• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Fundi i evolucionit? Shkencëtarët thonë se truri ka arritur kulmin

iDeA

✨DiNaMiKe✨
Staff member
Anëtar
Nov 20, 2011
Postime
9,460
Pikët
113
Vendndodhja
⚡️BLITZi⚡️
Ne kemi shpikur penicilinën, anije kozmike, kompjuter dhe zemër artificiale pavarësisht shumë dëshirave të tjera. Kur inteligjenca humane do të tejkalojë këtë? Përgjigja nëse i referohemi shkencëtarëve është asnjëherë.
Truri i njeriut ka arritur kulmin dhe se fizikisht është e pamundur për ne që të bëhemi më të zgjuar shprehen shkencëtarët. Ata pohojnë se nëse do të duam rritjen e inteligjencës, trurit të njeriut i duhet një sasi më e madhe energjie dhe oksigjeni – këtë gjë nuk mund t’ia sigurojmë.
Kërkuesit e Universitetit të Kemrixhit kanë analizuar strukturën e trurit dhe kanë punuar mbi sasinë e energjisë që harxhojnë qelizat e tij. Profesori i neurobilogjisë, Simon Laughlin, shprehet se funksionimi i trurit kërkon energji dhe kërkesat e tij po shkojnë në cakun e fundit nga ajo që mund t’i ofrohet” dhe shton se “kjo do të thotë se këtu është caku i informacionit që mund të përpunojë”.
Shkencëtarë të tjera shprehen se “rrjeti” apo fibrat që lidhin zonat e ndryshme të trurit me njëra-tjetrën nuk mund të përmirësohen më tej. Ata kanë zbuluar se njerëzit e mençur kanë rrjetin më të mirë, ku mesazhi kalon shumë shpejt nga një zonë në zonën tjetër në tru. Por ata theksojnë se do të duhet energji ekstra që rrjeti i trurit të bëhet më efiçent. Kjo është e pamundur për njerëzit që do të thotë se nuk mund të bëhemi më të zgjuar.
Ed Bullmore, profesor i psikiatrisë në Kambrixh, thotë se njerëzit e zgjuar “paguajnë” për këtë pasi truri i tyre harxhon më shumë energji.
 
Përgjigje e: Fundi i evolucionit? Shkencëtarët thonë se truri ka arritur kulmin

That is absolutely not true!
"9-month-old baby already knows how to read"...dhe mijra e mijra video qe mund te gjesh ne Google ose internet.
- Shikoje me vemendje kete video dhe edhe ti do dalesh ne te njejten konkluzion qe: Ky baby ketu nuk eshte aspak me i zgjuar se femijet e tjere, por eshte ekspozuar me shpejt ne knowledge. Po t'i japesh mundesine per te lexuar qe ne momentet qe lind, cdo femije ka mundesi te lexoje dhe nuk do futet ne kategorine e kurioziteteve.
Pra me nje fjale cdo gje eshte e bazuar ne menyre tradicionale qe presim cdo gje te vije natyrshem. Nuk bejme asgje te ndyshojme ate rutine qe na kane ofruar paraardhesit tane. Ne fakt, ne fakt ne jo vetem ne kete menyre nuk do kemi evolucion, por po shkojme drejt de-evolucion...

ps: Nuk kam kohe te shkruaj me shume, se kishja shume gjera te shkruaja ne kete teme, the reason why per te hedhur poshte kete tezen e ketyre "shkencetareve" te Cambridge-it qe paskan arritur ne kete konkluzion kaq qesharak.


http://www.wimp.com/neatbaby/
 
Back
Top