Guest viewing is limited
  • Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Andi Bushati: Protesta që "vrau" piktorin dhe prezantoi noterin e krimit!

Markus

V.I.P
Anëtar
Nov 9, 2024
Postime
5,598
Pikët
113
Askush nuk mund të vërë bast se kur do të bjerë Edi Rama, por tani të gjithë e dinë se kurba e rënies së tij është e pakthyeshme. Për të kuptuar këtë, më shumë se gjithçka, na shërben portreti që po skicohet në shtypin perendimor për kryeministrin tonë, që prej ditës kur në Shqipëri filloi ai që më pas u emërtua si revolucioni i flamingove...

...Sot Edi Rama po shpërfaqet me forcën e gjithë asaj që ai ka tentuar ta fshehë ndër vite. Në dhjetra artikuj të New York Times, The Guardian, Politico, The Times, CNN, Der Spiegel, Le Monde, që kanë folur për ne, me një denduri që nuk ishte parë që prej vitit të mbrapshtë 1997, ai përshkruhet si një politikan që ka favorizuar pabarazinë përpala ligjit, korrupsionin institucional dhe u ka dhënë prioritet oligarkëve lokalë...

 
Analiza e “Il Foglio” “Revolucioni i Flamingove” vë në bankën e të akuzuarve të opinionit europian Edi Ramën! Bushati: Po luan me zjarrin! Shqipëria meriton më shumë! Arkitekti: “The Albanian Files”, prova që ai është "Padrino"!

Në një analizë të gjatë të botuar nga e përditshmja italiane Il Foglio, Shqipëria përshkruhet si një vend ku zemërimi ndaj korrupsionit, ndërtimeve pa kufi, mungesës së transparencës dhe kapjes së institucioneve ka bashkuar mijëra qytetarë në një lëvizje që shkon përtej ndarjeve politike.

Sipas artikullit, “Revolucioni i Flamingove” nuk është më vetëm një betejë për mbrojtjen e natyrës, por simbol i një vendi që kërkon të mbrojë identitetin, të ardhmen dhe demokracinë e tij. Media italiane e njohur si pranë Georgia Melonit ka bërë një skaner të zhvillimeve në Shqipëri, ku i ka dhënë zë dhe të rinjve dhe arkitektëve të cilët denoncojnë ‘mbretërinë e kryeministrit Rama”

NGA Nicola Mirenzi, IL Foglio

 
Andia Bushati.
I pëlqen vera francese, nuk e pin, e dhuron. Shijon perëndimet nga vila me pishinë tek Gjiri i Lalzit.
Është i besueshëm?
Pse jo, fundja kush punon fuqishëm, arrin rezultate.
 
Nuk eshte gje ki andush nomenklaturist bushati - me mire ai robert papas qe i di dhe i nxjerr sekretet e kongresit amerikan, te departamentit te shtetit e te pentagonit :p
 
Back
Top