Guest viewing is limited
  • Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Bankat private jane mafie e ligjeruar.

Shikoja nje dokumentar para 2 ditesh. JP Morgan E Wells Fargo keto kane egzistu qe ne 1800, so ahead of time 🤨
 
Sa herë kam shkruar këtu për iute Credit dhe manipulimet me kredidhënien dhe interesat
Si ka mundësi prokuroria, spak dhe struktura të tjera shtetërore nuk I vënë re!!!!??????
Si ka mundësi që as media nuk flet KURRË për këto palaço me imunitet ligjorë të shtetit dhe bankës së Shqipërisë ????
Bordello administratë me një prostitutë guvernatorë dhe bq km
Dhe ti mendon se pas iute janë eskimezë?
 
Do i mësoi dikush ktyre Abc e ekonomise? Nuk mund te financohen projekte thjesht duke printuar para nga banka qendrore 🤦🏻‍♂️. Fashista kishim qene per vendin tonë, bah.

 

Jorida Tabaku kapet mat/ Propozon ligje në konflikt të pastër interesi​



Deputetja Jorida Tabaku ka bërë me dije përmes një prej postimeve të saj në rrjetet sociale se ka marrë iniciativë iniciativë ligjore për një paketë të plotë në fushën e mbrojtjes së konsumatorit në sektorin bankar.
Sipas deputetes iniciativa ka për qëllim vetëm mbrojtjen e kredimarrësve nga praktikat grabitqare të huadhënies dhe veprimeve kriminale që nënkupton edhe përafrimin e gjithë legjislacionit për shërbimet financiare.

Tabaku thekson se së bashku me një grup specialistësh që janë bipartizanë, ka ndërmarrë që prej fillimit të këtij muaji një nismë që do të kurorëzohet në javët në vijim për të mbrojtur të drejtat e konsumatorëve në fushën e shërbimeve financiare.
“Kam ndërmarrë një iniciativë ligjore për një paketë të plotë në fushën e mbrojtjes së konsumatorit në sektorin bankar.
Iniciativa ka për qëllim vetëm mbrojtjen e kredimarrësve nga praktikat grabitqare të huadhënies dhe veprimeve kriminale që nënkupton edhe përafrimin e gjithë legjislacionit për shërbimet financiare. Do të angazhoj energjitë në atë që mendoj dhe besoj se është detyra parësore e Kuvendit: mbrojtja e qytetarëve dhe interesit të tyre.
Me të njëjtin pasion si në rastin e mbrojtjes së interesit kur u zbulua afera e inceneratorëve apo dedikimit të mbrojtjes së interesit të shtresës së mesme me ligjin antikushtetues të taksimit të profesioneve të lira.
Kjo nismë ka në thelb përshtatjen dhe jo vetëm një ligj për mikrokreditë, financimin e FinTech dhe kamatës sipas standardeve të Bashkimit Europian. Një nismë që natyrisht i shërben domosdoshmërisht një tregu të etur për rregull dhe sundim të ligjit. Një nismë që besoj dhe shpresoj se do të gjejë mbështetjen tek kolegët e mi të të dyja anëve të ishullit politik parlamentar.
Detyra e një deputeti në Kuvend është që të mbrojë interesat e publikut dhe njëkohësisht të jetë pararojë dhe të propozojë ndryshime ligjore apo ligje të reja për ta mbrojtur këtë interes. Prandaj, së bashku me një grup specialistësh që janë bipartizanë, kam ndërmarrë që prej fillimit të këtij muaji një nismë që do të kurorëzohet në javët në vijim për të mbrojtur të drejtat e konsumatorëve në fushën e shërbimeve financiare”, shkruan ndër të tjera Jorida Tabaku.

Por çfarë ndodh?​

Deputetja Jorida Tabaku nuk mund të propozojë një nismë të tillë për bankat pasi vetë është në konflikt të pastër interesi sipas ligjit.

Sipas dokumenteve të siguruara nga CNA, bashkëshorti i deputetes Jorida Tabaku, Saimir Sallaku është anëtar i bordit të bankës Credins.
Dokumente tregojnë qartë pse Jorida Tabaku nuk mund të jetë personi që duhet të propozojë një nismë të tillë ligjore.
Jorida Tabaku kapet mat/ Propozon ligje në konflikt të pastër

Dokumentet, Saimir Sallaku, bashkëshorti i deputetes Jorida Tabaku anëtar bordi i bankës
Jorida Tabaku kapet mat/ Propozon ligje në konflikt të pastër

Dokumentet, Saimir Sallaku, bashkëshorti i deputetes Jorida Tabaku anëtar bordi i bankës
Sipas të dhënave të siguruara nga CNA, Saimir Sallaku është anëtar i këtij bordi nga 23.06.2022 deri më 23.06.2023.
Jorida Tabaku kapet mat/ Propozon ligje në konflikt të pastër

