• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Hashim Thaçit i ka rezervuar historia botërore një vend të veçantë, kurse historia shqiptare një të pazëvendësueshëm.

Klan Kosova

Ish-presidenti ka dërguar të fala dhe porosi përmes Memli Krasniqit, që e vizitoi me bashkëpartiakun Abelard Tahiri.
1779390989022.png
 
IMG_6908.png


Memli Krasniqi dhe Abelard Tahiri vizitojnë Hashim Thaçin: Nga Presidenti keni të fala dhe një porosi “Besoni në Kosovë”​

21 maj 2026| 18:29
Memli Krasniqi dhe Abelard Tahiri nga Partia Demokratike e Kosovës, kanë qëndruar në Hagë për vizitë te ish-presidenti Thaçi.



Krasniqi shprehet se Thaçi, “si në vizitën e parë, edhe sot ai mbetet i palëkundur, besimplotë në drejtësi dhe me bindjen se shumë shpejt, tashmë çështje ditësh, do të jetë sërish në mesin e qytetarëve të Kosovës”.


Tutje, ai thotë “nga Presidenti keni të fala dhe një porosi: Besoni në Kosovë!”.
 
Gjykata-Speciale.jpg


Panik në Speciale pas raportit britanik, Gjykata mobilizohet dhe kontakton ambasadat e BE-së​

21 maj 2026| 20:48
Gjykata Speciale është vënë në panik pas publikimit të raportit të avokatëve britanikë nga “The Bar Human Rights Committee of England and Wales” (BHRC), i cili ngre shqetësime serioze për shkelje të të drejtave të të akuzuarve, përfshirë ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe persona të tjerë të përfshirë në proceset gjyqësore.

Sipas informacioneve të siguruara nga VOX Kosova, Dhomat e Specializuara të Kosovës u kanë dërguar ambasadave të vendeve të Bashkimit Evropian në Hagë një email zyrtar lidhur me këtë raport. Në përmbajtjen e tij, Gjykata pretendon se raporti i BHRC-së “nuk pasqyron në mënyrë të balancuar zhvillimet” në proceset gjyqësore që po zhvillohen atje.

lg.php

Në të njëjtin komunikim, Gjykata akuzon Avokatin e Popullit të Kosovës, duke e paraqitur atë si nismëtar të raportit. Sipas Speciales, interpretimet dhe vlerësimet e Avokatit të Popullit nuk reflektojnë saktë përmbajtjen e raportit dhe krijojnë një perceptim të gabuar për punën e Dhomave të Specializuara.

Nga emaili, sipas VOX Kosova, kuptohet gjithashtu se ekziston një komunikim i vazhdueshëm mes Gjykatës Speciale dhe ambasadave të Bashkimit Evropian. Që në hyrje të emailit përmendet “fryma e informimit të vazhdueshëm për zhvillimet në Gjykatë”, gjë që ka ngritur pikëpyetje mbi mënyrën se si Bashkimi Evropian po e ndjek dhe e vlerëson këtë proces gjyqësor.

Dyshimet lidhen me faktin nëse ky komunikim paraqet të gjitha palët në mënyrë të barabartë, apo nëse fokusi mbetet kryesisht në qëndrimet e Gjykatës, duke lënë në hije argumentet dhe shqetësimet e mbrojtjes.

Në email, Gjykata shpreh gatishmëri të plotë për të diskutuar më tej raportin me përfaqësuesit diplomatikë, duke u ofruar atyre mundësinë e komunikimit të vazhdueshëm.

Raporti 90-faqësh i BHRC-së, i publikuar ditë më parë nga Avokati i Popullit i Kosovës, evidenton një sërë shqetësimesh serioze lidhur me respektimin e të drejtave të njeriut në proceset që zhvillohen në Hagë. Mes tyre përmenden paraburgimi i zgjatur, mungesa e barazisë së armëve mes palëve, pyetjet sugjestive nga gjyqtarët, mosfiltrimi i provave të ardhura nga Serbia, si dhe niveli i lartë i mbylljes së procesit për publikun.

Ky raport u është përcjellë institucioneve të Bashkimit Evropian dhe autoriteteve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga Avokati i Popullit i Kosovës.

