Guest viewing is limited
  • Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Hajnat e Albinit ne burg


Lirim Mehmetaj

Albin Kurti shkoi në Londër e i rrejke ata në audiencë që qeverinë e ka të mbushur me ministra që vijnë nga klasa e mesme.
U futem e shikuam deklarimin e pasurisë.
Shumica e ministrave të Kurtit ishin milionerë, sipas vetë deklarimit të tyre të pasurisë.
 
Vëllai i Albulena Haxhiut, u vërsulet kamerierëve në gjendje të dehur, përfundon në emergjencë
Demokracia
19:46 | 18 Prill 2026
wmremove-transformed-20.jpeg

Share:
Share
Tweet
Kastriot Haxhiu, vëllai i ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, është përfshirë mbrëmjen e së premtes në një sulm fizik në tentativë në qendër të Prishtinës.
Në gjendje te dehur, Haxhiu, punonjës i Telekomit të Kosovës, ka tentuar t’i sulmojë fizikisht punëtorët e një lokali në rrugën e njohur si “Te Kafet e Rakisë”.
Siç mëson Paparaci, Haxhiu ishte futur në gjendje të dehur në njërën prej kafeve të rakisë duke iu vërsulur punonjësve të lokalit (kamerierëve) për t’i sulmuar.

Viktimat e kishin shmangur sulmin. Pronari i lokalit, I. B. kishte qetësuar situatën, derisa Haxhiu ishte përcjellë për në shtëpi, tregojnë burimet për Paparacin.
Pak më vone vëllai i kryeparlamentares Haxhiu ishte gjetur i shtrirë në rrugën “Qamil Hoxha”në gjendje të dehur pak metra pas lokalit ku kishte ndodhur ngjarja dhe ishte transportuar për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Pasi e kishte marrë veten, Haxhiu ishte munduar ta mbulojë rastin duke u paraqitur si viktimë, mirëpo pas ekzaminimeve të kryera në QKUK, i njëjti kishte rezultuar se nuk ka lëndime të ndonjë sulmi fizik.
Përpos ekzaminimeve mjekësore, Haxhiut i ishte bërë edhe alkool-testi. Ai kishte rezultuar i dehur, mëson Paparaci përmes burimeve.
Si palë e denoncuar, pronari i kafenesë, I.B., ishte thirrur në polici, në stacionin Qendra. Ai ka dhenë një version krejtësisht tjetër. Ka treguar se Haxhiu kishte tentuar t’ia sulmonte djalin, nipin dhe një punëtor tjetër në vendin e punës.
Pas kësaj deklarate, dhe dëshmive të dëshmitarëve Haxhiu e kishte pranuar se nuk është sulmuar, por ishte rrëzuar.
Kësisoj, të dy palët në prani të avokatëve, nuk e kane çuar rastin më tej. Për krejt ngjarjen është njoftuar Prokuroria Themelore e Prishtinës, e cila deri në momentin e publikimit të shkrimit nuk është përgjigjur në pyetjet e Paparacit. Pronarët e kafiterisë ndërkaq, nuk kanë pranuar të deklarohen për Paparacin.
Kjo nuk është hera e parë që vëllait të Albulena Haxhiut ‘i del punë’ me Policinë e Kosovës. Në nëntor të vitit 2023, Kastriot Haxhiu kishte shkaktuar një aksident trafiku me automjetin e Telekomit të Kosovës dhe i njëjti ishte larguar nga vendi i ngjarjes.
Paparaci kishte raportuar ekskluzivisht për ngjarjen.
 

Policia: 34 të arrestuar në aksionin kundër bixhozit, 5 lokacione u kontrolluan – sekuestrohen rreth 170 mijë euro​

Gazeta10
19 Prill 2026 - 10:52

policia-policia-e-kosoves-vetura-policise-arme-plagosje-vdekje-lajmi-i-fundit-1.jpeg

Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë Themelore në Mitrovicë, njofton se ka realizuar një sërë operacionesh të koordinuara në rajonin e Mitrovicës, Vushtrrisë, Istogut dhe Skenderajt me qëllim të luftimit të veprimtarive të kundërligjshme që ndërlidhen me organizimin e skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.
Bazuar në raportet zyrtare, gjatë këtyre operacioneve janë arritur këto rezultate:
lg.php

