...Vazhdim
– qafa e Agrit,Kunora,Shtreziqe,që e kufizon me Shalën,Shoshin e Toplanën. Vazhdon gjatë brigjeve të Drinit në drejtim të lindjes deri në Rajë,për t’u ngjitur nga Raja në malin e Kores e qafë të Kolçit,ku ndahet me Geghysen e Krasniqe dhe përfundon në Mulaj,kufi me lagjen Kuq të Curraj të Epërm. Ky brez i harkuar fshatrash rrethon pothuaj në të tre anët fisin Nikaj,duke formuar së bashku krahinën e Nikaj - Merturit.Burimet dokumentare tregojnë se shumica e fshatrave të Merturit ishin formuar deri në shek. e XV,përpara ardhjes së merturësve në to. Në defterët kadastralë osmanë të Sanxhakut të Shkodrës të viteve 1485,1582,dhe Rumelisë për vitet 1529 – 36, dalin të rradhitur midis Krasniqes dhe Prashtës (Brashtës) fshatrat: Mllaka (Blaka-Bjakja) me 8 zjarre në vitin 1485,Noranja (Ranja-Raja) me 25 zjarre,Betuçi (Bëtosh) me 13 zjarre, Maleçi(Palç) me 5 zjarre,Salça (Salca) me10 zjarre dhe Brisha (Brisa) me 10 zjarre.6

Banorët që i formuan dhe i banuan këto fshatra, përpara se të vinin merturësit, ishin të kombësisë shqiptare dhe të besimit të krishterë. Pothuaj të gjithë kryefamiljarët e 71 shtëpive të këtyre fshatrave mbanin emra tipik shqiptar.69) Këta banorë kan lënë prapa mjaft toponime e dëshmi matëriale,kryesisht rrënoja kishash e varreza për të cilat banorët e sotëm merturës thonë se nuk u përkasin fisit të tyre. Në Rajë deri në vitet 1960 – 70 janë ruajtur rrënojate 7 kishave. Njëra prej tyre ajo e Ançitit,rreth 500 m në lindje të kalasë së Lekës,që i përkiste shek.XIV – XV,ka patur një këmbonare 5.2 m të lartë që është ruajtur deri në vitin 1980.70) Në bjeshkët e salcës,afër Karronit,njihet toponimi kisha e Shnaprendes,ku janë gjetur fragmente muresh,punuar me gurë të gdhendur e llaç gëlqerje,që i përkisnin shëk. XV – XVI.71)Deri në vitin 1964 janë ruajtur në Brisë muret anësore të kishës së Shenkollit. Një ndërtim ky paraturk dhe mjaft i veçantë i ndërtuar me gurë rrasor. Ka paturnjë derë me qemer të harkuar mbi të cilin dalloheshin vijëzime dhe nje kryq.Kjo sherbente si kapelë e varrezave të fshatit.72) Në Tetaj,janë ruajtur gjurmë muresh të kishës së Shnaprendes dhe varrezat pranë saj,që i përkasin Blakes së hershme. Nga dokumentët dhe tradita gojore del se,pothuaj tëgjithë fshatrat që sot përbëjnë Merturin kan patur vazhdimësi banimi nga formimi e deri në ditët e sotme. Në fillim i përkisnin Pultit,më pas Principatës së Pjetërspanit dhe pas shkatërrimit të saj përsëri njihen si pjesë e Pultit tëEpërm. Këto u përfshinë në fisin e Merturit, kur merturësit e adrdhur ishin bërë banorë të përhershëm dhe zotërueë të tyre.
