• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Analisti Kastriot Myftaraj ka nderruar jete.

Një tjetër xhevahir po i shtohet Tiranës.

Kryebashkiaku ka publikuar fotot e projektit të shkollës “Emin Duraku” në zoonën e ish-Bllokut.

Një tjetër xhevahir po i shtohet Tiranës.


BENI me BUCET, i eshte sosur = DURIMI.

Shkolla Emin Duraku,paska kene ne perimetrin e ish bllokut.

@YOKO

Baby...TI ke MSUE = AQE.

NOTEN se TERBOHEM.
 
  • Like
Reactions: ZET
Një tjetër xhevahir po i shtohet Tiranës.

Kryebashkiaku ka publikuar fotot e projektit të shkollës “Emin Duraku” në zoonën e ish-Bllokut.

Një tjetër xhevahir po i shtohet Tiranës.


BENI me BUCET, i eshte sosur = DURIMI.

Shkolla Emin Duraku,paska kene ne perimetrin e ish bllokut.

@YOKO

Baby...TI ke MSUE = AQE.

NOTEN se TERBOHEM.

Edhe stadiumi Dinamo, qenka ne bllok,..:D

Atthere.

Ne bend te fillojne punimet ne qershor qe jane shkollat pushim, i kane filluar tani ne Janar., i pasje kto dite, qe kishin heq dritaret te Emin Duraku.
 
Ka disa qe e natarrojn ish "tironen e re" me bllokun. Por blloku ishte pas kon i rethum prej tirones te re, kryesisht te ardhur, te aferm e sherbetore te nomenkllatures, aktivista te luftes se kllasave, vendosur aty qe kur e keshem "grure" me sovjetet.
 
Kam pasur simpati per Kastriotin. Kastriot Myftaraj ka qene nje njeri qe fliste pa doreza. Kishte raste qe edhe gabonte, ndonjehere edhe e ekzagjeronte por ne pergjithesi ai i binte kokes se keqes. Ai thoshte hapur ato gjera qe shume i dine por nuk guxojne qe ti thone. Pervec temave te politikes, filozofise, Kastrioti eshte marre edhe me historine. Mbaj mend qe disa vite me pare ai botoi nje artikull per nje Gjeneral Turk, Tahsin Yazici qe kishte marre pjese ne Luften e Korese. Atje eshte zhvilluar nje beteje e famshme ku ushtria Turke ka kryer nje akt te pashembullt trimerie, nje Termopile moderne. Kastrioti e ka shpjeguar shume qarte kete beteje ne shkrimin e tij te cilin po e postoj te plote.
 

Mendime​

Kastriot Myftaraj: Gjenerali Tahsin Yazici (Jazexhi)...
E premte, 03.06.2011, 07:41 PM


Gjenerali Tahsin Yazici (Jazexhi) shqiptari nga Manastiri që si komandant i brigadës turke në Luftën e Koresë shpëtoi ushtrinë amerikane



Nga Kastriot MYFTARAJ


Kur qeveria turke vendosi që të dërgojë një brigadë në Kore, në forcën ndërkombëtare të udhëhequr nga amerikanët, e cila do të përballonte agresioni komunist kinez-koreanoverior, ndaj Koresë së Jugut, gjenerali turk Tahsin Jazici doli vullnetar për ta komanduar këtë brigadë. Gjenerali Yazici ishte me origjinë shqiptare dhe kishte lindur në 1892 në qytetin e Manastirit, në Maqedoninë e sotme, kur ky qytet ishte pjesë e Imperisë Otomane. Emri i tij ishte Tahsin Jazexhi (Yazici) në turqisht. Aq dëshirë të madhe kishte Gjenerali Yazici ta komandonte brigadën turke në Luftën e Koresë saqë deklaroi se hiqte dorë nga grada gjeneral, që të mund ta bënte këtë, se në ushtrinë turke komandanti i brigadës nuk mund të kishte gradë më të lartë se kolonel. Tahsin Jazici e fitoi të drejtën që të komandonte brigadën turke që do të shkonte në Kore dhe u ngarkua që ta krijonte me ngut këtë brigadë, me trupa të zgjedhura.

