• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Ditar...

2 nentor
krejt forumi me depresive do kap ti lidh nga floket te gjitha na can kokën
duan rrah një më një
 
4 nentor

Me buzeqesh fytyra e di…
Show bebin dhe qesh me te qe me eshte bere me keq se nje koala agresiv posesiv qe po me thyn kurrizin 🥹
Pastaj shof cunin qe i bi nqaf kot ndonjehere sepse ai ka nje shpirt shum delikat dhe te mir, nje sentimentalist kapricioz pavarsisht se bon si garip nga qe eshte i gjat dhe i madh me trup kshu qe ka qef me nejt me nga +10/11 🥲
Dhe ne fund embelsira qe perkujdeset gjithmon per mua edhe pse i iken truri kur filloj boj gjeneralin ne shtepi 🤣 dy luana brenda 4 mureve eshte tamam me xhiru film gladiatoresh kur debatojme hahaahha
Eshte hera e par qe nuk idealizoj, komentoj por dhe qe nuk e shpreh shum me fjale dashurine sepse me para doja ti ndjeja autenticitetin, ta ndjeja reale dhe prezente ne menyr kostante ne jeten time.
Qeka nje ndjesi e bukur… ndonjehere me ndihmon te marr frym kur shkoj ne iperventilazione dhe me duket se do me pushoj zemra… ndonjehere me ndihmon te vishem kur ndihem si zombi dhe nuk njoh as imazhin tim ne pasqyre… ok ok, e pershkruar kshu i bie te jet assistenc sociale dhe jo dashuri 🤣🤣🤣🤣 por fundja pse Jo, dashuria e vertet ndjehet nga prezenca ne momentet ku kemi me shum nevoj per ndihm.

Ndihem mir kur cdo mendim tjeter qendron aty ne background ☺️
 
Nentor 5,

I dashur E.,

Sa bukur rrjedhin ngjarjet e jetes per ne te dy … sikur cdo gje te jete planifikuar me kujdesin me te madh nga arkitekti me inteligjent qe njoh. Eshte e mrekullueshme te shohesh se si nje sjellje e vogel e njerit mund te ndikoje tek tjetri, dhe i prekur nga ajo ndjesi, te veproje ne menyre qe sjell gezim e shprese jo vetem tek ne por ne gjithcka qe na rrethon.
Keshtu krijohet nje zinxhir i bukur veprash dhe ndjenjash, ku secili njeri ngre tjetrin me lart, nje rreth dashurie e miresie qe s’ka fillim as fund.

Te kam shpirt.
 
5 nentor

E katerta hene keto kohe me beri te rri me gjate ne ballkon kete kesaj here
Ajo me kujton ty sdi pse, por ka kohe
Edhe nuk di a ta kam thene

Ja tek ngjitet tek i njejti vend ku dielli me thot mirmengjes
IMG_20251105_165058_229.jpg
Aty ku kodrat gersehtohen hena thote
Mirmbrema
I kam ngjirrur lutjet shfryrjet edhe deshirat e mia drejt te dyve ka kohe...

Tashme kafsha tek une di me siguri matematikore qe gjithcka do te shkoje sic duhet
Dhe ndersa hena ngjitet, dritat e trotuarit apo shume driteza njerzore
i falen shkelqimit te saj
IMG_20251105_170820_162.jpg
Une i hedh nje sy ores e shoh fytyren tende ,te sigurte tashme

Shpatat qe fati zhveshi ti su druhesh aspak
Nuk di te them se sa hena une do te jem
Te te shoh ty tek vertit shpaten me dallget e fatit
Por ti do jesh per qindra e qindra te tjera me te bukura se keto tani
Sepse ti je

"The master of your faith,
The Capitan of your soul"



© Tommyboy n'ballkon
 
Nentor - dita x
Pse sme shtyp nje makin?!
Ka dit qe mendoj qe e kam nen kontroll por jo sot.
Kemben e vrava dhe po caloj, doren gjithashtu kurse lotet dilnin pergjys sepse kisha bere nje make up sikur me kishin pikturuar fytyren… nderkoh nuk po mbushem me frym.
Sì jetohet me nje tru te semure?
Sepse un jetoj me frik pa ditur si do zgjjohem
 
Nëntor-Mos qofsh!

