Ndiqni videon më poshtë për të parë se si ta instaloni faqen tonë si një aplikacion ueb në ekranin tuaj bazë.
Note: This feature may not be available in some browsers.
Përshëndetje Vizitor!
Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.
Regjistrohu !I sinqertë për dreqShume titull komik![]()
I vetmi shkrim I hajrit qe paskam bo ktu ky eshteFillim i ri (nga bishti)
Ka dicka te mbrapshte ne cdo perpjekje per te ti bere gjerat sic duhet, ose per se mbari si i thone.
Ky mendim tashme eshte veshur me mua prej kohesh. Si nje pelhure e thurur ne tezgjahun e ligjeve te Marfit ku gjej pergjigje madje edhe te ngrohte ne keto dite dimri.
Por Une jo rralle kam tendedencen ti amplifikoj apo ti komplikoj gjerat aq sa Edward Marfi me ngatarrohet me Isaac Newton dhe parukja e ktij te fundit duket pa peshe pasi rendesen e ndjej ne koke.
Them se ne kte mes fajin e ka viti i ri.
Si gjithe dynjaja qe merr angazhime ne fillimet e reja edhe Une i dhash karar me vete te le veset, ose me mire gjerat qe ne nje menyre apo tjeter me bejne te varur a nje rutine te keqe etj le te themi.
Me pak fjale thash do behem i mbare.
Nuk e di kur e kuptova qe isha i mbrapshte, por di se isha.
Ndaj vendosa te mbartesohem? Mbarohem?
Sigurisht jo mbarshtohem se s'mundem.
Te behem i mbare dmth, koha eshte me mua mendova.
E ku ka me mire se sa te infektohesh me entuziazmin e shumices ne kete fillim vit.
Alkoli nuk qe problem, rrodhi me shpejtesi.
Nuk mu dhimbsen fare shishet e veres apo te tjera pije dhurate qe nuk ishin vetem per mua.
Madje mund te them se ndjeva nje kenaqsi prej matrapazi tek sa i ri dhuroja neper njerez.
Ashtu sic nuk ishin problem te tjera rutina apo detaje qe une mendova se me benin te mbrapshte.
Kafen edhe pse nuk e quaj si te mbrapshte vendosa ta zevendsoj me çaj per ca kohe, dafina mu duk me persembari.
Mbase kam qen i ngazellyer edhe plot xixa nga festat ne kohen kur e bera shuk paketen thuajse plot te cigareve edhe e flaka ne plehra.
Per ironi me vone hodha edhe plehrat.
Them per ironi sepse qe nje vendim i natyrshem e as nuk ja ndjeva mungesen. Absolutisht ndihesha stoik si nje fishekzjarr kallam i drejte ne vendimin tim.
Ate nate fjeta me mendje te paqte me endrra te mbara. U zgjova me buzeqeshje zogjsh, dhe me dashuri per oksigjenin qe paska patur qene tere kohen aty,
Ndihesha i mbare.
Me kete ndjesi si karburant pershkova ditet.
Nuk e di kur nisa te hetoj veten, por verejta se kur ecja neper rrugica e trotuare shpesh gjindesha ne te tjera destinatione. Ashtu si ne kllapi sonambul ndiqja tymin e duhanit neper gishta e buze te ndryshme. Frika se po behesha perndjekes me beri esull.
E kufizova ne menyre drastike te dalurit.
Por edhe ne shtepi nuk qe me e lehte te isha i mbare. Filmat mu ben te huaj, pas çakut te gjithe tymosnin...
Sidomos zgjimet pa orar ne mes te nates ose e preferuara gjithnje para se Hoxha te fale sabahun.
Ne nje mengjez si ky u ndjeva shume i mbrapshte dhe me zellin e nje arkiologu nisa te germoj cdo skute neper shtepi, sigurisht mendimi i mbrapshte se "perse i hodha plehrat ate nate kur ishin aq pak"
Nuk ma vrau entuziazmin perkundrazi, e dija se diku ne nje cep ne nje sirtar apo xhep do kish ngelur nje gjysem cigare...
Nuk e pereshkruaj dot ndjesine e mbrapshte kur gjeta jo nje gjysem, por plot tre cigare!
Dy syresh me pikla shiu (sic duket do jen njomur e thare tashme) e njera e shtypur nga te pasmet e mia.
Nuk di kush mendje e mbrapshte thote se meshkujt nuk jane romantik...
Me qetsine e prishur nga adrenalina, ashtu po beja pregatitjet si te prisja nje mikeshe te vjeter per tu shkrire ne puthje pasioni.
Ve moken ne zjarr, nderkohe qe pres avujt e kafes te fershellejne takimin e shume pritur.
Laj shpelaj tavullen ne nje menyre qe nuk eshte lare kurre.
Pastaj mbush nje gote te madhe uji, por aty per aty kthehem te le edhe shishen ngjitur.
Dhe ja 5 minutat me te mbrapshta vijne. Fytyra ka nje buzqeshje te stamposur te mbrashte idiote...
......
Sot serisht jam i mbare.
Nuk e ndjej mungesen e te qenit i mbrapshte.
I kam fshehur mire cigaret. Edhe keto qe kam perpara me bejne te ndihem i mbare, i vet permbajtur pa emocione....
P.S
@Rrelse bohu e mbare![]()
Ja vlen ta lexoj? Po..joI vetmi shkrim I hajrit qe paskam bo ktu ky eshte
Por nuk quhet se paskam qen esull
I mbare WTH
Ca idioti
Ja vleJa vlen ta lexoj? Po..jo
Mos lodhem dmth![]()
Ja edhe nori VenedikutKe kush numer je?
Hahahahhaah lotttKe kush numer je?
Di me bo brake dance?Hahahahhaah lottt
Ah jo jo, mbaj shumënuk arrij te kjo/këto shkallë
Ah, jo jo never ever ever in my lifeDi me bo brake dance?
Nuk eshte teme per varsite dhe veset YokoNqs ka ves me te keq ne bote, per mua eshte alkoholi.
Do e mbjellesh rrigonin kte vit ti apo jo?Ja edhe nori Venedikut
Alkoli droga dhe seksi te prishin familjenNqs ka ves me te keq ne bote, per mua eshte alkoholi.