Guest viewing is limited
  • Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Hajnat e Albinit ne burg

Auditori gjen në SHSKUK barna pa afat e vonesa në furnizime​

1780570779293.png


04/06/2026

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar (SHSKUK) ka mbajtur në stokun farmaceutik artikuj me afat të skaduar, thuhet në një nga gjetjet e Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA).
Në raportin për pasqyrat financiare për vitin 2025, ZKA-ja ka konstatuar se në regjistrat e stokut farmaceutik figuronin 7 artikuj në vlerë të përgjithshme 58.154 euro, të cilëve u kishte kaluar afati i përdorimit gjatë vitit.
lg.php

Sipas auditorit, kjo ka ndodhur për shkak të mungesës së monitorimit të rregullt të afateve të skadencës së barnave në stok.
“Si rrjedhojë, për të njëjtat nuk ishte bërë dalje si artikuj të skaduar në sistemin e menaxhimit të stokut farmaceutik. Kjo vlerë ishte përfshirë në raportin aktual të stoqeve të prezantuara në PFV. Kjo kishte ndodhur si rezultat i mungesës së monitorimit të rregullt të afateve të skadencës së barnave në stok, po ashtu kontrollit të pamjaftueshëm periodik të stokut për të siguruar që barnat me afat të skaduar të evidentohen dhe të trajtohen sipas procedurave përkatëse”, thuhet në raport. “Mbajtja e barnave me afat të skaduar në stok ndikon në paraqitjen jo të saktë të vlerës së stokut në pasqyrat financiare duke i mbivlerësuar ato”.
lg.php

ZKA-ja ka evidentuar edhe vonesa në furnizimin me aparatura dhe zgjatje të paautorizuara të afateve kontraktuale, duke konstatuar mungesë të monitorimit efektiv të zbatimit të kontratave.
“Në katër pagesa për blerje të aparaturave mjekësore në vlerë të përbashkët prej 927.200 euro janë evidentuar vonesa në liferimin e mallrave përtej afateve të përcaktuara kontraktuale. Përkundër këtyre vonesave, nuk kemi gjetur dëshmi se janë aplikuar penalët e paraparë me kontratë. Afatet e zgjatjes së kohës së liferimit ishin aprovuar nga menaxherët e kontratave pa e marrë aprovimin e ZKA-së. Vonesat e identifikuara variojnë nga 3 ditë deri në 52 ditë”, thuhet në raportin e ZKA-së.
lg.php

Sipas raportit, vonesat kanë ndikuar në mosrealizimin me kohë të projekteve, ndërsa zgjatja e paautorizuar e afateve ka cenuar menaxhimin e kontratave.
SHSKUK-ja ka pranuar opinion të kualifikuar, që nënkupton se pasqyrat financiare nuk janë plotësisht në përputhje me standardet e raportimit.
E, në përgjigjet e SHSKUK-së dhënë Kohës, thuhet se produktet me afat të skaduar që janë evidentuar, nuk janë rezultat i furnizimeve apo blerjeve të realizuara me afat të skaduar nga ky institucion.
“Asnjë material nuk është pranuar në stok me afat të skaduar në kuadër të procedurave të furnizimit të institucionit”, thuhet në përgjigje. “Produktet e përmendura në raport përbëhen nga uniforma të siguruara për nevojat e personelit gjatë periudhës së pandemisë Covid-19. Këto furnizime janë realizuar për të garantuar mbrojtjen dhe gatishmërinë e stafit shëndetësor në kushtet e një situate emergjente dhe të paparashikueshme”.
Sipas SHSKUK-së, për shkak se një pjesë e këtyre artikujve nuk është përdorur, ato kanë mbetur në stok deri në arritjen e afatit të tyre të përdorimit, i cili ka qenë deri më 31 dhjetor të vitit të shkuar dhe se nga 1 janari i sivjetmë janë larguar automatikisht nga sistemi dhe nuk figurojnë më në stok./Koha
 

nga mbi 20 miliard bugjet sa i pati albin-serbia njifet me dy projekte kapitale ura e Saradranit te Istogut nja 4 metra dhe kjo prrocka ne Lupç te Podujeves​

--------------------------------------​

1780573288144.png

‘1, 2, 3, hajde Lupç për hajër’: Pishman Muja e largon pjesën e përurimit të ‘vadës’ në Podujevë​