Dokumentet, Saimir Sallaku, bashkëshorti i deputetes Jorida Tabaku anëtar bordi i bankës
Jorida Tabaku kapet mat/ Propozon ligje në konflikt të pastër

Dokumentet, Saimir Sallaku, bashkëshorti i deputetes Jorida Tabaku anëtar bordi i bankës
Pra, e gjithë kjo tregon se Jorida Tabaku po propozon ligje për bankat ndërkohë që është në konflikt të pastër interesi dhe këto dokumente e vërtetojnë këtë./ CNA
P.s Nuk do çuditesha po t'miratohet.
Jorida pjesë e sektit është, ka ndokush dyshim!!!!!?
Nëse gërmohet pak, del Bash me kapak
 
Jorida Tabaku e ardhur nga skutat e OJF dhe sponsorizimit të Fevzidritësëziut pati rekomanduar edhe ligjin e mëparshëm të agjencive kredituese si iute, credital, etj etj
Sikur t'mos kishte konflikt interesi!!!!?
Edhe u bë itum mullarë, sa një ish kreditues u vra në dyert e gjykatës në pritje të çlirimit të pronave të bllokuara padrejtësisht.
P.s
Kush beson se Jorida dhe Elisa, Erjon'a & Edvin'a që kanë shitur brekët për Parajsa do bëjnë ligj të dedikuar për mbarëvajtjen e shoqërisë gabohet
 

“Lumë” parash “cash”, rreth 4.2 miliardë euro qarkulluan jashtë bankave në 2024​






Sasia e parave që qarkullon jashtë bankave në vend arriti në 423.5 miliardë lekë apo rreth 4.2 miliardë euro. Ky është niveli më i lartë i shënuar ndonjëherë. Në raport me fundin e vitit 2023 paraja “cash” e pakontrolluar u zgjerua me 30 miliardë lekë apo 7.6 për qind.

“Paratë që qarkullojnë jashtë sistemit bankar, janë pjesë e ekonomisë informale dhe bashkë me të, aty ka edhe para nga aktivitete kriminale që zhvillohen brenda apo jashtë vendit tonë”, shprehet eksperti Zef Preçi.

Në raport me totalin e parasë që qarkullon në ekonominë shqiptare e cila përllogaritet në 1.79 trilionë lekë, paraja informale përbën gati 24 për qind të totalit. Për të kuptuar shkallën e lartë të parave jashtë bankave, mjafton të themi se në vendet e Bashkimit Europiane ky tregues nuk e kalon nivelin 9 për qind.
“Diku për shkak të paaftësisë së administratës e diku tjetër duke lejuar hyrjen e parasë nga aktivitete kriminale ka bërë që ne të kemi sot nivel kaq të lartë të parasë jashtë sistemit bankar. Edhe pse Amnistia Fiskale nuk u lejua të miratohej si ligj, në fakt ajo në praktikë ka ndodhur”, shton Zef Preçi.
Ekspertë të ekonomisë vlerësojnë se qarkullimi kaq i madh i parave jashtë bankave është shkaku kryesor i zhvlerësimit të euros dhe valutave të tjera.
“Bashkohem me i8nstitucionet ndërkombëtare se një farë efekti mund të ketë, por ne kurrsesi nuk mund të pretendojmë se paraja informale mund të luftohet nga bankat tregtare”, tha eksperti për ekonominë.
Kjo “traditë” e pagesave me para në dorë i hap shtigje informalitetit, e bën më të vështirë luftën ndaj pastrimit të parave duke ndikuar negativisht në ekonomi, pasi qarkullimi i parasë është i pakontrolluar.
Për këto arsye Ministria e Financave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve kanë nisur punën për të kufizuar pagesat me para nën dorë, si një zgjidhje për të ulur qarkullimin e parasë jashtë bankave në vend.
 
Paqe fiskale apo dorëzim i shtetit/ Ç’përmban oferta e Ramës për biznesin


Amnistia fiskale, projekti për të cilin Edi Rama u refuzua kategorikisht nga ambasadorët e Bashkimit Europian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar është rikthyer si premtim i fushatës së 11 Majit, nën kamuflimin e një nisme që qeveria e quan “paqe fiskale” dhe që u prezantua si një ofertë ekskluzive për biznesin.

Si në çdo fushatë, është normale që partitë politike të shfrenohen në premtime për të ngrëna me lugë floriri, por kjo paqe me të cilën kryeministri Rama i shkel syrin biznesit nga Elbasani, është në realitet një dorëzim total i shtetit përkundrejt biznesmenëve pehlivanë, që deri tani kanë shmangur detyrimet tatimore dhe kanë kryer evazion fiskal.




