Guest viewing is limited
  • Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

DIASPORA, pasuria e re strategjike e Shqipërisë!

Antares

ƧɘɿɒɈnA

Ekziston një paradoks në zemër të historisë ekonomike shqiptare të tridhjetë viteve të fundit. Vendi humbi dhe vazhdon të humbasë një pjesë të konsiderueshme të kapitalit të tij njerëzor që shkon drejt Evropës Perëndimore apo edhe Amerikës së Veriut. Ky proces, i dokumentuar me shifra alarmante është një plagë e hapur sociale e vendit dhe jo vetëm. Çdo vit Shqipëria dhe Kosova humbnin mjekë, inxhinierë, sipërmarrës etj. Fitonin: remitanca. (@scribbles per ty kjo tema)

Por kjo llogaritje gjithmonë ka qenë e paplotë. Dhe tani, me gjeneratën e parë të diasporës shqiptare që ka arritur maturinë profesionale dhe sipërmarrëse, po bëhet e qartë se sa e paplotë ka qenë në të vërtetë.

Krenar Komoni nuk e ndërtoi Tive-n, platformën teknologjike me vlerësim mbi gjysmë miliardi dollarë sepse sistemi e favorizoi. Përkundrazi, ai ia doli duke mbartur me vete kapitalin më të rëndësishëm: aftësinë për të parë mundësi aty ku të tjerët shohin boshllëqe. E njëjta histori përsëritet te Arber Sejdiji, sipërmarrësi nga Kosova që nga Zyrihu kontribuon në transformimin e retail-it global. Po ashtu, Eva Gjoni, Brendon Ahmeti i Synaps etj…Këta nuk janë përjashtime. Ata janë sinjalet e para të një fenomeni më të madh: kapitali shqiptar po krijon vlerë globale.
Ky model, i profesinistit shqiptari që lëviz me natyrshmëri mes kulturave, tregjeve dhe standardeve të ndryshme profesionale, nuk është një rast i izoluar. Është model i replikueshëm.
lg.php

Ekonomistët e zhvillimit e kanë rishikuar prej kohësh konceptin e ‘’brain drain’’. Dëshmitë empirike, veçanërisht nga Azia Jugore dhe Lindore, tregojnë se diaspora e shkolluar dhe e suksesshme nuk është kapital i humbur; është kapital i investuar jashtë, me mundësi kthimi të lartë nëse kushtet vendase e lejojnë. India dhe Taivani e kuptuan këtë herët. Shqipëria po fillon ta kuptojë sidomos në këto vitet e fundit.
Integrimi evropian do e ndryshojë ekuacionin strukturalisht. Kur kufiri institucional midis Tiranës dhe Brukselit do të shuhet me të gjitha implikimet e tij rregullatore, tregtare dhe financiare, diaspora shqiptare do të shndërrohet nga resurs human i shpërndarë në një rrjet strategjik të fuqishëm.

Ata që njohin standardin evropian nga brenda, që operojnë në tregjet gjermane, zvicerane, britanike dhe amerikane, bëhen avangardë e natyrshme e ekonomisë shqiptare në ekspansion. Nuk kërkohet politikë e veçantë për t’i mobilizuar. Kërkohet vetëm që vendi t’i meritojë.
Ekonomitë e shëndetshme nuk ndërtohen mbi heroizëm individual, ndërtohen mbi sisteme që e bëjnë suksesin të replikueshëm, jo rast të veçuar.
Por narativa ka ndryshuar, dhe kjo në vetvete, ka rëndësi të madhe ekonomike. Tregjet reagojnë ndaj historive të besueshme. Investitorët ndjekin vendet që fillojnë të prodhojnë sukses të verifikueshëm, jo sepse janë sentimentalë, por sepse suksesi krijon kushtet për suksesin tjetër. Kapitali ndjek provat, jo premtimet.
Shqipëria nuk po eksporton më vetëm njerëz dhe shërbime me marzh të ulët. Ka filluar të eksportojë kompetencë me vlerë të matur në dollarë.
Dallimi nuk është i vogël. Është pikërisht ndryshimi midis një ekonomie në tranzicion dhe një ekonomie me drejtim.