“Janë arrestuar 34 persona të dyshuar. Janë kontrolluar rreth 50 lokacione të ndryshme, përfshirë lokale afariste dhe shtëpi private; Janë sekuestruar prova materiale që ndërlidhen me veprat penale, përfshirë: rreth 170,000 euro para të gatshme, pesë (5) automjete, armë zjarri, si dhe pajisje dhe materiale të tjera të përdorura për zhvillimin e aktiviteteve të kundërligjshme”, njofton policia.
Me vendim të prokurorit kompetent: “29 të dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa të dyshuarit tjerë janë liruar në procedurë të rregullt”, vijon njoftimi.
lg.php

Policia thekson se “veprime policore në këtë fushëveprim, gjithashtu janë ndërmarr edhe nga hetimet rajonale dhe stacionet kompetente policore, ku ka pasur rezultate konkrete në parandalim dhe po ashtu arrestim të personave të dyshuar për përfshirje në vepra të ndryshme penale. Në totalin e bastisjeve/kontrolleve dhe arrestimeve janë përfshirë edhe veprimet e ndërmarra policore në Skenderaj, ku janë kontrolluar 15 lokacione të ndryshme, 8 persona janë arrestuar dhe nga ta 4 janë derguar në mbajtje”.

Kosovo Police




KOMUNIKATË E PËRBASHKËT NGA
POLICIA E KOSOVËS DHE PROKURORIA THEMELORE NË MITROVICË

34 të arrestuar në operacionin policor kundër skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm
Prishtinë, 19 prill 2026
Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë Themelore në Mitrovicë, ka realizuar një sërë operacionesh të koordinuara në rajonin e Mitrovicës, Vushtrrisë, Istogut dhe Skenderajt me qëllim të luftimit të veprimtarive të kundërligjshme që ndërlidhen me organizimin e skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.
Bazuar në raportet zyrtare, gjatë këtyre operacioneve janë arritur këto rezultate:
-Janë arrestuar 34 persona të dyshuar.
-Janë kontrolluar rreth 50 lokacione të ndryshme, përfshirë lokale afariste dhe shtëpi private;
-Janë sekuestruar prova materiale që ndërlidhen me veprat penale, përfshirë:
- rreth 170,000 euro para të gatshme,
- pesë (5) automjete,
- armë zjarri,
-si dhe pajisje dhe materiale të tjera të përdorura për zhvillimin e aktiviteteve të kundërligjshme.
Me vendim të prokurorit kompetent:
• 29 të dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa
• të dyshuarit tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.
Veprime policore në këtë fushëveprim, gjithashtu janë ndërmarr edhe nga hetimet rajonale dhe stacionet kompetente policore, ku ka pasur rezultate konkrete në parandalim dhe po ashtu arrestim të personave të dyshuar për përfshirje në vepra të ndryshme penale. Në totalin e bastisjeve/kontrolleve dhe arrestimeve janë përfshirë edhe veprimet e ndërmarra policore në Skenderaj, ku janë kontrolluar 15 lokacione të ndryshme, 8 persona janë arrestuar dhe nga ta 4 janë derguar në mbajtje.
Këto operacione përfaqësojnë një angazhim të fuqishëm dhe të koordinuar institucional në parandalimin dhe luftimin e krimeve të rënda, krimit ekonomik dhe organizimit të aktiviteteve të paligjshme që cenojnë rendin juridik dhe sigurinë publike.
Policia e Kosovës dhe Prokuroria vlerësojnë lart profesionalizmin, përkushtimin dhe efikasitetin e zyrtarëve policorë dhe hetuesve të përfshirë në këto operacione komplekse, të cilat janë zhvilluar në disa faza dhe lokacione të ndryshme. Bashkëpunimi ndërinstitucional ka qenë kyç në arritjen e këtyre rezultateve konkrete.
Institucionet e zbatimit të ligjit mbeten të përkushtuara në luftimin e çdo forme të kriminalitetit dhe ftojnë qytetarët që të bashkëpunojnë duke raportuar çdo aktivitet të dyshimtë përmes kanaleve zyrtare.

...........................................................................................

I KA KAN SHUME KEQ ALBIN-SERBIS QE NUK PO MUNDET TI FUT NEN KONTROLL POLICIN,GJYGJESIN,E PROKURORIN
 
Arrestohet vëllai i Faruk Mujkës së VV-së për bixhoz të paligjshëm
Demokracia
11:54 | 19 Prill 2026
IMG_9951-475x300-1.jpeg

Share:
Share
Tweet
Në kuadër të një aksioni të gjerë kundër bixhozit të paligjshëm dhe skemave piramidale, i zhvilluar nga Policia e Kosovës në disa rajone të vendit, është arrestuar Fahredin Mujka, vëllai i Faruk Mujkës, raporton Paparaci.

