Guest viewing is limited
  • Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

EDI RAMA: S'kanë bërë prokopi popujt që udhëhiqen nga delirantët dhe sharlatanët!

"Shqiptarët thonë atë që nuk e kanë thënë kurrë dhe që s’mund ta thonë kurrë “Shqipëria është e shqiptarëve”, Shqipëria nuk është e shqiptarëve sepse shtëpia e shqiptarit është e zotit dhe e mikut dhe këtë e thotë Kanuni.
Edi Rama, Elbasan

Po e thotë troç kerma i surrelit. Shqipëria nuk është e shqiptarëve

Të dhjes mu në kanun un o shkerdhat. Shtëpia ime është vetëm shtëpia ime, e askujt tjetër. Kurse shqiperia është e shqiptarëve.
Ca ke vendosur tani? T'ju marrësh dhe shtëpitë shqiptareve dhe t'ja u japësh miqve të tu qelbesira në emër të kanunit?
 
"Shqiptarët thonë atë që nuk e kanë thënë kurrë dhe që s’mund ta thonë kurrë “Shqipëria është e shqiptarëve”, Shqipëria nuk është e shqiptarëve sepse shtëpia e shqiptarit është e zotit dhe e mikut dhe këtë e thotë Kanuni.
Edi Rama, Elbasan

Po e thotë troç kerma i surrelit. Shqipëria nuk është e shqiptarëve

Të dhjes mu në kanun un o shkerdhat. Shtëpia ime është vetëm shtëpia ime, e askujt tjetër. Kurse shqiperia është e shqiptarëve.
Ca ke vendosur tani? T'ju marrësh dhe shtëpitë shqiptareve dhe t'ja u japësh miqve të tu qelbesira në emër të kanunit?
Tallje me autoktonët deri në shtatë breza
Le ti bien tupanave patronazhistët!
 
Ca jeni ju, patronazhiste, të sektit të rilindjes apo socialiste, zgjohuni, ngrihuni, zhdukeni këtë qelbesiren e surrelit. Shqipëria është dhe e juaja. Ky po ja u thotë troç, Shqipëria nuk është e shqiptarëve.
Zgjohuni o ngordhesira se pas pak kohësh do jetë shumë vonë.
 
Tallje me autoktonët deri në shtatë breza
Le ti bien tupanave patronazhistët!
Felliqesia e këtij njeriu nuk ka limit. I thotë shqiptarëve, Shqipëria është e nja tre miqve të tij nga Katari. Nuk është e juaja. Dhe për këtë citon kanunin. Dmth shtëpia është e mikut dhe e Allahut të këtyre miqve dhe Jehovait të Jared Kushner.
 
  • Like
Reactions: par
Felliqesia e këtij njeriu nuk ka limit. I thotë shqiptarëve, Shqipëria është e nja tre miqve të tij nga Katari. Nuk është e juaja. Dhe për këtë citon kanunin. Dmth shtëpia është e mikut dhe e Allahut të këtyre miqve dhe Jehovait të Jared Kushner.
Edhe populli ynë heroik e duartroket!
 
Servili më I madh në histori. Dhe arrogant I tmerrshëm me popullin e vet. Ky duhet eleminuar fizikisht. Nuk ka mbetur rrugë tjetër.
 
Felliqesia e këtij njeriu nuk ka limit. I thotë shqiptarëve, Shqipëria është e nja tre miqve të tij nga Katari. Nuk është e juaja. Dhe për këtë citon kanunin. Dmth shtëpia është e mikut dhe e Allahut të këtyre miqve dhe Jehovait të Jared Kushner.

Shqiperia eshte e tere atyre qytetareve vendas apo te huaj qe ja duan edhe te miren … kane edhe qellime pozitive dhe qe investojne / ndertojne apo e ndihmojne edhe per mire .

Ndersa shtepia e jote eshte e jotja .

Mos I ngaterro gjerat . lol
 
Nga 5.5 në 122 milionë euro brenda natës, SPAK zbërthen skemën e Zvërnecit: Pronat në gjurmën e projektit, me dokumente të falsifikuara.

Një hetim paraprak i SPAK ka zbuluar një skemë gjigante pastrimi parash, e shtrirë pikërisht mbi gjurmën ku pritet të ndërtohet resorti në Zvërnec. Hetimi ka nxjerrë në dritë një rrjet të ndërlikuar që lidh figura kontroverse si Artur Shehu, investitorët miliarderë nga Katari (vëllezërit Al-Khayyat), biznesmenin Redi Struga, etj. Përmes transaksioneve të ngutshme dhe kontratave të dyshimta, çmimet e tokave në këtë zonë të mbrojtur – të fituara historikisht mbi dokumente që Gjykata e Lartë i ka cilësuar si të falsifikuara – u rritën artificialisht deri në 64 herë brenda pak muajsh. Ndërsa janë mbledhur dëshmi kyçe nga përgjimet, noterët e përfshirë dhe kontrollet e banesave dhe zyrave, Kryeministri Edi Rama vazhdon të mbrojë projektin...

