Guest viewing is limited
  • Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Fakte qe deshmojn per Tradhetine e enver hoxhes, dhe vrasjen e popullit shqiptare

Mano

V.I.P
14-03-2009 / Nga Ramiz Lushaj

Zonja e zezë duhet të flasë për Enverin, si kuisling i Titos


1. Vejusha Nexhmije, përndryshe “Zonja e Zezë e Kombit”, nëperkon, edhe sot (13.03.2009) në një media kundër projekt-ligjit për ish-të përndjekurit politik, duke vjellur me frymën e Enveriadës lidhur me keqinterpretimin e kuqotrajtimin e etikimin e tyre si “Kolaboracionistë”, pavarësisht faktit se ligji i pritshëm këtë çështje e vështron objektivisht e zbaton praktikisht rast pas rasti, etj.
Mirëpo, kjo si kjo, bën mirë të flasë për vet Enverin si “Kuisling i Titos”.
Enveri, me spaleta gjeneral-leitnant i luftës partizane, një ushtar-leckë i Titos, i bylmyer e kaplyer nga sindroma sulltanore, kreu zgjedhjen e zgjidhjen tradhtare duke ia hipotekuar Jugosllavisë në mënyrë diplomatike e gjeo-politike Kosovën Dardane e treva të tjera etnike shqiptare,në Konferencën e Jaltës, (4-11 shkurt 1945), për të marrë e mbajtur privilegjet e dhjamura e të përgjakshme si “Sulltan i kuq i RPSH e RPSSH”.

2. Jo vetëm themelimin e PKSH, por edhe Luftën në vitet 1941-1945, e sinkronizoi, motivoi e montoi sipas direktivave të Titos për “...ngritjen e lëvizjes partizane në Kosovë e Metohi (KOSMET) për të zbutur ndjenjën antiserbe mes kosovarëve” Në këto 5 vite, i përdredhur ideologjikisht e vjelur politikisht nën ombrellën e oreksin e Titos, në cilësinë formale si Komandant i Përgjithshëm i UNCLSH, nuk ka asnjë vendim zyrtar publik e botërisht që i shpallë luftë “diktaturës së zezë” fashiste, përkundrazi ka me dhjetra vendime, akte e marrëveshje të aliazhuara me Titon e PKJ për instalimin e institucionalizimin në Shqipëri të “diktaturës së kuqe” të komunizmit jugosllav në vitet 1941-1948, që vazhduan me infiltrime e inspirime në mes tyre deri edhe në botën e përtejme.

3. Me udhër të Titos i çoi mbi 20 mijë forca partizane të inkuadruara në Divizionin V-S, VI-S e formacione të tjera në Kosovën Dardane, etj. duke nisur nga fundtetori 1944 duke e legalizuar ripushtimin jugosllav të kësaj treve etnike shqiptare.
Ndërkohë që: a) Kosova ishte e cliruar para Shqipërisë e Jugosllavisë, si Gjakova më 15 tetor 1944 e deri edhe Mitrovica më 21 nëntor 1944), b) Nga Kosova, sipas një burimi në MPJ Britanike, “trupat gjermane u tërhoqën nga 19 nëntori 1944”. c) “Përpjekjet e Ushtrisë NacionalClirimtare Jugosllave për të dërguar trupa në Kosovë ishin të dështuara” dhe, sipas dokumentave, “për shkak të dështimit të tyre të plotë në Kosovë dhe të ashpërsisë së shqiptarëve kundër serbëve shumica e partizanëve (jugosllavë) e shihnin me pesimizëm mundësinë e marrjes së Kosovës pa luftë”. d) Kosova i kishte formacionet e veta luftarake në luftë kundër forcave pushtuese serbo-malazeze-maqedonase për të mbrojtur tokën e identitetin e vet etnik, për të sanksionuar e ndërtuar ardhmërinë e vet sipas Kartës së Atlantikut të vitit 1941 e vendimeve të Konferencës së Bujanit të 2 janarit 1944...

