ZET
Cursum Perficio
- Anëtar
- Aug 31, 2011
- Postime
- 19,258
- Pikët
- 113
Përgjigje e: Etimologji e disa fjaleve shqipe
Drague, a ka dru kedri ne Shkoder?
Forma e moçme sërbe ka qenë Skëdër, me dy gjysmë-zanore. Forma në serbo-kroatishte Skadar (Скадар) shihet që nga mbarimi i shek. XIV, e në turqishten osmane, gjithashtu në turqishten e sotme İşkodra.
Perandoria Osmane e quante İşkodra ose Işkenderiyye nga Işkender duke pandehur se banorët e këtij qyteti ishin të bijtë e Aleksandrit të Madh (emri i myslimanizuar i këtij të fundit është Skënder).
Për nga trimëria që shfaqnin në beteja edhe Barleti ka një tezë se Shkodrën mund ta ketë themeluar Aleksandri i Madh, por faktet arkeologjike e dëshmojnë për më të vjetër.
Drague, a ka dru kedri ne Shkoder?
Last edited: