Guest viewing is limited
  • Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Fluturimet sekrete në Izrael. Kush e pagoi avionin privat? Media izraelite: Marrëdhënia e Ramës me biznesmenin Ron Yeffet në qendër të akuzave.

Markus

V.I.P
Anëtar
Nov 9, 2024
Postime
5,544
Pikët
113
Fluturimet sekrete në Izrael, kush e pagoi avionin privat? Media izraelite: Marrëdhënia e Ramës me biznesmenin Ron Yeffet në qendër të akuzave për projektin “Kayo”!

Një artikull i publikuar nga media izraelite TheMarker hedh dritë mbi marrëdhëniet e kryeministrit Edi Rama me biznesmenin izraelit Ron Yefet dhe biznesmenë të tjerë nga Izraeli, duke ngritur pikëpyetje edhe mbi financimin e një udhëtimi zyrtar të kreut të qeverisë në Izrael. Sipas raportimit, Rama udhëtoi me një avion të marrë me qira nga partneri i biznesit të Konsullit të Nderit të Shqipërisë në Izrael, Sani Snilevitz, ndërsa një hetim i medias shqiptare reporter.al ka konstatuar se fluturimi nuk është paguar nga qeveria shqiptare. Edhe pse Rama ka deklaruar se vizita përfshinte “elemente që lidhen me sigurinë”, sipas TheMarker, mbetet ende e paqartë se kush e financoi në të vërtetë këtë udhëtimi.

Artikulli i plotë i The Marker!

...

 
Kush janë biznesmenët e huaj që paguajnë udhëtimet me avion privat të kryeministrit shqiptar?

...“Udhëtimi në Izrael ka pasur edhe elemente të mirëkuptueshme sigurie të veçantë dhe transporti ka qenë pjesë e këtyre elementëve,” tha ai, nëpërmjet një zëdhënëseje. “Shpenzimet nuk janë mbuluar nga qeveria shqiptare,” u përgjigj Rama, pa specifikuar se kush i kishte mbuluar ato.

Qeveria e Izraelit gjithashtu nuk iu përgjigj një kërkese për koment nga BIRN nëse ishte ajo që e kishte paguar fluturimin e kryeministrit shqiptar për në Tel Aviv.

Por tashmë sekreti është zbuluar. Kapitali ka mësuar se avioni superlukzon Bombardier 500, me të cilin Edi Rama udhëtoi në Izrael dhe u kthye sërish në Shqipëri, u pagua nga Tzachi Nachmias, një biznesmen, pasuria e të cilit vlerësohet në 1.5 miliardë euro.

Mjafton vetëm fakti që kryeministri shqiptar pranon financime nga aktorë të huaj privatë për të qenë një skandal i madh, i cili duhet të vërë në lëvizje gjithë shtetin. Por në këtë rast ka edhe më shumë...

 
Back
Top