4. Këtë luftë enveriano-titiste në Kosovë, propaganda helmuese komuniste, e keqcilësoi, jo vetëm si “nacional-clirimtare”, por edhe “internacionaliste” në “ndihmë të popujve vëllezër të Jugosllavisë” (!)
Ndërkohë që: a) Nuk ishte “nacionale”, por u kthye në një “luftë civile” në përmasa tragjike, për nga rastet e aktet, në të gjitha rajonet e Kosovës, si, p.sh. në zonën epike të Drenicës martire, në fshatrat rreth Cicavicës si në Dervar, Mihaliq, Shallc, Reznik, i pushkatuan 21 shqiptarë, mes tyre dy djemë 13 e 15 vjecarë e dy pleqë 80 vjecarë, etj., etj. b) Nuk ishte “clirimtare”, sepse e la Kosovën të okupuar ushtarakisht e në gjakderdhje dhe të aneksuar padrejtësisht e forcërisht Serbisë e RSFJ. c) Nuk ishte as “internacionaliste”, sepse luftohej në toka etnike shqiptare, në një trevë që pas luftës ishte shprehur me vendim legjislativ për bashkim me Shqipërinë, etj. d) Faktikisht nuk ishte as në ndihmë të “popujve vëllezër të Jugosllavisë”, sepse formacione ushtarake serbe, malazeze e maqedonase, i pushtuan përgjakshëm trevat shqiptare, si Kosovën legjendare (8 shkurt 1945-12 qershor 1999), sepse emisari besnik i Titos e bashkëpunëtori i ngushtë i Enverit, antishqiptari Vukmanovic Tempo, jo vetëm i quajti shqiptarët “gjarpërinj”, por u ngrit edhe kundër Marrëveshjes së Mukjes, e vrau dhe vllaun e vet për një takim me “cetnikët shqiptarë...”,etj. e) Kjo “dërgatë luftarake e Enverit” ishte nën kontrollin e plotë të Titos, në bashkëpunim efektiv me forcat shoviniste sllave, në bashkërendim operativ me OZN-an (UDB) Jugosllave dhe OZN-an në Kosovë të krijuar nga Rankovici (01.09.1944), cka e dëshmojnë vërtetësisht misionarët e huaj, emisarët jugosllavë e historianët shqiptarë. f) Në trevat shqiptare si në Kosovë, etj. u kryen rekrutime me forcë të shqiptarëve në këto formacione, si dhe u kryen nga forcat partizane shqiptare vrasje, pushkatime, plagosje e deri djegje shtëpish të shqiptarëve, etj. Përkundrazi, shqiptarët vendali i mirëpritën e ruajtën si vëllëzër të gjakut e tokës së vet, cka e tregon dhe fakti se patën vetëm rreth 700 të vrarë nga plumbat e sllavëve okupatorë, ku, shumica e tyre, nga sëmundjet e vështirësitë e motit, ndërsa, shqiptarët e Ish-Jugosllavisë, gjatë kësaj lufte (1941-1948 e vecanërisht 1944-1945) numërojnë rreth 50 mijë të vrarë nga sllavët, ku një pjesë e tyre edhe nga “lufta vëllavrasëse”... si në Drenicë, Tragjedinë e Tivarit, etj. etj.

5. Enveri kishte dhënë prova e kishte dëshmi se nuk ishte nacionalist, por as internacionalist, por vetëm një “kuisling i Titos”. a) Tutorët e tij jugosllavë, emisarët e Titos, si Popovic, Mugosha, Tempo, etj. kishin relatuar se Enveri nuk kishte as vizione e as iluzione për Kosovën, as për bashkimin me Shqipërinë të trevave shqiptare në Ish-Jugosllavi, prandaj e përzgjodhën me piketim e sforco në krye të PKSH. b) Enveri dha prova besnikërie ndaj Titos edhe me sulmin ndaj Marrëveshjes së Mukjes të 1 gushtit 1943, edhe me ekzekutimet e porositura e “luftën civile” të nisur në Shqipëri me e ndaj të gjithë atyre nacionalistëve që ishin për bashkimin kombëtar shqiptar. c) Enveri nuk ka asnjë dokument zyrtar, në emër të PKSH apo si Komandant i Përgjithshëm, (1941-1945) dërguar Titos apo PKJ ose Stalinit apo Kominternit, që t’iu kërkohet liria, pavarësia apo të drejta kushtetuese e demokratike për shqiptarët në Kosovë, Malin e Zi e Maqedoni, sic i kishin popujt e republikat e tjera në Jugosllavinë Federale të para apo pas LDB. d) Enveri jo vetëm e imitoi formën e praktikat e qeverisjes jugosllave sipas modelit të Konferencës së AVNOJ-it, në Jajcë në Bosnje-Hercegovinë, më 29 nëntor 1943, por edhe në frymëzim e zbatim të tyre, e organizoi në maj 1944 Kongresin e Përmetit, në ditëlindjen e Titos ( 25 maj 1892). e) Enveri, më tepër se vasal i Titos, ishte “kuisling” i tij, sepse me dërgimin e forcave partizane në trevat shqiptare si në Kosovë, etj. kontriboi efektivisht për ripushtimin jugosllav të Kosovës më 8 shkurt 1945 dhe nuk u largua prej andej gjersa u garantua plotësisht e terësisht se ato kishin mbetur në e nën Jugosllavinë Federale të Marshallit Tito.