NACIONALE
1 orë më parë
12:26
Përurimi i “vadës” së ujit me pompozitet në fshatin Lupç të Podujevës, nga ministri në detyrë Armend Muja dhe kryetari Bulliqi, u kthye në tallje nga qytetarët në rrjetet sociale, e kjo si duket e ka zbrapsur ministrin e Kurtit që ta heqë nga postimi pjesën e “lëshimit të vadës”.
Muja dhe Bulliqi, të mërkurën, e kishin paraqitur si investim madhor lëshimin e “vadës” në fshatin Lupç të Podujevës. Pozimi që kishin bërë para këtij kanali të ujitjes më shumë i ngjante propagandës së Shqipërisë enveriste, se një pune të zakonshme që duhet ta kryenin zyrtarët qe e kanë këtë obligim.
Siç mund ta shihni në videon më poshtë, ministri në detyrë e ka larguar pjesën ku përurohet ‘vada’ përmes mundësisë 'edit' që ofon Facebook, ndërsa zyrtarët prapa tyre duartrokisnin./Nacionale
edit-muja.png

Nacionale FacebookNacionale Twitter

Edhe një lajm i mirë për Lupqin e Podujevës!
Së bashku me Kryetarin e Komunës së Podujevës, lëshuam në funksion sistemin e ujitjes përmes kanalit me rënie të lehtë, i cili do të mundësojë ujitjen e rreth 100 hektarëve tokë bujqësore.
Me mbështetjen e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe projektin e Komunës së Podujevës, po krijojmë kushte më të mira për fermerët llapjanë, duke ua lehtësuar punën dhe duke rritur kapacitetet prodhuese.
...Shiko më shumë
 
ismaili-2-1.jpg


Uran Ismaili me ‘letra çelë’: Mbi 1 miliardë euro energji elektrike janë importuar nga qeveria e Albin Kurtit, krejt prej Serbisë​

05 qershor 2026| 12:50
Nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili, në serinë “Me letra çelë”, ka folur për atë që e quajti humbje të sovranitetit ekonomik të Kosovës në sektorin e energjisë.
Ismaili tha se gjatë qeverisjes së Albin Kurtit, Kosova ka shpenzuar rreth 1 miliard euro për import të energjisë, duke e akuzuar qeverinë se e ka rritur varësinë nga importi dhe ndërmjetësit, ndërsa faturën po e paguajnë qytetarët.

lg.php
Ai përmendi edhe kompaninë NOA Energy Trade, për të cilën tha se me vetëm një punëtor ka pasur qarkullim prej 195 milionë eurosh në vitin 2024, ndërsa më pas u zëvendësua nga një kompani tjetër me model të ngjashëm.

“Prishtina me gati 500 mijë banorë për një vit nuk ka buxhet sa qarkullon punëtori i vetëm i NOA-s”, u shpreh Ismaili.

Sipas tij, problemi nuk është vetëm te importi i rrymës, por te modeli i ndërtuar nga qeveria, i cili, siç tha ai, e ka lënë shtetin të varur nga tregjet, ndërmjetësit dhe abuzimet.

“Qeveria nuk është vetëm vëzhguese e pavëmendshme, por faktor kyç në modelin e varësisë”, tha Ismaili, duke bërë thirrje që më 7 qershor të votohet Bedri Hamza për kryeministër, për ta ndalur krizën dhe për ta ndryshuar Kosovën.
 
Auditimi gjen parregullsi në raportin e Zyrës së Kryeministrit
Demokracia
23:11 | 05 Qershor 2026
qeveria-768x432-1.webp