Ndërkohë, Gjykata Speciale kishte reaguar më herët përmes një komunikate, duke pretenduar se raporti ishte shtrembëruar nga Avokati i Popullit. Pas kësaj, edhe vetë BHRC publikoi një sqarim zyrtar, ku theksohej se raporti ishte përgatitur në mënyrë të pavarur, “pa ndërhyrje apo input nga institucioni inicues”.

Komiteti britanik sqaroi gjithashtu se metodologjia e përdorur në hartimin e raportit është bazuar në standarde profesionale dhe praktika shkencore të mirëfillta.
 
Limaj: Klasa politike u ndryshua dhunshëm përmes Gjykatës Speciale, 20 korriku do e ndryshojë Kosovën përfundimisht
Demokracia
23:12 | 25 Maj 2026
Fatmir-Limaj-639x350-1-548x300-1.png

Share:
Share
Tweet
Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se klasa politike u ndryshua dhunshëm, pasi Gjykata Speciale e ndryshoi këtë.
Ai ka thënë në “Pressing” të T7 se 20 korriku, kur merret vendimi për ish-krerët e UÇK-së do ta ndryshojë Kosovën përfundimisht.
“20 korriku ka me ndryshu përfundimisht Kosovën, ne duhet të përgatitemi mirë për 20 korrikun e përtej korrikut”.

“Me më pas tha para 21 viteve që shokët e tu kanë me ardh këtu, nuk kisha besu”, ka thënë ai.
 
1779914557847.png

22:13 / E Mërkurë, 27 Maj 2026 / S Z

Enver Hoxhaj takon kongresistin amerikan, kërkon mbështetje nga SHBA për lirimin e Thaçit, Veselit, Selimit, Krasniqit​


Kandidati për deputet nga PDK dhe ish-ministri i jashtëm, Enver Hoxhaj, ka bërë të ditur se në Prishtinë ka takuar kongresistin amerikan Keith Self, me të cilin ka biseduar për zhvillimet politike dhe sfidat me të cilat po përballet Kosova.

Përmes një postimi në Facebook, Hoxhaj tha se gjatë takimit ka ngritur shqetësimin për procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, duke kërkuar mbështetje amerikane për një trajtim të drejtë të rastit. “Ishte kënaqësi të takoj në Prishtinë kongresistin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Keith Self, me të cilin bisedova për sfidat që po përballet vendi ynë. Shpreha shqetësimin tim lidhur me gjykimin e padrejtë ndaj liderëve të UÇK-së në Hagë”, ka shkruar Hoxhaj.
Ai theksoi se ka kërkuar “mbështetje për gjykim të drejt dhe lirim të shpejt për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin nga ky proces i dëmshëm, që ka tejkaluar çdo standard juridik dhe njerëzor, si dhe që kjo çështje të ngrihet edhe në Kongresin Amerikan”. Në fund të reagimit të tij, Hoxhaj ka deklaruar se “padrejtësia ndaj çlirimtarëve duhet të marrë fund”.
 

1781115674884.png

KosovaPress

Miqtë e rrallë të Kosovës mblidhen në Prishtinë
Kjo foto u bë të mërkurën në Prishtinë. Në të janë tre burra që kanë bërë jashtëzakonisht shumë për Kosovën, para, gjatë dhe pas luftës.
Burri në mes është Daan Everts, holandezi që ka qenë shef i OSBE-së në Kosovë. Ai është njeriu që e mësoi vendin të kapërcejë nga diktatura serbe në demokraci. Everts, si shef i misionit të OSBE-së ia organizoi Kosovës zgjedhjet e para të pasluftës. Falë tij, kultura zgjedhore në vend vazhdon të jetë më e mira në rajon.
Burri nga e djathta është britaniku Geoffrey Nice. Ka qenë prokuror në Tribunalin e Hagës për Ish Jugosllavinë. Ai ka tentuar të mbledh çdo fakt të mundshëm që do të dëshmonte kundër Sllobodan Millosheviqit në këtë gjykatë. Për fatin e tij jo të mirë, Nice nuk e ka pritur momentin kur ish lideri serb, i njohur ndryshe edhe si Kasapi I Ballkanit, do të mund të shpallej fajtor në Hagë. Millosheviq vdiq, pa mbërritur gjykimi në këtë pikë.
Burri në të djathtë edhe Robert Bosch, diplomat holandez dhe ish ambasador në Kosovë. Ai ka qenë një mbështetës i madh i shtetit të Kosovës dhe ka lobuar për të, edhe kur e ka kryer misionin. Megjithatë, holandezi nuk ka kursyer as elitën politike në vend, duke e kritikuar se ata më shumë kujdesen për interesat e tyre personale sesa për ato të shtetit të Kosovës.