Arrestimi u bë gjatë operacionit që përfshiu dhjetëra bastisje dhe ndalime në rajonin e Mitrovicës dhe më gjerë.

IMG_3956.jpeg


Pas aksionit të zhvilluar mbrëmë në Mitrovicë, Vushtrri, Prishtinë dhe Istog, janë zbuluar detaje të reja lidhur me operacionin e madh kundër lojërave të fatit.
Ngjarja lidhet me një hetim të gjerë të zhvilluar nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Mitrovicë.
Gjatë operacionit janë arrestuar gjithsej 21 persona, të dyshuar për përfshirje në organizimin e skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.
Të arrestuarit janë:
Dardan Sahiti (34 vjeç), Arbër Berani (37 vjeç), Fahredin Mujka (55 vjeç), Andi Maxhuni (23 vjeç), Flamur Sahiti (36 vjeç), Bujar Muli (41 vjeç), Xhevat Syla (52 vjeç), Besim Islami (53 vjeç), Raif Sylaj (41 vjeç), Albert Miftari (29 vjeç), Shaban Ahmeti (46 vjeç), Nexhat Maloku (54 vjeç), Behxhet Syla (44 vjeç), Arsim Islami (51 vjeç), Fisnik Deberlluka (48 vjeç), Mensur Selmani (36 vjeç), Blerim Berisha (42 vjeç), Daut Maloku (30 vjeç), Nexhmedin Haziri (49 vjeç), Atdhe Rexhepi (49 vjeç) dhe Bahtir Maxhuni (52 vjeç).
Operacioni është realizuar pas urdhëresës së Gjykatës Themelore në Mitrovicë, ku janë kontrolluar 22 lokacione, përfshirë lokale dhe banesa të të dyshuarve.
Gjatë bastisjeve janë sekuestruar:
  • rreth 170,000 euro para të gatshme
  • 5 vetura
  • telefona celularë dhe pajisje të tjera
  • 2 armë zjarri (pistoleta)
Disa nga të dyshuarit janë kapur në flagrancë gjatë ushtrimit të veprimtarisë ilegale.
Lidhur me armët, njëri nga të dyshuarit ka pranuar pronësinë, ndërsa pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
Hetimet janë duke vazhduar nën dyshimet për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.
Rasti mbetet në zhvillim.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
 
Haradinaj i ashpër në Kuvend: Haradinaj: Në energji kryehajni është Albin Kurti, e kryehajnesha Dejona Mihali
Demokracia
12:18 | 21 Prill 2026
haradinaj-kurti.png

Share:
Share
Tweet
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, është treguar i ashpër me Qeverinë gjatë fjalës së tij në Kuvendin e Kosovës.
Ai pati kritika ndaj kryeministrit Albin Kurti, për gjendjen në sektorin e energjisë.
“Asnjë në këtë sallë nuk mundet me ik, kjo është një e vërtetë e cila kurrë nuk do të ndryshojë, dikush u kujdes mos me lënë Kosovën me prodhu 500 megavat energji me qymyr të vetin, me çmim 80 euro. Serbia nuk ka krijuar fitore më të madhe ndaj Kosovës pas vitit 1999 se sa këtë dështim të termocentralit të ri 500 megavat dhe pastaj dorëzimit të Kosovës te Serbia. Krejt VV-në e lus, çdo anëtar interesohuni rreth kësaj që po e them”, deklaroi ai.

“Nuk kanë marrë masa me kriju burime të reja energjetike, a e dini pse, sepse rreth tyre janë grumbulluar mafia energjetike e Ballkanit e në të cilën dominojnë serbët, dhe këtë e dinë shumë mirë të gjithë në këtë sallë. Dhe ata bashkë me Albin Kurtin dhe Dejona Mihalin, krijojnë kompani çdo dy javë, i regjistrojnë në Shqipëri e i sjellin në Kosovë. Gjithë në këto kompani është një i afërm i Albin Kurtit, i njerëzve të tij. Në KEK veç Albin Kurti dhe Dejona Mihali vendosin, edhe në ZRre, e tani edhe në KOST një nip i ministrit është kryeshef”.
Sipas tij, Albin Kurti është “kryehajn”, e Dejona Mihali “kryehajneshë”.
“Nuk po them mos rrini në parti të atij që e ka bërë kështu, por diskutoni dhe mos lejoni me ndodh kjo masakër energjetike që po i ndodh këtij vendi, nëse nuk ndërmarrim veprime dëmet do të rriten. Albin Kurti nuk lodhet për këtë, e ka përgatit një pako tash në qershor me i shpërnda disa pare. Në energji kryehajni është Albin Kurti e kryehajnesha Dejona Mihali”, tha Haradinaj.
 