6. Nisur nga të gjitha këto e të tjera theksojmë se Tito e keqpërdori Luftën Antifashiste Shqiptare e Enver Hoxhën për interesat e tij politike, diplomatike e shoviniste. Kjo duket në disa aspekte: a) Duke e ngritur figurën e vet në sytë e tryezat e Koalicionit Antifashist Botëror si lider i Lëvizjes Antifashiste në Ballkan, duke e përvetësuar, privuar e privatizuar si kontribut të vetin luftën në Shqipëri, etj. b) Nëpërmjet Enverit e emisarëve të tij në Shqipëri, u përpoqë të spostonte e sfumonte ndikimin e kontributet anglo-amerikane në Shqipëri. c) Tito, nëpërmjet kanaleve (in)formale dhe me të deleguarit e Curcillit e Stalinit në Shtabin e tij, iu kishte relatuar me kohë e hap pas hapi “Të Mëdhenjëve të Kohës” e këshilltarët diplomatikë të tyre, lidhur me qëndrimet garantuese e veprimet projugosllave të Enverit e PKSH për Cështjen Shqiptare në terësi e në vecanti në Jugosllavi, lidhur me Kosovën, etj.
Prandaj, Tito, me vizionin e tij diplomatik dhe duke mirëshfrytëzuar shërbesat e shërbimet antishqiptare të vasalit-kuisling të tij, Enver Hoxhës, ndërmori disa hapa kundër Cështjes Kombëtare Shqiptare. a) Kur “Katër të Mëdhenjtë” SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Bashkimi Sovjetik e Kina, mbajtën Konferencën e Moskës, më 19-30 nëntor 1943, thirri menjëherë në Jajcë Konferencën e AVNOJ-it (29 nëntor 1943) dhe shpalli “fshurazi” Jugosllavinë Federale, duke e lënë Kosovën si pjesë të Serbisë dhe pa ftuar asnjë shqiptar në punimet e vendimet e saj. b) Kur mori vesh se do të mblidhej një Konferencë Ndërkombëtare nga fundi i vitit 1943 (Konferenca e Teheranit) nga “Tre të Mëdhenjtë”, SHBA, Mbretëria e Bashkuar e BRSS, Tito lëshoi direktivën për të cfuqizuar me cdo kusht e me cdo cmim Marrëveshjen e Mukjes e për të nisur terror ndaj nacionalizmit shqiptar, etj. c) Kur nisën takimet Curcill-Stalin, në tetor 1944, Tito urdhëroi që formacione partizane të Shqipërisë të hyjnë në Kosovë, Maqedoni e Malin e Zi. d) Kur Konferenca e Jaltës po vazhdonte punimet në ditën e pestë të saj, Tito, në bashkëndihmë me Enverin, kreu ripushtimin jugosllav të Kosovës.

7. Ndërkohë, Enver Hoxha, i ardhur në pushtet, në Shqipërinë e çliruar më 28 nëntor 1944, me ndihmen e sipas metodave të Titos, filloi të veprojë si një “Republikë e Shtatë e Jugosllavisë”, duke mos u marrë me interesat e kërkesat e shqiptarëve të Kosovës, etj. nën Jugosllavi. a) Enveri i mbajti forcat partizane në Kosovë e rrethina të tjera shqiptare deri në maj 1945, edhe pas ripushtimit ushtarak të Kosovës nga Tito më 8 shkurt 1945, duke iu krijuar premisa, kushte e dhënë kontribute për tragjedinë e pashembulltë në histori ndaj trevave shqiptare, ku, deri më 1948, sipas të dhënave, rreth 50 shqiptarë janë vrarë në Kosovë, Maqedoni, Malin e Zi, etj. si mijëra të masakruar në zonën e Drenicës, në Mitrovicë, Gjilan, etj. etj. b) Nga viti 1944 deri më 1945, nisur nga vendimet e Konferencës së Bujanit (31 dhjetor 1943-2 janar 1944) për bashkim të Kosovës me Shqipërinë, nisur nga Ripushtimi Jugosllav i Kosovës më 8.02.1945 apo vendimeve të Kuvendit të Prizrenit, (8-10 korrik 1945) për aneksimin e Kosovës Serbisë Federale në RF të Jugosllavisë, nuk e ngriti zërin e nuk ndërmori veprime diplomatike, të paktën, që Kosova të gëzonte statusin si republikë e Jugosllavisë si republikat e tjera të Jugosllavisë artificiale dhe në kuadër të zbatimit të vendimeve të AVNOJ-it, e të mos mbetej e ankesuar ushtarakisht e administravisht nga Republika e Serbisë?! Edhe kur shkoi për vizitë në Beograd, tek Tito, më 1946, nuk e shkeli me këmbë e as nuk e pa me sy Kosovën Dardane, as Plavën e Gucinë, as Tetovën e Strugën, por as nuk foli ndonjë fjalë të pritshme për to, për të ardhmen shqiptare të tyre? c) Edhe një fakt tjetër historik: Tirana, kryeqytet i Shqipërisë dhe Prizreni, kryqendra e Qarkut të Kosovës (1944-1947) u cliruan në të njëjten ditë: më 17 nëntor 1944. Atëherë, pse nuk e shpalli këtë ditë si datë të Clirimit të Shqipërisë, pasi shumë shtete të botës ditën e clirimit të kryeqytetit të tyre e kanë edhe “Ditë të Clirimit” si Polonia, Rumania, Bullgaria, Cekosllovakia?! Pse e zgjodhi 29 nëntorin 1944, njëlloj dhe në një ditë me Jugosllavinë, kur më 1944 e shpalli e festoi si Ditë të Clirimit 28 Nëntorin?! d) Në mars-prill të vitit 1945, ishte bashkorganizator në Tragjedinë e Tivarit, ku u masakruan 3.760 shqiptarë, të cilët kaluan besëprerë nëpër territorin e Republikës Popullore të Shqipërisë(!). e) Nisi një luftë të fshehtë dhe të hapur kundër Amerikës e Mbretërisë së Bashkuar, duke krijuar në bashkëpunim me Titon “Precedentin e Kanalit të Korfuzit”, fabrikimin e grupit armiqësor të Kënetës së Maliqit, të grupit të deputëtëve, etj.. deri në largimin e misioneve diplomatike të këtyre dy vendeve mike e aleate nga Shqipëria, keqtrajtimin në koordinim me Beogradin e Moskën të cështjes shqiptare si me minat ne Korfuz, etj. në OKB, etj. f) Tregtinë shkëmbyese të Tiranës me Beogradin lidhur me marrjen si “pengje” të nacionalistave shqiptarë që iknin nga përndjekjet inkuizicioniste të rregjimit komunist bolshevik të Enverit.
Pra, e thënë shkurt e saktësisisht, teksa vejusha Nexhmije nis e flet e përflet për rishkrimin e historisë, i duhet kujtuar nga politika e vepruar nga historia, për të dhënë të plotë portretin e Enverit si “Kuisling i Titos”, si tradhtar i Çështjes Kombëtare Shqiptare, që e la Shqipërinë pa Kosovën e Kosovën pa Shqipërinë, që e la Kombin Shqiptarë të coptuar brenda Jugosllavisë Federale, Bashkimit Sovjetik të vogël, në tre republika të saj, të Serbisë, Malit të Zi e Maqedonisë. Në këtë çështje përgjegjësia historike e Enver Hoxhës është e mbetet që nuk deshti të ndërmerrte hapa për parandalimin e kësaj tragjedie kombëtare, që u hodh në veprime politiko-ushtarake kundër interesave kombëtare shqiptare, që nuk e ngriti zërin as për të drejtat e Kosovës, etj. siç i kishin republikat e tjera të kësaj federate të shpikur, që bëri ato cka donte Tito e Titizmi me të vetmin qëllim për të mbetur vetë si një “Sulltan i kuq bolshevik” në RPSH e RPSSH, që e përdori si “Sulltanat” të tij e të Nexhmijes.
 
