• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Fragmente te perzgjedhura!

Nëse e do dikë,
mos resht së njohuri botën e tij.
Bëji pyetje që hapin rrugë të reja,
ruaje në kujtesë tingullin e zërit të tij,
lexoje heshtjen që fshihet pas syve.

Vështroje teksa ecën,
teksa humbet në mendime,
teksa mbyll qepallat për pak çaste qetësie.
Dashuro edhe gjërat më të vogla
mënyrën si zgjohet në mëngjes,
si mban një cigare mes gishtërinjve,
si prek buzët me ushqimin,
si çdo lëvizje e tij rrëfen siguri e qetësi.

Pastaj, kur të jeni pranë,
thuaje me zërin më të ulët,
atë që vetëm zemra duhet ta dëgjojë
Të dua aq shumë
sa lumturinë tënde e dua, edhe kur ajo kërkon lirinë tënde.
 
Jeta njerëzore është si deti: kur mbizotëron paqja, është e qetë dhe e këndshme; por kur fryjnë erërat, është e stuhishme. Kështu është edhe jeta e njerëzve: për sa kohë që fati është i favorshëm, rrjedh i qetë; por kur ndryshon dhe bëhet i pafavorshëm, sprovohet nga stuhitë.

Pericles 495 b.c
 
Back
Top