Guest viewing is limited
  • Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Fjalë të vjetra që kanë dalur (ose po dalin) nga përdorimi.

Markus

V.I.P
Anëtar
Nov 9, 2024
Postime
5,705
Pikët
113
Fjalë të vjetra që kanë dalur (ose po dalin) nga përdorimi.

Bie fjala sot nuk përdoren më ose thuajse janë drejtë shuarjes si:
- skorje
- kallamare (për bojën)
- nallane
- normist
- kaldaist
- kalec
- fletë rrufe
- shaptilograf
- etj
 
Fjalë të vjetra që kanë dalur (ose po dalin) nga përdorimi.

Bie fjala sot nuk përdoren më ose thuajse janë drejtë shuarjes si:
- skorje
- kallamare (për bojën)
- nallane
- normist
- kaldaist
- kalec
- fletë rrufe
- shaptilograf
- etj
KALEC????
 
Para se të merremi me ato që kanë dalë, duhet të përdorim saktë këto që s'kanë dalë akoma.
Kanë dalur??? Çfarë shqipe është kjo? A nuk ua vrasin veshin mbaresat te këto folje?

Lexoj shpesh këtu në forum kanë dalur, kanë sjellur, kanë pjellur, kanë marrur etj. Vetëm kinezët që kanë mësuar shqip do t'i shkruanin kështu.
Thuhet kanë dalë, kanë sjellë, kanë pjellë, kanë marrë.

Rregulla është kjo: Foljet e parregullta që në kohën e tashme mbarojnë me L, LL, RR, e që në kohën e kryer të thjeshtë marrin o, si dal-dola, sjell- solla, pjell-polla, marr-mora, etj. në pjesore mbarojnë me dhe jo me -ur.




Nga interneti:

Në gjuhën letrare dhe në normën e saj të ngulitur është përcaktuar një rregull që foljet që mbarojnë me bashkëtinglloret “rr”,”l”, “ll” dhe që në të kryerën e thjeshtë të mënyrës dëftore e ndryshojnë zanorën e rrokjes së fundit në “o” pjesorja e tyre del me “ë” në fund dhe jo me “ur” si shumica e foljeve të tjera. Le t’i shohim shembujt:

folja “marr” në të kryerën e thjeshtë del “mora”. Pra e ndryshon zanoren “a” në “o”. Pjesorja e kësaj folje del në “marrë” dhe jo “marrur”. Pra përdorimi “kam marrur” është tërësisht i gabuar si dhe format e tjera të pashtjelluara “për të marrur”(paskajore) dhe “duke marrur” (përcjellore).

Kështu edhe për foljet “nxjerr”, “bjerr”, “djerr”, “vjerr”, “shqerr”, “vjel”, “dal”, “mbjell”, “ndjell”, “sjell”, “mbështjell”, “përcjell“, “ndërsjell”,”vjell“, etj. të cilat në të kryerën e thjeshtë dalin:

nxora, bora, vola, dola, mbolla, ndolla, solla, mbështolla,”përcolla”, “ndërsolla”, “volla” etj. e për pasojë edhe pjesorja e tyre duhet të dalë dhe të përdoret (kam) nxjerrë,(për të nxjerrë, duke nxjerrë), (kam) bjerrë, (për të bjerrë, duke bjerrë), (kam) vjelë, (për të vjelë, duke vjelë), (kam) dalë, (për të dalë, duke dalë), (kam) mbjellë, (për të mbjellë, duke mdjellë), (kam) ndjellë, (per të ndjellë, duke ndjellë), (kam) sjellë, (për të sjellë, duke sjellë), (kam) mbështjellë, (për të mbështjellë, duke mbështjellë) etj..

Por jo folje si “mbledh”, “hedh”, “derdh” etj. të cilat dalin:

mbledh – mblodha – (kam) mbledhur, hedh – hodha – (kam) hedhur, vjedh-vodha-(kam)vjedhur, zgjedh-zgjodha-(kam)zgjedhur, derdh – derdha – (kam) derdhur, etj. Edhe folja “shpërvjel” ka një përdorim gati të dyzuar, pasi në të kryerën e thjeshtë del më pëlqyeshëm “shpërvjela”, se sa “shpërvola”. Megjithatë edhe kjo formë është e pranueshme dhe përdoret dendur. Pjesorja e saj duhet të jetë gjithashtu, “shpërvjelë” dhe jo “shpërvjelur”.

Jo të gjitha foljet që mbarojnë në “rr”, “l”, “ll” e ndryshojnë formën në të kryerën e thjeshtë në zanorën “o” zanorën e fundit; p.sh. “ndal” bën “ndala” dhe jo “ndola”, apo folja “ngjall(a)”, por jo “ngjolla”, ose “zvarr(a)” dhe jo “zvorra”. Siç shihet, për pasojë pjesorja del:

“ndalur”, “ngjallur”, “zvarrur”, por kjo e fundit kur është në trajtën e ndajfoljes “zvarrë” nuk del “zvarrur”, po “zvarrë”. foljet “ndal” dhe “zvarr”, gjithashtu kanë edhe forma më të shtjelluara po me të njëjtin kuptim: ndal-ndaloj, si dhe zvarr-zvarri(s)t. Këtu nuk ka vend për të dyushuar për pjesorët e tyre:

“ndaluar” dhe “zvarritur”.
 
Ne kohe nostalgjike mbaj mend ca raste te veçanta qe jane ngul mire ne koke.

Shprehimisht leshonte keto perla....
Kane sollur!
Kane pollur!


🤭🤭🤭
 
Fjalë të vjetra që kanë dalur (ose po dalin) nga përdorimi.

Bie fjala sot nuk përdoren më ose thuajse janë drejtë shuarjes si:
- skorje
- kallamare (për bojën)
- nallane
- normist
- kaldaist
- kalec
- fletë rrufe
- shaptilograf
- etj
keto fjale jane te kushteve te caktuara, dhe me ikjen e atyre kushteve dhe rrethanave, ikin edhe keto fjale,
 
Back
Top