Përgjigje e: Fakte qe deshmojn per Tradhetine e enver hoxhes, dhe vrasjen e popullit

Maqo,tradhetoi,mund ta zevendesosh me bashkepunoi.Se po behemi si Enveri,do ti nxjerrim te gjithe tradhetar.
Megjithate,do isha kurioz ta shikoja njeher Enverin te vendoste kufirin Shqiptar.
Duhet ta dish ate te Haxhi Lleshit,qe gjate luftes shkoi per te mbledhur o organizuar si partizan,andej nga Dibra, ne kufirin jugosllav, se ishin shqiptar.U terbuan Jugosllavet,e ben Haxhi Lleshin e shkrete per "uje te ftohte".I dhan urdher Enverit,asnje shqiptar te mos hyje ne kufirin Jugosllav pa lejen ton.E gjasme, ishin ne lufte te perbashket kunder gjermanit.
 
Përgjigje e: Fakte qe deshmojn per Tradhetine e enver hoxhes, dhe vrasjen e popullit

Gruaja e Ali Çenos: Si e gjeti im shoq trupin e pajetë të Mehmet Shehut











Lajmi i Fundit, Specialee Hënë, 17 Dhjetor, 2012 | 09:05 am


Jeta Çeno e Mehmet Shehu

Edhe pse kanë kaluar mbi 30 vite nga ngjarja e bujshme që do t’i ndryshonte krejtësisht jetën, ende vorbulla e misterit vijon të lërë të paqarta detajet apo dëshmitë kontradiktore që emetohen në adresë të saj.

E kanë vrarë apo është vetëvrarë, ish-kryeministri i regjimit komunist, personi i dytë më i rëndësishëm pas Enver Hoxhës pikërisht në Pushtetin Popullor. Një raport jo i largët ishte ai i të shoqit, Ali Çenos, i cili në cilësinë e truprojës personale të Mehmetit, atë mbrëmje kish ardhur në shtëpi pas mbylljes së turnit të punës, por i shqetësuar dhe gati i shpërfytyruar në fytyrë… Nuk kishte pikasur lëvizje të dyshimta, por ishte i vetëdijshëm se pas gjithë ngjarjeve të njëpasnjëshme që prekën familjen Shehu, nga krushqia me familjen Turdiu, tek autokritika e ish-kryeministrit para shokëve të Byrosë Politike, gjëra të këqija priteshin! Pas telefonatës urgjente dhe gjetjes së kufomës së Mehmet Shehut, Jeta Çeno e pa të shoqin gjithmonë e më rrallë. Dy vitet e tmerrshme të hetuesisë dhe torturat ndaj të shoqit, deri te internimi i saj me dy fëmijë të vegjël në fshatrat e Gramshit. 10 vitet e masës së dënimit në burgun e Burrelit të Ali Çenos dhe gjithë shqetësimet familjare që erdhën më pas.


Ali Çeno në oborrin e vilës së Mehmet Shehut

Jeni bashkëshortja e njeriut që për dhjetë vite me radhë kish në dorë jetën dhe sigurinë e Mehmet Shehut. Si u bë Ali Çeno, njeriu i besuar i ish-kryeministrit të regjimit komunist?