Dihet se çdo fshat ka historine e vet të formimit dhe të zhvillimit,po,meqenëse do të falasim kryesisht për fisin e Merturit,këto fshatra do të shihen në kuadrin e këtij fisi. Po veçojmë vetëm fshatin “Martish”,që del i regjidtruar në trevën e Pjetërspanëve në vitin 1485 me 7 zjarre73),si dhe katundin “Mortur”që del i shenuar në relacionin e Don Vincentit ,në vitin 1628,afër me Bjake dhe Bëtoshë.74) Për emrin Martish,gjuhtari Kolë Luka gjykon se mund të jetë Morturi që del i shenuar në vitin 1628.75) Ndërsa S. Pulaha thotë se “emri Martish është vështirë të unifikohët me Morturin”.76) Gjykuar nga rradhitja në defter,ku Martish shënohët pranë fshatrave Plan,Pog,Xhan,Kir,themi se nuk ka lidhje midis tyre. Martishi ishte shumë larg trevës ku u formua Merturi në kohë dhe në hapësirë, prandaj nuk mundë të identifikohet me Merturin – fis. Është argumentuar se Merturi me banorë e me emer e ka prejardhjen nga Merturi i Gurit,dhe jo nga pjesa jugore e Pultit ku shtrihej fashati Martish.Prej këtej del se,Morturi (Merturi) që përmendet në dokumentat e vitit 1628 – 1795 pranë Bjakes dhe Bëtoshës ishte një nga ngulimet e banorve mërturës të ardhur nga Merturi i Gurit,në periudhën 1550 – 1590. Ky ishte fshat i përbërë vetëm nga banorë merturës, prandaj i dhen emrin e fisit tyre “Mertur” që dokumentët e shenojnë “Mortur”. Meqenëse merturësit ishin vendosur edhe në fshatrat tjera,Morturi nuk mundë të merret si zanafilla e fisit Mertur,siç ishte rasti i fshatit – fis Nikaj që u bë zanafilla e gjithë fisit Nikaj. Ky nga një fshat – fis ,u rrit dhe u teritorializua në afërsi të vendformimit,duke formuar fshatra tjera që morën emrat e kryeparve të vëllazërive si Gjonpepaj,Peraj etj. Në Nikaj fillimisht uniteti teritorial administrativ përputhej me unitetin fisnor,i cili më pas nuk mbeti plotësisht i tillë. Ndryshe ndodhi me Merturin. Merturësit u shtrinë jashtë dhe larg krahinës së vendformimit fillestar,kryesisht në fshatra të formuar më parë. Për këtë arësye,në Mertur ka patur shtresëzim e bashkjetesë popullsie më të gjatë,midis merturësve të ardhur dhe vendasve që nuk kishin lidhje gjaku me merturësit. Këtu shumica e fshatrave nuk përbënin unitete të pastra fisnore,prandaj nuk morën emrat e kryeparve të vëllazërive të Merturit,por ruajtën emrat e vjetër që kishin patur. Vetëm Tetajt dhe Mulajt morën emrat e kryeparve. Kjo dukuri e vështirëson pasqyrimin e gjendjes demografike të vëllazërive,por jo shtrirjen teritoriale të tyre. Në traditën gojore thuhet se Lëkë Pogu,Ati i parë i fisit Merturit kishte 5 djem: Bibë Leka (i madhi),Mark Leka,Ndre Leka,Pec Leka dhe Tetë Leka. Prej këtyre u formuan vëllazëritë e mëdha,5 këmbët (degët) e këtij fisi: Biblekaj,Marlekaj,Nderlekaj,Peclekaj dhe Tetlekaj. Në Salcë dhe Brisë u teritorializuan 4 djemtë e Ndre Markut,nipat e Mark Lekë Pogut: Deda,Leka, Vuka dhe Kola. Nga tre të parët që u vendosën në Salcë rrjedhin vëllazëritë Dedndreaj,Lekndereaj dhe Vukaj (Vukndereaj,të cilat bashkë me vëllazëritë Prognaj dhe Steaj përbëjnë fshatin Salcë. Nga Kolë Ndreu dhe Mëhill Preka (Mehill – Prekë – Vatë – Mark – Leka )77) që ishin vendosur në Brisë,rrjedhin vëllazëritë e këtij fshati: Kolndreaj dhe Mëhillaj. E para përbën shumicën e popullsisë së Brisës. Salca është shëmbulli tipik ku u realizua mbishtresëzimi dhe bashkëjetesa më e gjatë e më e mirë midis vëllazërivë të fisit Mertur me vëllazëritë Prognaj e Steaj të cilët nuk ishin të një gjaku me të parat. Thuhet se Prognajt u gjetën në Salcë,të ardhur kohë më parë nga Qyqeshi i Berishës. Ndërsa,për Steajt gojdhëna thotë se,rrjedhin nga një nip bije,ndaj është vëllazëri e mbathur fisit. Por ka më të ngjarë së Steajt të jenë pasardhes të popullsisë së hershme të Salcës. Në vitin 1671 Salca kishte 7 shtëpi me 83 banorë dhithsejt.7

Një pjesë e pasardhësve të Ndre Lekës u teritorializuan në fshatin Palç. Pjesa tjetër qëndruan në Aprripë të Gurit dhe Mertur të Gurit. Kryepari vëllazërivë të Palçit ishte Mel Geci, stërnip i Ndre Lekë Pogut. (Mel – Gec – Ndre – Lekë – Pogu ). Nga shumimi i barqeve të tre djemve të Mel Gecit: Palit,Gjolit dhe Malës u formuan tri vëllazëritë kryesore të Palçit: Palmelaj, Gjomelaj dhe Malmelaj. Nga 10 shtëpi dhe 83 frymë që kishte Palçi në vitin 1634,79) arriti në 26 shtëpi dhe 150 frymë në vitin 1671.80) Kjo shtesë popullsie çoi në zgjerimin e fshatit në drejtim të lindjes dhe të prendimit,duke formuar respektivisht lagjet Kotec dhe Leri,gjeografikisht disi të shkëputura nga Palçi, por të një fisi me të. Për Kotecin,i cili përmendet për herë të parë në vitin 1671,thuhet se e mori emrin nga nga një palçuar i quajtur Kotel. Në vitin 1671,Salca,Brisa,Palçi dhe Koteci kishin 54 shtëpi gjithsejt dhe 614 frymë që i përkisnin fisit Mertur.81)
Pjesa lindore e Merturit që shtrihet në shpatet e malit Kore e Merturit deri në kohët e vona është thirur Bjake,nga se fshatrat Shëngjergj,Tetaj e Bëtoshë ishin vendosur pranë ose në teritorin e Bjakes së hershme të Pultit të Epërm.