Ymeri: Në zyrën ku bëhet faturimi i energjisë elektrike është pikërisht vëllai i kryeministrit Kurti
Demokracia
12:30 | 21 Prill 2026
image-115-600x360-1.png

Share:
Share
Tweet
Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri, ka replikuar me ministren Artane Rizvanolli sa i përket çështjes së prodhimit të energjisë elektrike dhe infrastrukturës energjetike në vend.
Ymeri i ka thënë ministres që të konsultohet me raportet që publikohen nga vetë shteti dhe më pasë të dalë e të flasë në foltore.
“Është mirë me i pa pak do raporte, jo vetëm me nejt me disa këshilltar, është mirë me u konsultu me raportet që t’i i ki prej KEK-ut. Ki rënie të prodhimit oj zojë. Këqyri raportet mirë e del e fol”, ka thënë Ymeri.

Deputetja e LDK-së ka folur edhe për një tender që Qeveria ia ka dhënë një kompanie greke për t’u këshilluar sa i përket termocentralit A3.
Ajo ka akuzuar LVV-në se e kanë kapur sektorin e energjisë e madje edhe “e kanë sabotuar” që nga ardhja e tyre në pushtet.
Ymeri tha se pikërisht në zyrën ku bëhet faturimi i energjisë elektrike punon vëllau i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.
“E para për energjinë, çka dimë ne është që është rritur kostoja në masa të paparashikueshme më herët. Kjo ka ndodhur edhe pse prodhimi është rritur, por kohëve të fundit është rritur dhe çmimi në qiell. Në këtë skemë, të cilën unë e kam potencuar edhe më herët, kërkesa për vlerë është gjithmonë më e madhe, edhe tashmë veç e kemi tejkaluar një miliard euro.Tash, unë po du me i sqaru anën tjetër të kësaj çfarë po thuhet, që çmimi i importit është rritur nga pandemia, por kohëve të fundit është rritur sasia në masë të paparashikueshme për shkak të rënieve të blloqeve dhe mos planifikimit të prodhimit nga KEK-u”, deklaroi Ymeri.
Deputetja theksoi se edhe këtë vit, edhe vitin e kaluar, nuk kemi pasur asnjë lloj shkaku ne që me e pagu aq shtrenjtë energjinë elektrike.
Sipas saj, ka qenë keqmenaxhimi i sektorit, i komplet sektorit energjetik, duke filluar nga prodhimi e deri te inkriminimi i ZRRE-së.
“Zyra e Rregullatorit për Energji, çka është thënë nga zyrtarët, në anën zyrtare, si përfaqësues të kuvendit, nuk më përgjigjen në pyetjen më të thjeshtë për maminë energjetike. Jo që janë të kapur, por ky pushtet e ka kolaboruar komplet sektorin e energjisë elektrike.
Për me potencu këtë, për me tregu më shumë për këtë, ku mund të jetë një sektor i pavarur, ku në zyrat ku rritet edhe ku bëhet faturimi i energjisë elektrike, është edhe bilanci, është edhe vetë vëllai i kryeministrit, në të njëjtën zyre. Ky specialist për çështje ekonomike, le të mos merremi me këto fjalë të tjera, ku vetë kryeministri e ka vëllaun”, tha Ymeri.
Ajo e konsideroi “maxhe” të madhe të parasë publike dhe hajnisë e cila menaxhohet nga familjarët e pushtetit.
 

“Ju me qenë normal e kishit përjashtu prej grupi”, Uran Ismaili përplaset me Ejup Ahmetin​

Gazeta10
21 Prill 2026 - 17:34

image-121-600x360-1.png

Deputeti i PDK-së, Uran Ismaili i ka reaguar ashpër deputetit të VV-së, Ejup Ahmetit i cili foli për disa minuta në Kuvend për rrjetin e energjisë elektrike në vend.Ismaili ka thënë se në këtë parlament ka “shthurje të vlerave të mëdha”.

