Guest viewing is limited
  • Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Demonstratat studentore ’81, kthesë e madhe në historinë më të re të Kosovës

Jusuf Buxhovi thotë se Hashim Thaçi i përgjigjet figurës së Esat Pashë Toptanit, ndërsa Albin Kurti figurës së Hasan Prishtinës

Shkrimtari e historiani Jusuf Buxhovi në emisionin “Personale” ka folur për historinë e trojeve shqiptare dhe ka komentuar profilet e një sërë personaliteteve shqiptare.

Historiani ka thënë se bisedat mes Thaçit dhe Vuçiqit për shkëmbime territoresh faktorizojnë Serbinë dhe Rusinë në Ballkan.

“Kemi korrelacione ku shteti i Kosovës po kërcënohet nga vet shqiptarët…Presidenti i Kosovës në një far mënyrë nuk po e mbron shtetin e Kosovës. Kjo të kthen te anatema e Esat Pashë Toptanit”.

Buxhovi ka vlerësuar figurën e Albin Kurtit që sipas tij po lufton padrejtësitë që kanë ardhur nga Rezoluta 1244.

I pyetur për ndonjë analogji me figurat historike shqiptare, Historiani ka thënë se pavarësisht se rrethanat janë të pakrahasueshme figura e Albin Kurtit do t’i përgjigjej asaj të Hasan Prishtinës.

“ Edhe Hasan Prishtina ka luftuar për një koncept politik intelektual. Edhe ai ka qenë një politikan i pa korruptuar, i emancipuar. Një politikan që e ka shkrirë pasurinë për Shqipërinë. Një politikan që është dashur ta paguaj me kokë idealizmin e tij. Uroj që kjo të mos i ndodh Albin Kurtit. Por Albin Kurti ka përgjegjësi historike të përafërt me Hasan Prishtinën”, tha ndër të tjera Jusuf Buxhovi

Bota SOT
buxhovi.jpg


Hysen Gega: Në zyrat e UDB-së, më ka marrë në pyetje edhe Jusuf Buxhovi



Veprimtari i mirënjohur i Lëvizjes Kombëtare, i burgosuri politik dhe luftëtari i lirisë së Kosovës, Hysen Gega ka reaguar kundër deklaratave të Jusuf Buxhovit, më 22 janar 2014,në KTV. “Në këtë intervistë Buxhovi tha se të gjithë ata që qenë pjesë e organizatave atdhetare që i organizuan demonstratat gjithëpopullore kundër Jugosllavisë më 1981 dhe e bënë luftën për çlirimin e Kosovës më 1998-99, për të nuk janë gjë tjetër – pos terroristë. Kjo është një akuzë nga më të egrat dhe më antikombëtaret që ka mundur ta bëjë dikush ndonjëherë, dhe për këtë do të duhej të viheshin në lëvizje organet e akuzës.” – ka shkruar z.Gega në këtë reagim. Hysen Gega edhe një herë ka pohuar se: “Gjatë hetimeve që janë zhvilluar ndaj meje në zyrat e UDB-së në Prishtinë (pas arrestimit tim më 31 dhjetor 1980), përveç Mehmet Lumit, Lorenc Selmanit, më ka intervistuar edhe Jusuf Buxhovi, të cilin e dija për gazetar që raportonte nga Boni i Gjermanisë. Jusuf Buxhovi, me këtë rast, përveç tjerash, bashkë me inspektorët e tjerë të UDB-së, gjatë gjithë kohës ai i fyente dhe i mallkonte Gërvallajt dhe Ibrahim Kelmendin, i quante armiq të Jugosllavisë dhe bashkëpunëtorë të regjimit të Shqipërisë.”





Reagimi i plotë i Hysen Gegës në deklaratat antikombëtare dhe antinjerëzore të Jusuf Buxhovit






Pasi e përcolla me vëmendje intervistën e Buxhovit në emisionin e KTV-së, kam menduar gjatë nëse do të duhej të reagoja apo jo, pasi Buxhovi sërish u mor me emrin tim, duke gënjyer sikur sa e sa herë të tjera në përpjekjet e të tij të dëshpëruara për të shpërlarë diç nga biografia tij e pistë. Në fakt, nuk do të isha ulur për ta shkruar këtë reagim sikur gjatë intervistës Buxhovi të merrej vetëm me emrin tim, dhe vetëm me akuzat të cilat m’i ka bërë tash e më shumë se 20 vjet, por ai bëri edhe disa akuza të tjera të cilat nuk i ka bërë më keq as vet kasapi i Ballkanit, Millosheviqi – gjatë misionit të tij kriminal për t’i shfarosur shqiptarët, dhe para këtyre akuzave të poshtra nuk munda të heshtë dot.

Në këtë intervistë Buxhovi tha se të gjithë ata që qenë pjesë e organizatave atdhetare që i organizuan demonstratat gjithëpopullore kundër Jugosllavisë më 1981 dhe e bënë luftën për çlirimin e Kosovës më 1998-99, për të nuk janë gjë tjetër – pos terroristë. Kjo është një akuzë nga më të egrat dhe më antikombëtaret që ka mundur ta bëjë dikush ndonjëherë, dhe për këtë do të duhej të viheshin në lëvizje organet e akuzës.

Po ashtu, në këtë rast Buxhovi bëri dëshmi me gojë të vet se ai ka qenë dhe vazhdon të jetë një pro-serb i hapur, sepse për vrasjen e shokëve tanë të idealit, Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, mendon njëjtë sikur ish-nomeklatura titiste dhe udbashe, se vrasja e tyre kishte qenë “qërim hesapesh mes bandash kriminale shqiptare”. Në fakt, ky kishte qenë lajmi zyrtar i TANJUG-t jugosllav më 18 janar 1982 që e citonte gazeta “Rilindja” (faksimilin e këtij lajmi botuar në gazetën “Rilindja” më 18 janar 1982, e kam lexuar shumë më vonë, sepse në atë kohë nuk kam pasur mundësi ta lexojë, sepse kam qenë në burg).



