• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Bimët pagane

Përveçse rrushit qe eshte obvious, cfare jane symbolikat e tjera? Cfare shikoj une tek kjo foto eshte 6 here Swastika (shenja e harmonisë dhe e sjelljes se fatit) dhe Stema e Mercedesit (Trinity) ose 1-5-9 (power points of Life)

Pse i atribohet Dardanise kjo Stemë ose ky Symbol? Ku jane power-points?
I atriobuohen hyjneshës së Dardanisë. Ajo ka ca ngjashmëri me Hekatën që poashtu është treshe.
 
I atriobuohen hyjneshës së Dardanisë. Ajo ka ca ngjashmëri me Hekatën që poashtu është treshe.
Shikoje rrotën e Hekatës @Hello Kitty

1663330611717.png

Kjo ka ngjashmëri me ato swastikat sipër. Pastaj kjo rrotë simbolizonm hyjneshën treshe Hekatën e cila ka tre trupa shpinë për shpine.

1663330584401.png

.
 
Shikoje rrotën e Hekatës @Hello Kitty

View attachment 162042

Kjo ka ngjashmëri me ato swastikat sipër. Pastaj kjo rrotë simbolizonm hyjneshën treshe Hekatën e cila ka tre trupa shpinë për shpine.

View attachment 162041

.
Thank you Hyllnar! 🥰

E shikon qe ditke me shume nga çfare shkruan! ✌

Po te mos kisha pokur une, ti s’do tentoje t’i sillje 😂
 
So, hurdh, hurthe - Hardhia?!

Grapevine ne e quajmë HARDHÌ.
Jo, urthi është një bimë që i përdridhet lisit duke u ngjitur përpjetë, sikur gjarpëri në shkop. Dimnit kur lisave u bien gjethet, këto vazhdojnë të qëndrojnë të gjelbëra. Ndryshe quhet edhe 'lerth" (anipse 'lerth' përdoret dhe për bimë tjera), dhe u përmend më lart si njëra nga bimët që u hidhet bagëtive në grazhd për Kryet e Motmotit (apo Shëngjergj). Poashtu urthi shërben në këto kremtet e motmotit për të bërë kunora të gjelbëra për t'u vendosur përreth kokës.

Përveç përreth lisave mund ta shohësh edhe për tokë, dmth ato më të rejat.

1663338818026.png
 
Për Kryemot (apo Shëngjergj siç u pëlqen disave) barinjtë marrin pyka e lopata e dalin nëpër male, kur nxjerrin bimë të caktuara, të cilat më pas i grijnë dhe i përziejnë me krunde e kripë dhe ua qesin bagëtive. Kjo ka funksion mjekësor dhe magjik njëherësh.

Cilat janë këto bimë?

- Lerthi
- Bari i bodërnicës
- bari i kollit
- bari i mazës
- bari i ndërkyerjes
- bari i shapit
- bari i shkepzës
- bari i shurrëgjakes
- bari i shymtyrës
- bari i tamlit
- bari i tlyenit
- burgalemi
- ethecaku (hethecaku)
- helmetuni
- hudra e egër
- kungulli i egër

A i di ndokush taksonomitë e këtyre sipër? Dhe a dini bimë tjera që u janë dhënë bagëtive për Krye të Motmotit?
Sapo gjeta njërën nga bimët e listuara këtu sipër:

Asarum europaeum është një bimë që në gjuhën tonë quhet kopedan, bartlyeni, helmetun etj. Kryesisht përdoret si "bar Shëngjergji". Në Marec, lidhur me këtë bimë, ekziston bestytnia se kjo bimë mbron nga qeniet e këqija. Ja si është tregimi në origjinal:

"Dy shtriga ishin kan'nisë me hangër ni fmi. Kur hynë n'aborr, hetuen se kalit i kish pas met n'thunër do helmetun. Si e panë kit bari ikën, se ku ka helmetun nuk muj'bajnë keq."
 
Për Kryemot (apo Shëngjergj siç u pëlqen disave) barinjtë marrin pyka e lopata e dalin nëpër male, kur nxjerrin bimë të caktuara, të cilat më pas i grijnë dhe i përziejnë me krunde e kripë dhe ua qesin bagëtive. Kjo ka funksion mjekësor dhe magjik njëherësh.

Cilat janë këto bimë?

- Lerthi
- Bari i bodërnicës
- bari i kollit
- bari i mazës
- bari i ndërkyerjes
- bari i shapit
- bari i shkepzës
- bari i shurrëgjakes
- bari i shymtyrës
- bari i tamlit
- bari i tlyenit
- burgalemi
- ethecaku (hethecaku)
- helmetuni
- hudra e egër
- kungulli i egër

A i di ndokush taksonomitë e këtyre sipër? Dhe a dini bimë tjera që u janë dhënë bagëtive për Krye të Motmotit?

Neottia nidus-avis Rich, në gjuhën shqipe quhet neoti, bar'ethç, ethç, ethc, ethacak, hethacak etj. Nga emertimi shihet se në shumë vende besohet se nëse i jipet bagëtisë kjo bimë për Shëngjergj, i shtin gjanë të ethën çpejt.
 
Back
Top