 

1781436793207.png

Dosja e ZPS-së ndaj Thaçit dhe tjerëve: Zona e Llapit dhe lidhjet e saj me Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së​

03 qershor 2026| 17:43
Për zonën që përfshinte Prishtinën dhe Podujevën, e që më vonë do të njihej si Zona e Llapit, Zyra e Prokurorit të Specializuar thotë se gjatë viteve 1996-1997 u intensifikuan veprimet e UÇK-së. Sipas tyre, vrasjet e bashkëpunëtorëve të pretenduar e shumë veprime të UÇK-së, u pasqyruan në komunikata gjatë kësaj periudhe.

Dosja përfundimtare e Prokurorisë në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, pretendon se pas vdekjes së Zahir Pajazitit në fund të ’97-ës, Rrustem Mustafa i njohur si Remi, i ndihmuar nga disa persona duke përfshirë edhe Latif Gashin i njohur si Lata ose Fati, e morën përsipër organizimin e njësive të UÇK-së në këtë zonë, por duke mbajtur kontakte me Shtabin e Përgjithshëm e në veçanti me Selimin.

lg.php
Prokuroria pretendon se nga marsi i vitit 1998, zhvillimi i njësive të UÇK-së në Zonën e Llapit u intensifikua nën udhëzimin gjithnjë e më të madh të Shtabit të Përgjithshëm si dhe Bisilm Zyrapi me disa persona duke përfshirë edhe Kadri Kastratin e njohur si ”Daja” u caktuan që ta ndihmonin Remin, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Në maj të ’98-ës, thuhet që në këtë zonë u krijua njësia BIA e njohur ndryshe edhe si “Skifteri”, dhe që Salih Mustafa i njohur me nofkën Cali u vu në krye të saj.

Sipas Prokurorisë, kjo strukturë kishte për detyrë mbledhjen e informacioneve të inteligjencës në zonën e Prishtinës dh më vonë në Podujevë, e që i raportonte Remit dhe Latës.

Kjo zonë, sipas Prokurorisë, vazhdoi të konsolidohet dhe se zyrtarisht Remi ishte emëruar si komandant zone në gusht të ’98-ës gjatë një vizite të Hashim Thaçit, Rexhep Selimit, Jakup Krasniqit dhe Bisilm Zyrapit në Bajgorë. Ndërsa, Kastrati thuhet se u emërua si zëvendës i tij.

Gjatë së njëjtës vizitë, pretendohet se Fadil Syleviq i perceptuar si bashkëpunëtor i Serbisë, u ndalua në Bajgorë së bashku me një person tjetër.

Lata thuhet se drejtoi sektorin e inteligjencës që nga vera e 1998-ës si dhe ishte komandant de facto i Policisë Ushtarake.

Përveç kësaj, thuhet se me rekomandimin e Remit, Shtabi kishte emëruar Nuredin Ibishin i njohur me nofkën Leka dhe Idriz Shabanin i njohur si Luta, komandantë të Brigadave 151 dhe 152, ndërsa Komanda e Zonës emëroi komandantët e batalioneve dhe kompanive.

Ibishi më pas thuhet se ishte ngritë në detyrë si Shef i Shtabit, gjë që u formalizua nga Shtabi i Përgjithshëm në dhjetor të vitit 1998.

Në këtë zonë, sipas Prokurorisë, personat që perceptoheshin si kundërshtarë, identifikoheshin, arrestoheshin, ndaloheshin dhe keqtrajtoheshin në vende ndalimi të vendosura në seli të ndryshme në Llap.