“Në këtë parlament më vjen keq qysh një person që e ka emrin në biznes me një njeri që përfiton 22 milionë euro prej energjisë elektrike del na fol neve për moral e na thotë neve ka pas njerëz të kaluar. Ti je ti, nuk ka pas njerëz të kaluarën, ti je qaj që je në biznes me njerin që ka fitu 22 milionë euro për dy muaj. Nagipin e keni thirr me telefon, vno kapuqin e hajde. Ti je qaj, qysh vje na fol. Çfarë shturje vlerash duhet me pas një parti politike që e len një njeri si ti me dal me fol, po ju jeni shthur krejt bre nëse të lejojnë ty me dal me fol”, ka thënë ai.
lg.php

Ai i ka thënë grupit të deputetëve të VV-së që “nëse jeni normal, do ta kishi përjashtu këtë prej grupi”.
“Ju me qenë normal e kishi përjashtu prej grupi, i kishi thënë a je ti në biznes me dikë që përfiton, po, më fal ke konflikt interesi. U qu njeri na majke ligjerata për skemën e energjisë elektrike, kush blen e shet. Tash pe kuptoj pse të ka marrë ai ty për ortak, po ti dishe më mirë se 90% i deputetëve këtu, i kishe msu krejt këtë punë, ishe edhe në komision i merr edhe do informata e vjen këtu na shet moral. Çfarë morali ke ti kur je në parti që i thonë vno kapuqin e hajde”, ka thënë Ismaili
 
Uran Ismaili replikon me Hekuran Muratin: Karrigen e 30 euro për pacientë po e bleni 350 euro
Demokracia
19:05 | 23 Prill 2026
urani-600x360-1.jpg

Share:
Share
Tweet
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Uran Ismaili, ka replikuar në Kuvendin e Kosovës me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.
Ismaili foli për politikat e tij shëndetësore gjatë kohës sa ishte ministër.
Ai tha se një karrige prej 30 eurosh po blihet për 350 euro.

“Përfituesit janë të Lëvizjes Vetëvendosje, po ti bazat e ministrit nuk i kupton.”
“Unë kam ndërtuar politika shëndetësore që kanë rregulluar një treg shumë të madh. Pra, kam ndërhyrë në politika shëndetësore dhe 12 milionë euro kemi blerë më lirë mallra. Një patericë që kushton 20 euro, ju jeni duke e blerë 140 euro. A t’ju ka rënë zëri ndonjëherë? A e dini që është blerë një karrige 350 euro, kur mund të blihet një karrige prej 30 eurosh? Nuk po të dëgjohet zëri”, ka thënë Ismaili.
 
E akuzuara për vjedhjen e rezervave shtetërore “kritikon” Thaçin për investimet në autostrada dhe rrugë
Demokracia
08:30 | 26 Prill 2026
rozetaa.jpg

Share:
Share
Tweet
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Rozeta Hajdari ka folur për pakon mbështetëse prej 200 milionë eurosh të paralajmëruar nga kryeministri Albin Kurti, duke thënë se si pushtet e kanë në fokus qytetarin.
Hajdari në një intervistë për Ekonomia Online, tha se me ofrimin e një sërë projektligjesh dhe paketave përkrahëse po mundohen që të ndihmojë qytetarët në kohë inflacioni.
“Jo, unë nga përvoja ime si ministre e Qeverisë Kurti gjithmonë e di që kryeministri Kurti e ka epiqendër qytetarin, e ka vëmendje qytetarin e nuk e ka vëmendjen në projektet në asfalt, siç ka ndodhur më herët, pavarësisht zgjedhje apo jo zgjedhje bashkë me kryeministrin Kurti, ai ecë përpara për të iu përgjigjur qytetarëve qoftë me projektligjin për mbrojtjen e konsumatorëve, projektligji për rregullimin e çmimeve për produktet bazë, edhe paketa për përkrahje të qytetarëve në rastet e inflacionit apo në krizat që vijnë nga inflacioni është e natyrshme, nga agjenda e qeverisë sonë që t’i përgjigjemi qytetarëve siç iu kemi përgjigjur deri më tani në fushën e energjisë, në fushën e ndërmarrësisë, në fushën e bujqësisë, në skemat sociale për qytetarët, pra Lëvizja Vetëvendosje e ka epiqendër zhvillimin e shtetit tonë”, tha Hajdari.
 