 
𝐒𝐢𝐤𝐮𝐫 𝐭ë 𝐦𝐨𝐬 𝐢𝐬𝐡𝐢𝐧 𝐝𝐞𝐧𝐨𝐧𝐜𝐢𝐦𝐞𝐭 𝐞 𝐩𝐚𝐟𝐮𝐧𝐝𝐦𝐞 𝐭ë 𝐁𝐞𝐫𝐢𝐬𝐡ë𝐬 𝐩ë𝐫 𝐭ë ç𝐚𝐫ë 𝐩𝐫𝐨𝐩𝐚𝐠𝐚𝐧𝐝ë𝐧, 𝐬𝐡𝐮𝐦ë 𝐧𝐠𝐚 𝐣𝐮 𝐬𝐨𝐭 𝐧𝐮𝐤 𝐝𝐨 𝐢𝐬𝐡𝐢𝐭 𝐧ë 𝐩𝐫𝐨𝐭𝐞𝐬𝐭ë 𝐝𝐮𝐤𝐞 𝐛ë𝐫ë 𝐫𝐞𝐯𝐨𝐥𝐮𝐜𝐢𝐨𝐧𝐚𝐫𝐢𝐧, 𝐩𝐨𝐫 𝐝𝐨 𝐢𝐬𝐡𝐢𝐭 𝐫𝐫𝐞𝐬𝐡𝐭𝐮𝐚𝐫 𝐭𝐞 𝐟𝐞𝐬𝐭𝐚 𝐞 𝟑𝟓 𝐯𝐣𝐞𝐭𝐨𝐫𝐢𝐭 𝐭𝐞 𝐏𝐒-𝐬ë, 𝐝𝐮𝐤𝐞 𝐢 𝐫ë𝐧ë 𝐭𝐞𝐩𝐬𝐢𝐬ë 𝐞 𝐝𝐮𝐤𝐞 𝐟𝐞𝐬𝐭𝐮𝐚𝐫 "𝐟𝐢𝐭𝐨𝐫𝐞𝐭" 𝐞 𝐦ë𝐝𝐡𝐚 𝐭ë 𝐪𝐞𝐯𝐞𝐫𝐢𝐬ë! 🤣

Një kujtesë e vogël për ju "të purifikuarit" meqë jeni përfshirë kaq shumë nga pasioni i barazlargimit e që bërtisni nëpër sheshe "Rama n'burg, Berisha n'burg!"

Të gjitha ato dosje me të cilat ju mbushni gojën sot, nuk i zbuloi as drejtësia, as policiae as media që heshtte.

I zbuloi i pari dhe i theu embargon i vetmi institucion: "Qytetari Dixhital".

Meqë keni kujtesë selektive, hidhini një sy listës së (e pjesshme) mega-skandaleve që u mbajtën sekret nga shteti dhe u dekonspiruan fiks nga ai që ju doni ta fusni në burg për të bërë interesantin:

●Nëntor 2013 | Serveri i Tatimeve

Denoncimi i parë i madh, ku u publikua se persona të paautorizuar hynë natën në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve për të klonuar dhe fshirë hard disqet me të dhënat sekrete financiare të bizneseve.

● Maj 2014 | Avionët e drogës ("Mushkonjat")
Opozita ngriti alarmin për hapësirën ajrore që po shkelej nga avionë të vegjël. Pavarësisht ironisë së qeverisë që i quante "mushkonja", denoncimet u vërtetuan kur avioni i Giorgio Riformatos ngeci në Divjakë.

● Qershor 2014 | Fshehja e provave në vrasjen e Artan Santos.

Pas ekzekutimit të bankierit, u publikuan mesazhe nga oficerët e terrenit që tregonin se motori i vrasësve u lejua të kalonte postoblloqet dhe skafandrat u fshehën qëllimisht për të prishur provat e ADN-së.

● Korrik 2014 | Dënimi i deputetit Arben Ndoka.

Zbulimi me dokumente i të shkuarës së deputetit socialist Arben Ndoka, i cili fshihte një dënim në Itali për shfrytëzim prostitucioni, duke nxitur nisjen e ligjit të Dekriminalizimit.