Oferta ka si përfitues kryesorë biznesmenët realisht të mëdhenj, elementë të krimit të organizuar që menaxhojnë biznese apo politikanë të korruptuar që nëpërmjet bizneseve të familjarëve të tyre, nëpërmjet ryshfetit apo ndikimit politik kanë pasur mundësi të bëjnë para në mënyrë të paligjshme, t’i shmangen detyrimeve shtetërore, kanë fshehur bilancet reale, kanë grumbulluar shuma të mëdha parash në paligjshmëri dhe që sot kanë shansin t’i pastrojnë, duke u duke paguar një taksë disa herë më vogël.

1) Biznesi e vendos vetë fitimin që deklaron

Sipas propozimit që u bë në takimin me biznesmenë të vegjël në Elbasan, nga kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Financave, Delina Ibrahimi, një biznes mjafton të bëjë marrëveshje me administratën tatimore, dhe mund të paguajë si tatim fitimi, një mesatare të tre viteve të fundit. Pas kësaj nuk do të ketë më kontrolle në dyert e tij.

Rama nuk tërhiqet nga Amnistia Fiskale: Paragjykimet nuk i pranojmë

Amnistia fiskale/ Ambasadorja e BE: Ramës i kemi treguar “vijat e kuqe”

Por ky propozim shoqërohet edhe nga një shkelje syri për ata, që deri tani e kanë fshehur një pjesë të fitimit, që mjafton të paguajnë 5% (nga 15% që është tatimi për fitimin) dhe mund ta shtojnë sa të duan fitimin e tyre.

“Nëse biznesi vendos që do të deklarojë një fitim më të lartë se sa ai i dakortësuar me administratën tatimore, përfitimi shtesë do të tatohet me 5%” tha Ministrja e Financave, Delina Ibrahimi.

Me këtë deklaratë, Ministrja e Financave ka hedhur në erë të gjithë ato aksione tatimore që qeveria e Ramës ka ndërmarrë në vitet e shkuara, për deklarim të kuponit tatimorë dhe për pajisjen me kasa fiskale, të shoqëruara me kërcënime, kontrolle dhe gjoba nga tatimet. Kuptohet se mundësia që i jepet biznesit për ta deklaruar sa të dëshirojë fitimin, i hap rrugën opsionit për pastrimin e parave të pista.

2) Biznesi korrigjon bilancet e viteve të shkuara

Paqja fiskale vec të tjerave parashikon edhe një rishikim të bilanceve të biznesit në vitet e kaluara. Çdo “sipërmarrës” që ka punuar në të shkuarën me bilance të rreme, do të ketë mundësinë t’i bëjë një korrigjim zërave të viteve të shkuara. Për shtesat dhe korrigjimet do të paguajë vetëm 5% tatim mbi fitimin.

“I gjithë biznesi të mbyllë historikun e të kaluarës dhe të mund që në paqe të ecë në të ardhmen i sigurtë. Janë shumë biznese që hyjnë në këtë kategori” u shpreh Delina Ibrahimaj gjatë prezantimit të paqes fiskale.

Kjo pikë e dytë e “paqes” është një mundësi e drejtpërdrejtë që bizneset të legjitimojnë paratë e fituara nga shmangia e tatimeve apo të deklarojnë në sistem fitime që nuk i kanë realisht nga biznesi i tyre. Me pak fjalë, një mundësi e artë për të gjithë ata që kanë para për të pastruar, mjafton që të paguajnë një shumë prej 5% si tatim i korrigjuar në bilancet e një biznesi.

3) Biznesit i falen detyrimet dhe kamatvonesat

Pika e tretë e paqes fiskale, nënkupton edhe falje të detyrimeve, gjobave dhe kamatvonesave për ato bizneseve që kanë vonuar për më shumë se 5 vjet detyrimet. Ky propozim parashikon që kush paguan në një këst detyrimet e prapambetura do të përfitojë madje, ulje me 50% të shumës së detyrimit.

Përfitimet kryesore në këtë rast janë për biznesin e madh, që nëpërmjet ndikimit politik apo ryshfetit arrin të shmangë vit pas viti kontrollet tatimore.

Në anën tjetër, dekurajohen të gjithë ata biznesmenë të ndershëm, që këto vite janë treguar aq budallenj sa të jenë korrektë me shtetin dhe të mos vonojnë asnjë pagesë.


Disa vite më parë, kryeministri Rama bëri një tentativë për të bërë amnisti fiskale, duke i dhënë mundësinë emigrantëve, biznesmenëve dhe shtetasve të huaj, që nëpërmjet pagesës së një përqindjeje të caktuar mund të pastronin deri në 2 milion euro të padeklaruara.