Share:
Share
Tweet
Zyra Kombëtare e Auditimit ka publikuar raportin e auditimit për Zyrën e Kryeministrit për vitin 2025, duke dhënë opinion të kualifikuar për pasqyrat financiare dhe duke evidentuar një sërë mangësish në menaxhimin e pasurive, klasifikimin e shpenzimeve dhe zbatimin e rekomandimeve të mëhershme.
Sipas raportit, gjetja kryesore që ka ndikuar në opinionin e auditimit lidhet me regjistrimin e pasurive. Auditorët kanë konstatuar se pasuri kapitale në vlerë prej 465,768 eurosh të blera gjatë vitit 2025 nuk ishin regjistruar në regjistrat përkatës, ndërsa pasuri jo-kapitale në vlerë prej 6,752 eurosh ishin regjistruar gabimisht në sistemin SIMFK, raporton IndeksOnline.
Raporti thekson se pjesa më e madhe e vlerës së paregjistruar lidhet me një softuer të blerë nga Agjencia e Statistikave të Kosovës në vlerë prej 461,920 eurosh, i cili nuk ishte evidentuar në regjistrin e pasurive kapitale. Po ashtu, Instituti i Kosovës për Krime Lufte nuk kishte regjistruar pasuri në vlerë prej 3,658 eurosh, ndërsa Agjencia për Barazi Gjinore kishte regjistruar gabimisht pasuri prej 6,752 eurosh në dy sisteme të ndryshme.

Një tjetër gjetje lidhet me klasifikimin jo adekuat të shpenzimeve. Auditimi ka evidentuar pagesa në vlerë prej 21,852 eurosh të regjistruara në kategori të pasakta ekonomike, duke ndikuar në raportimin financiar të institucionit.
Auditorët kanë konstatuar gjithashtu se ZKM nuk ka përdorur në mënyrë të rregullt modulin e e-prokurimit për menaxhimin dhe monitorimin e kontratave. Nga pesë rastet e testuara, në katër raste nuk ishte përdorur moduli për menaxhimin e kontratave dhe nuk ishte bërë vlerësimi i performancës së kontraktorëve në sistemin elektronik të prokurimit.
Raporti evidenton edhe vonesa në pagesën e obligimeve. Në tre raste të testuara, pagesat për faturat e pranuara nuk ishin realizuar brenda afatit ligjor prej 30 ditësh, me vonesa që varionin nga 14 deri në 30 ditë.
Sa i përket menaxhimit të buxhetit, Zyra e Kryeministrit kishte në dispozicion një buxhet final prej 13.8 milionë eurosh gjatë vitit 2025, nga të cilat janë shpenzuar rreth 11.5 milionë euro, ose 83 për qind e buxhetit të planifikuar.
ZKA-ja ka bërë të ditur se raporti i auditimit për vitin paraprak kishte përmbajtur pesë rekomandime kryesore, por deri në auditimin e vitit 2025 vetëm një rekomandim ishte zbatuar, ndërsa katër të tjera janë përsëritur për shkak të mungesës së veprimeve konkrete nga menaxhmenti.
Auditorët kanë rekomanduar forcimin e kontrolleve të brendshme, regjistrimin e saktë të pasurive, klasifikimin korrekt të shpenzimeve, përdorimin e plotë të sistemit të e-prokurimit dhe respektimin e afateve ligjore për pagesën e obligimeve.
 
Mbi 4 milionë për largimin e dheut në autostradë, Rama i ashpër: Qeveria e propagandës dhe e tragjedive që mund të parandaloheshin
Demokracia
17:26 | 15 Qershor 2026
724534670_1442637514577185_5340487615154870095_n.jpg

Share:
Share
Tweet
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pasi Ministria e Infrastrukturës ka nënshkruar kontratat për largimin e dheut në autostradën “Ibrahim Rugova”.
Ai ka bërë me dije se dikush duhet të jap përgjegjësi për jetët e humbur në atë vend.
Në profili e tij në Facebook, ai ka shkruar se largimi i dheut ka ndodhur një ditë pas humbi jetën një gruar.