Ashtu siç kishte bërë në Luftën e Gallipolit, 35 vite më parë, ku komandonte një divizion në moshën 23 vjeç, ai, përzgjodhi ushtarë me origjinë shqiptare për të krijuar një grup elitar prej 5000 ushtarësh. Për shkak se bërthama e saj përbëhej nga shqiptarë, kjo njësi u quajt edhe “brigada arnaute”. Kur brigada turke arriti në Kore, ajo fillimisht u prit me shpërfillje nga gjeneralët amerikanë. Kur brigade turke iu atashua Armatës VIII amerikane, komandanti i kësaj, Gjenerali Walton Walker, e la brigadën turke në rezervë. Armata VIII amerikane, në vjeshtën e vitit 1950 ishte duke përparuar në drejtim të kufirit koreano-kinez dhe komandanti i saj mendonte se do t’ i takonte nderi që të përmbyllte marrjen nën kontroll të krejt territorit korean, duke u bashkuar kështu Korea e ndarë. Gjenerali Walker e shpërfillte rrezikun e ndërhyrjes masive ushtarake kineze, duke thënë se kinezët nuk kishin kapacitet për t’ u ndeshur me ushtrinë amerikane dhe se kinezët kishin dhënë maksimumin e tyre në luftimet e javëve të fundit.

Kështu ndodhi që kur në 26 nëntor 1950 Ushtria e Kinës komuniste kundërsulmoi masivisht Armatën VIII amerikane, kjo e fundit ra si një trup pa kokë, në kuptimin më të plotë të fjalës, në atë që njihet si Beteja e Lumit Chongchon. Sulmet e frikshme kineze me valë njerëzore që dyndeshin pafundësisht duke shkelur mbi kufomat e shokëve të tyre të vrarë, dhe duke kërkuar luftimin trup me trup në të cilin kinezët qenë tmerrues për shkak të përdorimit të armëve të ftohta me metoda të arteve marciale, bënë që Armata VIII amerikane të rrëmbehet nga paniku. 230 mijë ushtarë amerikanë filluan një tërheqje të pakontrolluar, çka bëri që brigada turke, e cila duhej të ishte thellë në prapavijë, të gjendej befasisht në vijën e parë të luftimeve. Turqit nuk ishin në dijeni të tërheqjes së përgjithshme amerikane, se komanda e Armatës VIII amerikane as që u kujtua që të njoftonte brigadën turke se ishte dhënë urdhri për tërheqje. Kështu që turqit menduan se kinezët kishin çarë vetëm sektorin e frontit në të cilin gjendeshin ata, kështu që menduan se ishte detyra e tyre që të rezistonin. Kështu ndodhi një ngjarje paradoksale në historinë e betejave, ashtu që një njësi e vogël ushtarake, e abandonuar nga ushtria pranë së cilës ishte atashuar, luftoi me vetëmohim dhe shpëtoi këtë ushtri! Gjenerali amerikan nuk do të habitej dhe nuk do ta zinte për të madhe, sikur turqit të hynin në garë me amerikanët se cili do të tërhiqej me shpejt. Në të vërtetë, Armata VIII amerikane arriti në këtë luftë rekordin e palakmueshëm të kryerjes së tërheqjes më të gjatë përpara armikut në historinë e ushtrisë amerikane. Gjenerali Yazici, i cili kishte përjetuar Luftën e Galipolit në Luftën e Parë Botërore, ku turqit u rezistuan për shtatë muaj britanikëve, francezëve dhe australianëve, e mori seriozisht detyrën dhe urdhëroi brigadën e vet që të rezistonte deri në fund.

Ajo që ndodhi në 48 orët e ardhshme (27-29 nëntor 1950) njihet në historinë ushtarake turke si Kunuri Muharebeleri (Lufta e Kunurit), në historinë kineze si Wa Yan Zhan Dou (Beteja e Wayan-it), në historinë ushtarake amerikane si Beteja e Wawon. Të gjitha versionet dakordojnë në një pikë, se është fjala për një episode unik në historinë e luftrave moderne. Mbi brigadën turke ra krejt furia e msymjes kineze me valët njerëzore që vinin njëra-pas tjetrës, një ekspedient taktik ky për të eliminuar përparësinë e fuqisë së zjarrit të kundërshtarit. 24 orë pas fillimit të luftimeve, në muzgun e 28 nëntorit, përpara ushtarëve turq gjendeshin grumbuj kinezësh të vrarë dhe zjarri i armëve turke qëllonte më tepër mbi të vdekurit se mbi të gjallët. Në muzgun e 28 nëntorit kinezët ndërmorën edhe një sulm vendimtar, me ç’ rast valët njerëzore kineze përmbytën llogoret turke. Në këto rrethana filloi lufta trup me trup, me bajoneta dhe thika.