● Shtator 2014 | Tenderi i bulevardit (Vëllai i Erion Veliajt)

Zbulimi se tenderi për dekorimin e Tiranës gjatë vizitës së Papës u dha në fshehtësi të plotë, pa garë, te kompania "Gogel", e menaxhuar nga vëllai i Erion Veliajt.

● Janar 2015 | Dekonspirimi i Laboratorit të Xibrakës.

Publikimi i informacioneve se policia kishte dekonspiruar operacionin ndërkombëtar, duke zbuluar i pari përfshirjen e automjetit që përdorej nga vëllai i Kryeministrit, Olsi Rama, së bashku me trafikantët.

● Shkurt 2015 | Skandali i Drejtoreshës së Arsimit Lushnje (Luiza Tabaku).

Zbardhja e skemës ku ish-Drejtoresha u kërkonte mësueseve ryshfete 3-5 mijë euro, ose u bënte presion të kryenin favore seksuale me pushtetarë dhe deputetë lokalë në këmbim të vendit të punës.

● Mars 2015 | Pallati dhe Vila pa fatura e Familjes Rama.

Denoncimi me dokumente se pallati 5-katësh i Linda Ramës në Tiranë dhe ndërtimi i vilës së Kryeministrit në Surrel po ngriheshin pa asnjë faturë tatimore, doganore apo burim të justifikuar.

● Mars 2015 | E shkuara e deputetit Mark Frroku.

Dekonspirimi i dosjes së fshehur të deputetit të mazhorancës, ndaj të cilit rëndonte një dënim dhe një urdhër-arresti ndërkombëtar nga Belgjika për vrasje.

● Maj 2015 | Dënimet e kryebashkiakut Elvis Rroshi.

Zbulimi i identiteteve të ndryshuara dhe arrestimeve të fshehura në Itali dhe Zvicër të kryebashkiakut të Kavajës, çka solli shkarkimin e tij kur shenjat e gishtave konfirmuan denoncimin.

● Qershor 2015 | Arratisja e Arben Frrokut.

Dekonspirimi i paktit elektoral ku Arben Frroku u la i lirë nga shkalla e parë për të mbledhur vota, dhe u lejua nga policia të arratisej në Holandë pak para dënimit përfundimtar.

● Tetor 2015 | Makina e Ministrit (AA 003 GB).

Publikimi i parë i targës dhe denoncimi se mjeti personal i Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, përdorej si garanci paprekshmërie nga kushërinjtë e tij (Habilaj) për të transportuar drogë.

●Nëntor 2015 | Fikja e radarëve të ushtrisë.

Denoncimi nga oficerë të ndershëm se radarët e vëzhgimit detar fikeshin qëllimisht nga lart për të lejuar skafet me kanabis të kalonin drejt Italisë pa lënë gjurmë.

● Vitet 2015-2016 | Kontrabanda dhe imuniteti i kamionëve të Vilma Nushit.

Dekonspirimi i urdhrave nga lart për "imunitetin" doganor të kamionëve të kompanisë "Marketing & Distribution", të cilët kalonin traun pa skanim e kontroll për kontrabandë.

●Shkurt 2016 | Tenderi i makinave me qira (Agron Papuli)

Zbulimi i skemës ku Policia kaloi miliona euro nga buxheti për leasing te kompania e mikut të ngushtë të Ramës dhe ndërtuesit të vilës në Surrel, Agron Papuli.

● Prill 2016 | Kërcënimi i rektorëve nga Shullazi.

Publikimi urgjent i ngjarjes ku Emiliano Shullazi kërcënoi me armë rektorët Mynyr Koni dhe Dhori Kule, ndërkohë që ngjarja mbahej e fshehtë nga Policia.

● Maj 2016 | Pajisja e përgjimit IMSI Catcher.

Denoncimi i futjes në territorin shqiptar, pa procedurë doganore, të një pajisjeje izraelite përgjimi celular që menaxhohej jashtë kontrollit ligjor nga krerët e Policisë.

● Maj 2016 | Klement Balili ("Eskobari i Ballkanit").

Targetimi dhe denoncimi me emër i Klement Balilit si drejtues i një rrjeti ndërkombëtar droge, ndërkohë që ai shërbente i pashqetësuar si Drejtor i Transporteve në Sarandë.

● Qershor 2016 | Kanabizimi masiv i vendit.

Publikimi i qindra fotove dhe koordinatave të parcelave me kanabis nga oficerë të terrenit, të cilët injoroheshin nga eprorët e tyre të përfshirë në trafik.

● Shtator 2016 | Avioni i dytë i drogës në Ishëm.

