Guest viewing is limited
  • Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Analisti Kastriot Myftaraj ka nderruar jete.

E kan vra dhe pike.
Kush jane faktet apo deshmit qe ke per kete pohim? Ke qene deshmitar ne situate? Nese po hedh hipotezen se e kane vrare; per cilat arsye do e vrisnin? Pse nuk e kane vrare vite me pare por tani?
 
Kush jane faktet apo deshmit qe ke per kete pohim? Ke qene deshmitar ne situate? Nese po hedh hipotezen se e kane vrare; per cilat arsye do e vrisnin? Pse nuk e kane vrare vite me pare por tani?
Degjo dhe lexo shkrimet e tij keto 6 muaj dhe qartesohesh.
 
Degjo dhe lexo shkrimet e tij keto 6 muaj dhe qartesohesh.
Dhe ti mendon se shkrimet e tij jane faktor i vdekjes se tij ? Sipas teje ate e kane vrare se ai ka shkruar ?! Dhe Julian Assange ka shkruar, madje ka publikuar dhe dokumente te klasifikuara apo private, po ceshtja eshte se ai jeton. A thua se ka me shume vlere jeta e Julianit sesa e Kastriotit ?
 
Dhe ti mendon se shkrimet e tij jane faktor i vdekjes se tij ? Sipas teje ate e kane vrare se ai ka shkruar ?! Dhe Julian Assange ka shkruar, madje ka publikuar dhe dokumente te klasifikuara apo private, po ceshtja eshte se ai jeton. A thua se ka me shume vlere jeta e Julianit sesa e Kastriotit ?
Ai ka 12 vjet qe mbeti mbyllur dhe Tani po behet gati per paketim per ne amerike ku e pret burg perjete.
 
Ai ka 12 vjet qe mbeti mbyllur dhe Tani po behet gati per paketim per ne amerike ku e pret burg perjete.
Midis Julianit dhe Kastriotit ka nje diference (sipas pohimit tende) Juliani e dinte qe ai rrezikonte burgun (prandaj u arratis) ndersa Kastrioti ishte "budalla" dhe i "paditur" saqe nuk i mori parasysh keto gjera. Tani; nese eshte e vertete se Kastriotin e kane vrare, pse Kastrioti nuk i mori parasysh rreziqet, dhe pse nuk u arratis ose te kerkonte azil politik? Pse nuk kishte frike Kastrioti per jeten ?
 
Unë mendoj se në shqipëri vrasjet politike apo për të tjera gjëra asnjëherë nuk janë bërë me hedhje nga ballkoni por me tritol ose me armë të ftohta, kjo tregon që nëse Kastrioti do ishte "kriminel" i shtetit (dhe aspak i veçantë) do vrihesh në të njëjtën mënyrë si Santua apo të tjerë. Ne pamë një trup poshtë një farmacie, dhe nuk nuk kemi asnjë dëshmitar okular i cili thotë se në atë moment ka parë Kastriotin ta vrasin. Gjendur përpara këtyre fakteve të deritanishme gjasat janë që Kastrioti të jet hedhur në ballkoni siç e pohon media dhe jo ta kenë vrarë. 🙂
 
Me sa e kuptova ky ka jetu ne nje lagje te urbanizuar te Tiranes. Sot ka kamera ne secilin cep dhe nuk besoj se vritet njeriu aq lehte me shtyrje nga dritarja dhe te mos i kapen nga kamerat levizjet e tij ne rruge. Do te perdornin menyra tjera me te sigurta nese donin ta vrisnin.

Ky fenomeni i vetvrasjes pas diagnostifikimit me semundje te renda nuk eshte i rralle.
 
Ne shqiperi ka.ndodh qe ben vetvrasje pastaj shtrihesh ne krevat mbulohesh me jorgan dhe syzet gjithashtu ne koke se duhen... Kan ndodh dhe vdekje si ajo e Maksit qe shkruante per dike qe e helmonte dhe i hynte ne shtepi... Asgje per tu cudit .. deshmitar nuk ka qe ta ket pare skenen edhe pse shumica e kazaneve dje shkruante qe e kishte pare e ema ...
 
Ne shqiperi ka.ndodh qe ben vetvrasje pastaj shtrihesh ne krevat mbulohesh me jorgan dhe syzet gjithashtu ne koke se duhen... Kan ndodh dhe vdekje si ajo e Maksit qe shkruante per dike qe e helmonte dhe i hynte ne shtepi... Asgje per tu cudit .. deshmitar nuk ka qe ta ket pare skenen edhe pse shumica e kazaneve dje shkruante qe e kishte pare e ema ...
Pikerisht kjo te ben pershtypje,pse nxitojne veglat e sorosit ta quajne vetvrasje?
 