Kjo detyrë tim shoqi iu besua në vitin 1971. Si shef i parashutizmit në Ministrinë e Mbrojtjes, në një stërvitje speciale Aliu kishte bërë një hedhje të jashtëzakonshme me parashutë, dhe ky manifestim ushtarak i kishte pëlqyer Mehmet Shehut. Pasi pyeti gjeneralët përreth, të cilët i folën për trimërinë dhe profesionalizmin e Aliut, ai kërkon ta marrë për shoqërues personal. Sigurisht që nuk e prita me shumë entuziazëm emërimin e tij, sepse e dija se vështirësitë e punës, lëvizjet e shpeshta e ngarkesat për shkak të detyrës do e largonin gjithnjë e më shumë nga familja. Dhe kështu ndodhi. Për gati 10 vite që shërbeu si truprojë dhe shef i sigurisë së ish-kryeministrit, ai ishte gjithë kohës në shërbime.

Për disa vite, familja juaj ka jetuar në zonën e ish- Bllokut, sepse bashkëshorti juaj duhet të ishte gjithë kohës përkrah Mehmet Shehut dhe i kudondodhur në lëvizjet e tij. Si e kujton këtë kohë? Ishte përgjegjësi e madhe për një individ që të kishte në dorë sigurinë e kryeministrit të vendit. Shërbimi specifik, gatishmëria dhe shpesh lëvizjet e paprogramuara ia shtonin intensitetin dhe vështirësitë punës së tim shoqi. Ngandonjëherë më dukej sikur kishte marrë hijen e tij, i sertë, i rreptë në detyrë dhe gjithnjë i prerë në përgjigjet e tij. Por, Aliu gjithnjë duhet të ishte përkrah Mehmet Shehut në lëvizjet e tij, ndaj për katër vite ne jetuam në një godinë përkrah vilës së Rita Markos, e në këtë godinë qëndronin kryesisht familjet e truproja e shefat e sigurisë së pushtetarëve komunistë. Vetëm Mehmet Shehu kishte 13 veta që përgjigjeshin për sigurinë e tij. Ndaj, ne jetuam në kushte shumë të mira, me sistem ngrohjeje e kushte komode, që natyrisht populli nuk i gëzonte dot.

Ishte një privilegj për familjen tuaj, edhe pse në jo pak situata ju ka qëlluar të jeni me “zemër të ngrirë”…

Në shumë të tilla, në fakt. Ka pasur jo pak “tërmete” në jetën tonë, sepse një shqetësim sado i vogël që prekte Mehmet Shehun, reflektohej përmes bashkëshortit edhe në familje. Dhe unë frikën e kisha në çdo kohë. Ka qenë një moment gjatë pushimeve në plazhin e Durrësit, kur familja e kryeministrit ishte e vendosur në vilat qeveritare atje, dhe sigurisht edhe Aliu si truprojë e tij duhet të ishte i pranishëm aty. Familja jonë ishte në një shtëpi tjetër pranë. Pati një konflikt me Fiqerete Shehun, dhe im shoq hoqi xhaketën, duke i thënë se nuk do të punonte më për ta. Erdhi në shtëpi dhe më tha se kish kundërshtuar Fiqereten dhe e kishte punën pisk. Fiqreteja kishte një pretendim në lidhje me shërbimin aty në vilë,ndaj ata u atakuan për personelin që do të shërbente dhe kjo i turbulloi situatat, derisa Aliu e gjykoi që duhej të largohej nga detyra. U deshën shumë diskutime më pas, ku me ndërhyrjen e vet Mehmetit situatat u qartësuan.

Duke qenë pranë çdo lëvizjeje të ish-kryeministrit Shehu, a kishte konstatuar Ali Çeno ndryshime në sjelljen e eprorit të tij, pak kohë përpara ngjarjes së bujshme të 17 dhjetorit të 1981-shit? Im shoq diskutonte shpesh me mua, sidomos për çështje që kishin të bënin me punën. Aliu kishte konstatuar një ftohje të jashtëzakonshme të marrëdhënieve mes Enver Hoxhës dhe Mehmet Shehut, mandej të të gjithë anëtarëve të Byrosë Politike. Dhe dihet që ky ndryshim ndodhi menjëherë pas fejesës së të birit, Skënderit me Silva Turdiun. E lëmë mënjanë luftën klasore… edhe pse u mor vesh që në fisin Turdiu kishte shumë të arratisur e deklasuar. Por unë e di mirë që babai i Silvës është dekoruar nga vetë Enver Hoxha me medaljen e “Babait të matematikës”. Fëmijët e Enverit gjithashtu kanë marrë mësime matematike nga ky person. Mendoj se gjithçka ndodhi më pas ishte një skenar i mirëfilltë. Aliu, çdo mbrëmje që vinte në shtëpi, më shprehte se Mehmeti ishte shumë i shqetësuar, i ngrysur. Diçka e keqe do të ndodhte..

(Intervisten e plote e lexoni sot ne Panorama)


Burimi: http://www.panorama.com.al/2012/12/...upin-e-pajete-te-mehmet-shehut/#ixzz2FIXQP5Ch
 
Shqipëria po fakton se është Kina e vogël e këtij rajoni dhe më gjerë, për shkak të rregullave dhe standardeve që ajo po instalon”,
Salih Berisha


Berisha identifikohet me Kinezet.

