Ndiqni videon më poshtë për të parë se si ta instaloni faqen tonë si një aplikacion ueb në ekranin tuaj bazë.
Note: This feature may not be available in some browsers.
Përshëndetje Vizitor!
Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.
Regjistrohu !Faleminderit per pergjigjen.Nuk e di nëse rucova ishte i implikum në këto keqpërdorime të fondit "3%", por bukoshi, së pari mbushte xhepat e tij e pastaj krijoi farkun antiuçkiste dhe duhej që oficerët e saj të paguheshin diku mbi 1 mij marka gjermane në muaj për veprimtarinë e tyre sabotuese, zhantazhuese e përçarëse kundër luftës liri e pavarësidashëse të UÇK-së.
Mbase ky pirati i luginave të jep ndonjë përgjigje më të saktë pasi ka qenë farkistë.
Ka (pasur) pretendime se bukoshi ka dashur ta vras(vrasje me pagesë kuptohet) rucovën pasi ky e pengonte dhe i prishte punë në planet e tija farkiste. Siç kam thënë edhe më herët, rucova ka qenë kategorishtë kundër çdo aktiviteti të dhunshëm, qoftë edhe më i vogli i mundshëm, kundër regjimit fashist e gjenocidial të milloshefiqit, pasi me marrveshje paqësore ëndërronte që në kuadër të srbis(sipas programit statusor të ldk-së), pa marrë parasysh statusin e Kosovës dhe Popullit saj, të ruante pozitën e tij prej një pushtetari absolut mbi Kosovën.
Me nder qofsh.Faleminderit per pergjigjen.
Po lexoj Tim Judah, Kosovo- war and revenge, dhe me ben pershtypje sesi e ka ridimensionuar figuren e Rugoves. Ndonese levdon rezistencen pasive si nje nga eksperimentet me te shkelqyera per te terhequr vemendjen nderkombetare per nje konflikt etnik, Rugova paraqitet sa i cuditshem aq edhe i dyshimte.
Tani, nga te gjitha ato qe lexova me ngjalli kuriozitet fakti se raporti mes Bukoshit dhe Rugoves nisi te ftohej kur Bukoshi niste ne Kosove 3 % e diaspores per sistemin arsimor paralel por mesuesit nuk paguheshin.
Ka mundesi dikush te me qartesoje dicka me shume per kete ceshtje? Sa i implikuar ishte Rugova ne kete zinxhir keqperdorimi fondesh?
Faleminderit per pergjigjen.Nuk i ka te njohura rrethanat Tim Judah-ja. Bukoshi, me parate e kontribuuesve shqiptare, deshironte ta shantazhonte presidentin Rugova. Ka edhe deshmitare nga krahu tjeter qe konfirmojne se Bukoshi u kishte ofruar para per ta likuiduar Rugoven, ta "vrisni Zabunin" , prai ai i nderpreu ndihmat edhe per shpenzimet baze te Zyres se Presidentit, madje edhe per telefonatat, per udhetimet e Rugoves jashte shtetit
Paramendo sa e shemtuar dhe kriminale eshte te perdoresh parate e qytetareve per te shantazhuar institucionet shteterore dhe me keq akoma, per te porositur vrasje.
Sa per ate pjesen tjeter, per «kamionistin» e Xhirmonise, qe as 50 dojçe marka s’i ka dhene per lirine e vendit te tij, si shumica e bashkekombesve te tij.
Profesionistet paguhen per punen qe bejne. Une e lashe vendin e punes ne qershore te 1998 ku merrja 4200 franga ne muaj, nje rroge qe ky sot ne Gjermani s’e fiton dot, jo per te ikur te vuaja per nje kafshate ne Shqiperi, por sepse besova ne ate çfare beja. Ekspertet dhe profesionistet nuk jane falas si hunjte e gardhit, me kallash ne krah dhe me sloganin "Uqikeja babaden" kenge me kenge e strofe me strofe, nje kallash varur krahe e qafe dhe me pas lajmerohen 60 mije veterane per te marre nje pension. Nje euro te vetme nuk ia kam borxh atij shteti!
Kam qene ne poziten e kryeshefit te artilerise ne shtabin e pergjithshem, ne moshen 28-vjeçare, jo se do me vendosnin nga deshira, por pane kapacitetet dhe njohurite e mia, qe do te thote se isha pergjegjes per planifikimin, organizimin, stervitjen dhe drejtimin e zjarrit te artilerise. Autore i pese rregulloreve per lufte, jo perralla tregimesh, me tha e i thashe, apo gjezatare dhe poezi me rima qe "doli si doli", por libra qe kerkojne pershkrime te sakta e precize te perdorimit dhe orientimit te instrumenteve, te perllogaritjeve dhe veprimeve taktiko-ushtarake te njesive.
Bukoshi u perball edhe me ne ne Tirane, ne gusht te vitit 1998. Kishte menduar se perballe do te kishte servile qe i thonin "lepe, peqe". Por jo! Iku si i 10-re, pasi i kishte thene ish-ministrit te vrare: nderprisni aktivitetin dhe kthehuni ne shtepi. Ndersa i ndjeri i kishte thene: hajde ti thuaja atyre! Kur ju tha sy me sy, me ke ti talle bycen, njehere hajdeni, tani ikni.