/Bussines Magazine
 
Per ta kategorizuar me mire temen si dhe per te kuptuar me mire rolin e diaspores ne zhvillimin ekonomik te shqiperise por dhe te xhepave te tyre meqe ne qe jetojme ketu jemi etiketuar qe smarrim vesh, sa prej jush qe jetoni jashte shqiperie keni investuar ne kapital themeltar, ne krijimin e ndonje biznesi ose ne cdo forme investimi të tjera produktiv ne shqiperi? E kur flas ketu per investime sigurisht se kam fjalen per remitancat apo me shqip ndihmat ekonomike qe ju dergoni prinderve apo te afermve tuaj por per investime qe krijojne vlere te shtuar apo vende pune apo aktivitet ekonomik afatgjate.
Po ne qe jetojme ne shqiperi dhe kemi investuar cfare sfidash kemi si mund te mesojme nga tricks te njeri tjetrit?

Doja te dija a jeni te motivuar te investoni apo atje ku jetoni jetesa eshte e shtrenjte sa fjala kursime eshte deri diku utopike per te ardhurat dhe shpenzimet familjare? E nese keni investuar mund te ndani me ne duke mbajt privacine sigurisht eksperiencat tuaja.

Premtoj se komentet tuaja nuk do t’i analizoj si bilance financiare, as do futen ne skemen e kontrroll/verifikim te pasurise por thjesht si material per nje diskutim konstruktiv :p
 
Po jap nja dy mendime te pegjithshme meqe me thirre @Antares jo se kam ndonje lloj njohurie ne kete fushe..

Kam nje problem me fjalen "eksport kapitali njerezor" qe perdoret vazhdimisht. Me eksport kuptohet shet mall jashte dhe paguhesh. A paguhet Shqiperia me ikjen e kapitali njerezor? Jo, nuk paguhet. Pra nuk kemi eksport. Kemi thjesht humbje. Fraza me optimiste do ishte investim. Pra dicka qe e paguan tani, dhe do i maresh fitimet ne te ardhmen. Permendet ne shkrim edhe fjala investim dhe eksport, ka nje konfuzion per mendimin tim.

A eshte ne te vertete investim? Une dyshoj edhe per kete. Ata shembujt qe jane sjellur aty kane krijuar biznese ne vende ku jetojne. Keto biznese nuk mund te kthehet ne Shqiperi automatikisht (per patriotizem) sepse biznesi ekziston aty ku eshte tregu. Rjedhimisht pyetja qe duhet bere tani, a ka Shqiperia treg modern, me rregulla, me ligje, me sistem juridik te drejte e mbeshtetes? Une mendoj qe jo edhe ne kete pike.

Kemi shume rruge per te bere. Fillon me nje qeveri te pergjegjshme, qe te afroje njerez te zote ne manaxhim dhe politika ekonomike, jo qeveri tallava qe kemi tani. Nuk degjohet kurre te dale nje minister ekomonie a industrie, te flase per shifra, projeksione, politika afatgjata, degjohet vetem tallavaja Edi Rames dhe larove qe e rrethojne.
 
Shume dakort dhe e drejte cfare ke shkruar.

Me pak fjale nese emigrantet vendosen dhe investojne ne vendet pritese ku jetojne shqiperia humb kapital njerezor taksapagues sipermares potenciale dhe inovacion. Ne ekonomi kjo quhet brain drain (ikja e trurit) @Pjer Thomas .

