Guest viewing is limited
  • Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Fragmente te perzgjedhura!

Gjithnjë më ka bërë për të qeshur mungesa e imagjinatës së atyre zotërinjve, të cilët besojnë se për të gjetur të vërtetën duhet t'u përmbahesh fakteve në "masën e duhur". Këta xhuxhë imagjinojnë ( edhe ata kanë imagjinatë, sigurisht, ama një imagjinatë xhuxhe) se realiteti nuk e kapërcen shtatin e tyre dhe as nuk është më i ndërlikuar se truri i tyre prej mize. Këta tipa që e mbajnë veten "realistë", sepse nuk janë të aftë të shohin përtej hundës së tyre e ngatërrojnë Realitetin me një Rreth me Dy Metra Diametër me qendër në kokën e tyre të thjeshtë. Provincialë që qeshin me atë që nuk munden ta kuptojnë dhe mosbesojnë gjithçka që është jashtë rrethit të tyre të famshëm.

Mbi Heronjtë dhe Varret - Ernesto Sabato
 
Të mos humbim kurrë sysh grafikën e një jetë njerëzore, e cila nuk përbëhet, çfarëdo që të thonë, nga një horizontale dhe nga dy pingule, por kryesisht nga tri vija të lakuara, të zgjatura në pafundësi, që afrohen dhe largohen pareshtur; atë çfarë një njeri ka besuar se ka qenë, atë që ka dëshiruar të jetë dhe atë që ai qe.
 
Flober :
…Gratë nuk e kuptojnë se mund të dashurosh në shkallë të ndryshme; ato flasin shumë për shpirtin, por trupi nuk u ndahet nga zemra, sepse ato e shohin gjithë dashurinë në aktin trupor. Mund të adhurosh një grua dhe të bësh dashuri çdo mbrëmje me vajza ose të kesh një tjetër të dashur, që gjithashtu e dashuron. Më duket e çuditshme, por megjithatë është e vërtetë. Hajde mos u ngrys; nuk e kam fjalën për veten time; unë jetoj si një murg. Ama gjer të mërkurën!...”
 
Dostojevski: "...Unë mendoj se më i dashuri njeri është ai zemra e butë e të cilit apo e së cilës mban njëqind plagë nga shkujdesja, e megjithatë ende gjen një mënyrë për të marrë llambën, e përpiqet sërish për të ndriçuar rrugën e dashurisë ... "
 
Shopenhauer:
Çdo kufizim te ben te lumtur. Sa me i ngushte te jete rrethi yne i perfytyrimit, veprimit dhe marredhenieve, aq me e madhe do te jete lumturia jone; sa me i gjere te jete ai, aq me te shumta do te jene arsyet e ankthit dhe te mundimit. Me zgjerimin e tij, shumohen dhe rriten shqetesimet, deshirat dhe frika.../
 
Franc Kafka- "Mendoj se duhet të lexojmë vetëm ata lloj librash që na plagosin apo na therin. Nëse libri që po lexojmë nuk na bën të përmendemi si një goditje në kokë, atëherë për çfarë e lexojmë? Që të na bëjë të lumtur, siç thua ti? Zot i madh, do të ishim njësoj të lumtur edhe sikur të mos kishte libra. Llojin e librave që na bën të lumtur mund t'i shkruanim vetë ne, nëse do të na duhej ta bënim. Por kemi nevojë për libra që të na godasin si një gjëmë, që të na tronditin thellë, si vdekja e dikujt që e donim më shumë se vetveten, si syrgjynosja në një pyll të humbur, larg prezencës njerëzore, si një vetëvrasje. Një libër duhet të jetë sëpata që të çajë detin e ngrirë brenda nesh. Kështu mendoj".
 
Para se të diskutosh me dikë, bëji vetes një pyetje; A është ai mendërisht aq i pjekur sa të kuptojë konceptin e një këndvështrimi ndryshe?! Nëse ai nuk është aq i pjekur, nuk ka absolutisht asnjë kuptim të diskutosh me të. Jo, çdo diskutim e meriton energjinë tënde.Ndonjëherë nuk ka rëndësi kthjellia e mendimit tënd, pasi tjetri nuk po të dëgjon për të të kuptuar, por të të kundërshtuar. Ka një ndryshim të madh mes një përballjeje të shëndetshme mendimesh dhe një diskutimi të padobishëm. Një bisedë me dikë, që është mendërisht i hapur, mund të të ndriçojë edhe pse nuk nuk je dakord me të. Të përpiqesh të arsyetosh me dikë që refuzon të shohë përtej bindjeve të veta është njësoj sikur t'i flasësh një muri. Sado të përpiqesh të përdorësh logjikën apo të vërtetën, ai tjetri do ta gjejë mënyrën për t'i shtrembëruar fjalët e tua. Pjekuri nuk do të thotë të fitosh një debat. Pjekuri do të thotë të kuptosh kur nuk ia vlen ta hapësh një debat dhe të ndërgjegjësohesh se paqja jote e brendshme vlen më shumë se nevoja për t'i treguar diçka dikujt që ka vendosur të mos ndryshojë mendje. Jo çdo luftë meriton të luftohet. Jo çdo njeri meriton një shpjegim. Ndonjëherë, gjëja më e mirë që mund të bësh është të ikësh, jo sepse nuk ke asgjë për të thënë, por sepse kupton se disa njerëz nuk janë gati të dëgjojnë. Dhe kjo nuk është një peshë që nuk duhet ta mbash ti.