Berisha si Hoxha.

9k=
images
images
 
Përgjigje e: Re: Fakte qe deshmojn per Tradhetine e enver hoxhes, dhe vrasjen e popul

Shqipëria po fakton se është Kina e vogël e këtij rajoni dhe më gjerë, për shkak të rregullave dhe standardeve që ajo po instalon”,
Salih Berisha


Berisha identifikohet me Kinezet.

Berisha si Hoxha.

9k=
images
images

Nuk ka ndonje gje detyrimisht te keqe te lidhesh me Kinezet, sepse fundia gjithe Perendimi po e ben e ty spo te lejojne! Ca dhe ne nuk lejojme veten se vendosim barazime te tilla kot me kot. Shume vepra energjitike do ishin kryer me kosto minimale nese do ishe lidhur me Kinen, pervec se mund te shfrytezohej nje status unikal qe vetem Shqiperia e kishte ne boten perendimore si aleat i Kinezeve. Mirepo nuk deshi asnjera pale, as perendimi ( i cili vete per bukuri ben biznes me Kinezet ) dhe as ata qe e keshilluan Berishen mos u lidh me kete apo ate shtet per shkak te imazhit qe do ngjallte tek populli. Politika eshte dicka komplekse jo dhe aq bardh e zi sac e bejme ne.
 
Përgjigje e: Fakte qe deshmojn per Tradhetine e enver hoxhes, dhe vrasjen e popullit

News
« Back to News« Older Entry | Newer Entry »

E kishin varur me koke poshte ne hyrje...

Posted by ALBANIAN-AMERICAN FREEDOM HOUSE on February 5, 2012 at 10:30 PM

View attachment 7579

Rudina Dema
Rudina, vajza e Hysni Dema: Jeta ime në pesë kampe internimi
Cila është historia e Rudina Demas ?


Unë jam e bija e Hysni Demës. Im atë ishte kolonel dhe komandant i Përgjithshëm i Xhandarmërisë shqiptare gjatë Luftës së Dytë Botërore. Për shkak se në vitet 1944-1945 u organizuan disa kryengritje të armatosura antikomuniste, sidomos në zonat veriore, dhe një prej tyre edhe në Dibër, vendi i origjinës së tim eti, babai u shënjestrua si organizator i tyre.

View attachment 7580

Katër gjeneralët (Nga e majta) - Fiqiri Dine - Preng Pervizi - Muharrem Bajraktari - Hysni Dema

Ne jetonim në një shtëpi në Tiranë dhe gjatë një nate trokasin në derë një grup partizanësh, të cilët nxjerrin jashtë time më shtatzënë me mua, të veshur me rrobat e gjumit në mes të rrugës, së bashku me vëllain e vogël. Nga presioni emocional dhe goditjet që pësoi, disa ditë më pas ajo më lind mua në banjën e shtëpisë…

View attachment 7581
Vasfie Dema, e ëma e Rudinës

Kur unë isha vetëm pesëmuajshe, na morën në shtëpi, na hipën në një makinë dhe na çuan fillimisht në kampin e Beratit. Nënës i thanë që motivi i internimit ishte pikërisht babai i arratisur, i cilësuar si tradhtar i atdheut. Në këtë kamp famëkeq dërgonin familjet më elitare të vendit, dhe që ishin rrezik serioz për regjimin e asaj kohe. Kaluam muaj të tërë së bashku me nënën e vëllain. Ndërsa motra e madhe ishte e martuar me një shtetas italian dhe ajo qëndroi në Tiranë. Në kamp, nëna më ushqente me qumështin e gjirit, sepse ky ishte ushqimi i vetëm.

Sa kohë qëndruat në kampin e Beratit?

Kemi qëndruar rreth një vit në atë kamp. Nëna bënte punë nga më të vështirat dhe më të rëndomtat. Në anën tjetër, ajo duhet të më ushqente mua me gji dhe, ndërsa në mëngjes shkonte në punë, për mua kujdeseshin gratë e tjera të persekutuara në atë kamp. Pas Beratit, episodi i internimeve do të vazhdonte në kampe të tjera, sigurisht me një kalvar të gjatë mundimesh e persekutimesh çnjerëzore.

Në cilin kamp përfunduat më pas?

Fillimisht na çuan në Kuçovë. Aty ime më thotë që kujton dhimbjen më të madhe të punës së krahut. I detyruan të gjitha gratë që të punonin me orare të zgjatura për hapjen e fushës së aviacionit të Kuçovës. Isha vetëm një vjeçe e pak, dhe nëna punonte me mish e shpirt që të plotësonte normat e ditës dhe të stimulohej me ndonjë ushqim më tepër… Pasi përfundoi ky projekt, na çuan në kampin e Porto Palermos. Ishte si një kullë në majë të një kodre të lartë e që kufizohej nga male në të katërt anët. Në kala rrezja e diellit nuk depërtonte asnjëherë. Dritaret ishin shumë të vogla. Ambienti ishte gjithmonë në terr, lagështirë. Për të fjetur, si dyshek kishim rrasat e gurit, pinim ujë të kripur dhe me krimba nga pusi që ishte në hyrje të kalasë. Familjet më prestigjioze të vendit ishin internuar në atë kamp, si: familja e Gjon Marka Gjonit, vjehrra e Kryeparlamentares Jozefina Topalli, Maria dhe vajza e saj Suzana Topalli, xhaxhai i Jozefinës, Nush Topalli etj. Maria me të bijën më kanë rritur dhe janë kujdesur ditë të tëra për mua.