“Qeveria e propagandës, e kontratave njëburimore dhe e tragjedive që mund të parandaloheshin! Dje Kosova u zgjua me lajmin tragjik të humbjes së jetëve në autostradë. Sot u zgjua me lajmin se heqja e atij dheu, që për vite u la aty pa u trajtuar, do t’u kushtojë qytetarëve 4.67 milionë euro. Një tjetër ditë ku qytetarët paguajnë çmimin me jetë dhe me taksa, ndërsa pushteti vazhdon të jetojë në realitetin e propagandës së vet. Për vite me radhë nuk u largua dheu nga autostrada, por sot gjenden miliona euro për kontrata. Plot 4.67 milionë euro për heqjen e dheut, pasi problemi është zvarritur pafund. Kjo është fotografia më e qartë e një qeverisjeje që reagon vetëm kur është tepër vonë”, ka shkruar ai.
Ai ka vlerësuar se Kurti e gjeti vendin me autostrada të ndërtuar, të cilat nuk po mund as t`i mirëmbaj.
“Albin Kurti vazhdon të flasë për shtetin që e ka gjetur “në bodrum me gjysmë metri ujë”. Shtetin e gjete me autostrada të ndërtuara, ndërsa sot nuk arrin as t’i mirëmbash. Për çdo dështim fajin e ka e kaluara, ndërsa për çdo propagandë meritat i merr vetë. Kjo qeveri është kampione e fjalëve, e videove promocionale dhe e konferencave për media, por kur vjen puna te përgjegjësia, heshtja bëhet politika e saj zyrtare. Një pushtet që investon më shumë në propagandë sesa në zgjidhjen e problemeve reale nuk përfaqëson ndryshimin që premtoi. Ai përfaqëson arrogancën, paaftësinë dhe kulturën e justifikimeve të pafundme, ndërsa pasojat i paguajnë qytetarët me jetën e tyre dhe me taksat e tyre”, ka shkruar ai.
 
9-6.jpg


Qeveria s’ua pagoi 2 milionë e 869 mijë euro ushtarëve për orët shtesë gjatë 2025-s​

16 qershor 2026| 15:57
Zyra Kombëtare e Auditorit ka prezantuar të gjetura shqetësuese për gjendjen e ushtarëve, të cilët, sipas ZKA-së, disa prej tyre janë kompensuar me ditë pushimi vetëm për aq “sa zhvillimi i aktiviteteve operative të FSK-së të mos ndikohet/pengohet”.


Plot 2 milionë e 869 mijë e 999 euro u ka mbetur shteti borxh vetëm në vitin 2025 pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës për orët shtesë që nuk ua ka paguar. Zyra Kombëtare e Auditorit ka prezantuar të gjetura shqetësuese për gjendjen e ushtarëve, të cilët, sipas ZKA-së, disa prej tyre janë kompensuar me ditë pushimi vetëm për aq “sa zhvillimi i aktiviteteve operative të FSK-së të mos ndikohet/pengohet”.
lg.php

Për më tepër, kur Ministria e Mbrojtjes ka bërë kërkesë për ndarje të buxhetit shtesë për të paguar orët shtesë të ushtarëve, Ministria e Financave nuk i ka mbështetur.
“Ministria, për punën e kujdestarive ka paguar pjesëtarët e FSK-së, vetëm për muajin janar 2025. Po ashtu, kompenzimi me ditë pushimi, gjatë vitit është bërë për aq sa zhvillimi i aktiviteteve operative të FSK-së të mos ndikohet/pengohet. Ministria kishte bërë kërkesë në vazhdimësi në Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve për ndarje të buxhetit shtesë për përmbushjen e obligimeve, por kjo kërkesë nuk kishte gjetur mbështetje. Bazuar në këto kërkesa vërehet se vlera e kujdestarive të papaguara për pjesëtarët e FSK-së për vitin 2025 kishte arritur 2,869,999€, dhe për shkak të mospagesës kishte filluar procesi i padive nga pjesëtarët e FSK-së ndaj Ministrisë”, thotë Auditori në të gjeturat e saj.
dokumenttt.webp

Ligji për Pagat në Sektorin Publik nr. 08L-196 në nenin 36 paragrafi 1 përcakton se zyrtarët publik dhe kategoritë e tjera të të punësuarve që paguhen nga buxheti i shtetit përfitojnë kompensim në vlerë monetare apo me pushim për punën me kujdestari, punën gjatë natës dhe jashtë orarit të punës, punën në fundjavë, punën në ditët e festave zyrtare.

lg.php

Ministria, në përgjigjen dhënë Auditorit, është arsyetuar se “Draft-Rregullorja për orarin e punës gjate vitit 2025 edhe pse është hartuar dhe finalizuar, nuk është miratuar për shkak të kufizimeve ligjore për shkak se ministri është vetëm në detyrë”.
 