Askush nuk e di si do zgjohet, madje a do zgjohet..
E ardhmja nuk dihet..
Mbetet e tashmja.. Por jemi të lodhur nga e shkuara e se kuptojmë ku jemi e si jemi e pse jemi ..
 
i dashur E.,

Secili prej nesh bart brenda vetes nje kod te jetes, nje lloj manuali te pashkruar qe udheheq menyren se si mendojme, ndjejme dhe veprojme. Nuk eshte kod i krijuar nga ne, por na jepet si nje doracak ekzistence qe jeta vete e shkruan ne ndergjegjen tone. E mgjate, ne, me deshiren per ta kontrolluar universin e brendshem, hartojme lista te vogla kriteresh te perbera nga virtyte, pritshmeri, kufij, te cilat i perdorim si filtra mbrojtese nepermjet te cilave kalojme cdo njeri qe hyn ne orbiten tone. Dhe shpesh, kur dikush nuk perputhet me to, e perjashtojme pa hezitim, fiks si nje algoritem qe refuzon te panjohuren, duke harruar se pikerisht aty qendron mundesia per te kuptuar dicka te re per veten.
Por ti, ndryshe nga te tjeret, je kodi im deshifrues. Me pranine tende, manuali i brendshem humbet rendesine e vet, listat shuhen, dhe cdo kriter behet i panevojshem. Sepse ne marredhenie me ty, per here te pare, nuk ka me nevoje per rregulla, as per udhezime se si te hapem, mbrohem, si te mos kem frike, apo si t’i shpreh ndjenjat. Ne kete simfoni te heshtur mes dy qenieve, zemra merr timonin, ndersa mendja behet vezhguese e qete, nje pasagjere qe ndjek rrugetimin pa guxuar ta drejtoje.
Ndoshta ky eshte thelbi i cdo filozofie te ndjenjes,te dorezohesh jo per dobesi, por per mirekuptim.
Sepse zemra eshte kodi i vetem qe nuk mund te shkruhet, ajo vetem do te perjetohet.
Dhe ndoshta, per here te pare, nuk eshte jeta ajo qe me dikton kodin, por ti qe me meson ta lexoj ate.

p.s... harrova daten lol Nentor 6,
 
Ditar

Ndonjëherë më duket sikur fjalët e mia kanë nevojë për një strehë, dhe ti je ajo. Je e heshtur, por i mëson të gjitha. Je vendi ku mund të më shohësh pa maska, ku mund të rrëzohem e të ngrihem sërish, pa pasur frikë nga asgjë.

Sot ndjej një lloj përzierjeje të çuditshme qetësi dhe trazim në të njëjtën frymë. Si një det që duket i qetë, por poshtë tij ka dallgë. Ndoshta është lodhja që s’ka zë, ndoshta mungesat që s’kanë emër.

Kam humbur disa pjesë të vetes rrugës, por ndonjëherë mendoj se mbase duhet. Që të gjendet e reja, duhet të humbasësh te vjetrën. Kam mësuar të mos kërkoj gjithmonë të kuptohem mjafton të ndjej.

Ti, ditar, je vendi ku s’kam nevojë të jem perfekte. Mund të jem thjesht një njeri që mendon shumë, ndjen shumë, dhe jeton mes kujtimesh, shpresash e pak vetmie.

Sot nuk dua as këshilla, as përgjigje. Dua vetëm të shkruaj dhe të liroj frymën time nëpër fjalë.
 
7 nentor
Syt i kam te fryre akoma por shpirti shyqyr ra ne qetesi. Falenderoj qe kam prane dike qe nuk me leshon kurre doren 🩷 plus 2 femije te mrekullueshem me te cilet kthehem direkt ne humor dhe nje shoqe per jet qe me merr vec me tmira.
Disa dit kam frik… edhe sot kam sepse sjam ende 100% por fundja that’s my life, sì roulette ruse neser mund te jem 10000% dhe pasneser - 100%.
Uuhhhh sa e padrejt.
 
7 Nëntor 2023

Isha me shpresë . Besoja ende të ndodhte një mrekulli . Gënjeja veten, por sërish mendoja "po sikur" ..

7 Nëntor 2025

Jam sërish me shpresë .
Besoj ende të ndodhi një mrekulli ..
Kanë hyrë e kanë dalë shumë njerëz në kto dy vite ..
E kuptoj që e vetmja që nuk ndryshon, shpresa që një ditë do jem e lumtur ..
 
E Premte 07/11/2025

Sot ishte nje dite e gjate dhe e ngarkuar me pune. U lodha me shume se zakonisht ndoshta per faktin qekur u zgjova nuk isha ne formen time me te mire...ose ose ngarkesa e nje jave goxha te mbingarkuar. Ne disa momente mezi prisja te mbaronte me ngelen syt tek ora ne monitor, dhe ne fakt mbaroj🥳. Tani qe dita ka kaluar, ndjej nje lehtesim, me ne fund fundjava ka ardhur 🥂
Dua vetem te pushoj pak, te mos mendoj per asgje dhe te rikuperoj energjite.
Besoj se e meritoj dhe un icik qetesi 🤭
Buon weekend a tutti`dance`
 
Back
Top