“Konkretisht, të ndaluarit mbaheshin në: (i) Bare dhe Bajgorë, ku komanda kishte selinë nga korriku deri në mesin e shtatorit 1998; (ii) Llapashticë; ku Shtabi i Zonës u vendos përfundimisht nga tetori 1998; dhe (iii) Majac dhe Potok, ku të ndaluarit u transferuan drejt fundit të marsit 1999 kur selia e zonës duhej të zhvendosej nga Llapashtica. Kishte gjithashtu qendra ndalimi në vende të tjera të Zonës së Llapit, përfshirë Bradashin dhe Buricën, ku ishin të vendosura Brigadat 151 dhe 152”, thuhet në dosje.

Tutje, në dosje thuhet se personeli i Policisë Ushtarake dhe i shërbimeve të inteligjencës vazhdoi të bashkëpunonte ngushtë gjatë fundit të vitit 1998 dhe në vitin 1999 në identifikimin, arrestimin dhe ndalimin e kundërshtarëve.

Për këtë qëllim, thuhet se Nazif Mehmeti i njohur si Dini u emërua zëvendëskomandant i Policisë Ushtarake në tetor 1998. Ai thuhet se i raportonte komandës së zonës, konkretisht Latif Gashit dhe Remit.

Aty thuhet se njësitë e Mbrojtjes Territoriale (ose Mbrojtja Civile), të krijuara në verën e vitit 1998 nën komandën e Muhamet Latifit, ishin përgjegjëse për organizimin e njerëzve dhe njësive prapa vijave të frontit të UÇK-së. Ato pretendohet gjithashtu mblidhnin informacione për kundërshtarët dhe ia përcillnin ato komandantëve të brigadave, Policisë Ushtarake dhe Komandës së Zonës, gjë që shpesh çonte në arrestimin dhe ndalimin e tyre.

Prokuroria pretendon se në tetor 1998, Remi deklaroi se mendonte që vendimi i Shtabit të Përgjithshëm për armëpushim ishte i nxituar dhe jo i menduar mirë, por se, megjithatë, ai dhe vartësit e tij e respektonin atë vendim.

Tutje, pretendohet se në janar 1999, Krasniqi dhe Zyrapi po vizitonin selinë e Zonës Operative të Llapit kur u njoftuan për ndalimin e tetë policëve ushtarakë serbë në Zonën e Shalës dhe shkuan menjëherë atje me ndihmën e Mustafës.

Përveç kësaj, Prokuroria pretendon se Mustafa dhe Komanda e Zonës së Llapit bashkëpunonin ngushtë me drejtuesit e Zonave të Shalës dhe Karadakut. Anëtarë të Komandës së Zonës së Karadakut u vendosën përkohësisht në Zllash së bashku me njësinë BIA dhe Brigadën 153 të Zonës së Llapit, e cila u formua zyrtarisht në shkurt 1999 nën komandën e Adem Shehut dhe se ushtarët e këtyre zonave stërviteshin dhe luftonin së bashku.

Në dosjen e Prokurorisë thuhet se në fund të prillit 1999, sipas udhëzimeve të Kryeministrit të Qeverisë së Përkohshme të Kosovës (QPK), Hashim Thaçit, Komanda e Zonës së Llapit krijoi Gardën Kombëtare, e njohur edhe si Batalioni i Pestë.

Sipas tyre, kjo njësi komandohej nga Ajet Potera, i cili raportonte te Komanda e Zonës së Llapit, përfshirë Mustafën. Për t’u bërë pjesë e Gardës Kombëtare, thuhet se kërkohej të ishe anëtar i UÇK-së dhe zakonisht përzgjidheshin ushtarët më të njohur të zonës.

Po ashtu, pretendohet se më 11 qershor 1999, pas Marrëveshjes së Kumanovës dhe tërheqjes së forcave serbe, Mustafa dhe Komanda e Zonës së Llapit hynë në Prishtinë së bashku me Gardën Kombëtare të Llapit. Kjo komandë sipas Prokurorisë u vendos në lagjen Kolovicë dhe ruhej nga pjesëtarë të Gardës Kombëtare, ndërsa pjesëtarë të tjerë u vendosën në Tokbashqe.

Gjatë verës së vitit 1999, sipas pretendimeve të Prokurorisë, anëtarë të Gardës Kombëtare kryen krime në Tokbashqe, ndërsa pjesëtarë të tjerë të UÇK-së kryen krime në Kolovicë, Taslixhe dhe zonat përreth.