Pra, për vrasjen e Gërvalljave dhe të Kadri Zekës, Buxhovi ndan sot mendim të njëjtë sikur dikur policia sekrete jugosllave. E, tashti, kush mund të më bind mua se këtë lajm dhe këtë komunikatë të policisë sekrete jugosllave nuk e ka shkruar dhe nuk e ka konstruktuar vet Jusuf Buxhovi? Akuza të kësaj natyre doemos do t’i kenë shkuar për shtati Karla Del Pontes dhe Dik Martit, kur ata i hartuan elaboratet moderne antishqiptare duke e inkriminuar luftën e UÇK-së.

Tashti po dal tek çështja e raporteve të mia me Jusuf Buxhovin, për ta dëshmuar edhe një herë një të vërtetë të madhe të cilën nuk mund ta mohojë për jetë të jetëve ish-polici i UDB-së, Jusuf Buxhovi.



Gjatë hetimeve që janë zhvilluar ndaj meje në zyrat e UDB-së në Prishtinë (pas arrestimit tim më 31 dhjetor 1980), përveç Mehmet Lumit, Lorenc Selmanit, më ka intervistuar edhe Jusuf Buxhovi, të cilin e dija për gazetar që raportonte nga Boni i Gjermanisë. Jusuf Buxhovi, me këtë rast, përveç tjerash, bashkë me inspektorët e tjerë të UDB-së, gjatë gjithë kohës ai i fyente dhe i mallkonte Gërvallajt dhe Ibrahim Kelmendin, i quante armiq të Jugosllavisë dhe bashkëpunëtorë të regjimit të Shqipërisë. Po ashtu, nga kjo bisedë kuptova se Buxhovi kishte qenë i informuar në detaje me aktivitetin e Lëvizjes në Perëndim, duke më thënë se i kishte përcjellë dhe i kishte raportuar lëvizjet dhe punët e mia dhe të shokëve të mi, Jusuf Gëvallës, Bardhosh Gërvallës dhe Ibrahim Kelmendit dhe të tjerëve.



Me anë të këtij reagimi publik, për hir të së vërtetës historike, edhe një herë dua të dëshmojë publikisht se, kontaktin tjetër me Jusuf Buxhovin e kam pasur në vitin 1991 pas daljes nga burgu, një takim ku jam ballafaquar verbalisht me Buxhovin për t’i sqaruar marrëdhëniet tona. Me sa mbaj mend këtë ballafaqimi e kishte ideuar Bujar Bukoshi, ndërsa në takim ka qenë Kadri Bala, ish-sekretar i Degës së LDK-së në Suharekë.





Më duhet të them se Buxhovi, si i pafytyrë që është, gënjeu në intervistën tek “Rubikoni”, kur tha se unë kinse u paskësha zënë ngushtë dhe kinse gati sa nuk paskësha qarë (…) Së pari – dua t’i them Buxhovit se unë jam përballur me sfida të rënda njerëzore në jetë, të rrezikshme, me dhunë barbare, me kërcënime, me tyta bajonetash në fyt – por kurrë s’jam dhënë, e aq më pak të zihem ngushtë para një palo-burri siç ishte Buxhovi. Se në atë ballafaqim unë nuk i kam kërkuar falje Buxhovit dhe as që më ka shkuar mendja për një gjë të tillë, unë kam dëshmitar z. Kadri Bala.

Në intervistën tek “Rubikoni”, mes përpëlitjeve të dëshpëruara në të cilat e ka hedhur ky akt qyqar dhe i lig, Buxhovi ndryshoi deklaratën nga ajo e vitit 1991. Tha se në atë datë kur më kishte intervistuar si hetues, në cilësinë e gazetarit paskësh qenë bashkë me Fadil Hoxhën në një vizitë zyrtare në Afrikë (…), ndërsa në ballafaqimin e vitit 1991 pati thënë se kishte qenë në vizitë zyrtare në Indokinë (…) Dale more burrë, se Afrika është e madhe, në cilin vend konkretisht paske qenë!? Gënjeve më 1991, tani, apo në të dyja rastet?



Me anë të këtij reagimi publik, për hir të së vërtetës historike, edhe një herë dua të dëshmojë publikisht se, anëtarët e Lëvizjes dhe ish-të burgosurit politikë, u afruan me radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës më 1990 dhe 1991, për hir të unitetit kombëtar, duke besuar sinqerisht se edhe ata bashkëpunëtorë të regjimit titistë që na kishin ndjekur dhe persekutuar, e që ishin futur në radhët e kësaj partie, më në fund ishin penduar dhe ishte koha të bashkoheshim, për hir të luftës sonë për liri. Por koha dëshmoi se ne qemë mashtruar.



Unë i them Jusuf Buxhovit se, në atë kohë nuk e kam ditur se ai e paskësh themeluar LDK-në. Po ta dija këtë fakt, natyrisht, nuk do të afrohesha kurrë në “partinë e tij”. Ne kemi besuar se atë parti e kishte themeluar Ibrahim Rugova, bashkë me Bujar Bukoshin, Zejnel Kelmendin e të tjerë. Unë dhe disa ish-të burgosur politikë, kur u ofruam me LDK-në bëmë një sakrificë duke besuar në pajtimin dhe bashkimin, paçka se shumë shpejt e kuptuam të vërtetën dhe rrugët tona u ndanë: në rrugën e luftës për liri të cilën ne e paguam çmimin e gjakut, dhe në rrugën e nënshtrimit, të cilën Buxhovi dhe partia e tij e nënshkruan me turp.



Me anë të këtij reagimi publik, për hir të së vërtetës historike, edhe një herë dua të dëshmojë publikisht se, Jusuf Buxhovi, si një spekulant i shkollës serbe, që gënjen në sy e fare nuk skuqet, bëri një spekulim idiot tek “Rubikoni” kur tha se Hysen Gega dhe marksistë-leninistët janë terroristë dhe të rrezikshëm të cilët i djegin librat (…) Më duhet t’i them Buxhovit se, sjelljet e tij prej një spekulanti, duke u hequr si një akademik, në fakt po i dalin bllof fare. Buxhovi me asnjë predispozitë nuk ngjan në një intelektual. Diskursi i tij, i folur dhe i shkruar, nuk i kapërcen dot dijet e një polici të rëndomtë.



