Guest viewing is limited
  • Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Analisti Kastriot Myftaraj ka nderruar jete.

Më 7 korrik 2022, opinionisti dhe gazetari investigativ Kastriot Myftaraj, drejtues i emisionit “Ju Flet Moska”, u gjet i pajetë në trotuar, pasi dyshohet se ishte vetëhedhur nga kati i katërt i pallatit ku banonte. Menjëherë pas ngjarjes, Policia e Shtetit e klasifikoi rastin si vetëvrasje, ndërsa dosja hetimore u mbyll brenda një kohe të shkurtër.

Megjithatë, katër vite më pas, vijojnë të artikulohen pretendime se hetimi nuk ka shqyrtuar të gjitha rrethanat dhe provat që, sipas familjarëve dhe personave pranë gazetarit, mund të kishin çuar drejt një piste tjetër hetimore.

Sipas avokatit Kastriot Frashëri, mik i familjes së gazetarit të ndjerë, policia, prokuroria dhe më pas gjykata që pushoi çështjen si “vetëvrasje”, kanë lënë jashtë hetimit dëshmitarë kyç, prova të rëndësishme dhe një person që konsiderohej i dyshuar potencial në këtë ngjarje.

Sipas dëshmive të miqve dhe bashkëpunëtorëve të Kastriot Myftarajt, si dhe deklarimeve të nënës së tij, hetuesit kishin në dispozicion indicie që krijonin dyshime të arsyeshme për një person të njohur në rrethin e gazetarit, i cili identifikohej me pseudonimin “Bashkim Përmeti”.

Sipas materialit, ky pseudonim është përdorur para viteve ’90, kur personi në fjalë ka qenë oficer sigurimi në ushtri, ndërsa pas vitit 1992 thuhet se ka vepruar si bashkëpunëtor i SHIK-ut, policisë dhe prokurorisë, i infiltruar në redaksi gazetash me profil të kronikës së zezë.

Pretendohet se hetimet që mbetën jashtë dosjes kishin krijuar një linjë provash sipas së cilës “Bashkim Përmeti” kishte fituar besimin e plotë të Kastriot Myftarajt, deri në atë pikë sa të hynte lirshëm në banesën e tij.

Nga dëshmi të personave të rrethit të përbashkët shoqëror dhe nga komunikime telefonike, sipas të njëjtit material, rezultonte se ky person i ishte afruar gazetarit si pjesë e një angazhimi privat, i ngarkuar nga individë me ndikim, përfshirë politikanë, qeveritarë, drejtues të institucioneve të drejtësisë dhe policisë, si edhe biznesmenë të fuqishëm që kishin qenë subjekt i investigimeve të Myftarajt.


View attachment 356919

Per Bejdo Malon, behet llafi?
 
K
Mund ta vrisnin ne cdo menyre si me helm, me korent... por zgjodhen hedhjen demoktratike nga dritarja.
@Xha Tani nuk voton. Une e bera te kuptonte budallallekun jetesor per te cilin ishte krenar.
Si mendoni ju votues, ju plotesua deshira per ta hedh Kacin nga dritarja?
Kaci vet e ka fajin.

Nje dite para qe llafosem , me tha do te te jap nje fletore tme redaktosh ca faqe se me duhen per te Zeri Amerikes..🦊

Por , te nesermen e pash te lajmet fytyren e tij per here te fundit...nuk dija cfare permbante ajo fletore qe do me jepte..😇
 
Back
Top