ƧɘɿɒɈnA
ƧɘɿɒɈnA
- Anëtar
- Apr 3, 2020
- Postime
- 55,518
- Pikët
- 113
Ndeshja kundër Spanjës ishte e fundit për Cristiano Ronaldon në Kupën e Botës. 41-vjeçari, që ka luajtur në 6 kompeticione të tilla, pranoi fundin e rrugëtimit në Botëror, por shtoi se për pjesën tjetër, atë që ka të bëjë me pjesëmarrjen në Kombëtare, ka kohë të mendohet.
“Jam i trishtuar, është normale kur eliminohesh në këtë mënyrë nga Kupa e Botës. Por, siç thashë edhe më parë në konferencën për shtyp, dhashë gjithçka nga vetja, bëra më të mirën dhe po largohem me ndërgjegje të pastër. Ky është futbolli, kjo është jeta e një futbollisti. Ndonjëherë fiton, ndonjëherë humbet dhe duhet të vazhdosh përpara. Për të qenë i sinqertë, po, ky ishte Botërori i fundit për mua, por për pjesën tjetër do të kem kohë të mendohem më vonë.”
Cristiano Ronaldo me përfaqësuesen portugeze numëron 233 ndeshje ku ka shënuar 133 gola, duke vendosur një rekord absolut. CR7 ka fituar me Portugalinë Europianin në vitin 2016 dhe dy herë Ligën e Kombeve. Ronaldo ka edhe 1 vit kontratë me Al Nassr, ndërsa synon të arrijë 1000 golat në karrierë. Ai është në kuotën 976, vetëm 24 gola larg këtij objektivi.
Tv Klan