Çfarë lloj përkujdesjeje ofronte familja Topalli kundrejt jush?

Bëhet fjalë për vitet 1946-1950, isha afërisht pesë vjeçe. Duke qenë se isha ende një vajzë e vogël dhe nëna duhet të largohej për në punë që herët në mëngjes. Shkonte në këmbë në mal dhe mblidhte dru, të cilat i mbante në kurriz. Ditë për ditë ishte thuajse kjo lloj pune, dhe të tjera punë krahu që kryheshin nëpër fusha të hapura. Mbaj mend që, kur vinte nëna nga puna, më sillte lende dushku, një lloj kokrre të ngjashme si gështenja, që ajo më pas i piqte dhe m’i jepte për të ngrënë mua apo vëllait. Shpeshherë ato na sëmurnin, sepse ishin të destinuara për konsum nga kafshët dhe jo për ne. Por në ato kushte mbijetese, duhet të gjendeshin forma nga më të ndryshmet për të jetuar. Ndërsa Maria me të bijën kujdeseshin për mua, njësoj sikur të më kishin pjesëtaren e tyre të familjes. Më ushqenin, më vishnin e më ndërronin.

Si ndodhi më pas që të liruan?

Nëna më thoshte shpesh, duke më arsyetuar edhe situatën në të cilën gjendeshim, se për sa kohë që Hysniu, babai, nuk ishte bërë më i gjallë e nuk kishte organizuar kryengritje të tjera, nuk cilësohej më i rrezikshëm për regjimin komunist. Me rritjen time në kamp, si fëmijë që isha, edhe mund të më lironin, sepse nuk përbëja rrezik. Ndërsa nënën nuk e lejuan. Kur unë isha rreth gjashtë vjeçe e gjysmë, më lirojnë nga kampi i Porto Palermos. Mamaja më kishte ngjitur emrin tim në një letër poshtë fustanit që kisha veshur. Dhe ashtu, më lëvizin prej andej dhe më sjellin në Tiranë, ku gjendej motra ime e madhe. Nënën dhe vëllain, rreth 14 vjeç asokohe, nuk i lejuan të lëviznin, ata vijuan të ishin të internuar në kamp. Njerëzit që më shoqëronin, më lanë në Tiranë, dhe nuk kam për ta harruar asnjëherë një dyqan të një zanatçiu krutan, që ishte ngjitur me shtëpinë tonë të vjetër, i cili më sheh duke qarë, dhe më afrohet për të më ndihmuar. Unë i tregoj letrën që nëna më kishte fshehur poshtë fustanit dhe nuk vonoi shumë që punëtori të më çonte në derën e shtëpisë së vjetër, ku jetonte ime motër me të shoqin. Pasi më përqafoi dhe të dyja u ngashëryem në të qara, menjëherë më mori përdore dhe më dërgoi tek një berber, i cili më qethi tullac. Më pas, më nxori në oborr të shtëpisë, më zhveshi lakuriq dhe më lau me ujë të ngrohtë. Duke iu gëzuar realitetit dhe vijueshmërisë së ditëve, besova se ferrit i kishte ardhur fundi, por në fakt isha gabuar rëndë. Arratisja e vëllait tim Sazanit nga kampi i Porto Palermos, do të më kushtonte shumë. Këtë herë do të rikthehesha bashkë me motrën, Majlindën.

Ju u rikthyet sërish në kamp internimi, pas thuajse dy vitesh. Këtë herë çfarë kishte ndryshe?

Arratisja e Sazanit nga kampi i Porto Palermos, kishte gjunjëzuar keqas edhe nënën, të cilën e kishin varur me kokë poshtë në hyrje të kalasë. E kishin lënë për ditë të tëra jashtë në të ftohtë, sepse i kërkonin të dëshmonte për arratisjen e të birit, ata dyshonin se mos ai ishte arratisur për t’u bashkuar me babanë në male dhe për të vijuar lëvizjen antikomuniste. Disa ditë më vonë, njerëz të Sigurimit vijnë në shtëpinë e motrës, atje ku më kishin lënë dhe më marrin sërish për të më çuar në kamp, e për t’u bashkuar me nënën, të cilën në formë dënimi e kishin zhvendosur nga kampi i Porto Palermos, në Savër të Lushnjës. Unë isha e vogël, rreth shtatë vjeçe e gjysmë, por nuk kam për ta harruar kurrë fytyrën e nënës, lotët dhe përqafimin e saj pas ribashkimit tonë në ato kushte. Duke qenë se e konsideroja veten disi më të rritur, fillova edhe unë punë në fushë. Mblidhja kallinj gruri, punoja për të plotësuar normën nga mëngjesi në darkë. Ndërkohë që disa njerëz zemërgjerë më jepnin dorë, duke më ndihmuar. Ditët kalonin, unë rritesha në kamp, dhe jeta jonë ishte po e njëjta mynxyrë. Gjatë kësaj kohe, kisha nisur edhe shkollën tetëvjeçare. Shkoja këmbëzbathur për të ndjekur ato pak orë mësimi dhe kthehesha në fushë për të mbledhur kallinjtë e grurit.