Denoncimi i rrëzimit të një avioni tjetër, të pilotuar nga Guido Guidi, të cilin shteti u mundua ta mbante larg mediave në orët e para.

● Fundi i vitit 2016 | Kontrolli i Lagunës së Karavastasë nga Banda e Aldo Bares.

Denoncimi se qeveria po kalonte nën kontroll monopoli peshkimin dhe pyllin e Divjakës te eksponentë të lidhur me bandën e Aldo Bares.

● Shtator 2017 | Përplasja me Suel Çelën në Elbasan.

Publikimi i videos ekskluzive ku makina e blinduar e Suel Çelës godiste mjetin e nëndrejtorit të policisë, një akt që policia e fshehu për ditë të tëra.

● Shkurt 2018 - në vazhdim | Trafiku i Kokainës në Portin e Durrësit.

Denoncimi i mekanizmit shtetëror të fikjes së skanerëve me urdhër, për të lejuar kalimin e tonëve kokainë në kontejnerët e bananeve ("Arbri Garden", "Bana King").

● Shkurt 2018 | E shkuara e Agron Xhafajt.

Zbulimi se vëllai i Ministrit të Brendshëm jetonte i lirë në Vlorë, pavarësisht një dënimi të formës së prerë për trafik droge në Itali.

● Mars 2018 | Ligji special për Teatrin Kombëtar.

Denoncimi i parë i planit të qeverisë për një ligj special që do t'i kalonte pa garë truallin e Teatrit Kombëtar kompanisë "Fusha sh.p.k".

● Korrik 2018 | Rasti i Xhisiela Malokut dhe oficerit Nuhu.

Zbardhja e skandalit në Fushë-Krujë, ku oficeri Emiljano Nuhu u kërcënua me armë nga rrethi i deputetit Rrahman Rraja.

● Dhjetor 2018 | ABI Bank dhe Linda Rama.

Akuzat se ABI Bank funksiononte me kapitale offshore, duke theksuar mburojën e ofruar nga prania e bashkëshortes së Kryeministrit në bord.

● Prill 2019 | Fshehja e detajeve për grabitjen në Rinas.

Rrjedhja e informacioneve që ekspozonin defektet skandaloze të sigurisë shtetërore gjatë grabitjes së miliona eurove.

● Gusht 2019 | Dënimet e Valdrin Pjetrit dhe Agim Kajmakut.

Publikimi i dokumenteve që tregonin se kryebashkiakët fshihnin të kaluarën: Valdrin Pjetri për drogë në Itali dhe Agim Kajmaku për falsifikim në Greqi.

● Shtator 2019 | Dënimi i Mark Babanit.

Publikimi i të dhënave se edhe kryebashkiaku i Vaut të Dejës fshihte arrestime dhe dënime në Itali dhe Maqedoni.

● Dhjetor 2020 | Sekuestroja e llogarive të Albcontrol.

Zbulimi i bllokimit të llogarive të Albcontrol për shkak të gjobës së Becchettit dhe tenderëve luksozë pak para grevës.

● Dhjetor 2020 | Manipulimi me vrasjen e Klodian Rashës.

Denoncimi nga brenda policisë se drejtuesit po tentonin të sajonin praninë e një arme për të manipuluar provat dhe justifikuar vrasjen e të riut.

● Janar 2021 | Darka e ministrave te "Nusret" në Dubai.

Publikimi i videos që dekonspironte zv.Kryeministren dhe ministrat duke darkuar në luks, ndërkohë që Shqipëria ishte nën ujë.

● Shtator 2022 | Fluturimet me Charter të Kryeministrit.

Zbulimi i të dhënave nga sistemi TIMS që tregonin qindra fluturime me charter luksoz personal nga Edi Rama, me shpenzime të padeklaruara.

● Korrik 2023 | Dosja e fshehtë e Ceno Klosit.

Dekonspirimi i të dhënave komprometuese për vilat, llogaritë offshore dhe bizneset në Londër të Drejtorit të Tatimeve.

● Gusht 2023 | Ndërhyrja e paligjshme në sistemin TIMS.

Denoncimi se drejtuesit e rinj të Policisë kishin hyrë natën në servera me USB për të eksportuar të dhënat sekrete të qytetarëve.

● Nëntor 2023 | Dekonspirimet e SKY ECC nga policia.

Denoncimi i hershëm se operacionet e SPAK po dekonspiroheshin rregullisht nga vetë drejtuesit e lartë të policisë përmes SKY ECC.

Kështu që, rreshtohuni dhe falënderoni atë që ua hapi sytë, pastaj vazhdoni refrenin tuaj të "barazlargimit"!
 
Back
Top