•˵)ノ♡*
Anëtar
Aug 31, 2010
Postime
15,638
Pikët
113
Vendndodhja
Diktatrojska
Vendim i komisionit të fatva-ve i Azhar-it mbi vrasjen e apostatëve


Ekspertizë ligjore
Një ekspertizë ligjore (fatva) e komisionit të fatva-ve i Azhar-it, i institucionit më me autoritet i islamit sunnit, mbi vrasjen e apostatëve e vitit 1978. Përkthim nga arabishtja i dokumentit origjinal:
„al-Azhar. Komisioni i fatva-ve.
Në emër të Allahut Meshiruesit, Meshireberesit .
Pyetje e zotit Ahmad Dervish; ai e ka paraqitur këtë pyetje përmes zoteriut (emri i padukshëm), shtetas gjerman:
Një burrë i besimit mysliman dhe shtetas egjiptian është martuar me një grua të besimit të krishterë dhe shtetase gjermane. Me pëlqim të bashkshortëve myslimani në fjalë ndërroi fenë në atë kristiane duke iu bashkuar fesë kristiane.
1. Si gjykon feja islame mbi statusin e këtij personi në lidhje me dënimet islame?
2. Do të shihen fëmijët e tij si myslimanë apo si të krishterë? Ç'gjykim jepet?“

Përgjigja:
Çdo lavdi meriton Allahu, zoti i botëve. Bekuar dhe paqje qoftë me vulën e profetëve, te nderuarin tonë Muhamedin, familjen e tij dhe gjithë bashkëluftëtarët e tij.

Këtu japim informacionin: meqënëse ai e ka braktisur fenë islame i kërkohet që të bëjë pendimin. Në rast se nuk tregon pendim, në bazë të ligjeve islamike ai do të vritet.
Për sa i përket fëmijëve të tij, ata janë myslimanë të mitur. Pas arritjes së moshës së duhur, në rast se ata mbesin në fenë islame, do të jenë myslimanë. Në rast se ata e braktisin fenë islame, u kërkohet që të bëjnë pendimin. Në rast se ata nuk tregojnë pendim, do të vriten.
Dhe Allahu, më i larti, e di më së miri.

Kryetari i komisionit të fatva-ve në Azhar.

42d30d033d.jpg


Data: 23 shtator 1978
Vula me emblemën e shtetit: Republika Arabe e Egjiptit. Al-Azhar. Komisioni i fatva-ve në Azhar.

Bazuar ne hadithet SAHIH(Te Sakte-Autentik) , ai person qe braktis fene Islame ose nderron fe , duhet te vritet , ky eshte LIGJ i Sheriatit Islam,
Shikoni hadithet Sahih ne Vazhdim:



Sahih Al-Buhariu

Vëllimi 9, Libri 83, Numër 17:

Transmeton Abdullahu:

I dërguari i Allahut tha: "Gjaku i një muslimani i cili pranon se nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut dhe se unë jam i dërguari i Tij, nuk mund të derdhet ndryshe përveç në tri raste: Në rastin për vrasje, në rastin e një personi të martuar që kryen marrëdhënie të paligjshme seksuale si dhe ai i cili braktis fenë Islame (bëhet femohues) dhe e lë bashkësinë muslimane. "

SAHIH BUHARIU
Vëllimi 4, Libri 52, Numri 260:

Transmetuar nga Ikrima:

Aliu kishte djegur disa njerëz dhe ky lajm arriti tek Ibn'Abbasi, i cili i tha, "Nëse unë do të kisha qenë në vendin tënd unë nuk do t'i kisha djegur ata, sepse Pejgamberi (a.s) ka thënë:" Mos e dënoni (askënd) me ndëshkimin e Allahut. "Nuk ka dyshim, se unë do t'i kisha vrarë ata, sepse Profeti ka thënë, "Nëse dikush (mysliman) braktis fenë e tij, ta vrisni atë."

