• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Edhe Ambasadori Gonzato e Paska Patur ne Zemer Shqiperine

Anëtar
Mar 1, 2012
Postime
9,660
Pikët
113

Ambasadori Gonzato nderohet me “Yllin e Madh të Mirënjohjes” pas mbylljes së mandatit​

Shihemi në BE“Ky vend do të mbetet në zemrën time për gjithë jetën”​

Në përfundim të mandatit të tij 3 vjeçar, Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, është nderuar nga kryeministri Edi Rama me Yllin e Madh të Mirënjohjes.

Pas ceremonisë, Gonzato ka ndarë në rrjetet sociale një mesazh mirënjohjeje për vedin në të cilin shërbeu dhe njerëzit me të cilët punoi dhe takoi. Mesazhin e mbyll duke shkruar “Shihemi në BE”, teksa shprehet se vendi jonë po i afrohet anëtarësimit në Bashkimin Europian.

“Bashkimi Evropian ka qenë gjithmonë për mua shumë më tepër sesa një treg apo një ekonomi e përbashkët. Ai ka të bëjë me njerëzit dhe vlerat që ndajmë: lirinë, barazinë, respektimin e të drejtave të njeriut dhe sundimin e ligjit. Këto vlera më kanë udhëhequr gjatë tri viteve të mia në Shqipëri. Jam mirënjohës për të gjithë shqiptarët e jashtëzakonshëm që kam takuar gjatë këtij rrugëtimi.

Jam mirënjohës që kam qenë pranë tyre, ndërsa Shqipëria i afrohet gjithnjë e më shumë synimit për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.

Kemi qenë kërkues, por të drejtë. Kemi bërë thirrje që të gjithë të jenë pjesë e këtij rrugëtimi drejt një shoqërie ku secili mund të japë kontributin e tij, ku institucionet mbrojnë të drejtat e çdo qytetari dhe ku brezi i ri ka zërin e tij në formësimin e së ardhmes së këtij vendi të bukur.

Faleminderit Kryeministër Edi Rama që më nderuat, në emër të Shqipërisë, me Yllin e Madh të Medaljes ‘Benemerenti’.

Ky vend do të mbetet në zemrën time për gjithë jetën. Shihemi në BE”, shkruan ai.

TemA
 
Back
Top