Pas luftës, Prokuroria thotë se Latif Gashi, ish-shef i inteligjencës së Zonës së Llapit, u bë Drejtor i Përgjithshëm i SHIK-ut nën udhëheqjen e Kadri Veselit. Ndërsa, Rexhep Selimi, si Ministër i Rendit Publik, emëroi Nuredin Ibishin, ish-Shef i Shtabit të Zonës së Llapit, në pozitën e Shefit për Rendin Publik. Muhamet Latifi u bë Komandant i Policisë Ushtarake të Zonës së Llapit.
 
Ish-ministri britanik: Thjeshtë nuk ka asnjë dëshmi bindëse që mund të denojnë Thaçin
Demokracia
14:07 | 14 Qershor 2026
egg-34-e1781438832612.png

Share:
Share
Tweet
Ish-ministri britanik Denis MacShane, i cili ka shërbyer në qeverinë e kryeministrit Tony Blair, javën e kaluar mori pjesë në konferencën “Urat e Kujtimit”, të organizuar nga organizatat “Liria ka Emër” dhe KIPRED.
Me këtë rast, MacShane u ndal edhe te gjykimi i Hashim Thaçit në Dhomat e Specializuara. Ai e quajti Thaçin “një nga arkitektët më të suksesshëm të komunikimit politik gjatë kohës së luftës, i cili arriti të bindte median ndërkombëtare dhe madje edhe Sekretaren amerikane të Shtetit, Madeleine Albright, të refuzonin propagandën shumë më të sofistikuar dhe më të financuar të regjimit serb”. Sipas tij, Thaçi më pas vendosi “vullnetarisht të dorëzohej para Dhomave të Specializuara në Hagë, në nëntor të vitit 2020”.
Ish-ministri MacShane, i cili ka pasur edhe një karrierë si gazetar dhe autor librash, akuzoi disa qarqe perëndimore për zhvillimet në Hagë. “Shpresa naive e disa qarqeve perëndimore se udhëheqësit kosovarë mund të viheshin në të njëjtin plan moral dhe juridik me skuadrat vdekjeprurëse të regjimit të Millosheviqit ka rezultuar të jetë një rrugë pa dalje”, tha ai.

Megjithatë, pavarësisht meritave që ia atribuoi Thaçit, MacShane theksoi se “që prej asaj kohe ai vazhdon të mbahet në paraburgim. Deri më sot nuk është paraqitur asnjë provë bindëse apo dëshmi e besueshme që do të mund të çonte në dënimin e tij”.
Në përfundim, Denis MacShane u shpreh se “është investuar aq shumë në idenë se gjykatat ndërkombëtare, gjyqtarët, prokurorët dhe procedurat ligjore mund të sjellin mbylljen e plagëve, pajtimin dhe harmoninë pas konflikteve të përgjakshme, saqë askush nuk duket i gatshëm të pranojë një të vërtetë të pakëndshme: Kosova rrezikon të mbetet një shtet i cunguar, për aq kohë sa Bashkimi Evropian vazhdon të tolerojë fiksionin se njohja e saj e plotë si shtet nuk është e domosdoshme.”
 
Endrit Thaçi: Çdo ditë po na ofron më pranë rikthimit tuaj
Demokracia
14:11 | 21 Qershor 2026
727919447_2233415470740517_2132285638266539029_n-e1782043813162.jpg

Share:
Share
Tweet
Dita ditës po afrohet momenti i shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, të cilët po gjykohen në Hagë.
Me këtë rast, Endriti, djali i ish-presidentit ka bërë një reagim të fuqishëm sot në rrjetin social Instagram.
Ai ka publikuar një foto me babain e tij duke lënë edhe një mesazh, duke shprehur bindjen e plotë se çlirimtarët do të kthehen në vendlindje.

“Ka ditë që kalojnë ngadalë kur pret dikë që e do. Por, tani çdo ditë po na ofron më pranë rikthimit tuaj. Me krenari ju presim. Kosova ju pret”, ka shkruar ai në Instastory transmeton Klankosova.tv.
Shpallja e vendimit pritet të bëhet më 20 korrik.
 
Back
Top