Gustav Jung
 
« Në jetën e perandorëve troket një çast kur, si të ketë kaluar krenaria për përmasat e pamata të trevave që kanë arritur të pushtojnë, pastaj pështjellimi dhe lehtësimi i ndërgjegjësimit se s’do të mund t’i njohin ndonjëherë a t’i kuptojnë; një ndjesi zbrazëtie që na pushton mbrëmjes bashkë me erë elefantësh pas shiut dhe hirit të sandales që ftohet në mangall […] ai çasti dëshpërak kur zbulohet se kjo perandori e cila na kish ngjarë si shumatore e gjithë mrekullive na qenkësh një katrahurë që nga nis e ku soset, ku kalbësira ka shkuar aq në kockë sa skeptri ynë e ka të pamundur t’i japë zgjidhje, se ngadhënjimi mbi prijësit kundërshtarë na ka kthyer në trashëgues të rrënimit të tyre. »

Italo Calvino, nga epilogu i “Qytetet e padukshme”
 
Para se të diskutosh me dikë, bëji vetes një pyetje; A është ai mendërisht aq i pjekur sa të kuptojë konceptin e një këndvështrimi ndryshe?! Nëse ai nuk është aq i pjekur, nuk ka absolutisht asnjë kuptim të diskutosh me të. Jo, çdo diskutim e meriton energjinë tënde.Ndonjëherë nuk ka rëndësi kthjellia e mendimit tënd, pasi tjetri nuk po të dëgjon për të të kuptuar, por të të kundërshtuar. Ka një ndryshim të madh mes një përballjeje të shëndetshme mendimesh dhe një diskutimi të padobishëm. Një bisedë me dikë, që është mendërisht i hapur, mund të të ndriçojë edhe pse nuk nuk je dakord me të. Të përpiqesh të arsyetosh me dikë që refuzon të shohë përtej bindjeve të veta është njësoj sikur t'i flasësh një muri. Sado të përpiqesh të përdorësh logjikën apo të vërtetën, ai tjetri do ta gjejë mënyrën për t'i shtrembëruar fjalët e tua. Pjekuri nuk do të thotë të fitosh një debat. Pjekuri do të thotë të kuptosh kur nuk ia vlen ta hapësh një debat dhe të ndërgjegjësohesh se paqja jote e brendshme vlen më shumë se nevoja për t'i treguar diçka dikujt që ka vendosur të mos ndryshojë mendje. Jo çdo luftë meriton të luftohet. Jo çdo njeri meriton një shpjegim. Ndonjëherë, gjëja më e mirë që mund të bësh është të ikësh, jo sepse nuk ke asgjë për të thënë, por sepse kupton se disa njerëz nuk janë gati të dëgjojnë. Dhe kjo nuk është një peshë që nuk duhet ta mbash ti.

Gustav Jung
ed8703c5.jpg
 

Lumturia e dashurisë​

Kur zëri yt
tingëllon...
qetësues dhe melodioz,
zemra ime kërcen si
një zog në kafaz.

Kur sytë e tu më shikojnë,
ata sytë e kaltër,
(mos e natrroni me SHURREN ka korqa) të thellë e të shndritshëm,
sa shumë dëshiron shpirti im
ti takojë!

Oh, çfarë lumturie!
Qaj nga gëzimi.
Lumturisht do të të përqafoja=përjetë.

POEZI nga...NJEREZ no miq.
 
"...Po sa herë ju kam thënë se gabimi juaj themelor ka të bëjë me faktin që e nënvlerësoni rëndësinë e syve të njeriut!
Kuptojeni: gjuha mund ta fshehë të vërtetën, por sytë kurrë!
Të bëjnë një pyetje të papritur, ju as që dridheni; për një grimëçast e merrni veten dhe e dini ç’duhet të thoni që ta fshihni të vërtetën, flisni madje edhe me bindje, e asnjë qime s’ju lëviz në fytyrë por, e vërteta, e trandur nga pyetja, kërcen për një grimëz nga fundi i shpirtit drejt syve, dhe gjithçka merr fund.
Ajo u tradhtua, dhe ju u kapët mat!"