Në këto momente oficeri ndërlidhës amerikan, i cili gjendej pranë komandës së brigadës turke, u habit dhe u shqetësua fort kur dëgjoi komandantin e brigadës, Gjeneralin Yazici, që filloi t’ u fliste ushtarëve të vet në një gjuhë të pakuptueshme për të. Oficeri amerikan kishte qenë në Turqi si ekspert pranë ushtrisë turke dhe e njihte mirë turqishten. Oficeri amerikan nuk ishte i sigurt nëse kishte qenë ai vetë që kishte dalë mendsh nga tronditja e madhe dhe po i dukej se gjenerali nuk fliste turqisht, apo ishte gjenerali që ishte çmendur në mes të betejës. Amerikani, për t’ u siguruar se ajo që po i dëgjonin veshët nuk ishte një halucinacion i tij, iu drejtua një oficeri turk që ishte pranë tij me fjalët:

-Gjenerali nuk po flet më turqisht, apo jo?

-Jo, -iu përgjigj tjetri, - po flet arnautçe. Kështu e kishte zakon gjenerali që të fliste edhe në Galipoli në momentet më të vështira të betejës.

Gjenerali Yazici kishte filluar që t’ u fliste shqip ushtarëve të vet, për t’ u dhënë kurajë. Përdorimi i gjuhës shqipe ishte i ndaluar në Turqi, dhe ajo nuk lejohej që të mësohej në shkolla, ndalim që vazhdon edhe sot, e megjithatë në këto momente ishte kjo gjuhë e ndaluar ajo që po thirrej si arma sekrete për lavdinë e ushtrisë turke.

Kur Gjeneralit Yazici i thanë se brigada duhej të tërhiqej, ai u përgjigj: “Të tërhiqemi, pse të tërhiqemi, ne po vrasim shumë prej tyre?” Por brigada turke duhej të tërhiqej saora ndryshe ajo do të mbetej thellë në prapavijën kineze. Brigada turke rezistoi përballë kinezëve për 48 orë, aq sa duhej që Armata VIII amerikane të tërhiqej jashtë zonës së rrezikshme. Në rast se nuk do të kishte qenë qëndresa e brigadës turke, e gjithë Armata VIII amerikane, 230 mijë ushtarë, me gjithë komandantin e saj, do të kishte rënë rob tek kinezët, duke u bërë kjo humbja më e madhe në historinë e ushtrisë amerikane. Nëse Armata VIII amerikane do të ishte dorëzuar tek kinezët, Lufta e Koresë do të kishte marrë fund me humbjen e koalicionit antikomunist se çështja kryesore për amerikanët pas kësaj do të bëhej lirimi i një numri kaq të madh robërish amerikanë dhe jo ndalimi i agresionit komunist në Kore. E gjithë Korea do të kishte rënë nën kontrollin komunist dhe Korea e Jugut nuk do të ekzistonte sot.

Brigada turke shpëtoi ushtrinë amerikane në Luftën e Kinuri. Rezistenca e brigadës turke e bëri edhe më të turpshme tërheqjen e Armatës VIII amerikane. Amerikanët në Betejën e Lumit Chonghchon patën vetëm 676 të vrarë, 813 të humbur dhe 2055 robër nga 254 000 ushtarë amerikanë që morën pjesë në këtë betejë, duke qenë në radhët e Armatës VIII dhe trupave ndihmëse të saj. Nga ana e saj, brigada turke me 5000 ushtarë, pati 218 të vrarë dhe 94 të humbur në këtë betejë. Shifrat flasin qartë.

Komandanti i Armatës VIII, Gjenerali Walton Walker në Luftën e Dytë Botërore kishte komanduar korpusin XX që mori emrin korpusi fantazmë, për shpejtësinë e lëvizjes. Ironikisht edhe Armata VIII e tij në Luftën e Koresë e meritoi këtë emër, në një sens tjetër. Aq shumë e kishin humbur mendjen amerikanët sa harruan që të njoftojnë trupat koreanojugore se prapa ishte brigada turke, kështu që turqit në tërheqje patën friendly fire intensiv me ushtarët koreanojugorë, me ç’ rast u vranë 20 koreanojugorë dhe 14 turq. Dy javë më pas, në 13 dhjetor ushtarëve të Brigadës Turke iu shpërndanë dekorata të larta amerikane, 15 Yje të Argjendtë e të Bronztë nga gjenerali Walker. Nuk është ironi e vogël që komandanti i armatës që posa kishte pësuar një nga disfatat më të turpshme në historinë e ushtrive të vendeve të mëdha, i lejonte vetes që të dekoronte një njësi ushtarake e cila kishte arritur një nga sukseset më të mëdha në historinë e luftrave moderne! Por duhet të ishte me siguri një kënaqësi e madhe për Gjeneralin Yazici që ta merrte dekoratën e lartë amerikane nga duart e gjeneralit të cilin e kishte pasur kundërshtar në Luftën e Parë Botërore, kur Gjenerali Walker, kishte luftuar në Francë, me trupat amerikane, në anën e Antantës.