Si dhe problem eshte paaftesia e qeverise per ta kthyer diasporen ne avantazh ekonomik.
Nje sipermarres apo profesionist qe krijon vlere jashte kontribuon kryesisht ne ekonomine e vendit ku jeton, por jo ne Shqiperi dhe kjo sepse mungojne institucionet e forta siguria juridike dhe nje klime e favorshme per investime ashtu sic e the dihe ti.
Qeveria nuk mund ta quaje emigrimin "investim" pa krijuar kushtet qe kapitali njohurite dhe bizneset e diaspores te lidhen realisht me ekonomine shqiptare. Perndryshe largimi i kapitalit njerezor mbetet kryesisht nje humbje per vendin dhe aspak strategji zhvillimi. Po kush do e beje thuaj.
 
E thirre Pjerin , prite tani kur ta boj lomsh Temen. 🦊
 
Ja perktheva se sot kisha pak kohe
flm per sqarimin, tani do mirrem me temen,

Doja te dija a jeni te motivuar te investoni apo atje ku jetoni jetesa eshte e shtrenjte sa fjala kursime eshte deri diku utopike per te ardhurat dhe shpenzimet familjare?
fjala ; kursime, nuk eshte utopike ne perendim, te gjithe kursejne ketu ne perendim, biles edhe ata me social apo pension, e kuptohet kete gje e favorizon rrogat, sociali dhe pensioni i larte,
nga kursimet nuk mund te bosh noi investim kushedi se çfar, thjesht blen nje apartament, shpi ne Albanie dhe atje ku jeton e punon (duke marre edhe kredi), apo duke hapur noi biznes te vogel, restorant, fast-fod, piceri, lodra, dyqan frutash etj,

per investime te medhaja, nuk te hyjne ne pune kursimet, dhe format e investimeve jane te ndryshme, (i kam shpjeguar keto shume vite me perpara)
 
Pasuri?
Ka 13 vite palljoshi i Surrelit qe tallet me mergimtaret duke i joshur e duke i fyer inteligjencen.
Kurre me. Asnje me tru e ndegjegjie te kalitur nuk i beson me poshtersise se politikaneve te Tiranes mondane qe kundermojne e i largojne perdite e me teper njerezit te shikojne vendin e tyre e te marrin pjese ne rimenkembjen e tij.
 
Po politikave te Birishes ju besoje?
 
Po politikave te Birishes ju besoje?
Jane nje soj, me te njejten deshire per te vjedhur e me babezine me te frikshme te gjitha grupimet politike qe kane dale nga e njejta PKSH.
Birisha vuri ne jete dhe i tha damken private ligjit 7501.
Ai ishte qe rrenoi cdo gje qe gjeten nga ajo cka kishim trasheguar. Cdo gje qe ka bere ka qene ne dem te popullit dhe interesave kombetare perderi sa bashkepunoi me Srbin dhe Grekun.
 
Jane nje soj, me te njejten deshire per te vjedhur e me baebzine me te frikshme te gjitha grupimet politike qe kane dale nga e njejta PKSH.
Birisha vuri ne jete dhe i tha damken private ligjit 7501.
Ai ishte qe rrenoi cdo gje qe gjeten nga ajo cka kishim trasheguar. Cdo gje qe ka bere ka qene ne dem te popullit dhe interesave kombetare perderi sa bashkepunoi me Srbin dhe Grekun.
Flm per sqarimin
 
Si perfundim si u vendos. Eshte diaspora pasuri strategjike?

Se jemi bere si Koci, qe nuk bente vepra por kryevepra.

Edhe ne, kemi vetem partnere strategjike, pozicion gjeografik strategjik, investitore strategjike, tani edhe diaspore strategjike... lol
 
"Akademia strategjithe e barinjve bio" -qesh-:wub:

Si tha ajo pjeshka Kumbaro...Ne Spanje kishte a skishte 100 turiste kur para 90 vetem ne Barcelone kishte me teper se 10 mil ne dite. Tmerr.
 
Si perfundim si u vendos. Eshte diaspora pasuri strategjike?

Se jemi bere si Koci, qe nuk bente vepra por kryevepra.

Edhe ne, kemi vetem partnere strategjike, pozicion gjeografik strategjik, investitore strategjike, tani edhe diaspore strategjike... lol
Por skemi politike dhe shtet formues strategjike ama.
 
Back
Top