Zemaj: 15 milionë euro import të energjisë vetëm në prill, grahni sa të mundeni
Demokracia
18:10 | 04 Maj 2026
rryma-1-2.jpg

Share:
Share
Tweet
Ish- deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka publikuar disa të dhëna në Facebook.
Ai ka shkruar se vetëm në muajin prill, Kosova ka importuar 15 milionë euro energji.
Postimi:

Kjo nuk është thjesht çështje ‘u desh me ble energji’, por dështim në planifikim dhe mbushje e xhepave të tregtarëve të lidhur me këtë pushtet në ikje.
15 milion euro import vetëm për muajin Prill.
Grahni sa të mundeni se e keni gjetë venin.
 
1778005164997.png

Korenica godet “investitorin strategjik” të Qeverisë Kurti: Mishi i pulës paketohet në Bosnjë, por vjen nga Serbia​

FrontOnline
05 Maj 2026
Komentet
visar-korenica.jpg

Ish-kandidati për deputet i PDK’së, Visar Korenica, ka reaguar pas raportimit lidhur me “Kosmonte Foods”, kompanisë së multimilionerit Lulzim Begaj, të cilës iu gjetën baktere të rrezikshme në produktin e peshkut. “Kosmonte Foods” ishte shpallur investitor strategjik nga Qeveria Kurti.
Korenica me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ ka deklaruar se, sipas burimeve të tij, zyrtarë të lartë shtetërorë kanë tentuar të ndikojnë që të dhënat për bakteriet e rrezikshme të mos dalin në publik.
lg.php

“Lere qe mezi jane dhene detajet per gjetjetet nga AVUK, edhe ato me shume presioni per ti mbajtur te fshehura, sipas burimeve te mia, zyrtare te larte shteterore madje i kane ndihmuar kesaj kompanie qe te mos dalin faktet ne publik. Per me teper, dyshohet qe edhe mishi i pules qe paketohet ne Bosnje, eshte me origjine nga Serbia. Pra mos u cuditni qe kjo te del e verteta”, ka shkruar Korenica.
Sipas Korenicës, nga kjo kompani janë donatorë të Lëvizjes Vetëvendosje. Korenica ka pretenduar edhe se familjarë zyrtarëve të lartë të kësaj partie janë të punësuar në “Kosmonte Foods”.
“Ish ministrja Hajdari, qe la nam ne kete ministri me Rezerva te vjedhura, eshte mire me dale me tregu sakte per presionin e madh qe ka pas per ta bere investitor strategjik”, ka thënë më tej Korenica.
“Buka e popullit ka me ju vra, bre hajna tipik, e super kriminela”, përmbyll shkrimin ai.
 
“Trepça” del me njoftim: 18 punëtorë ende të ngujuar, pritet të evakuohen në mënyrë të sigurt
Demokracia
11:22 | 14 Maj 2026
TREPCA-MINATORET.png

Share:
Share
Tweet
Trepça ka njoftuar se, mëngjesin e hershem të ditës së sotme, ka pasur ndërprerje të furnizimit me energji elektrike në Njësisë Biznesore Miniera me Flotacion Trepça-Stan Tërg, si pasojë e një defekti në linjën 35 kV Stan Tërg, ku, sipas informatave nga terreni, në hyrje të trafostacionit në flotacion është shkëputur një përcjellës i linjës, ndërsa si pasojë janë dëmtuar izolatorët përcjellës, duke shkaktuar djegie në trafon që furnizon flotacionin me energji elektrike.
Në njoftim shtohet edhe se, në momentin e paraqitjes së defektit, në minierë kanë qenë të angazhuar gjithsej 47 punëtorë të ndërrimit të tretë, nga të cilët 29 punëtorë kanë dalë nga miniera, ndërsa 18 punëtorë ndodhen ende në minierë,.
‘’ Pjesa e mbetur e punëtorëve pritet të evakuohet në mënyrë të sigurt brenda një intervali kohor prej rreth dy orësh’’, thuhet mes tjerash në njoftim.