Ai po mendon se opinionin kosovar mund ta mashtrojë me ato broçkullat e tij kinse me libra historikë?



Jo more zotëri!



Edhe Oliver Shmiti po shkruan libra historikë por për çfarë arsye janë shkruar ata libra vetë historia do ta dëshmojë. Nëse neve na ka shkuar jeta burgjeve dhe maleve në luftë për liri, ne e dimë ç’është historia, ç’është libri, sepse nga librat jemi mësuar dhe nga historia jemi frymëzuar.

Përmes këtij reagimi dua t’ia bëjë me dije Buxhovit një fakt, se në mesin e disa librave që kam në bibliotekën time modeste e kam edhe librin modest të tij të shkruar dhe të botuar kaherë “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit” të cilin nuk e kam djegur kurrë dhe as që më shkon mendja ta bëjë një gjë të tillë. Dua t’i them Buxhovit se ne, siç na quajti ai “terroristët e epokës së Kallashit”, nuk djegim libra. Të egër, barbarë dhe terroristë ne jemi cilësuar vetëm nga Millosheviqi dhe nga Jusuf Buxhovi. Mbase të tillë qemë ne… jemi tani … dhe ashtu qofshim … në mendjen dhe në bindjen e Buxhovit dhe të millosheviqëve.



(Hysen Gega, veteran i luftës së Ushtrisë Çlirimtare dhe ish-i burgosur politik, në Sallagrazhdë, më 26 janar 2014.)
 
S'kam qenë pjesë e UDB'së, Hysen Gega është terrorist e marksist-leninistë Ish-gazetari Jusuf Buxhovi ka mohuar se ka qenë pjesë e UDB'së në kohën sa ka...
https://m.facebook.com/GazetaExpress/posts/10152194114924577?locale2=sq_AL



Bedri Halimi: Përpjekje për kthim triumfal të UDB-së në opinionin publik



17/11/2019

Pasi gazetari i KTV-së nuk e pyeti Mehmet Locin për disa gjëra tjera dhe as Loci nuk u deklarua në rrëfimin e tij, atëherë po e pyesim nga kureshtja se kush e dërmoi, ta zëmë, njërin ndër deputetët e Parlamentit të Kosovës në vitin 1985, Halit Krasniqin? Kush e vrau Xhemajl Blakën në vitin 1996? Pse Malë Morina u detyrua të vetëvaret? Pse Mehmet Loci ia mori personit XY pasaportën pas vitit 1986 për dy vjet radhazi, duke i bërë presion që ta vrasë një ish-të burgosur politik? Pse, për shembull, nuk e pyeti po të njëjtin se pse mbi të burgosurit politikë në të gjitha periudhat kohore u ushtruan rrahje e tortura aq të egra?

Pasi Jusuf Buxhovi më 22 janar doli për ta shpërlarë veten edhe në planin medial, në vazhdën e përpjekjeve për të botuar libra, si duket e ka parë të arsyeshme që pas një krijimi të një bagazhi letrar, e sipas tij edhe shkencor, tash ka nevojë edhe për anën propagandistike politike. Ai duke u munduar që ta arsyetojë diçka që është e pamundur, i ka vënë vetes detyrë që të vazhdojë luftën atje ku i ka mbetur në gjysmë. Prandaj akuzës së Hysen Gegës se Jusuf Buxhovi ka marrë pjesë, duke asistuar në marrjen në pyetje të tij nga UDB-ja, përpos mohimit verbal i kundërpërgjigjet, edhe me akuza të paqena se lëvizjet ilegale (shqiptare) në perëndim paskëshin qenë të orientuara kundër njëra-tjetrës, për të lënë për të kuptuar se ato e paskan luftuar njëra-tjetrën dhe se paskëshin qenë banda kriminale të kuqe, terroriste. Alibia që mundohet të ja veshë vetes Buxhovi, se në kohën për të cilën akuzohet paska qenë në Afrikë bashkë me Fadil Hoxhën, jo që s’e arsyeton, por më tepër e sforcon dyshimin. Buxhovi ka mundur të shkojë në Azi, edhe në Afrikë bashkë me Fadil Hoxhën, por as Fadil Hoxha e as Buxhovi nuk kanë mundur të qëndrojnë gjatë në Afrikë e në Azi si te dajtë.



Janë të njohura tashmë format e veprimit të UDB-së, që pas ndonjë veprimi, t’u krijojnë mundësi njerëzve të vet për t’i humbur gjurmët. Kulmi i përverzitetit politik dhe mjerimit intelektual të Buxhovit është në rastin kur klubet shqiptare i quan si bordello. UDB-ja, vërtet ka qenë e interesuar që gjithkund t’i infiltrojë njerëzit e vet. Në këtë punë vërtet ka mundur që Buxhovi të mos marrë pjesë, sepse UDB-ja ka patur mjaft të tillë, kurse ky si intelektual ka mundur të ketë mision më të madh si ai i ndjekjes së vëllezërve Gërvalla e Kadri Zekës, si dhe i marrjes në pyetje të Hysen Gegës.



Përderisa Hysen Gega ka bërë akuzë publike ndaj Buxhovit, përse Buxhovi nuk ka bërë akuzë juridike ndaj shpifjes së pretenduar të Gegës?

Mirëpo, në këtë rast nuk është vetëm akuza e Gegës. Pos Hysen Gegës ekzistojnë dhe faqe të tëra të argumentuara bindshëm, nga dy libra të Ibrahim Kelmendit, ndërsa në listën e bashkëpunëtorëve të UDB-së, Jusuf Buxhovin e vendos edhe njëra ndër figurat kryesore të UDB-së maqedonase, Nafi Cegrani, i cili madje e akuzon atë edhe si pjesëmarrës në skenarin e likuidimit të vëllezërve Gërvalla. As ndaj tij Buxhovi nuk ka ngritur kurrfarë akuze për shpifje.



