• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Grupe të tjera që nuk kishin nevojë të takoheshin në Aruba

Operacioni i SPAK kundër një rrjeti të fuqishëm të trafikut ndërkombëtar të kokainës ka zbuluar pasuri të mëdha të investuara në Shqipëri, kryesisht në sektorin e ndërtimit, komplekse vilash, apartamente luksoze dhe biznese të ndryshme. Mes personave të hetuar janë Eldi Dizdari, Dritan Gjika, Armando Paçrama dhe vëllezërit Aliu, të cilët dyshohet se kanë krijuar dhe pastruar miliona euro nga trafiku i drogës.

Hetimet kanë nxjerrë në pah lidhjet e Eldi Dizdarit me kompanitë e aluminit 'Rametal' dhe 'Fidalba', të kontrolluara formalisht nga Elman Abule, ndërsa autoritetet dyshojnë se pronësia reale fshihej pas personave të përfshirë në aktivitet kriminal. Sipas SPAK, grupi është identifikuar përmes komunikimeve në aplikacionin 'Sky', ku janë dokumentuar të paktën pesë episode të trafikut të mbi 8 tonëve drogë.

Në qendër të organizatës konsiderohet Dritan Gjika, i akuzuar se drejtonte rrjetin shqiptar të kokainës në Ekuador dhe se ka pastruar mbi 43 milionë dollarë përmes kompanive të ligjshme.

Për lajmin e plotë klikoni linkun në story
...
#SyriTv #SyriNet #LajmeSyri
 
Back
Top