S’kam ide cfare shkruhet por edhe keto dyshimet per vrasje vetem hamendje jane. Nuk me dukej ndonje faktor aq i rendesishem qe ta vrisnin. Mund te jem gabim.
Perderisa jemi me hamendje nuk kemi te drejte as ta quajme vetvrasje.
 
Shkrimtari që foli me Kastriot Myftaraj një ditë para vdekjes: Kishte një paranojë që këtu mund ta vrisnin, ndaj do kurohej në Zvicër
t.png

8 KORRIK 2022, 16:58SOCIALETEMA
Shkrimtari që foli me Kastriot Myftaraj një ditë para vdekjes:


Botuesi dhe publicisti Ndriçim Kulla ka qenë ndër të fundit që ka biseduar dje me Kastriot Myftarajn përpara se analisti të kryente vetëvrasjen duke u hedhur nga pallati ku banonte në rrugën Ali Demi.
Në një intervistë për Balkanweb, Kulla thotë se biseda e djeshme ka qenë e përqëndruar te gjendja shëndetësore e Myftarajt i cili kishte nisur të kurohej nga një sëmundje e keqe dhe po mendonte të vijojnë trajtimin jashtë Shqipërisë.

Sipas Kullës, Myftaraj kishte frikë të kurohej në Shqipëri pasi mund ta vrisnin për shkak të qëndrimeve publike që ka mbajtur.

Ju keni qenë një prej njerëzve që bisedonit shpesh me Kastriot Myftarajn. Dje keni komunikuar?

Ai komunikonte herë pas here me mua, por shumë të afërt nuk ishim. Gjatë kësaj kohe doktor Mentor Petrela më pyeste çfare do bënim për shkak se kishte një diagonozë për Kastriotin. Ai bënte një gjumë të pavetdijshëm në kafene. Unë mendoj se nëse ka pasur tumor nuk do e kishte kaq agresiv. Ai mendonte si të mjekohej dhe më pyeste për këtë. I kisha dhënë disa alternativa. Doli nga spitali, dhe mendonte si të ikte jashtë. Nuk më tregonte shumë, i mbante për vete. Para 2 ditësh isha në Sarandë, më mori në telefon dhe më pyeste për pulsin. I dhashë disa instruksione se çfarë bëja unë për pulsin. Më pyeti edhe dje, por më tha që kishte qenë i qetë. Nga data 10 do ikte në Zvicër. Nuk e di çfarë ka ndodhur. Nuk mund të imagjinoj asgjë. Por ai ishte i qetë.

Gjatë këtyre ditëve ka pasur njerëz që kanë dyshuar për ngjarjen. Siç kanë thënë edhe Kastriot Frashëri apo Alfred Cako, ai nuk mund të vriste veten…

Nuk mund të futem në këtë diskutim. Çdo gjë mund të ndodhë. Edhe mund të mos përjashtohet. Ai ishte i diagnostikuar me kancer, jo në mënyrë shteruese. Po ta shohësh edhe nga qëndrimet e tij, ka qenë një gazetar kontravers, shumë i kulturuar, shumë i ditur. Nuk lexonte njeri më shumë se ai në këtë vend. Herë pas here shpërthente. Unë nuk isha dakord për shumë gjëra me të. Njerëz si ai kontraversë, ia kanë thënë shoqërisë problemet hapur.

Të kthehemi edhe njëherë të biseda që keni pasur dje dy orë para se të vetëhidhej nga pallati. Çfarë bisede keni bërë, vutë re ndonjë shenjë?

Ai konsultohej me mua. Iu thashë që kam probleme me tensionin dhe kujdesem shumë. Prandaj dhe ai më pyeste. Kastrioti ishte nipi i gruas së Arqile Botit. Doktor Boti më ka asistuar dhe më ka shpëtuar jetën. Kjo na ka lidhur me Kastriotin. Fillimisht kam hezituar të shoqërohesha me të. Ishte njeri kompleks, por shikoja gjëra që nuk i shihja te njerëzit e tjerë. Biseda dje u bë për arsye shëndetësore. Ai nuk rrinte shumë me mua, rrinte me njerëz të tjerë më shumë. Më dukej njeri shumë i fortë, luftëtar. Unë nuk e imagjinoja dot që të vriste veten ai njeri. Ishte shumë hermetik në aspektin personal. Nuk mund të them se është vrarë, kjo kërkon një analizë teknike, psikologjike, sociologjike. Ai ishte në kërkim të ikjes jashtë, këtë e di mirë.
Kishte një paranojë që këtu mund të vrasin, për shkak të qëndrimeve të tij. Unë nuk dyshoj se mund ta kenë vrarë, por më çudit veprimi se ishte shumë i fortë, ishte luftëtar. Kjo më çudit.
 
Back
Top