Spasiqi në ndihmë të Buxhovit



Pastaj në skenë doli Bozhidar Spasiq, ish-agjenti i Shërbimit Informativ të ish-Jugosllavisë (UDB), në një intervistë për një televizion ballkanik që flet në mënyrë kontraverse për periudhën e funksionit të këtij shërbimi. Sipas tij “kreu aktual i Kosovës, duke filluar nga ajo piramida ku është Thaçi dhe bashkëpunëtorët e tij, por edhe ministri aktual i Punëve të Brendshme të Kosovës, Bajram Rexhepi, ai është profesor i shquar, ai me qejf jepte informacione për gjendjen në Universitetin e Kosovës”. Këtu aludimi është i qartë, jo vetëm te Thaçi, por edhe te personalitete tjera si Bajram Rexhepi, Xhavit Haliti… se paskëshin qenë vegla të Serbisë, ndërkohë që Thaçi është dënuar 20 vjet në mungesë nga gjykata serbe.



– Atëherë për çfarë informacionesh mund të flasë Spasiqi në këtë rast për Bajram Rexhepin, kur ai nuk ka qenë asnjëherë profesor Universiteti?



Pastaj në Maqedoninë Perëndimore, vazhdon Spasiqi duke hedhur gjyle topi me tymnajë, se “atje është njëfarë lideri Ali Ahmeti dhe ai është i afërt me Hashim Thaçin,… dhe ai, Ali Ahmeti me dajën e tij ishte bashkëpunëtor i Shërbimit dhe tash ka dalë në opinion që ai ishte bashkëpunëtor i Shërbimit edhe pse ai thotë se nuk ishte. Dhe kjo do të dalë më vonë edhe pse Serbia po sillet në mënyrë korrekte dhe nuk po e hap këtë çështje, por kur të vijë koha do të hapet dhe do të shihet që disa që e udhëheqin Kosovën ishin agjentë të UDB-së”, – thotë Spasiqi.



– Kush mund ta hajë një çorbë të tillë të Spasiqit të zier në kuzhinën e UDB-së serbe?

– Kujt i ka shërbyer Spasiqi?

– Dihet, shërbimit sekret serb. Edhe sikur të supozonim për një moment se kjo që thotë Spasiqi është e vërtetë, shtrohet pyetja: për cilën arsye Spasiqi po i bën publike emrat e njerëzve që i paskan shërbyer dhe po i shërbyekan sigurimit serb?

– Cili shërbim dhe cili shtet shikon për t’i dëmtuar njerëzit e vet dhe mos t’i ruajë me fanatizëm ata?

– Cili do të ishte interesi i Serbisë për t’i bërë publike emrat që i paskan shkërbyer asaj?

Më tej, në rrëfimin e tij kontraverz me qëllim kundërinformimi, Spasiqi deklaron edhe këtë: “janë rreth 150 njerëz nga të cilët për 50 prej tyre opinioni duhet të dijë se sa të këqija i kanë sjellë popullit serb, ata terroristë dhe ajo bandë rreth Thaçit. Dhjetë herë më shumë të këqija i janë bërë popullit shqiptar”. Duke pasur parasysh të gjitha këto që ka deklaruar Spasiqi si dhe faktin se kush ka qenë ai, vërtet kush mund dhe kush duhet t’i besojë Spasiqit?



“Yryshi” i udbashëve për rikthim në skenë



Pas këtyre veprimeve ofansive të Buxhovit e Spasiqit, po në KTV të datës 29.01.2014 në një emision të sërishëm “Rubikon”, nën udhëheqjen e të njëjtit gazetar, kësaj radhe ishin thirrur një profesor universitar, njëfarë Fadil Kajtazi i quajtur ekspert, si dhe udbashi i njohur me nam për të keq Mehmet Loci. Tema kishte të bënte përsëri me shërbimet sekrete dhe me UDB-në. Nga tërë ky emision, rezultuan tri gjëra:



– E para, Mehmet Loci pa e pyetur ia nisi të rrëfehej duke u munduar të paraqitej njeri i zoti, që ka mësuar teorinë dhe praktikën e konspiracionit, duke u munduar të hyjë edhe në parahistori, me qëllim për ta relativizuar veprimtarinë jo vetëm të tij, por edhe të gjithë udbashëve të tjerë, duke thënë se “sigurisht kemi bërë edhe gabime, por duke mos e përmendur asnjë, sepse ato sipas tij mund kenë qenë aq të vogla, sa që krahasuar me “punët e mira” që i paskëshin bërë as që ia vlen të përmendën. Thonë se e vërteta nuk është se si e quan njeriu veten, por si e trajtojnë të tjerët. E vërteta për një njeri, nuk mund të jetë asnjëherë sipas deklarimit verbal të tij, por sipas veprimeve të tij praktike në shoqëri. Se kush ka qenë Mehmet Loci më së miri mund të flasin të gjithë të burgosurit politikë të regjionit të Pejës, ku në mesin e rrëfimtareve publikë tregon edhe intervista e veprimtares së dalluar e çështjes kombëtare Hava Shala, në trupin e së cilës madje kanë fikur edhe cigare.



Në këtë rast shtrohet pyetja, kujt duhet besuar: xhelatit apo viktimës? Përgjigjja dihet. Prandaj e kotë është përpjekja e të gjithë Mehmet Locëve për t’u viktimizuar, përkatësisht për ta luajtur rolin e viktimës, ndërkaq viktimat e djeshme të mundohen për t’i shndërruar në xhelatë të së sotmes.



Së dyti, deklarimi i Mehmet Locit se paskëshin qenë katër deputetë të Parlamentit të Kosovës si bashkëpunëtorë të UDB-së gjatë vitit 1992, kjo për të sotmen nuk ka asnjë relevancë. Por kjo gjë sot thuhet qëllimisht, për të arsyetuar mosveprimin e të ashtuquajturit parlament i Kosovës, i cili kurrë, asnjëherë nuk ka funksionuar në asnjë mënyrë. Mosveprimi i këtij të ashtuquajturi parlament dhe loja për gjoja ekzistimin e tij, në fakt ishte përpjekje e vazhdueshme për ta mbajtur popullin në gjumë, duke e ushqyer me iluzione së çështja e Kosovës do të zgjidhej vetëm më rrugë paqësore. Koha ka dëshmuar, se nga qielli nuk kanë rënë kokrra gruri në Kosovë, prandaj edhe është shuar përfundimisht iluzioni se problemi i Kosovës, përkatësisht çlirimi i saj, do të bëhej vetëm me rrugë paqësore. Nuk do të ndryshonte asgjë në ketë drejtim, edhe sikur ata katër deputetët e atëhershëm të mos kishin qenë bashkëpunëtorë të UDB-së, siç thotë Loci. Ngase bashkëpunëtorët e Serbisë nuk kanë munguar as në kryesinë e atëhershme të LDK-së. Prandaj edhe ky tentim i Locit është i tejdukshëm.



