Guest viewing is limited
  • Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Fjala e dites

"Cdo njeri , cdo popull , qe te rroje dhe tregoj vlerat e tij , me pare nga te gjitha , duhet te organizpj Kaosin qe gjendet brenda Unit tij. "

NICE
 
Perse i besoni trinitit! lati i biri dhe shpieti i shenjete Dua ta di si kureshtar!
+++

Trinia Shenjte në Besëlidhjen e Re! Lavdi Atit e Birit dhe Shpirtit Shenjt​

Mbetet gjithnjë mister se pse Zoti është një dhe tre njëkohësisht. Tregohet se Shën Agustini, ishte shumë i mërzitur, sepse nuk arrinte ta kuptonte misterin e Trinisë Shenjte. Ndërsa mendonte këto gjëra dhe ecte buzë detit, sheh një fëmijë, që bënte diçka shumë të çuditshme: kishte hapur një vrimë në rërë dhe me një lugë, shonte në det, e mbushte me ujë dhe e derdhte në vrimë. E kështu e pyeti: “Ç’po ben?” E djali: “Dua të derdh gjithë ujin e detit në këtë vrimë”. E shën Agustini i tha: Po si mund t’ia arrish kësaj? Deti është pa fund, ndërsa vrima është e vogël. E pastaj, me këtë lugë…nuk mjafton gjithë jeta”. E djali iu përgjigj: “Po ti si mund të pretendosh ta mbash në atë kokën tënde të vogël misterin e pafundmë të Zotit?”. Shën Agustini e kuptoi se Zoti është mister i madh. E kuptoi edhe se Ati, Biri e Shpirti Shenjt ishin kaq shumë të mbushur me dashuri, sa të donin pa dyshim të qëndronin bashkë.

