Sot jo vetëm serbet qe kanë festën e Vidovanit me 29 qershor, por edhe shqiptaret
duhet të përkujtojnë këtë betejë sepse aty janë vrarë princërit e Arberise, Dardanisë
dhe të Epirit në luftë kundër Osmanllinjeve.
Shqiperia dhe Kosova duhet të ngrenë nje Lapidar (më mire vonë se kurrë) për
heronjte e Arberise dhe Epirit që luftuan kundër osmanllinjve: Princi Teodor II
Muzaka, Princi Gjergj II Balsha, Princi Dhimiter Jonima, Fisniku Andrea Gropa,
Marash Nikol Kopili ( Millosh Kobiliq), Fisniku Pal Kastrioti (gjyshi i Skënderbeut),
e të tjerë
Kështu duhet të ruhet Historia e popullit tonë, pa komplekset e ditëve të sotme.
Beteja e Fushë Kosovës është një nga betejat e pakta në të cilën për herë të parë e të
fundit 637 vite më parë, shqiptarë e serbë katolikë dhe ortodoksë së bashku me
hungazrezë kroatë e boshnjake luftuan së bashku në një koalicion që humbi luftën,
dhe që mundësoi osmanët të pushtoni të gjithë ballkanin hap pas hapi, pushtim që u
realizua në 1478 10 vjet pas vdekjes së Gjergj Kastriotit Skënderbeut me dorëzimin e
Shkodrës.
Që nga moment kur turqit hynë për herë të parë në tokat arvërore-shqiptare të ftuar
nga Karl Topia Princi I Shqipërisë, për të luftuar Balshajt më 1382, dhe deri më 28
nëntor 1912 kur formalisht Shqipëria e cunguar u proklamua shtet i pavarur,
shqiptarët nuk pushuan luftën kundër osmanllinjve dhe bëbë shumë koalicione dhe
marëveshje.
Në vazhdën e kujtesës historike si sot 623 vite më parë në Fushën e Mullenjave apo
Fusha e Dardanisë u ndeshën për herë të parë koalicioni ballkanik me turqit
osmanllinj të cilët kishin kohë që kishin paraqitur synimet e tyre për të pushtuar
gadishullin Ilirik i cili u quajt me vonë e sot e kësaj dite si gadishulli Ballkanik.
Sipas kalendarit te sotëm beteja u zhvillua me 15 qershor 1389 por sipas kalendarit
ortodoks të vjetër i bie sot me 28 qershor 1389 plot 623 vite më parë. Beteja filloi të
mërkurën dhe përfundoi të premtën me vrasjen e Car Llazarit dhe Teodor Muzakës, si
dhe me vrasjen e Sulltan Muratit nga arbri-shqiptar Millosh Kobiliqi.
Forcat osmane numuronin nga 27.000-40.000 ushtarë dhe përfshinin jenicerë, spahinj,
azapë, akinxhinj, dhe 8000 trupa nga vasalët (por kryetarët e vasalëve-Marko dhe
Dragash nuk morën pjesë në luftë.
Ushtria e Car Llazarit numuronte nga 12.000-30.000 vetë, dhe nga këta 1/3 ishte nga
arbërit-dardanë-shqiptarë
(http://en.ëikipedia.org/ëiki/Battle_of_Kosovo;QerimDalipi,Historian, 25-02-2005).
Sipas burimeve të tjera, në burimet osmane, të cilat me të drejtë janë cilësuar si shumë
më të pasura se burimet serbe e bizantine, dallohen dy grupe kryesore lidhur me
pjesëmarrësit në betejë: nga njëri grup, pjesëmarrësit përmenden në mënyrë të
papërcaktuar, ku thuhet se krahas ushtrive të Lazarit morën pjesë edhe arbërit,
boshnjakët, vllehët, çekët, hungarezët, polakët dhe frëngjit; dhe nga grupi tjetër,
pjesëmarrësit përcaktohen drejtpërsëdrejti, si më kryesorë serbët, arbërit dhe
boshnjakët, duke i dalluar këta nga forcat e tjera ndihmëse.
Përballë ishin rreshtuar ushtritë e princit Llazar dhe të mbretit Tvërtko të cilët ishin
përforcuar me kontigjente Vllahe të Vojvodës Mircea dhe nga Shqiptarët e Gjergj
Balshës me 6000 luftëtarë shqiptarë (ose sic quhet nga kronika Sundimtar i Shkodrës
dhe i arbërve), dhe të Dhimitër Jonimës (Princi katolik i Matit dhe i Lezhës). U fol për
10.000 vetë nga njëra anë dhe për 60.000 vetë nga tjetra duke i kthyer shifrat sipas
burimeve osmane ose kristiane. Beteja përfundoi me pasoja për aleancën ballkanike,
ata u thyen bashkë me shpresën për të ushtruar më gjatë e në mënyrë sovrane
pushtetin e tyre mbi territoret e principateve. Të dhënat për ushtri të janë të ndryshme.