Së treti, në mënyrë perfide Mehmet Loci u mundua që të arsyetonte dhe mbronte Jusuf Buxhovin, duke e lavdëruar në njërën anë Hysen Gegën si njëri të vendosur, të mirë dhe veprimtar, kurse në anën tjetër, duke vënë dyshime në aftësinë e mbamendjes dhe perceptimit real të Hysen Gegës. Kjo sipas Locit do të thotë se, Hysen Gegës ka mundur t’i duket ashtu, diçka që në fakt nuk ka qenë. Pra për Locin, Hysen Gega ka pasur iluzione perceptive. Por interesante është të thuhet se çka e shtyn Mehmet Locin të deklarojë kështu për Buxhovin dhe Hysen Gegën, kur Hysen Gega nuk e thotë se Loci ka qenë në zyrë të UDB-së kur është marrë në pyetje nga të apostrofuarit. Por këtu Loci duket qartë se ka dalë që t’i bëjë një argat Buxhovit, me apo pa porosi të ‘stareshinave’ të tij të djeshëm, e ndoshta edhe të sotshëm.



Polifonia e Locit dhe isoja e Kajtazit




Pasi gazetari Adriatik Kelmendi nuk e pyeti Mehmet Locin për disa gjëra tjera dhe as Loci nuk u deklarua në rrëfimin e tij, atëherë po e pyesim nga kureshtja Mehmet Locin se kush e dërmoi, ta zëmë, njërin ndër deputetët e Parlamentit të Kosovës në vitin 1985, Halit Krasniqin, kush e vrau Xhemajl Blakën në vitin 1996? Pse Malë Morina u detyrua të vetëvaret? Pse Mehmet Loci ia mori personit XY pasaportën pas vitit 1986 për dy vjet radhazi, duke i bërë presion që ta vras një ish-të burgosur politik? Pse për shembull, nuk e pyeti po të njëjtin se pse u bënë rrahje e tortura aq të egra mbi të burgosurit politikë në të gjitha periudhat kohore? Kë tjetër dëshironte pos UDB-së ta rehabilitonte gazetari, qoftë edhe tërthorazi? Arsyet janë të qarta, sepse edhe babai i udhëheqësit të emisionit Rubikon, Adriatik Kelmendi, Flamur Kelmendi kishte qenë prokuror në shumë procese, si në atë të Hava Shalës etj.



Këtu Adriatik Kelmendi vërtet nuk ka asnjë përgjegjësi për veprimet e babait të tij. Ai ka të drejtë sot të krenohet edhe me ato veprime të djeshme të babait të tij. Kjo është e drejtë e tij. Por një gjë është e sigurt: Kjo ndodhi në vazhdën e sulmeve të sinkronizuara Buxhovi – Simiq që është paralajmërim se UDB-ja po dëshiron të kthehet triumfalisht, por që në këtë kthim do t’i thyejë vetë turinjtë. Pastaj siç tha me të drejtë Aleksandër Pirro për Fadil Kajtazin, “nga e ditka se kanë qenë 140 spiunë në radhët e UÇK-së, se ku e mësoi se cilët janë në qeveri dhe parlament”? Përfundimisht ky emision pati rolin e amnistimit dhe relativizmit të bashkëpunëtorëve të Serbisë gjatë kohës së monizmit, përmes metodës së hapjes së dilemave të reja, pra përmes kundërinformimit. Në emision ishin tre veta që kënduan me një zë, zëri i profesorit gati s’u dëgjua fare në këtë këngë polifonike, kështu që mungesën e zërit të tij e plotësonte herë pas here udhëheqësi i emisionit. Zëri i parë që e kënduan këngën polifonike “e ngatërruam një formulë, pula vezë a veza pulë” ishte Mehmet Loci, kurse ison bajagi mirë ia mbajti Fadil Kajtazi, duke bërtitur gjatë tërë emisionit “ohohooo” pas çdo vargu që këndonte Loci. Defekti kryesor i këtij emisioni ishte se as kënga e as melodia nuk ishin shumë funksionale, sepse nuk ishin origjinale.

Autori është ish i burgosur politik.
 
[QUOTE=Llapi;1
3.Në janar të vitit 1980 Riza Salihu, në cilësi të kryetarit të grupit dhe “në emër të organizatës”, e urdhëron Hysen Gegen për ta vrarë Jusuf Gërvallën, me arsyetim se është UDBash i rrezikshëm. Dëshmitarë unë (Ibrahim Kelmendi), Hysen Gega, Maksut Saramati.
 
Last edited:
Ibrahim Kelmendi i shkruan Hagës: Hetojeni Hashim Thaçin për arrestimin dhe zhdukjen e Behadin Hallaqit

Ish-anëtari i Lëvizjes Popullore të Kosovës, Ibrahim Kelmendi, përmes një letre publike drejtuar Gjykatës Speciale, ka kërkuar nga ajo që hetojë vrasjen së veprimtarit Behadin Hallaqi, që sipas tij është arrestuar me urdhrin e Hashim Thaçit, raporton Gazeta Express.

Kelmendi ka shkruar në Facebook se rasti i zhdukjes së Behajdin Allaqit kishte ndodhur me datë 11 qershor 1998.

