Guest viewing is limited
  • Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Fyerjet në rrjete sociale duhen ndëshkuar me ligj

Llapi

V.I.P
Sadik-Zeqiri.jpg


Fyerjet në rrjete sociale duhen ndëshkuar me ligj​

16 qershor 2026| 08:21
I mbijetuari i masakrës së Dubravës, Sadik Zeqiri, ka reaguar ashpër ndaj gjuhës fyese dhe akuzave që, sipas tij, po përhapen lirshëm në rrjetet sociale, duke paralajmëruar pasoja serioze për shoqërinë dhe stabilitetin në Kosovë, përderisa vendi vazhdon të përballet me telashe institucionale dhe mungesë të institucioneve stabile.


Zeqiri në një intervistë për Ekonomia Online tha se rrjetet sociale ua japin mundësinë qytetarëve që të shprehen lirshëm, por se sipas tij, kjo është një turp i madh që po ndodhë duke iu referuar fyerjeve.

lg.php

“Shiko tash, këtë mundësi po na jep Facebook-u i cili është pa para dhe po e shfrytëzojmë pa para. Po të kishte qenë Facebook-u me para, atëherë sigurisht që do të ishin ndalur edhe fyerjet. Megjithatë, kjo është një turp i madh çka po ndodh në Kosovë me gjithë këto fyerje nga qytetarët për njerëz të institucioneve dhe për njerëz që kanë vlera.” tha Zeqiri, duke iu referuar drejtpërdrejt përdorimit të Facebook për sulme dhe akuza publike.

Ai solli si shembull një rast konkret, duke përmendur figurën e Rifat Jasharit, duke shtuar se është mirë që për raste të tilla të ketë masa disiplinore.

“U pa rasti i fundit me Rifat Jasharin, ku ai po qëndronte në një të pame në Prekaz, i shoqëruar nga kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, e që e ka edhe bashkëvendas, edhe ka bashkëluftëtar të vëllezërve të tij. Dhe një qytetar atje, i nderuar, del në Facebook, sepse e ka pa pagesë Facebook-un, dhe fyen edhe plakun ose kryefamiljarin e familjes Jashari, Rifat Jasharin, pse ai po qëndron afër Sami Lushtakut. Prandaj është mirë që të ketë masa të rrepta disiplinore dhe gjyqësore ndaj të gjithë atyre që keqpërdorin një mundësi falas për me fyer qytetarët e Republikës së Kosovës, dhe që ne duhet të vetëdijesohemi njëherë e përgjithmonë”, tha Zeqiri.

Ai apeloi që akuzat të adresohen vetëm përmes institucioneve të drejtësisë, pasi sipas tij gjuha e urrejtjes mund të prodhojë pasoja të rënda.

“Ai që ka fakte për çdo njeri dhe që dëshiron me akuzuar, le të bëjë drejtpërdrejt në gjykata dhe në polici dhe t’i ikë faqes së Facebook-ut dhe deklaratave të cilat po jepen nëpër kafene të ndryshme. Ajo është mundësia e vetme, përndryshe le të rrijnë rehat sepse mund të pësojnë dhe mund të ketë edhe luftë civile në Kosovë. Nga qytetarët mund të ketë edhe rrahje dhe ne e dimë çka ka ndodhur edhe në Skenderaj me të njëjtin njeri, sepse është akuzuar prapë kryetari i komunës së Skenderajt, për të cilin nuk dua ta mbroj. Por edhe ky ndoshta e ka sulmuar atë qytetarin e Lëvizjes Vetëvendosje atje, sepse ai e ka fyer më përpara, e ka quajtur një njeri të Serbisë, një njeri që ka bërë luftë.”, tha ai.

Zeqiri u shpreh kundër çdo forme dhune dhe gjuhe të ashpër ndaj secilit person.