Pas reagimit të fortë të Bashkimit Europian dhe të FMN, kryeministri Rama u tërhoq, por duket se në fushatën për 11 Majin e ka modifikuar ofertën duke e quajtur “paqe fiskale”, realisht një moment kur shteti ngre flamurin e bardhë të dorëzimit përballë grykësisë së biznesit të madh, për të bërë më shumë para në kurriz të atyre që i binden ligjit.
Lapsi.al
 
Mos u lodh me Lucin.
Këto banka ndajnë 50 me 50 pasuritë e sekuestruara me përmbaruesit.
Jo përmbarimi nuk funksionon në atë mënyrë! Përmbaruesi i jep klientit të vet, në këtë rast bankës, paratë kesh, pra tërë borxhin. Në këtë rast banka e ka marrë borxhin e vet. Pastaj përmbaruesi nxjerr nga i përndjekuri jo vetëm borxhin që i ka dhënë bankës, por edhe një shumë tepricë, me të cilën paguian të gjitha shpenzimet e veta qarkulluese dhe një lloj fitimi për kompaninë e vet.
 
Ne mund të flasim gjithë ditën por banka është vetëm një nga shumë e shumë probleme tjera që shkaktohen si pasojë e mungesës së shtetit. Të kesh një kancer vllah nuk do të thotë automatikisht se ke dhe shtet. Po të ishte ashtu e tërë bota do të hidhte shtetin në kosh të plehrave e do të blinte një shalëgjatësi vllehe në tregun e qenve pitbullë.

Është shteti që me ligjet që nxjerr me sistemin dhe politikat që ofron e rregullon jetën tonë ashtu siç është, mirë apo keq.

Në përgjithësi bota është prirur kah e keqja, historikisht. Ka dhe raste të mirëqenies, si p.sh. vendet skandinave por që mendoj se ka një dobësi sa i përket pranimit pa rezervë të emigrantëve infektues.

Do të duhej të bënim, një diskutim në hollësi për tërë sistemin, sepse nuk mjaftojnë vetëm bankat të diskutohen. Është në pyetje mënyra se si është rregulluar kapitalizmi që kështu siç është quhet liberal, dhe është negativ. Duhet të diskutohet mënyra si është rregulluar dhe bujqësia, arsimimi, industria, politika, administrata, e shumë e shumë tjera. Dy janë shtyllat që shtypin popullin apo konsumatorin: Fuqia Politike dhe Fuqia Ekonomike. Pra Politika dhe Kapitali. Politikanët dhe Borgjezët. Ai të cilin e voton me votë e taksa dhe ai të cilin e voton djersën e ballit dhe me para për t'ia blerë produktet.

Te e para futet e tërë ajo makineri partiake, me koka të mëdha gomerësh që in shërbejnë kapitalit të huaj dhe bëjnë dallavere së bashku me kapitalin vendës, për të marrë pushtetin, së bashku me militantët, familjarët, kushërinjtë, dashnorët, burrat e dashnoreve, etj. Kjo klikë të shkel me fuqinë e ligjit që nxjer, ligjit që zbaton dhe me fuqinë e prokurorit e të gjyqit. Kjo klikë të merr taksat për t'i ndarë ato para me farefisin e vet partiak. Kjo klikë lejon prodhimet bujqësore të huaja të vijnë në vend që të konkurrojnë e të falimentojnë bujkun vendor, por edhe e lejon bujkun vendor të stërngop perimet me hormone që një zot e di se çka shkaktojnë në organizmin e njeriut. Kur kemi parasysh se ajo që këta kanë, pra Shteti, është gjithçka, atëherë e kuptojmë se shumë jemi të humbur që këtë fuqi e kanë kërrmat. Kur ke shtetin ke gjithçka. Kur nuk ke shtetin nuk ke asgjë.

Te e dyta futen bankat, por jo vetëm. Futen edhe prodhuesit, sidomos ata që në njëfarë mënyre kanë marrë miratimin e shtetit për të prodhuar ushqime helmuese, ose kanceroze, rrobe dhe teknologji që prishen brenda pak ditëve, barna që shërojnë një sëmundje dhe shkaktojnë tri sëmundje tjera, fara bimësh që nuk mund t'i kultivosh por duhet të shkosh çdo vit tek ata të blesh të rejat, etj. Futen edhe tregtarët që sjellin prodhime të huaja në vend për të konkurruar vendësit. Futen edhe pronarët parazitë të tokave, lokaleve, banesave që jetojnë nga qiraja, e që nuk do të duhej.
 
Back
Top