Në Luftë muarën pjesë fisnikët shiqptarë të tjerë si Teodor Muzaka me 1000 luftëtarë,
Pal Kastrioti (ose Gjergj-gjyshi i Skenderbeut).
Pjesëtarët e Koalicionit patën kohë të mjaftueshme për t`u përgatitur dhe për t`u
mbledhur në momentin e duhur. Kjo dëshmohet nga vetë kronistët osmanë, të cilët
flasin mbi traktativat diplomatike ndërmjet të të deleguarve të Muratit dhe
udhëheqësit të Koalicionit, Lazarit, ku preken çështjet për zgjidhjen e konfliktit të tyre
dhe ku njëkohësisht mësohet për përgatitjet ushtarake të palëve kundërshtare. S`ka
dyshim se një rol udhëheqës në përgatitjen e Koalicionit ballkanik patën edhe arbërit.
Në këshillimin për mënyrën e strategjisë së luftës (të cilën do ta zbatonin sundimtarët
ballkanikë kundër osmanëve) të zhvilluar në prag të betejës, jo rastësisht kaloi
propozimi i Jorgjit (Gjergj Kastriotit- gjyshi i Gjergj Kastriotit-Skënderbeut), që
konflikti me osmanët të zhvillohej ditën dhe jo natën, siç kishte propozuar udhëheqësi
i Koalicionit, Lazari. Jo vetëm që gjykimi i tij qe i drejtë, por edhe miratimi i
propozimit të tij në mënyrë unanime nga sundimtarët pjesëmarrës (duke përfshirë këtu
edhe vetë Lazarin), është një dëshmi tjetër se sa autoritativ kishte qenë ai në mesin e
pjesëmarrësve të Koalicionit, aq më tepër kur dihet se kishte një forcë të rëndësishme
ushtarake.
Studiues të tjerë duke u mbështetur në njoftimet e Gjon Muzakës, se i ati i
Skënderbeut quhej Pal, përcaktohen për këtë emër. Ndërsa lidhur me numrat e
ushtarëve të ushtrive kundërshtare në burimet osmane dhe në ato serbe ata janë tepër
të ekzagjeruara, ku për pasojë në shkencën historiografike janë paraqitur mendime të
ndryshme. Ne konsiderojmë si më të pranueshëm konkludimin e studiuesit P.
Thëngjillit, i cili duke analizuar këtë fenomen ka ardhur në përfundim se numri prej
20000-25000 ushtarësh në anën serbe (Koalicionit) dhe prej 30000-40000 ushtarësh
në anën osmane, i paraqitur nga studiuesit serbë, me qëllim që të minimizohet
Koalicioni ballkanik, është tepër i zvogëluar. Studiuesi në fjalë ka lënë vend që të
kuptohet se duhet mbështetur numra më të mëdhenj, nga ata që na i ofrojnë studiuesit
serbë. Kurse ne konsiderojmë se numrat në fjalë duhet zmadhuar edhe ca, ngase njëri
nga kronistët osman, siç është Oruçi, duket se është më afër realitetit. Ai thekson: “Ai
(Sulltani-Q.D.) me pesëdhjetë-gjashtëdhjetëmijë ushtarë shkoi dhe doli në fushën e
Kosovës”)
(http://www.albasoul.com/modules.php?op=modload&name=Neës&file=article&sid=
1654&mode=thread&order=0.
Sipas Gjon Muzakës në shkrimet e tij historike thuhet kështu:
Gjon Muzaka (nga vepra e tij “GJENEALOGJI E FAMILIES MUZAKA” 1510)
... E pastaj Murati iu vërsul Serbisë e Bullgarisë, por Llazari, despoti i Serbisë,
Markoja, mbreti i Bullgarisë, Teodor Muzaka, trashëgimtari i dytë i Shtëpisë sonë, e
bashkë me të sundimtarë të tjerë të Shqipërisë, u ndeshën më osmanët. Aty u thyhen
të krishterët e mbeti i vrarë edhe Teodori ynë, që kishte sjellë më vete një ushtri
shqiptare. Po aty u zu rob Llazari i Serbisë që më vonë osmanët e vranë. Paskëtaj
filluan luftërat e paprera të osmanëve në Shqipëri, në të cilat humbën jetën aq shumë
bujarë e luftëtarë trima.
Beteja e Kosovës është paraqitur gjërësisht në këngët epike kosovare (qartësisht
arbërore-dardane-shqiptare të cilat përmënden dhe nga historian raguzan Tiberoni),
por dhe ato slave. Këngët epike shqiptare-kosovare paraqesin heroin shqiptar Millosh
Kobiliqin si personazh kryesor kurse këngët sllave paraqesin Car Llazarin. Millosh
Kobiliqi fisniku arbëror që vrau Sulltan Muratin e vërteton etninë e tij edhe nga kënga
e vjetër që lindi në Kosovë, sepse popullsia e saj mori pjesë në betejë. Vargjet e fundit
të këngës popullore arbërore - shqiptare flasin për largimin e një pjese të popullsisë
arbërore të Kosovës pas disfatës në betejë:
“Një çik oms (d.m.th. të ëmës) ça kish pas thon
- Ku po shkojmë mori non?