SAHIH BUHARIU
Vëllimi 9, Libri 84, Numër 57:

Transmeton 'Ikrima:

Disa Zanadika (ateistë) janë sjellë tek 'Aliu dhe ai i dogji ata. Lajmet e kësaj ngjarjeje, arritën tek Ibn'Abbasi i cili tha, "Po të kisha qenë unë në vendin e tij, unë nuk do t'i kisha djegur ata, ashtu sikur i dërguari i Allahut e ka ndaluar djegjen e njeriut, duke thënë:" Mos e dënoni askënd me ndëshkimin e Allahut (zjarrin). "Unë do t'i kisha vrarë ata sipas deklaratës së dërguarit të Allahut, që thotë se "Kushdo që ndryshon fenë e tij islame, t'a vritni atë. '"

Sahih Buhariu
Vëllimi 9, Libri 84, Numër 58:

Transmeton Ebu Burda:


..... ishte një njeri pranë Ebu Muisas. dhe Muadhi pyeti: "Kush është ky (njeriu)?" Ebu Muisa i tha: "Ai ështe një çifut që u bë mysliman dhe pastaj është rikthyer përsëri në Judaizëm." Pastaj Ebu Muisa i kërkoi Muadhiut që të ulet, por Muadhiu ka thënë: "Unë nuk do të shtrohem në tryezë para se ai të jetë vrarë. Ky është gjykimi i All-llahut dhe i të dërguarit të Tij (për raste të tilla) dhe e ka përsëritur këtë tri herë. Pastaj Ebu Musa urdhëroi që njeriu të vritet, dhe ai u vra. Ebu Musa shtoi, "Pastaj kemi diskutuar lutjet e natës dhe njëri prej nesh tha:" Unë lutem edhe në gjumë, dhe shpresoj se All-llahu do të më shpërblejë për lutjet të mia. "....

Sahih Buhariu
Vëllimi 9, Libri 89, Numri 271:

Transmeton Ebu Musa:

Një njeri e përqafoi Islamin dhe pastaj u rikthye përsëri në judaizmin. Muadh bin Xhebeli erdhi për t'a parë atë njeri me Ebu Musan . Dhe Muadhi pyeti, "Çfarë ka ndodhur me këtë njeri?" Ebu Musai u përgjigj: "Ai e përqafoi Islamin dhe pastaj u rikthye përsëri në Judaizëm." Muadhiu tha: "Unë nuk do të ulem (në tryezë) përveç nëse ju e vritni atë (sepse ky është) vendimin e All-llahut dhe i të dërguarit të Tij

_______________________________________

Kurse edhe per ata qe pine alkol per here te katert ka denim me vdekje:
HADITH SAHIH NGA EBU DAVUDI;
Ebu Davudi (38:4467) Profeti tha, "nëse do të pijnë verë, fshikullojini(me kamxhik) ata,
përsëri nëse do të pijnë atë, fshikullojini ata .
Përsëri nëse do të pijnë, t'i vritni ata.
" Por në hadithin me numer (38:4469)thuhet; ata morën tre fshikellime me kamxhik paralajmëruese para se të vriten në rastin e katërt.

PRA SIPAS HADITHIT ME LART :
KUSH PI PIJE ALKOLIKE PER HERE TE KATERT , DUHET TE VRITET (SIPAS ISLAMIT)

QENTE DUHET TE VRITEN SIPAS HADITHEVE SAHIH;


Sahih Buhariu
Vëllimi 4, Libri 54, Numer 539:


Transmeton Ebu Talha:

Profeti tha: "Engjëjt nuk hyjnë në një shtëpi qe ka qen apo një foto në të."