“Prandaj duhet të jemi të kujdesshëm, mos t’i prekim njerëzit në ndjenja. Sepse mund të ketë kundërveprime, e kundërveprimet dihet që janë të këqija. Duhet të jemi të kujdesshëm dhe duhet të dënohet kjo gjuhë. Jam kundër gjuhës së egër, jam kundër forcës që po përdoret ndaj qytetarëve të tjerë, por ne duhet të jemi të kujdesshëm, të kulturuar dhe t’i shohim gjërat ashtu siç janë. Ai që ka të ligësht me dikë, ai që dyshon në dikënd që po bën tradhti kombëtare ose ai që dyshon që dikush po vjedh nëpër institucione, le ta çojë lëndën në gjykatë, sepse ne duhet t’i besojmë drejtësisë, kemi gjykata. Nuk është koha e kanunit më. Shko atje, depono çka ke, dëshmi kundër ndonjë personi të caktuar dhe mos fyej askënd në Facebook sepse mund të pësosh”, theksoi ai.

“Shiko, ne po kemi telashe institucionale. Kemi zgjedhjet që u mbajtën në shkurt të vitit 2025, dhe deri sot nuk kemi institucione kredibile dhe stabile. Dhe kjo situatë del nga kontrolli, qytetarët kanë dalë nga kontrolli.”


Ai kritikoi fenomenin e komenteve publike pa kompetencë profesionale.

“Ne me kënd të bisedojmë në qytet, në shtëpi, në lagje, në kafe, të gjithë janë edhe juristë, edhe ekonomistë, edhe sportistë, edhe njerëz që merren me kulturë, pra të gjithë qytetarët dinë çdo gjë. Në fakt s’dinë asgjë.” u shpreh Zeqiri për EO.

Zeqiri shtoi se vendimet e institucioneve po komentohen pa njohuri adekuate duke bërë thirrje për vetëdijesim dhe ndarje të përgjegjësive shoqërore.

“Ne të gjithë i komentojmë vendimet dhe aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese, e në fakt nuk jemi juristë. Ne jemi ose me fakultet të bujqësisë, ose jemi sportistë, ose këngëtarë, dhe të gjithë merremi me nenet e Gjykatës Kushtetuese, ato çka ka thënë ky, ato çka ka thënë ai, se çka ka dashur të bëjë. Pra, kemi kaluar në një fazë që jemi më të dijshëm se të gjithë të tjerët. Dhe ne duhet të ulemi rrafsh, ne duhet të dimë vlerën tonë. Në qoftë se unë jam jurist, duhet të merrem më shumë me juridikun sesa me ekonominë, nuk është fusha ime. Dhe të tjerët të vazhdojnë ashtu: bujku të punojë arën, politikani të merret me politikë, juristi me juridik, profesorët me studentë, t’i ndajmë punët, t’i ndajmë përgjegjësitë”, tha në fund ai.
 
"Të dashur zagarë dhe zagarica", shpërthen kandidati i AAK-së, ndaj atyre që po shajnë me komente false

neve kendej, kujtonim se juve andej, kishit me shume kulture se neve, mirpo siç duken bathet, qenka e kunderta 😁
 
Une them qe k’to rrjetet sociale … duhen bere publike tashme dhe kshu e din edhe me ke flet e kush flet … lol
 
Une them qe k’to rrjetet sociale … duhen bere publike tashme dhe kshu e din edhe me ke flet e kush flet … lol
Per disa jane "publike" tani e dy dekada ne fakt.
Persa perket temes, @Llapi do ishte i pari qe duhej te arrestohej per sharjet e ofendimet qe i dedikohen Kryeministrit te vet qe ka 62 vende ne parlament 😃
 
Per disa jane "publike" tani e dy dekada ne fakt.
Persa perket temes, @Llapi do ishte i pari qe duhej te arrestohej per sharjet e ofendimet qe i dedikohen Kryeministrit te vet qe ka 62 vende ne parlament 😃
kurgja spe shaj qa lyp ai kryetradhtar e spiun i serbo-rusve edhe une nuk e kam kryeminister nuk me perfaqson mue mos e harro ket fakt
 
Back
Top