“Me 11 qershor 1998 Hashim Thaçit, tani president i Republikës së Kosovës, i është dorëzuar mësuesi i filozofisë të Gjimnazit në Prizren, Behajadin Allaqi, të cilin duhet ta ketë arrestuar Policia Ushtarake e UÇK-së me urdhër të Hashim Thaçit inkompetent. Pra, tashmë është “sekret publik” se atë ditë, me duar të prangosura, e ka marrë në dorëzim Hashim Thaçi, “drejtor i drejtorisë politike” të UÇK-së, – në fakt sabotues e komplotist kundër UÇK-së, – dhe nuk dihet ku e si e ka zhdukur. Uroj të ketë gatishmëri ish-Eprori i UÇK-së, Zotëri Selim Krasniqi, për të ju informuar për dorëzimin e prangosur të Behajdin Allaqit marionetës komplotiste Hashim Thaçi, meqë ai veprim ka ndodhur në zonën ku Selimi ka qenë komandant i Policisë Ushtarake të UÇK-së”, shkruhet derisa, përmendet edhe Abedin Rexha.

“Gjithashtu ju lutëm që të procedoni për hetim edhe vrasjen e Abedin Rexhës, me 8 tetor 1998, në Klladernicë të Skenderajit. Sipas rrëfimeve publike të vet Gani Gecit, vrasjen e Abedinit e ka bërë pjesëtari i UÇK-së, Gani Geci, por që po arsyetohet se e ka bërë në vetëmbrojte. Meqë institucionet kompetente të Republikës së Kosovës nuk kanë pas guxim që 21 vite ta shqyrtojnë këtë vrasje, po shpresoj se Ju do të keni guxim e fisnikëri për ta proceduar që të hetohet dhe të gjykohet nga trupi gjykues i Dhomave të Specializuara”, shkruhet në letër.

https://www.gazetaexpress.com/ibrah...r-arrestimin-dhe-zhdukjen-e-behadin-hallaqit/
 
Ibrahim Kelmendi i shkruan Hagës: Hetojeni Hashim Thaçin për arrestimin dhe zhdukjen e Behadin Hallaqit

Ish-anëtari i Lëvizjes Popullore të Kosovës, Ibrahim Kelmendi, përmes një letre publike drejtuar Gjykatës Speciale, ka kërkuar nga ajo që hetojë vrasjen së veprimtarit Behadin Hallaqi, që sipas tij është arrestuar me urdhrin e Hashim Thaçit, raporton Gazeta Express.

Kelmendi ka shkruar në Facebook se rasti i zhdukjes së Behajdin Allaqit kishte ndodhur me datë 11 qershor 1998.

“Me 11 qershor 1998 Hashim Thaçit, tani president i Republikës së Kosovës, i është dorëzuar mësuesi i filozofisë të Gjimnazit në Prizren, Behajadin Allaqi, të cilin duhet ta ketë arrestuar Policia Ushtarake e UÇK-së me urdhër të Hashim Thaçit inkompetent. Pra, tashmë është “sekret publik” se atë ditë, me duar të prangosura, e ka marrë në dorëzim Hashim Thaçi, “drejtor i drejtorisë politike” të UÇK-së, – në fakt sabotues e komplotist kundër UÇK-së, – dhe nuk dihet ku e si e ka zhdukur. Uroj të ketë gatishmëri ish-Eprori i UÇK-së, Zotëri Selim Krasniqi, për të ju informuar për dorëzimin e prangosur të Behajdin Allaqit marionetës komplotiste Hashim Thaçi, meqë ai veprim ka ndodhur në zonën ku Selimi ka qenë komandant i Policisë Ushtarake të UÇK-së”, shkruhet derisa, përmendet edhe Abedin Rexha.

“Gjithashtu ju lutëm që të procedoni për hetim edhe vrasjen e Abedin Rexhës, me 8 tetor 1998, në Klladernicë të Skenderajit. Sipas rrëfimeve publike të vet Gani Gecit, vrasjen e Abedinit e ka bërë pjesëtari i UÇK-së, Gani Geci, por që po arsyetohet se e ka bërë në vetëmbrojte. Meqë institucionet kompetente të Republikës së Kosovës nuk kanë pas guxim që 21 vite ta shqyrtojnë këtë vrasje, po shpresoj se Ju do të keni guxim e fisnikëri për ta proceduar që të hetohet dhe të gjykohet nga trupi gjykues i Dhomave të Specializuara”, shkruhet në letër.

https://www.gazetaexpress.com/ibrah...r-arrestimin-dhe-zhdukjen-e-behadin-hallaqit/
o zotni nuk eshte tema per Thaqin a ke sy ti a ti ka verbue urrejtja qe ke per Thaqin
 
Prapavijat e demonstratave të vitit 1981 në Prishtinë!

nga:Gazeta Blic
Demonstratat e 81-tes HistoriaProtesta studentore
Në pjesën e parë të këtij hulumtimi, një nga emrat e shquar të historiografisë shqiptare në Kosovë, profesor Skënder Rizaj, analizon demonstratat e pranverës së vitit 1981 në Prishtinë dhe qytete të tjera të Kosovës.


Rizaj: Demonstratat e vitit 1981, komplot i sovjetikëve dhe serbëve
Një nga më të shquarit e historiografisë shqiptare në Kosovë, profesori shumëvjeçar, Skënder Rizaj, i është kthyer në retrospektivë ngjarjeve kryesore që shënuan historinë më të re shqiptare në ish-Jugosllavi.
Ndryshe nga ajo që thuhet e besohet gjerësisht për demonstratat e pranverës së vitit 1981 në Prishtinë dhe qytete të tjera të Kosovës dhe Maqedonisë, profesor Rizaj ka pjekur bindjen e tij që gjithçka është nisur nga qendra të tjera që synonin ta destabilizonin Jugosllavinë, duke i mpleksur shqiptarët në një skenar që fare lehtë mund të përftonte Luftën e Tretë Botërore.

