Hey ditar
29 data sot
U zgjova me nje mendim dhe me nerva.
Me nerva sepse ma prishen gjumin por mendimi nuk besoj me preku si heret e tjera.
E shoh qe kam ndryshuar qendrim. Jam dorezuar tashme qe ate lidhje qe kam ‘lutur’ gjith jeten nuk do ta kem kurre.
Degjoj koleget e mia kur thon fjale te embla per prindrit dhe buzeqesh… degjoj kur perloten kur flasin per gjyshrit dhe perseri buzeqesh.
Un jam mesuar te degjoj nje gje dhe te shoh tjeter, te analizoj situatat dhe te marr distancat qe zhgenjimi mos te depertoj shum thell. Perhere ne qendrim vetmbrojtjeje sepse aktrimi dhe influenca qe perdor duke ja ‘tymosur’ trurin dhe atyre pak njerezve qe kam zgjedhur te kem prane, eshte e frikshme.
Jam mesuar te degjoj nje fjale plot dashuri dhe pastaj te haj thiken sapo nuk jam prezente.
Dhe ne gjith kete, sado qe po i afrohem 40ave, sado qe i pergatis kafen e mengjesit dhe ti mbaroj pun kur ka nevoj, perseri akoma nuk kam mesuar te filtroj dhe te aktroj sikur “ska gje”… sado pak bezdis.
Bej sikur por hajt te degjoj te tjeret qe me pyesin ‘me cfare qellimi?!’
Nuk kam cte bej. Ndjej qe nuk mund te bej asgje per ti dhene stop situates pervec se ti them vetes vazhdimisht “Po u merzite, do arri qellimin sic te tha heres tjeter qe ishte xhelozi”.