- Na po ikim prej turku, i ka thon
- E kur vim ko, mori non?
- Kur çartojet turku, sikur na”
Është e vërtetë se përmes traditës popullore nuk mund të ndërtohet historia,
posaçërisht nëse ajo nuk gjen mbështetje në burimet historike. Por, tradita jonë
popullore që i kushtohet Betejës së Kosovës, me një kuadër të hollësishëm të
ngjarjeve për: organizimin dhe nisjen e ushtrive osmane nga Anadolli, itinerarin e tyre
në Ballkan, marshin nëpër Selanik e Shkup dhe arritjen në Fushë-Kosovë; si dhe për
zhvillimin e luftimeve, vrasjen e Sulltan Muratit dhe fundin e Miloshit, gjen një
mbështetje pikërisht në burimet historike osmane, të cilat poashtu na njoftojnë për
këto ngjarje. Prandaj, si e tillë, ajo mund të merret në konsideratë në trajtimin e
ngjarjeve për këtë betejë. Pikërisht pjesëmarrjen e arbërve të Kosovës në këtë betejë e
dëshmon ekzistenca e këngës së vjetër arbërore – shqiptare mbi Betejën e Kosovës, që
në fakt është këngë e popullsisë vendase arbërore të Kosovës, sepse të gjithë botuesit
e varianteve të ndryshme të këngës në fjalë, japin shënime të qarta se personat nga të
cilët ata i kanë mbledhur këto këngë, që të gjithë janë nga Kosova. Pra kënga lindi në
Kosovë, sepse popullsia e saj mori pjesë në betejë. Vargjet e fundit të këngës
popullore arbërore - shqiptare flasin për largimin e një pjese të popullsisë arbërore të
Kosovës pas disfatës në betejë.

Sipas legjendës popullore: “Miloshi ka pas lindur në Kopiliqin e Epërm, por më vonë
është vendosur në Kopiliqin e Poshtëm”. Pleqtë e Drenicës tregojnë se “Milosh
Kopiliqi â kanë prej ktuhit” (Drenicës). Ata vënë një vijë të qartë demarkacioni: “Car
Lazari â kanë i serbëve, Milosh Kopiliqi i yni”; “Milosh Kopiliqi â kanë më i madhi
kreshnik i shqiptarëve në luftën e Kosovës”. Në Kopiliq të Poshtëm ka vende që
quhen: “Te trolli i Miloshit”, “Veneshta e Miloshit”, “Te kisha e Miloshit” etj. Në
Sallabajë gjendet “Vorri i Milosh Kopiliqit”. “Miloshi e mbante ushtrinë në pyjet e
Çiçavicës e të Kukës” (pyje të Drenicës). “Car Lazari… venin e tij e ka pas kah
Kraleva dhe jo në Kosovë”.
Kjo ngjarje e politizuar tërësisht nga serbët të cilët kërkojnë që nëpërmjet përkujtimit
të kësaj ngjarjeje të japin të kuptojnë se toka ku u luftua kundër osmanlinjve - është e
tyrja, vazhdon dhe sot e kësaj ditë kur disa grupe sërbësh u përpoqën të hynë në
vrushti –Mitrovicë gjoja për të përkujtuar ngjarjen. Në fakt kjo ngjarje është
përkujtimore edhe e gjithë ballkanik sepse përfaqëson një pjesë të historisë së
Ballkanik dhe të popujve të tij që luftuan kundër një invazioni.
Nga ana tjetër, kanë ndodhur paradokse të mëdha në Jugosllavinë e atëhershme të
cilat janë trashëguar edhe sot si pasojë e nacionalizmit dhe armiqësisë së vjetër në ato
treva: nga njëra anë, një pjesë të popullatës kosovare- komunitet me origjinë turke
kanë ngritur një tyrbe në përkujtim të Sulltan Muratit të Parë nga komuna Osmangazi
e Bursës në Prishtinë dhe e Mazgit, i Obeliqit në të cilën prehet disa veshje të
Sulltanit, dhe nga ana tjetër serbët kanë ngritur një përmendore në Fushë Kosovë në
përkujtim vetëm të Car Llazarit dhe të serbve duke harruar që 1/3 e ushtrisë së
Koalicionit ishte shqiptare!!!
Megjithatë e vërteta do të dalë në shesh për serbët e indoktrinuar dhe ata do ta
kuptojnë se arbërit e atëhershëm dhe serbët e atëhershëm ishin më tolerantë se të
sotmit dhe ishin të integruar sidomos në raste vështirësie dhe halli. Le të shpresojmë
që këto data historike të bëhen ura lidhëse dhe integrimi dhe jo dasi nacionalizmash
pa të ardhme.