Komunikata:
Njoftim për Opinionin Publik
Trepça Sh.A. njofton opinionin publik se më datë 14.05.2026, rreth orës 01:30, ka ndodhur ndërprerje e furnizimit me energji elektrike në Njësisë Biznesore Miniera me Flotacion Trepça-Stan Tërg, si pasojë e një defekti në linjën 35 kV Stan Tërg.
Sipas informatave nga terreni, në hyrje të trafostacionit në flotacion është shkëputur një përcjellës i linjës, ndërsa si pasojë janë dëmtuar izolatorët përcjellës, duke shkaktuar djegie në trafon që furnizon flotacionin me energji elektrike. Po ashtu janë evidentuar dëmtime edhe në stabilimentet tjera përcjellëse në trafostacion.
Në momentin e paraqitjes së defektit, në minierë kanë qenë të angazhuar gjithsej 47 punëtorë të ndërrimit të tretë, të cilët kanë hyrë në punë më datë 13.05.2026 në ora 23:00:
🔹 29 punëtorë kanë dalë nga miniera
🔹 18 punëtorë ndodhen ende në minierë
Pjesa e mbetur e punëtorëve pritet të evakuohet në mënyrë të sigurt brenda një intervali kohor prej rreth dy orësh.
Të gjithë punëtorët janë në gjendje të sigurt, ndërsa ekipet teknike dhe skuadrat e shpëtimit janë mobilizuar dhe ndodhen në terren për sanimin e gjendjes dhe rikthimin e furnizimit me energji elektrike sa më shpejt që të jetë e mundur.
Trepça Sh.A. do të vazhdojë të mbajë të informuar opinionin lidhur me zhvillimet e mëtejshme.
 
Ja hajnat e PDK- se cfare bejne;

Sot, në kafeterinë “Solo” në qendër të Skenderajt, është sulmuar brutalisht nga Kryetari i Komunës së Skënderajt Sami Lushtaku dhe truprojat e tij, zëvendësministri i Ministrisë së Financave, kandidati për deputet dhe Kryetari i Qendrës së LVV-së në Skënderaj, Hysni Mehani. Ky sulm fizik ndodhi në kohën kur z. Mehani ishte duke pirë kafe me deputeten Arjeta Fejza dhe aktivistë të LVV-së.

Fillimisht, Hysni Mehani është goditur me grusht, ndërsa më pas edhe me gotë në kokë. Pas përpjekjes së Sekretari të Qendrës, Bahri Zabeli për të parandaluar përshkallëzimin është sulmuar dhunshëm nga shoqëruesit e Sami Lushtakut edhe ai duke pësuar goditje të rënda. Hysni Mehani aktualisht është duke marrë trajtim mjekësor.

Ky sulm fizik bandistesk tregon qartë për se këta njerëz nuk e kanë vendin në udhëheqje të institucione publike qendrore e lokale. Kërkojmë nga organet kompetente të trajtojnë rastin me urgjencë dhe ndërmarrin veprimet e nevojshme ligjore ndaj përgjegjësve. Po ashtu, kërkojmë nga Partia Demokratike e Kosovës dënimin e këtij akti.

Lëvizja VETËVENDOSJE! dënon ashpër këtë sulm fizik, por njëkohësisht u tregon gjithë këtyre se nuk mund ta trembin as ta frikësojnë asnjë aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! e qytetar të Republikës.

FB_IMG_1778759776543.jpg
 
“Po marrim para borxh”, – çmimet e larta rëndojnë jetën e qytetarëve
Demokracia
18:58 | 24 Maj 2026
96121779641377.jpg

Share:
Share
Tweet
Rritja e pandalshme e çmimeve të produkteve bazë po e thellon çdo ditë e më shumë krizën ekonomike për qytetarët e Kosovës. Të goditur me një inflacion prej 7.5 për qind që rëndon xhepat e tyre, disa prej banorëve deklarohen se e kanë të pamundur të mbyllin muajin pa u futur në borxhe, duke theksuar një mungesë të plotë të kontrollit të tregut nga ana e institucioneve shtetërore.
Qytetarët ankohen se mes pagave të vogla dhe çmimeve të larta, ata mezi po ia dalin t’i për blerjet e produkteve ushqimore bazë.
Sheremeti nga Prishtina shprehet i indinjuar me këtë fakt sepse sipas tij, çmimet po rriten vazhdimisht dhe se sipas tij, shteti nuk ka fare kontrolle mbi këtë çështje.