Ai i mëshon idesë që “pansllavistët”, siç e quan një fraksion të politikës jugosllave, bashkë me Mehmet Shehun, synonin të nxisnin trazira në Kosovë me qëllim që t’i jepej një shkas Bashkimit Sovjetik për të ndërhyrë jo vetëm në Jugosllavi por edhe në Shqipëri.
Portali konica.al sjell vështrimin ndryshe të profesor Skënder Rizajt:Kështu, në mars të vitit 1981, shpërthyen demonstratat në të gjitha qytetet e Kosovës, madje-madje edhe në disa qytete të Maqedonisë ku kishte shqiptarë. Këto demonstrata ishin të sinkronizuara në mënyrë të përsosur, sepse ishin të organizuara prej shërbimeve informative shumë të fuqishme nga UDB-a e Jugosllavisë, KGB-ja e Bashkimit Sovjetik, “Sigurimi” i Shqipërisë (i Mehmet Shehut), “Asfalia” e Greqisë si dhe nga shërbimet informative të Bullgarisë, të Kinës, të Kubës, etj.
Demonstratat e vitit 1981 shpërthyen si llava e vullkanit.
Në to morën pjesë të gjitha shtresat e popullsisë: studentë, nxënës të shkollave të mesme dhe fillore, punëtorë të ndërmarrjeve, qytetarë, fshatarë…
Kur u përpoq profesor Pajazit Nushi, i cili ishte nënkryetar i Qeverisë së Kosovës, t’i qetësojë studentët, këta iu vërsulen në mënyrë të paskrupullt.
Në universitet filloi i ashtuquajturi diferencim politik.
Për këtë qëllim, në Fakultetin Filozofik, erdhi Mihailo Zvicer (kryetar i Lidhjes Socialiste të Kosovës). Prof. Fehmi Agani, energjikisht t’i mbronte demonstruesit. Ndërkaq, prof. Ukshin Hoti, për një fjalë goje “Kosova Republikë”, u arrestua dhe deri në këto ditë ende nuk dihet a është gjallë apo i ekzekutuar.
 
Last edited:
Ukshin Hoti, për një fjalë goje “Kosova Republikë”, u arrestua dhe deri në këto ditë ende nuk dihet a është gjallë apo i ekzekutuar.[/SIZE][/COLOR]

po pra perse ne burg ishte edhe Albini ishte po e mbanin serbet ne Hotel e i organizoishin konferenca per shtyp. ndersa ne dor te tyre ishte edhe Ibrahim Rugova por milloshi i ruente si syt e ballit Rugovnen e Albinin ndersa patriotin atedhetarinUkshin Hotin e zhduken edhe varri si dihet dallim i madh apo jo
 
Sabri Maxhuni: Si i organizoi Serbia Demonstratat e vitit 1981

Përkundër faktit se nuk deshëm që t’i publikojmë argumentet se kush dhe si i organizoi demonstrata e vitit 1981, ne të Lëvizjes së Metush Krasniqit (LNÇKVSHJ) menjëhere dolëm me KOMUNIKATË se nuk i kemi organizuar ato demonstrata, duke shpreh dhëmbje për djalërinë që u sakrifikua dhe njerëzit që ishin të detyruar të shpërnguleshin.

https://www.rrokum.tv/?p=8678
 
Last edited:
krasniqi-2.jpg


Krasniqi për demonstratën e 11 marsit: Pranvera e madhe që nuk përfundoi deri në çlirimin e Kosovës​

11 mars15:09
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka kujtuar demonstratën e 11 marsit 1981 që e konsideron si pranvera e madhe që nuk përfundoi deri në çlirimin e Kosovës.


Krasniqi, mes tjerash, tha se nderon dhe vlerëson lartë të gjithë studentët e rënë në këto protesta.


“42 vite më parë, mijëra studentë të guximshëm, idealistë dhe me vizion të qartë për të ardhmen e Kosovës – u ngritën bashkë dhe njëzëri – për të kundërshtuar një sistem shtypës dhe armiqësor”.

“Shpërthimi qytetar i katër dekadave më parë ishte akumulim i pakënaqësive dhe, njëkohësisht, fillim i “Pranverës së Madhe”, e cila nuk do të përfundonte më deri në çlirimin e Kosovës. 11 marsi i vitit 1981, mbi të gjitha, ishte artikulim dhe manifestim gjithëpopullor i kërkesave tona politike, ekonomike, shoqërore e arsimore”.


“Duke e njohur peshën e kësaj date dhe duke e vlerësuar rëndësinë e asaj që do të nxiste më pas në vendin tonë, sot, nderojmë studentët e rënë në ballë të këtyre protestave. Sot, kujtojmë dhe vlerësojmë edhe kontributin e të gjithë studentëve, profesorëve dhe të të gjithë popullit tonë që bashkë nisën ndryshimin e kursit të historisë dhe projektimin e ëndrrave të reja për Kosovën” ka shkruar Krasniqi në Facebook.
 

Lladrovci: 11 Marsi 1981, shënon fillimin e erupsionit shqiptar për çlirim​

Lajme
17:42 / 11 Mars 2023​

ramiz-lladrovci-selimit-mos-e-p-euml-rmendi-adem-jasharin-p-euml-r-loj-euml-ra-politike-hd_1480837355-3852807.jpg