Sahih Buhariu
Vëllimi 4, Libri 54, Numer 540:


Transmetuar nga Umer bin 'Abdullah ':

I Dërguari i Allahut urdhëroi që qentë duhet të vriten.[/QUOTE]
 
Përgjigje e: Ai person qe braktis fene Islame ose nderron fe , duhet te vritet

... vriten per nje kauze te drejte, ne emer te me te Drejtit dhe me te Meshirshmit, nga peonet dhe dronet qe sigurojne masat me dekrete dhe vula se jane pikerisht ata qe lejohet te vrasin ne emer te nje hyjnie qe supozimisht ka diktuar nje legjislacion pre-mesjetar te llojit "do te te vras po me pe dashnoren." Kjo ge ndodh akoma rendom ne shume zona te botes. Dashnoret vertet qe nuk duhet te shihen nga bota!
 
Përgjigje e: Ai person qe braktis fene Islame ose nderron fe , duhet te vritet

une i di dia persona qe e kan nrruh fen pre muslimani jan kthy ne katalik edhe bravo ju koft
 
Përgjigje e: Ai person qe braktis fene Islame ose nderron fe , duhet te vritet

Sa racista qe jeni uaaa sinqerisht na thoni neve qe sbesojme mekatare por juve jeni shum me keq se neve i vetmi ndryshim eshte se juve nuk i pranoni gabimet ne [po] .




Se ne mendjen time kriminale ,askush nuk e dhunon bossin , po e shkruajta emrin tend te nje cope letre familja jote iku.
 
Përgjigje e: Ai person qe braktis fene Islame ose nderron fe , duhet te vritet

Pavarsisht ateizmit tim nuk e kuptoj pse kjo teme duhet t'i perkase "Tolerances Fetare". Me duket se duhet shqyrtuar opsioni i nenforumit "Urrejtja Fetare".

Mire qe nuk kemi fluks te myslymanve ktu ne forum se do ishim permbytur nga temat mbi krimet qe ka bere krishtrimi ne historine njerzore.
 
Përgjigje e: Ai person qe braktis fene Islame ose nderron fe , duhet te vritet

Feja duhet te njohe te drejten e njeriut per te zgjedhur te besoje nje fe apo edhe per te mos besuar asnje , por nuk mund te vriten njerezit per arsye te bindjeve te tyre politike apo fetare .

Krimet ideologjike apo fetare i perkasin periudhave te erreta kriminale kur vrases sundonin mbi masat e njerezve . Nuk mund te vijne sot ne shekullin e 21 per te cenuar jeten e njerezve . Por ja qe feja sjell te kaluaren e krimeve barbare per ta ringjallur ne ditet tona . Pse qenka krim te lesh nje fe , e qe u dashka vrare ai njeri ? Urrejtja eshte e atij qe denoncon apo e atij qe pret koka me sopate . Te ishte per fetaret ata te gjithe do binin ne nje mendje te prenin nje koke apostati por meqenese nuk ka sheriat ne Evrope dhe te mos flitet ? Epo fete jane gjithperfshirse dhe i perkasin gjithe njerezimit , aq me shume shqiptareve kjo fe , e kujt t'i duken tabu keto tema le te mos flase .

E pra problemi eshte kur nje fe e caktuar merr persiper te vendose diktatura fetare ne vendet ku perhapet dhe kush guxon te veproje si nje njeri i lire atehere e eliminon .

Konkretisht grekofonet pse nuk flasin per krimet e ortodoksise greke dhe serbe ? Jam shume dakort dhe kam marre iniciativen qe te flitet me aq sa kam mundur te gjej materiale , i kam sjelle ne te kundert , me ndonje qe grekerve u serviloset dhe ne forum konkretisht nuk jep as kontributin me te vogel me gjysem teme , por gjithsesi .

Toleranca fetare eshte liria e individeve qe te zgjedhin per jeten e tyre pa u kercenuar nga xhihadiste kriminele apo nga greker e serb genocidues , kurse sa per analogji me krishterimin dhe vargjet e bibles , une hadithe sahihe kam sjelle nga islami , kush i hedh poshte le te flase e kush i aporovon le te thote arsyen pse , por keto mesime te pranuara nga feja jane .