View attachment 7582
Sazan Dema, vëllai i Rudinës,
përfaqësues i forcave ushtarake amerikane në luftën e Vietnamit

Lëvizjet dhe jeta juaj atje ishte e kontrolluar, por çfarë kujton ndonjë episod të veçantë që të ka mbetur në mendje?



Kaluan thuajse 20 vite në kampin e Lushnjës. Bashkë me nënën dhe motrën jetonim atë përditshmërinë aty, me punë, dhe shpesh ndonjë përpjekje e cunguar për shkollim. Rreth viteve 1970, njerëzit e Sigurimit aty brenda në kamp ia kishin frikën ndonjë revolte të mundshme dhe acarimit të situatave. Ndaj na spostuan nga Savra në Belsh të Elbasanit. Na ri-internuan, në një kamp tjetër me kushte më të vështira dhe më të mbyllur për nga ana e sigurisë. Për të pestën herë do të përjetoja një tjetër eksperiencë të hidhur, duke shkelur në kampin e radhës që për fat do të rezultonte dhe i fundit.

View attachment 7583
Rudina me nënën dhe një bashkëvuajtëse në kampin e internimit në Savër të Lushnjës

A është e vërtetë që në Belsh të internuan vetëm ty dhe motrën, ndërsa nëna juaj Vasfia mbeti në Savër?

Po, është e vërtetë dhe kjo është pjesa më e dhimbshme. Ne dy vajza të reja, që na marrin dhe na degdisin në një tjetër zonë të panjohur. Nëna nuk erdhi me ne dhe unë kurrë nuk e mësova arsyen se pse ajo nuk u lejua që të bashkohej me ne. Vetëm një vit më vonë, mësuam se nëna ndërroi jetë në atë kamp, ndërsa ne bijat e saj nuk patëm mundësi as që t’i hidhnim një grusht dhé.

Nisëm të punonim në një kooperativë bujqësore. Punoja me kazmë gjithë ditën dhe duart më kullonin gjak. Pas thuajse 30 vitesh të kaluara duke lëvizur nga njëri kamp në tjetrin, në fillim të viteve ’80 na lirojnë. Tashmë isha pa nënë, e cila më vdiq në kampin e Lushnjës, pa baba të cilin nuk e kisha njohur kurrë, përveçse e kujtoj portretin e tij të vagullt, pa vëlla, i cili ishte arratisur në moshën 14-vjeçare dhe, siç mësova më vonë, ai përmes Jugosllavisë me pasaportë false, ishte arratisur për në Gjermani. Aty ishte martuar me një shtetase gjermane, kishte studiuar në një akademi ushtarake nga më të njohurat në Gjermani dhe, pasi ishte vlerësuar me grada ushtarake, ka marrë pjesë në luftën e Vietnamit. Motra, menjëherë pasi dolëm nga kampi, vazhdoi jetën e saj duke u rimartuar sërish, ndërsa fëmijëria dhe rinia ime u ngrysën në dyert e atyre kampeve famëkeqe.
Çfarë të ka mbetur sot për të kujtuar nga e kaluara jote?

Vetëm dhimbje dhe ditë të vështira. Fëmijëria ime pa fëmijëri dhe rinia që më kaloi në punë krahu të rëndomta. Mbeta pa prindër, pa vëlla, për të cilin ende sot më djeg shpirti. Ai jeton prej shumë vitesh në Amerikë dhe, që prej shkëputjes sonë nga kampi, nuk kemi mundur të takohemi dot. Pas daljes nga kampi i Elbasanit, erdha në Tiranë dhe përmes disa njohjeve familjare fillova punë në kombinatin tekstil “Stalin”. Në moshën 38-vjeçare u martova me shkuesi dhe nga kjo martesë sot kam një vajzë.

Nga ERMIRA ISUFAJ
Categories: None



artikulli origjinal: http://www.forum-al.com/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=286774
 
Dushan Mugosha, i shkruante Hysni Kapos, 25 nentor 1943: “Ndodhem në Zagori. Forcat tona të mëdhaja ndodhen në Dëshnicë dhe Skrapar, përveç grupit të V dhe batalionit “Baba Abaz”, batalionit “Asim Zeneli”, dy batalioneve të Brigadës I dhe Brigadës IV si dhe forcave të Beratit. Objektivi: Spastrimi i krahinave të Beratit e ndoshta edhe vetë Berati. Besnik, duhet të jetë morali i partizanëve të Vlorës, i cili duhet të mbahet me konferencat e vazhduara, me këngë e gëzim nga ana e komunistëve. Duhet të përgatiten partizanët për luftime të ashpra e të përgjakshme. Duhet të zhduket oportunizmi nga rreshtat partizane përsa i përket zhdukjes së tradhtarëve”.
,...................
Burimi: AQSH. Shih dhe "Skenarë të përgjakur", Përmeti 1943-1990.
 
Back
Top