Mihaill Bullgakov "Mjeshtri dhe Margarita"
 
Heshtja e ndershme

Jo të gjitha heshtjet janë njësoj. Ashtu si, falë ndërgjegjes së të jetuarit, bëhesh i ndjeshëm ndaj dritës, ndaj nuancave të dritës në vende të ndryshme, në çaste të ndryshme të ditës dhe të stinëve, ashtu dhe mblidhen një mori nuancash në heshtjet tona e të të tjerëve, heshtje njerëzore, heshtje të kafshëve, të pemëve, heshtje minerale.
Heshtja nuk është të mbyllësh gojën e t’u mbyllësh gojën, është grishje, është të jesh në praninë e diçkaje të brishtë e përfshirëse, ku gjithçka është thënë tashmë. Heshtja buzëqesh.
E dashur heshtje, më ndih të mos flas për ty, më ndih të banoj te ty. Më stërvit. Më çarmatos. Ti më mëson të flas. Ja tek jam, lë veten të më rrëmbejnë. Nuk lë asgjë në shtëpi, asgjë të nisur. Erdha. Te ty. Art mungese për të rigjetur.
Art i a-së nistore që mëson si të lësh të shkruhesh. Heshtja mbjell. Fjalët korrin.
Heshtja është gjë e gjallë.

Chandra Candiani, nga libri 'Heshtja është gjë e gjallë'
 
Në ligjëratat e mia të shumta kam vënë re se njerëzit pëlqejnë të veçantën më shumë se të përgjithshmen dhe konkreten më shumë se abstrakten. Si fillim do të flas, pra, për verbërinë time modeste. Them modeste, sepse është verbëri e plotë në njërin sy, por e pjesshme në syrin tjetër. Unë ende mund të dalloj disa ngjyra si të gjelbrën dhe të kaltrën. Është një tjetër ngjyrë që nuk më doli e pabesë, e verdha. Më kujtohet se kur isha fëmijë ( po qe se ime motër është këtu, edhe asaj do t'i kujtohet), rrija shumë para kafazeve në kopshtin zoologjik të Palermos, sidomos përpara tigrit dhe leopardit. Habitesha përpara ngjyrës së artë dhe të zezë të tigrit. Edhe sot ngjyra e verdhë nuk më ndahet. Kam shkruar një poemë që titullohet " Ari i tigrave", në të cilën përshkruaj këtë miqësi.

Kalojmë tani te një fakt që zakonisht e harrojmë dhe që nuk e di nëse është kështu për të gjithë. Njerëzit e përfytyrojnë të verbrin si të ngujuar në një terr të plotë. Një varg i Shekspirit e përligj këtë ide ; " Duke vështruar errësirën që shohin të verbrit". Nëse me errësirë kuptohet terr i plotë, ky varg nuk është i saktë.

Njëra prej ngjyrave, për të cilën të verbrit, ( së paku unë që po ju flas) ndiejnë keqardhje se nuk e shohin më, është e zeza, kështu ndodh edhe me të kuqen. " E kuqja dhe e zeza" janë ngjyrat që na mungojnë. Unë, që e kisha zakon të flija në errësirë të thellë, kam qenë për një kohë të gjatë i shqetësuar, sepse duhet të flija në këtë botë të mugullt; një mugëtirë në të gjelbër ose të kaltëreme, me dritë të vagëlluar. Kjo është bota e të verbrit. Do të kisha dashur të çlodhesha në errësirë, të mbështetesha tek ajo. E shoh të kuqen si në gështenjë. Pra, bota e të verbrit nuk është nata që hamendësohet. Unë flas, të paktën në emrin tim, në emër të tim eti e të gjyshes, të cilët vdiqën të verbër; të verbër, buzagaz dhe trimërisht, ashtu si shpresoj të vdes dhe unë.

Jorge Luis Borges
Shkëputur nga " Verbëria"
 
Русские пословицы лучшие и выразительнейшие из всех пословиц в мире.

Duhet me e KQYR.
 
"Shumë njerëz e konceptojnë dashurinë në një mënyrë posesive.

Gruaja ime, burri im...

Hiqini këto posesivitete!
Nuk ka asgjë e jotja, tjetra është tjetër.
Edhe martesat mund të jenë të mundshme vetëm nëse nisin nga koncepti se ajo ose ai është dikush tjetër. Kushti elementar dhe themelor për të vazhduar jetën quhet dashuri.
Dashuria është gjithçka që rrit, zgjeron, pasuron jetën tonë, drejt të gjitha lartësive dhe të gjitha thellësive. Jetojmë realisht për aq kohë sa është dikush që na do.Dashuria është nje kusht i jetës, por një kusht pa pagesë.

Sot kushtet e dashurisë mungojnë, sepse dhuntia përqeshet dhe shihet me përbuzje, si diçka patetike dhe Tjetri konsiderohet si një objekt, diçka që duhet pretenduar si e jona, si posedim.

Siç thotë Eric Fromm: Dashuria e pa pjekur: Unë të dua sepse kam nevojë për ty. Dashuria e pjekur thotë: Kam nevojë për ty sepse të dua."
 
Cvajg: "...Nuk ka punë më të vështirë dhe problematike në botë se sa, duke qenë brenda një katastrofe masive, të ruash të panjollosur pavarësinë shpirtërore dhe morale. Qoftë edhe atëherë kur vetë dyshon (dhe për këtë shkak dëshpërohesh) tek arsyeja, te dinjiteti njerëzor, bëhet e mundur të kqyret si vepër heroike kur një individ ruan një sjellje shembullore brenda një kaosi botëror”.
 
Back
Top