• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Fatos Lubonja sfidon Ismail Kadarenë

Përgjigje e: Fatos Lubonja sfidon Ismail Kadarenë

Si dite e plote ai shtjellej
Me re dhe ere mbi atdhe.
Nje emer, Gjergj, e kish si diellin,
Tjetrin si henen, Skenderbe.

Dy brire dhije kish mbi krye,
Embleme e vjeter e cuditshme,
Sikur ta dinte qe mes brinjeve
Dy perandore do te godiste.

Njezet e kater luftra beri.
Njezet e kater vdekje theu.
Cka mangut linte diten Gjergji,
Plotesonte naten Skenderbeu.

Pas vdekjes eshtrat iu ndane,
Ne mijera varre ato u shtrine.
Gjithcka te shumte ai e pati.
Te vetmen kish vec Shqiperine.

PS: lubonjavic nuk ben dot te tilla POEZI.
 
Përgjigje e: Fatos Lubonja sfidon Ismail Kadarenë

Ti mendon qe letersija ndahet ne kete menyre ?!!
Nga i shpike keto lloje letersish.

Letersi misteri !!! letersi policeske gjasme e verdhe!!! letersi fantasi !!!... haha :D

E permendi Cool_shqypja Kadare ka disa vepra qe munde te hyjne ne letersine e real_socijalizmit pra propagand per regjimin (por shikuar hollesisht kjo nuk eshte lloj i letersise)...
Ndersa letersija e vertete e Kadares i perket Realizmit magjik...nje lloj letersije qe e ka shkruar edhe Gabriel Garsia Marquez (Kolumbi,Nobelist) dhe disa te tjere.
Por Kadare eshte shkrimtar edhe me i mire se Marquezi...(ky nje vlersim modest i imi ).

Pse e kam shkruar gabim?!
Na thoni ju lutem, se si e ndani ju pjesa tjeter e botes letersne?!
Nese nuk e dini mos pertoni internetin aty e keni. Beni nje kerkim.

Ajo qe ju ngateron ju i dashur shkrues eshte ndikimi i mendimit filozofik ne letersi dhe keto quhen rryma letrare(ne te cilen bene pjese dhe realizmi socialist), nuk jane llojet e letersise.

Nejse kurre nuk eshte vone per te mesuar.
 
Përgjigje e: Fatos Lubonja sfidon Ismail Kadarenë

Bibla eshte me e lexuar....pastaj jane....SHKRIMTARE RUSE.
Do apo sdo.
 
Përgjigje e: Fatos Lubonja sfidon Ismail Kadarenë

Leone fillove me carcaf? çamarrok saliu ka pasur leshin se ja merrte borxhe ramizit. rri me mire ke prim -bla-
Drague ke të fala nga të dy. :D


22045877_350752348698202_8968651538295431877_n.jpg
 
Përgjigje e: Fatos Lubonja sfidon Ismail Kadarenë

Nga Ergys Mertiri
Kryetari i Komisionit të ligjeve Ulsi Manja tha në emisionin “Të paekspozuarit” se Fatos Lubonja po bën thirrje për “krijim turbullirash” gjë që “është e dënueshme nga kodi penal”. Duke i shtuar kësaj edhe deklarimin se ai duhet dënuar penalisht “në një shtet ku funksionon ligji” (e, në këndvështrimin e z. Manja, Shqipëria është një shtet i tillë tashmë me qeverisjen e partisë së tij), gjithçka kthehet në një kërcënim të drejtpërdrejtë, për Lubonjën dhe të tjerët si ai.
Natyrisht, shprehje të tilla, të ardhura për më tepër nga kryejuristi i parlamentit, tregojnë se në çfarë niveli qesharak e gjynahqar ka rënë qeverisja. Në një kohë kur z. Manja u ekspozua gjerësisht si mbrojtësi kryesor i Tahirit në seancën e kërkesës së prokurorisë për arrestimin e tij, sot ai i tregon publikut kodin penal, kundër një prej zërave më të pakompromis në zbardhjen e të vërtetave të paimagjinueshme që po ngjasin në këtë vend!
Ulsi Manja, ndoshta mund të mos e dijë, por liria e shprehjes është një nga parimet themelore të një vendi demokratik dhe prevalon edhe përballë rasteve të abuzimit me të (sikur të kishte ndopak abuzim në ato çfarë thotë Lubonja). Nga ana tjetër, Manja duhet të dijë se, si njeri në pushtet, e aq më tepër, në një pushtet të zhytur në llucën e horrave kriminelë e trafikantë, është në konflikt interesi me fjalën e lirë dhe nuk ka gojë të flasë kundër për të.
Ndoshta z. Manja do të ishte jurist i shkëlqyer gjatë kohës së Enverit, ku edhe mund të akuzojë njerëz për agjitacion e propagandë, dhe grup armiqësor në bashkëpunim me armikun e klasës. Lubonja e ka bërë njëherë një burg me akuza të tilla, gjatë kohës kur partia e z. Manja udhëhiqte e vetme nga fitorja në fitorje.
Por, dikush duhet t’i tregojë atij se jetojmë në kohë të tjera, dhe pavarësisht se shefi i tij po qeveris me të njëjtat mjete dhe duket se po e rikthen deri diku epokën e lavdishme të marksizëm-leninizmit, përsëri disa gjëra kanë humbur përgjithmonë. Për këtë arsye, përpjekja anakronike e z. Manja për të rimishëruar figurën e Aranit Çelës prodhon vetëm humor.
Tragjik këtu është fakti që, ndërsa njerëz si ai shfaqen kaq “të aftë” e të predispozuar për të zbuluar grupe armiqësore, shqisat e tyre janë totalisht jashtë funksionimi për të parë grupet kriminale, me të cilët bashkëqeveris udhëheqja e partisë së tij.
 
Back
Top