Kurse per krishterimin le te sjelle kush te doje grekofon apo militant partiak qofte , le te sjelle vargje dhe le te denoncoje nje padrejtesi qe behet ne Bibel , me vargje me numer . Por besimi ne Bibel aspak nuk cenon jeten e tjeter kujt , perkundrazi meson tolerancen dhe rrespektin ndaj çdokujt .

Dhe kush flet per krime qe ka mesuar Jezusi ai vetem shpifje do thote .
 
Përgjigje e: Ai person qe braktis fene Islame ose nderron fe , duhet te vritet

Konkretisht grekofonet pse nuk flasin per krimet e ortodoksise greke dhe serbe ? Jam shume dakort dhe kam marre iniciativen qe te flitet me aq sa kam mundur te gjej materiale , i kam sjelle ne te kundert , me ndonje qe grekerve u serviloset dhe ne forum konkretisht nuk jep as kontributin me te vogel me gjysem teme , por gjithsesi .

Kte me te zeza nuk e kuptoj... mos e ke llafin per nje antar tonin ktu qe quhet Ilia (me duket) se vetem ate kam dalluar un per grekofon... nejse Konkretisht Ndac Islami, ndac Ortodoksia apo dhe ky Krishterimi i Jezusit per mua jane pallavra per popullin qe ta vene ne gjume. Thjesht meqe tema ka ngjyra urrejtjeje per fene e te tjereve po ta kaloj tek nen-forumi yt i krishter qe ta kuptojn drejt te gjith se sa te meshirshem dhe te mire te zoti jeni ju te krishteret qe deri dje i digjnit njerzit neper turra drush...
 
Përgjigje e: Ai person qe braktis fene Islame ose nderron fe , duhet te vritet

Mire qe nuk kemi fluks te myslymanve ktu ne forum se do ishim permbytur nga temat mbi krimet qe ka bere krishtrimi ne historine njerzore.
Ne forum ka mjaftueshem muslimane, por filozofia e Islamit s'eshte e njejta me ate te Krishterimit. Perderisa sipas krishterimit "kush nuk mbeldh me mua, shkaperderdh", ne Islam "une kam fene time, ti ke fene tende". :)
 
Përgjigje e: Ai person qe braktis fene Islame ose nderron fe , duhet te vritet

Ne Islam "une kam fene time, ti ke fene tende". :)

Ne Islam, nje mashkull mund te martohet me nje krishtere sepse ai do e bej ate muslimane.
Ne Islam, nje femer nuk mund te martohet me nje krishter sepse ajo nuk eshte ne gjendje ta bej ate musliman.:)
 
Përgjigje e: Ai person qe braktis fene Islame ose nderron fe , duhet te vritet

Problemi nuk eshte se perse kjo teme u hap tek toleranca fetare, por duhet pare ne thelb.
Antari Morrison e ka permend pak kur thote duhet hap nje nenforum <<urrejtja fetare>> sepse vetem per atje eshte e destinuar kjo teme.
E cfar po na flet o daniel00.....feja jote, besimi yt eshte me i miri........ta gezosh e i pafsh hairin.
daniel00, po te them nje shprehje popullore <<derrat nje turi kane>>
 
Përgjigje e: Ai person qe braktis fene Islame ose nderron fe , duhet te vritet

"Problemi" eshte, se ketu nuk ka asnje problem.
Sa per besimin e secilit, "i mire apo i keq", "sa hair kane ose jo", postimi i pare nuk eshte opinion, por citim dhe pa asnje koment te hapesit te temes.