Në traditën gojore thuhet se,pasardhësit e tre djemve të Lekë Pogut: Bibë Leka,Pec Leka dhe Tetë Leka u teritorializuan në fshatrat Bëtoshë,Shëngjergj,Tetaj,Rajë dhe Mulaj. Nga dokumenti i vitit 1628,për të cilin kemi folur më sipër,del se,në këtë zonë,diku midis Bëtoshës dhe Bjakes,ishte formuar fshati Mertur (Mortur-sipas dokumentit). Vendodhjen e tij e përcakton më qartë F.Onufri ,në vitin 1768,i cili kur flet për famullinë e Rajës thotë se,ndër dy fshatra që shkojnë me këtë famulli janë “Merturi dhe Bëtoshi,larg dy a tre orë prej Rajës së Pultit”.82)Këtej del e kuptueshme se Morturi i vitit 1628 vazhdoi të njihej me të njejtin emër edhe në vitin 1768,dhe se ai shtrihej midis Bëtoshës e Tetajt të sotëm. Më sakt,në teritorin e Shëngjergjit të sotëm. Ruajtja e emrit Mertur për një kohë kaq të gjatë tregon se në atë fshat që ish formuar rishtaz nga merturësit qen grumbulluar vetëm merturës,të cilët i kishin dhënë fshatit emrin e fisit të vet. Këta merturës nuk mundë të ishin të tjerë veçse pasardhësit e Bibë,Pec dhe Tetë Lekës. Shumimi i barqeve dhe rritja e popullsisë së këtij fshati,çoi në zgjerimin e hapësirës së banuar prej tyre në drejtim të Bjakes, Bëtoshës,Ançitit dhe Rajës.Në fshatin Mertur që më vonë mori emrin e pajtorit “Shëngjergj”,qëndruan pjesa më e madhe e pasardhësve të Bibë Lekë Pogut,i cili kishte tre djem: Mengj Biba,Pepë Biba dhe Kolë Biba. Prej dy djemëve të Mengjës,Nikë dhe Preç Mengjës rrjedhin vëllazëritë e Shëngjergjit: Nikmengjaj dhe Kolpreçaj. Nga 4 djemtë e Nikë Mengjës:Vatë,Pjetër,Dedë dhe Vukë u formuan 4 vëllazëri tjera më të vogla: Vatnikaj,Pjetërnikaj,Dednikaj dhe Vukaj (Vuknikaj). Po në Shëngjergj u formua vëllazëria Mulaj,që rrjedh nga Mulë Pep Biba,vëlla më Kolë Pepën. Një pjesë e Mulajt qëndruan në Shëngjrgj,ndërsa pjesa tjetër u çvendos në drejtim të veriprendimit dhe formoi fshatin Mulaj. Në Bëtoshë u vendosën tre nipat e Pec Lekë Pogut: Pjetëri,Marku dhe Buça. Prej këtyre u formuan vëllazëritë kryesore që përbëjnë Bëtoshën: Pjetërgjokajt,Markgjokaj dhe Buçgjokaj. Me këto vëllazëri,në Bëtoshë ka bashkjetuar në harmoni prej qindra vjetësh dhë vëllazëria Ukcamaj që s’ka lidhje gjaku me to. Shumica e pasardhësve të Tetë Lekë Pogut,pasi u larguan nga ish fshati Mertur (Shëngjergji sot) u vendosën me banim në Bjaken e herëshme,ku bashkjetuan gjatë me bjakçorët. Në vitin 1634,fshati Bjake kishte 20 shtëpi e 230 frymë.83) Në vitin 1638,- siç thotë F.Bardhi,”kishte kishën famulltare dhe me prift që i i sherbente dhe Gashit”.84) Pas largimit të bjakçorve,midis viteve 1768 – 1770,85) fshati mori emrin Tetaj,nga Tetë Leka. Vëllazëritë kryesore që rrjedhin prej tij janë: Gjoklaj,Rrucaj dhe Markaj. Ndërsa vëllazëria Qehajaj e këtij fshat e ka perjardhjen nga Kolë Bibë Leka. Qehajaj është emër vendi dhe jo i Atit të parë të kësaj vëllazërie. Raja,një nga fshatrat më të vjetra të Merturit,me kalanë e Lekës dhe kishen e Ançitit,që i përkasin kohës së Pjetërspanëve,në vitin 1485 njihej me emrin Noranja dhe kishte 25 zjarre.86)
Vazhdim...