Gjenerali Tahsin Yazici është pa dyshimin më të vogël një shqiptar i madh. Ai ishte një nga mbështetësit e mëdhenj të Ataturkut, një nga njerëzit kryesorë ku ky i fundit u mbështet kur bëri reformat e tij oksidentalizuese në vitet 20-30. Kur Ataturku nxori një ligj në 1937, sipas të cilit ndalohej që nga minaret e xhamive të Turqisë të thirrej ezani në gjuhën arabe, por kjo duhej të bëhej në gjuhën turke, pati reagim të madh në Turqi. Gjenerali Yazici, i cili në atë kohë ishte komandanti ushtarak i një province ndërmori veprime të forta për të ndaluar që në territorin ku komandonte ai të thirrej ezani në arabisht. Kur Gjenerali Yazici u kthye nga Korea, atë e ftoi partia në pushtet në Turqi, Partia e ashtuquajtur Demokratike e kryeministrit Menderes, për ta bërë deputet në zgjedhjet e vitit 1954. Gjenerali Yazici, i cili kishte qenë një bashkëthemelues i Turqisë kemaliste dhe nuk mund ta miratonte politikën e partisë së Menderes, e cila ndiqte një politike islamiste, ashtu që kishte hequr ndalimin për thirrjen e ezanit në arabisht. Por gjenerali Yazici pranoi ofertën e Menderes, qartësisht për të infiltruar në udhëheqjen e Islamit politik turk dhe për të mësuar më tepër nga brenda për agjendën e tij. Vetëm kështu shpjegohet që kur islamistët u rrëzuan nga pushteti në 1960, pas një grushti shteti, Gjenerali Yazici, ndonëse ishte ndër të arrestuarit, bëri vetëm pesë vite burg, ndryshe nga shumë të tjerë që u dënuan me vdekje apo burgim të përjetshëm. Natyrisht se Gjenerali Yazici nuk duhet të kishte bërë as këto pesë vite burg, por ai vuajti për shkak të armiqve të tij, të cilët e kishin zili lavdinë e tij, dhe që duket se i mohuan marrëveshjet gojore që ai kishte bërë me krerët ushtarakë turq. Por Gjenerali Yazici u lirua edhe me ndërhyrjen vendimtare të amerikanëve, të cilët e njihnin mirë atë.

Gjenerali Tahsin Yazici është një shembull për shqiptarët e Maqedonisë, se si duhet të jetë një shqiptar i mirë. Gjenerali Yazici, i cili, në vitet tridhjetë, në Turqi ndaloi me fuqi ushtarake thirrjen e ezanit në arabisht nga minaret, do t’ i qortonte rëndë sot shqiptarët e Maqedonisë nëse do të shikonte sesi në xhamitë e tyre thirret ezani në arabisht me megafonë. Gjenerali Tahsin Yazici (Jazexhi) meriton që Shqipëria ta nderojë duke mbajtur së paku një rrugë emrin e tij. Ia vlente që ky shqiptar i madh të përkujtohej në 40 vjetorin e vdekjes së tij.



Burimi:
 
Last edited:
Turqia me Korene e Jugut u ndeshen ne Boterorin e 2002 qe u zhvillua ne Japoni dhe Kore. Turqia u kualifikua dhe besoj ka njerez qe e mbajne mend se Koreanet megjithese u eleminuan e brohoriten kualifikimin e Turqise. Ndermjet dy vendeve ka nje miqesi te forte qe nga Lufta e Korese.

Pra, sipas Kastriotit ky Gjeneral ishte me origjine Shqiptare. Kastrioti nuk ka dhene ndonje fakt apo burim ne lidhje me origjinen e Gjeneralit. Kur e lexova artikullin e Kastriotit bera disa kerkime por nuk arrita te gjej gje.
Sipa Wikipedia:

"Biography
He was born to his father Ali Bey and his mother Ganimet Hanım in Monastir, Ottoman Empire (present-day Bitola, North Macedonia) in 1892."