“Jo veç këtë kohën e fundit, por për çdo ditë, thuajse në qoftë se po e shohim, minutë pas minuti çka po duan po rritin. Domethënë ky shtet kontrollë s’po ka fare, edhe atëherë këta çka po duan po bëjnë. A e din sa është e vështirë? Unë jam pensionisti. Unë e kam pensionin e vogël edhe barnat… Unë nuk po e di deri kur do të shkojë kështu çmimet duke u ngritur këtu në Kosovë”, tha Sheremeti.
E Adem Baruti që është me asistencë sociale, jetën e përditshme po e vlerëson si mjaftë të vështirë për të jetuar, e siç thotë ai, duhet të merr hua për të ia dal deri në fund të muajit.
“Vallahi hiç, kurrqysh. Shumë jetë e vështirë. Unë për veti jam në asistencë sociale. Me 110 euro ndihmë, për 20 ditë ato s’dalin as barna, ujë e rrymë me pagua, po kështu, s’ke çka me bë….Po duhet me shkua me marrë në hua diku tjetër, për me krye muajin. Se s’po ka, pa punë”, tha Baruti.
Edhe Erdem Guler potencon se të ardhurat aktuale nuk mund të ia mbulojnë as shpenzimet për barna.
“Se me 250 euro për barna s’po më dalin. Inshallah bëhet mirë,.. Vallahi bilahi s’po mundem. 300 euro qira, rryma, uji, bërlloku… “, tha Guler.
Qytetari tjetër, Mehmet Bllaca thekson se krahas rritjes së buxhetit të shtetit në 4 miliardë euro, është e nevojshme, sipas tij, edhe rritja e pensionave në vend.
“Këta s’po ankohen hiç, po thonë i kemi bërë 4 miliardë buxhetin. A po e sheh qysh rrejnë? Kur e ka marrë e ka marrë me 2 miliardë e 800. 20 centë ka qenë buka atëherë, sa është tash një bukë? Çfarë rritje buxheti është ajo? Le të rrejnë pak më kryet. Kush din pak llogari… liria është mbi gjithçka. Po këtu te ne populli janë mësuar, s’duan punë, duan me i rrejtë… Qysh ti thua është 20 centë buka e unë them po rren ai? S’ka ngritje as të pensionit. 150 euro i marr pension, as për ilaçe“, shtoi Bllaca.
Qytetarët në vazhdimësi kanë pakënaqësi për rritjen e cmimeve dhe potencojnë faktin se e kanë të vështirë të ia dalin deri në fund të muajit.
Krahas rritjes së çmimeve në tregun e Kosovës, dhe mbikqyrjes së tregut për dyshimet që kanë konsumtaorët në manipulimin e çmimeve nga tregtarët – nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë nuk kanë kthyer përgjigje deri në momentin e publikimit të këtij artikulli.
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) bënë të ditur se shkalla vjetore e inflacionit në muajin prill 2026 ka arritur në 7.5 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndërsa inflacioni mujor ishte 1.1 për qind.
Rritja më e madhe e çmimeve në baza vjetore është regjistruar te grupi i transportit me 16.1 për qind, pasuar nga strehimi, uji, energjia elektrike, gazi dhe lëndët tjera djegëse me 15.2 për qind.
Po ashtu, ngritje e çmimeve është vërejtur edhe te restorantet dhe shërbimet e akomodimit me 5.8 për qind, ushqimi me 5.6 për qind dhe duhani 5.1 për qind.
ASK-ja njofton se çmimet janë rritur edhe në sektorët e shëndetësisë me 4.7 për qind, kujdesit personal dhe shërbimeve të ndryshme me 3.6 për qind, si dhe veshjeve dhe këpucëve me 2.3 për qind.
Të premten, Qeveria në detyrë ka miratuar një pako të re për përballje me inflacionin, të cilën e ka quajtur “Inflacioni 2.0”, e cila ka ndarë nga 100 euro për pensionistët, fëmijët, sektorin jopublik dhe për studentët. Kjo mbështetje nga analistë të ekonomisë dhe parti opozitare deri më tani e kanë quajtur si ‘lëmosh” dhe në prag të zgjedhjeve.
 


Faktor



KREJT KOSOVA E DO
DUELI I HISTORISË: LIRIM MEHMETAJ VS ALBIN KURTI, PSE ALBIN KURTI NUK GUXON T’I DALË NË DEBAT?

ALBINI, DERËN E KE TË HAPUR, VEÇ PO TA GARANTOJ QË PAS DEBATIT S’KE ME GJET DERËN

Lirim Mehmetaj
Albin Kurti
Debat Plus
@ermalpanduri



1780332200050.png
 
Back
Top