29 pozita me ushtrues detyre, Auditimi ngre alarmin për shkelje të mëdha ligjore dhe mungesë transparence në MINT
Demokracia
15:58 | 19 Qershor 2026
Screenshot-2026-03-17-073413.png

Share:
Share
Tweet
Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA), e cila bën vlerësimin e punës së institucioneve publike, ka gjetur parregullsi të shumta edhe në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), e cila udhëhiqej nga Rozeta Hajdari.
Ndër gjetjet e ZKA-së në MINT, si edhe në ministri të tjera të Qeverisë Kurti, një praktikë që tashmë është bërë e zakonshme është mbajtja e posteve me vendime për ushtrues detyre/zëvendësim në 29 pozita.
Prej 29 pozitave që mbahën në kundërshtim me ligjin për Zyrtarët Publikë, i cili përcakton qartë se “pozita e lirë nuk mund të zëvendësohet me ushtrues detyre për më gjatë se një periudhë prej dy (2) viteve”.

Nga këto 29 pozita, tre(3) zyrtarë janë duke e ushtruar pozitën si zëvendësues për peridhën më shumë se dy vite. Këto pozita janë duke u ushtruar për një periudhë prej 30-36 muaj.
Pra MINT nuk ka rapsektuar Ligjin për Zyrtarët Publikë, që përcakton se pozita nuk mund të mbahet me zëvëndësues për më shumë se dy vite.
Mbajtja e pozitave të punës me ushtrues detyre/zëvendësues
Sipas Ligjit Nr. 08/L-294 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 08/L-197 për Zyrtarët Publikë, përkatësisht neni 9, paragrafi 4 përcakton se pozita e lirë nuk mund të zëvendësohet me ushtrues detyre për më gjatë se një periudhë prej dy (2) viteve.
Nga të dhënat e pranuara nga departamenti i burimeve njerëzore, MINT mbante 29 pozita me vendime për ushtrues detyre/zëvendësim.
Ne identifikuam se në tri raste, zyrtarët ishin duke e ushtruar pozitën si zëvendësues për një periudhë më të gjatë se dy (2) vite. Pozitat me zëvendësues ishin duke u mbajtur për një periudhë prej 30-36 muaj.
Për më tepër, vendimet për emërim si zëvendësues për zyrtarët në fjalë, janë marrë në vitin 2023 mbi bazën e një legjislacioni tashmë të shfuqizuar si dhe nuk ishin bërë harmonizimet me ligjin e ri ligjor, përkatësisht me Ligjin për zyrtar publik (Ligjin bazik 08/L-197 dhe Ligjin 08/L-294 për ndryshime dhe plotësime të ligjit bazik).
Kjo ministri ka bërë edhe shkelje të tjera, siç ka theksuar ZKA, kjo ministri nuk e ka përdorur fare moduliin për menaxhimin e kontratave në sistemin e e-prokurimit.
Megjithëse ky sistem siguron transparencë më të madhe në menaxhimin e kontratave, MINT nuk e ka përdorur asnjëherë modulin përkatës të e-prokurimit për këtë proces.
Mos përdorimi i sistemit e-prokurimi për modulin e kontratave
Sipas Rregullores nr. 001/2022 të KRPP, konkretisht nenit 70.1 dhe paragrafit 70.24.f, administrimi i kontratave duhet të realizohet përmes platformës së prokurimit elektronik (E-prokurimi). Ky paragraf përcakton se Menaxheri i Kontratës është i obliguar të sigurojë që të gjitha regjistrat e menaxhimit të kontratës të përgatiten, mirëmbahen dhe arkivohen në modulin për menaxhimin e kontratës në sistemin e prokurimit elektronik.
Gjatë testimit të procedurave të prokurimit, verifikuam që procesi i menaxhimit dhe implementimit të kontratave në MINT nuk është zhvilluar përmes moduleve përkatëse të platformës elektronike të prokurimit publik, siç kërkohet me rregulloren në fuqi.
Kjo vjen kryesisht si rezultat i anashkalimit të detyrimeve ligjore, si dhe mungesës së njohurive dhe trajnimeve të mjaftueshme lidhur me përdorimin e moduleve elektronike për menaxhimin dhe vlerësimin e kontratave.
Duhet theksuar se MINT, dhe ministrja Rozeta Hajdari, në vazhdimësi kanë bërë shkelje si dhe keqpërdorime në këtë ministri.
Gjithashtu, është ngritur aktakuzë ndaj ish-ministres Rozeta Hajdari, si dhe ndaj tre të tjerëve, për keqpërdorimin e dyshuar të rezervave shtetërore.
Prokuroria kishte deklaruar se Hajdari, së bashku me dy zyrtarët Irfan Lipovica dhe Hafiz Gara, dyshohen se në bashkëkryerje i kanë keqpërdorur detyrat zyrtare me qëllim përfitimi për persona të tjerë dhe i kanë shkaktuar dëm buxhetit të Kosovës gjatë muajve shkurt dhe mars 2022.
Buxheti i shtetit ka pësuar dëm prej rreth 3 milionë eurosh si pasojë e veprimeve të tyre, kishte deklaruar Prokuroria Speciale./Nacionale
 
