Llapi
V.I.P
- Anëtar
- Dec 22, 2011
- Postime
- 27,509
- Pikët
- 113
Hasani: Kurti e ka jetike kapjen e prokurorisë për t’i mbyllur rastet ndaj ministrave të tij (VIDEO)
13 qershor 2026| 00:03Enver Hasani, profesori i së Drejtës Ndërkombëtare, ka kritikuar deklaratat e kryeministrit Albin Kurti lidhur me sistemin prokurorial, duke thënë se ato bien ndesh me parimin e pavarësisë së prokurorisë.
Në emisionin Rubikon në Klan Kosova, Hasani tha se në Kosovë dhe në vendet evropiane prokuroria është organ i pavarur nga pushteti dhe se kryeministri nuk ka kompetenca të ndërhyjë në procesin e zgjedhjes së kryeprokurorit.Ai mes tjerash theksoi se pushteti aktual synon të ushtrojë kontroll mbi organin e akuzës për shkak të rasteve që janë duke u trajtuar ndaj zyrtarëve qeveritarë.
“Unë besoj fuqishëm që Kurti dhe pushteti aktual e kanë jetike me kap organin e akuzës, me pas kryeprokurorin e tyre për me i mbyllë rastet që janë në procedurë e sipër kundër ministrave dhe pushtetarëve të Kurtit”, deklaroi Hasani. /Klankosova.tv