Perpara disa ditesh ne nje forum nderkombetar disa turq po flisnin pikerisht per kete beteje dhe per Gjeneralin Tahsin. Pyeta njerin prej tyre nese dinte gje ne lidhje me nje origjine te mundshme Shqiptare te Gjeneralit por ai nuk e pranoi kete gje. Me erdhi inat. Turqit kane nje shprehje, Arnaut inati. Me ndihmen e Google translation bera disa kerkime dhe me ne fund gjeta dicka te cilen po e postoj edhe ketu ne respekt te Kastriotit:
Screenshot 2023-03-23 at 13-39-22 publication.pdf.png

1680375814194.png

Fjalia eshte kjo:
"Çünkü Tahsin Yazıcı inatçı bir Arnavut'tu!"
Perkthimi me Google:
Sepse Tahsin Yazıcı ishte një shqiptar kokëfortë!

Burimi: http://dergi.csavakfi.org.tr/sayilar/sayi33/files/assets/common/downloads/publication.pdf faqe 17
 
Agjenturat per cilet punonte do e kene hedh 😉.
Ky Kaçi qe thu ishte ai qe hodhi Ismail Morinen ne gjygj pse ngriti flamurin me simbolin autochthonous ne beograd. 🤔
Nuk ka IQ Islamil Morina te bente ate, le te supozjm se eshte trim. Skeanri deshtoi se lojtaret serb nuk vepruan sikur ishte parashikuar. Lojtaret shqiptar vepruan sikur ishte parashikuar.
 
Nga e njejta dore qe beri edhe te paren skenar kovid. Me levizjen e gjelber ishte hapi i pare publik i skenarit te depopullimit te globit. E njejta dore qe beri skenarin kivid dhe skendaret e tjera me te cilat po sulmohet njerezimi hapur kete moment.
Pyeta nga kush do kundershtohet 🤪
 
Pyeta nga kush do kundershtohet 🤪
Deri tash zyrtarisht po kundershtohet nga Rusia dhe Afrika dhe dis vende te tjera. Kundershtohet edhe nga popujt europan por ata jane zen rob dhe ja kap prej fyty dhe nuk munden.

Tash sa fillova kafen 😁 po me del gjumi
 
Dritë i pastë shpirti
 
Më 7 korrik 2022, opinionisti dhe gazetari investigativ Kastriot Myftaraj, drejtues i emisionit “Ju Flet Moska”, u gjet i pajetë në trotuar, pasi dyshohet se ishte vetëhedhur nga kati i katërt i pallatit ku banonte. Menjëherë pas ngjarjes, Policia e Shtetit e klasifikoi rastin si vetëvrasje, ndërsa dosja hetimore u mbyll brenda një kohe të shkurtër.

Megjithatë, katër vite më pas, vijojnë të artikulohen pretendime se hetimi nuk ka shqyrtuar të gjitha rrethanat dhe provat që, sipas familjarëve dhe personave pranë gazetarit, mund të kishin çuar drejt një piste tjetër hetimore.

Sipas avokatit Kastriot Frashëri, mik i familjes së gazetarit të ndjerë, policia, prokuroria dhe më pas gjykata që pushoi çështjen si “vetëvrasje”, kanë lënë jashtë hetimit dëshmitarë kyç, prova të rëndësishme dhe një person që konsiderohej i dyshuar potencial në këtë ngjarje.

Sipas dëshmive të miqve dhe bashkëpunëtorëve të Kastriot Myftarajt, si dhe deklarimeve të nënës së tij, hetuesit kishin në dispozicion indicie që krijonin dyshime të arsyeshme për një person të njohur në rrethin e gazetarit, i cili identifikohej me pseudonimin “Bashkim Përmeti”.

Sipas materialit, ky pseudonim është përdorur para viteve ’90, kur personi në fjalë ka qenë oficer sigurimi në ushtri, ndërsa pas vitit 1992 thuhet se ka vepruar si bashkëpunëtor i SHIK-ut, policisë dhe prokurorisë, i infiltruar në redaksi gazetash me profil të kronikës së zezë.

Pretendohet se hetimet që mbetën jashtë dosjes kishin krijuar një linjë provash sipas së cilës “Bashkim Përmeti” kishte fituar besimin e plotë të Kastriot Myftarajt, deri në atë pikë sa të hynte lirshëm në banesën e tij.

Nga dëshmi të personave të rrethit të përbashkët shoqëror dhe nga komunikime telefonike, sipas të njëjtit material, rezultonte se ky person i ishte afruar gazetarit si pjesë e një angazhimi privat, i ngarkuar nga individë me ndikim, përfshirë politikanë, qeveritarë, drejtues të institucioneve të drejtësisë dhe policisë, si edhe biznesmenë të fuqishëm që kishin qenë subjekt i investigimeve të Myftarajt.


IMG_1487.jpeg
 
Back
Top