Pikerisht se nuk ka problem po kerkoni ta beni problem.
Me thuaj nje arsye se perse u soll ky marerial per diskutim??????
Qe njeri besim eshte me i mire e tolerant se tjetri??????
Prandaj dhe i them ati zoterise i pafsh hairin e mos u mundo te na e paraqesesh si me te miren ate qe beson ti.
Nje shprehje tjeter popullore thote <<sorra zogun e vet mburr gjithmon>>
 
Përgjigje e: Ai person qe braktis fene Islame ose nderron fe , duhet te vritet

Une mendoj, se kjo tema e ka vendin tek Toleranca fetare.

(me propozim nga poshte)

Flm :p

Atje do kishte qendruar nese titulli do ishte i drejte... "Tolerance fetare" do te thote te respektosh fene e tjetrit dhe jo ta akuzosh ata si vrases. Qellimi i nenforumit "Toleranca Fetare" eshte qe te gjith fetaret te kene mundesi te diskutojne me njeri tjetrin me respekt dhe se fene duhet ta kalojne ne plan te dyte, ne plane te pare eshte "Shqiptaria", te pakten per politiken qe ndjek ky forum.

Asnjeri nuk e ndalon mendimin e lire, por kur ky mendim i lire cenon dinjitetin e te tjereve ateher eshte i gabuar. "Liria jote mbaron aty ku fillon e tjetrit". Drejtuesit kryesore te stafit jane Ateiste, i bie qe te shkruajm cka na do qejfi kundra fese sepse "bejme ligjin" ne forum, jo nuk eshte ashtu... Me te vertet mua me duket prapambetje besimi fanatik ne zot, por shume njerez nuk e shohin keshtu dhe eshte e drejt e tyre. Une personalisht mund te diskutoj mbi fene vetem ne aspektin filozofik te saj dhe jo ne ate hyjnor.

Te gjith fetaret shquhen per te njejtin temperament fetar. As i krishteri nuk eshte me i mire apo me tolerant se myslymani dhe as myslymani me shume se i krishteri.

Nje titul i tille eshte propagand e eger kundra Islamit dhe me te drejte antaret myslyman mund te ankohen ndaj ksaj teme. Biles mund te them qe ndaj temave xhihadiste qe hapen nga myslymanet nuk kemi treguar tolerance fare dhe eshte fshire tema direkt.

Ps: Thjesht replike asgje personale.
 
Përgjigje e: Ai person qe braktis fene Islame ose nderron fe , duhet te vritet

Po ato qe jane treguar ne shkrimin e pare te temes, si t'i kuptojme?

Pa i hyr ne detaje atyre cfare jane shkruar me shtesa e mangesi po them vetem qellimin gjeneral te temes. Eshte e vertete qe dezertori mbytet, sepse Islami pervec qe eshte Fe, eshte edhe Sistem qe perpiqet maksimalisht t’i vellezeroje pjesetaret e tij, t’i rehabilitoje dhe t’i stabilizoje duke i larguar nga pecarjet e fesadet.
“Nje grup ithtaresh te librit thane: “Besoni para dite ne ate qe u eshte zbritur atyre qe besuan (muslimaneve), e pasdite mos besoni, ndoshta ata do te zbrapsen.”
Ketu Zoti na e ben me dije se cfare planifikojne permes hyrje-daljeve ne Islam ata qe nuk ia duan te miren kesaj feje.

Pra Islami s’i duron keto tentativa te huaja per t’i percare muslimanet, andaj dhe ka ligje te ashpra ne kete aspekt. Gjithashtu nuk e detyron aske te behet musliman me dhune “Ne fe nuk ka dhune...”, andaj nese dikush zgjedh te behet musliman duhet ta njoh Islamin paraprakisht dhe ta ndiej zemren te qet ne kete zgjedhje. Nese s’e peqlen e le dhe askush nuk e detyron me te.
 
Përgjigje e: Ai person qe braktis fene Islame ose nderron fe , duhet te vritet

Tema mbyllet per tu fshire ne te ardhmen. I zoti temes mund ta hape perseri tek toleranca fetare ne nje version me miqesor.
 
Status
Temë e mbyllur.
Back
Top