R.SH. - Vatikan
Këtë të diele Kisha Katolike kremton festën e Trinisë Shenjte.
Prandaj të ndalemi pat mbi fjalën “Trini” sipas Besëlidhjes së Re. Të gjithë e dimë se Trinia Shenjte përbëhet nga tri Vetje, Ati, Biri dhe Shpirti Shenjt, por ku e ka origjinën termi e ç’kuptim ka për të krishterët?
Fjala “Trini” nuk ndodhet në Besëlidhjen e Re e nuk është e mundur të gjejmë në faqet e saj, atë teologji trinitare të ndërlikuar e të thelluar, që u zhvillua sidomos në shekujt IV-V e më vonë. Por, ajo e ka rrënjën pikërisht në shkrimet e Beslidhjes së Re, ku përvijohen marrëdhëniet, që lidhin ndërmjet tyre Atin, Birin e Shpirtin Shenjt. Në planin gjuhësor, kujtojmë se Zoti Atë shpesh thirret “ho Théos”, pra Hyj i mirëfilltë, Jezu Krishti quhet Biri i Hyjit, ose edhe “Kyrios”, “Zot”, ndërsa Shpirti Shenjt përcaktohet edhe si “Paràclito”, ose “mbrojtësi/ngushëlluesi”.
Trinia Shenjte është në bazën e pagëzimit të krishterë, në frazën që thotë Krishti gjatë dukjes së Tij të fundit pas ringjalljes, përshkruar në Ungjillin sipas Mateut. Jezusi u thotë dishepujve të “pagëzojnë në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt” (28,19). Duket qartë se në këto fjalë pasqyrohet një besim më i lashtë në Trininë Shenjte nga ana e Kishës. Shën Pali Apostull përvijon një teologji të vetën mbi Trininë Shenjte, kur, për shembull, thotë se dhuratat e ndikuara mbi bashkësitë e krishtera janë si të Shpirtit, si të Krishtit, ashtu edhe të Atit, kuptuar si tri Vetje në një, pavarësisht nga ndryshimet: “Dhuratat janë të ndryshme, por Shpirti Shenjt është i njëjtë – edhe shërbesat në përhapje të Ungjillit janë të ndryshme, por Zoti është i njëjtë – po edhe mënyrat e veprimit janë të ndryshme, por Hyji është i njëjtë – Ai bën gjithçka në të gjithë” (1 Kor 12,4-6).
Bashkimi ndërmjet besimtarëve, pavarësisht nga shumëllojshmëria e tyre, modelohet dhe e ka bazën në unitetin trinitar: “Një Trup i vetëm, një Shpirt i vetëm, një shpresë e vetme…Një Zot, një fe, një pagëzim, një Hyj i vetëm, Ati i të gjithëve” e më parë Shën Pali i referohet “njësisë së Shpirtit” (Ef 4,3-6). Edhe sot e kësaj dite, në fillim të kremtimit eukaristik, shkëmbejmë përshëndetjen me të cilën Shën Pali mbyll Letrën e tij të dytë drejtuar Korintianëve: “Hiri i Zotit tonë Jezu Krishtit, dashuria e Hyjit dhe bashkësia me Shpirtin Shenjt, qoftë me ju të gjithë” (13,13). Të shumta janë pjesët ku flitet për “Shpirtin e shenjtërimit”, për “Jezu Krishtin Zotin tonë” dhe për “Hyjin, Ati ynë” (Rom 1,4-7; shih edhe 15,16-17; 15,30; 1 Kor 2,10-16; Gal 4,6; Ef 1,3-14; 2,18-22; Tim3,4-6 e kështu me radhë).
Edhe Shën Pjetri e hap Letrën e tij të parë me fjalë, që i referohen Trinisë Shenjte, kur shkruan: “në saje të Provanisë së Hyjit Atë me shenjtërimin e Shpirtit Shenjt, për të dëgjuar Jezu Krishtin…” (1,2). Pastaj, Shën Gjoni Apostull, në Letrën e tij të parë, na jep një tekst, që është i bërë i famshëm në traditën e krishterë. Në atë pjesë flitet për “Jezusin, Biri i Zotit” dhe për Shpirtin Shenjt që e dëshmon; pastaj lexohet: “Tre janë ata që dëshmojnë: Shpirti Shenjt, uji dhe gjaku. Këta të tre bëjnë një dëshmi të vetme” (5,7-8).
Përkthimi i lashtë latin i shën Jeronimit, përdorur me shekuj në liturgji, na ofronte një tekst të ndryshëm, me karakter të qartë trinitar, që njihet si “paragrafi jeronimian”. Megjithëse nuk i përgjigjet origjinalit, shpreh qartë fenë e Kishës në shekujt e parë. Nga Shkrimet e Shenjta, ajo pati nxjerrë dhe riformuluar teologjinë e saj trinitare: “Tre janë ata që dëshmojnë në qiell – thotë shën Jeronimi në përkthimin që i ka bërë Shën Gjonit – Ati, Fjala e Shpirti Shenjt e këta të tre janë një. E tre janë ata që dëshmojnë në tokë: Shpirti, uji dhe gjaku e këta të tre bëjnë një dëshmi të vetme”.
Mbetet gjithnjë mister se pse Zoti është një dhe tre njëkohësisht. Tregohet se një ditë, Shën Agustini, dijetar i madh i Kishës, ishte shumë i mërzitur, sepse nuk arrinte ta kuptonte misterin e Trinisë Shenjte. Ndërsa mendonte këto gjëra dhe ecte buzë detit, sheh një fëmijë, që bënte diçka shumë të çuditshme: kishte hapur një vrimë në rërë dhe me një lugë, shonte në det, e mbushte me ujë dhe e derdhte në vrimë. E kështu, vazhdimisht. Shenjti i afrohet e me delikatesë e pyet: “Ç’po ben?” E djali: “Dua të derdh gjithë ujin e detit në këtë vrimë”. Pasi dëgjoi këtë, shën Agustini i tha: “E admiroj dëshirën për ta mbledhur në një vend krejt detin. Por si mund t’ia arrish kësaj? Deti është pa fund, ndërsa vrima është e vogël. E pastaj, me këtë lugë…nuk mjafton gjithë jeta”. E djali, që ishte një engjëll i dërguar nga Zoti, iu përgjigj: “Po ti si mund të pretendosh ta mbash në atë kokën tënde të vogël misterin e pafundmë të Zotit?”. Shën Agustini e kuptoi se Zoti është mister i madh. E kuptoi edhe se Ati, Biri e Shpirti Shenjt ishin kaq shumë të mbushur me dashuri, sa të donin pa dyshim të qëndronin bashkë.
+++
IMG_6707.jpeg
 
Back
Top