Qytetarët raportuesit më të mëdhenj të korrupsionit, prokuroritë vetëm 4 raste i kanë iniciuar me vetiniciativë
Demokracia
15:15 | 19 Qershor 2026
EURO-1-696x391-1-600x360-1.webp

Share:
Share
Tweet
Në mbledhjen e 295-të të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Elza Bajrami, prezantoi raportin vjetor të Komisionit Ad-Hoc Mbikëqyrës për zbatimin e Planit Strategjik dhe Planit të Veprimit për Luftimin e Korrupsionit dhe Krimeve Ekonomike për vitin 2025.
Ajo tha se raporti përfshin 19 vepra penale që hyjnë në kuadër të korrupsionit dhe 31 vepra penale që lidhen me krimet ekonomike.
Sipas saj, gjatë vitit 2025 shumica e kallëzimeve penale janë bërë nga qytetarët, pastaj nga Policia dhe organet publike, ndërsa prokuroritë kanë iniciuar vetëm 4 raste me vetiniciativë.

Bajrami-Kastrati bëri të ditur se viti 2025 ka filluar me 708 raste, janë pranuar 677, janë proceduar 529, ndërsa 1127 raste kanë mbetur ende në punë.
Ajo shtoi se Prokuroria Themelore e Gjilanit prin në trajtimin e kallëzimeve penale me 67%, ndërsa Mitrovica ka përqindjen më të ulët të trajtimit të rasteve.
Sipas saj, Prokuroria Themelore e Prizrenit prin në ngritjen e aktakuzave për rastet e korrupsionit, ndërsa Prokuroria e Pejës ka numrin më të ulët të aktakuzave dhe kryesisht ka hedhje të kallëzimeve dhe pushime të hetimeve.
Për Prokurorinë e Apelit u tha se shumicën e ankesave lidhur me hedhjet dhe pushimet i aprovon dhe i kthen në rivlerësim.
Sa i përket vendimeve gjyqësore, ajo tha se në shumicën e rasteve ka aktgjykime dënuese, përveç disa dallimeve në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, ku vërehet balancë mes aktgjykimeve liruese dhe dënuese.
Në pjesën për krimet ekonomike, u raportua se shumica e kallëzimeve vijnë nga Policia dhe qytetarët, ndërsa prokuroritë me vetiniciativë kanë rol minimal.
Sipas raportit, viti 2025 ka filluar me 507 lëndë, janë pranuar 345, janë proceduar 279 dhe janë në punë 696 raste.
Prokuroria Themelore në Gjilan u tha se ka proceduar numrin më të madh të rasteve, ndërsa Mitrovica numrin më të ulët të trajtimit të tyre.
Gjithashtu u tha se Prokuroria e Gjakovës prin në ngritjen e aktakuzave për krimet ekonomike, ndërsa Mitrovica dhe Prokuroria Speciale kanë kryesisht hedhje të kallëzimeve dhe pushime të hetimeve.
Sipas raportit, rreth 90% e rasteve kanë përfunduar me aktgjykime dënuese, ndërsa në disa raste janë dhënë edhe aktgjykime lirimi, për të cilat janë ushtruar ankesa nga prokuroritë.
Në fund, u ngrit shqetësimi për kategorizimin e veprave penale dhe u kërkua rishikim i listës së korrupsionit dhe krimeve ekonomike për shkak të mospërputhjeve ndërmjet prokurorive.
Raporti u miratua me 7 vota për, pa vota kundër dhe abstenime./BetimipërDrejtësi/
 
Back
Top