Në promovimin e librit “Ilegalja shqiptare – Pararendëse e rrënimit të Jugosllavisë”, në Shkup, kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka përkujtuar rëndësinë historike të demonstratave të 11 Marsit 1981.
“Trashëgimia atdhetare e shqiptarëve kudo jetojnë, duhet njohur nga gjeneratat e reja. Shqiptarët kudo jetojnë e kanë jetuar, çështjen nacionale nuk duhet ta shohin nga prizmi lokal, por si tërësi me ndikim në tërë qenien e kombit. Këtë e rikonfirmoi UÇK”, ka shkruar Lladrovci.
Postimi i plotë i Lladrovcit:
11 Marsi 1981, shënon fillimin e erupsionit të fuqishëm shqiptar për çlirim, duke dhënë shenjat e seriozitetit të çështjes së pazgjidhur shqiptare, brenda krijesës së Versajës, të quajtur Jugosllavi. Vet emri i këtij shteti na përjashtonte nga ky shtet, sepse nuk ishim sllav të jugut dhe dhuna sistematike për ta shpopulluar dhe për t’i bërë tokat shqiptare tokë të sllavëve të jugut kishte marrë përmasa shqetësuese për çdo atdhetar.
11 Marsi 1981 do të jetë valë vijuese goditëse për regjimin jugosllav që do të kurorëzohet me luftën çlirimtare dhe Pavarësinë e Kosovës, disa vite më vonë. Qëllimi i zërit rinor të studentëve, do të jetë i çiltër, i sinqertë dhe i drejtë, populli shqiptar duhej ta kishte Republikën e vet dhe dhuna e atij shteti ishte e padurueshme.
Kjo demonstratë ishte ndër të parat në bllokun komunist në Evropë me kërkesa për të drejtat nacionale, të drejta që na mungonin dhe vazhduam me luftën çlirimtare të UÇK-së.
Me kënaqësi mora pjesë sot në Shkup në promovimin e librit “Ilegalja shqiptare – Pararendëse e rrënimit të Jugosllavisë”, nën përkujdesjen e liderit shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmetit e organizuar nga Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup që përshkruan më së miri goditjen ikundër okupatorit jugosllav të 11 Marsit 1981.
Në libër që pritet t’i ketë 20 vëllime janë prezantuar dosjet e Ilegales shqiptare të periudhës 1945-1999.
Trashëgimia atdhetare e shqiptarëve kudo jetojnë, duhet njohur nga gjeneratat e reja. Shqiptarët kudo jetojnë e kanë jetuar, çështjen nacionale nuk duhet ta shohin nga prizmi lokal, por si tërësi me ndikim në tërë qenien e kombit. Këtë e rikonfirmoi UÇK.
Nderim për jetën e veprën e të gjithë heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të lirisë në këtë rrugë të shenjtë njëshekullore!
Faleminderit vëlla Ali, për punën e madhe që keni bërë për Kosovën, Luginën e Preshevës dhe shqiptarët në Maqedoninë e Veriut!
 
FB_IMG_1678572006954.jpg


42-vjetori i demonstratave studentore, Ahmeti: I përjetshëm kujtimi për veprimtarët e ilegales sonë kombëtare​

11 mars23:07
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka theksuar se 42-vjetori i fillimit të demonstratave studentore në Prishtinë shërbeu si shkas dinjitoz dhe meritor për t’i bërë bashkë sot në zbulimin dhe zbardhjen e dosjeve të shërbimit sekret jugosllav mbi veprimtarët shqiptarë nga viti 1945 deri në luftërat çlirimtare.


“Sot evokuam kujtimet e të gjithë veprimtarisë ilegale atdhetare dhe nderuam figura meritore të kombit. Madhështinë e asaj periudhe atdhetare, sot e dokumentuam edhe institucionalisht përmes një botimi ekskluziv faktesh e dokumentesh me titull “Ilegalja shqiptare – pararendëse e rrënimit të Jugosllavisë”, dhe nuk ndalemi këtu, por bashkë me Institutin për Trashëgimi Shpirtëror dhe Kulturore të Shqiptarëve do të vijojmë me vëllime tjera për ta zbardhur çiltërsinë e lëvizjes kombëtare”.


“Nder i veçantë ishte edhe ndarja e dosjeve sekrete të veprimtarisë atdhetare për Qemal Agollin, Sadudin Gjurën, Tahir Hanin dhe Adem Demaçin, familjarëve të tyre në shenjë kujtimi dhe krenarie për sakrificën dhe qëndresën heroike përballë represionit të regjimit të kohës”, ka deklaruar Ahmeti.

Ai ka thënë se qoftë i përjetshëm kujtimi për të gjithë veprimtarët e ilegales sonë kombëtare.
 
Nuk kuptoj pse duhet të quhet "ilegale" veprimtaria patriotike e shqiptarëve?
Ajo veprimtari ka qënë plotësishtë e drejtë dhe legjitime, si rrjedhojë edhe absolutisht legale, për të drejtat dhe liritë e barabarta për të gjithë shqiptarët, sikur gjithë popujt tjerë, në ish-shtetin titist jugosllav.
 
Mua më bënë të vjelli fakti kur sot apo dje, por edhe pardje pas këtyre kohërave të rënda e të vështira të popullit, pra pas viteve të '90-ta, dalin njerëz(nuk dua t'i nderoj apo respektoj me epitete profilesh e pozicionesh profilesionale)të tillë të cilët flasin me admirim e madhështi(për mua hipokrizi e shkallës më të lartë dhe idiote njerzore) për atë veprimtari patriotike ("ilegale"...phii sa pa lidhje kjo shprehje...) të popullit, derisa dikur po në ato kohëra të vështira e të rënda, vet i akuzonin e gjykonin dhe e luftonin (në mënyra e forma të llojllojshme)si nacionaliste, separatiste, irredentiste e kundërrevolucionare, vetëm e vetëm për t'i mbrojt parimet e tyre jugosllavo-titiste.
 
Demostratat e vitit 81 ne Kosove ishin te organizuara nga ata qe dhe e cliruan Kosoven ne 99.Ne mos gaboj jane ne sinkron dhe me demostratat antikomuniste ne Poloni.Te gjitha keto si pasoje e vendimeve te marra ne fund te viteve 70 nga qendrat e vendimarrjes boterore.
 

1783331890050.png

Protestat e '81-tës, Koci i reagon ashpër Surroit: Mbetjet serbosllave kanë zënë vend në institucionet më të larta shtetërore​

NACIONALE
39 minuta më parë
11:12
Gani Koci, njëri ndër organizatorët kryesorë të demonstratave studentore të vitit 1981 në Kosovë, i ka reaguar ashpër publicistit Veton Surroi, i cili ka thënë se protestat e vitit 1981 nuk kishin arsyeje të organizoheshin.
Ai e ka quajtur Surroin si mbetje serbosllave.
Në profilin e tij në Facebook, Koci ka shkruar se mentaliteti i Surroit ka zënë vend deri në institucionet më të larta shtetërore.
“Kjo gropa septike akoma po kundërmon. Fatkeqësisht, mbetjet serbosllave, si kjo , kanë zënë vend deri në institucionet më të larta shtetërore!”, ka shkruar ai.
 
Back
Top