Guest viewing is limited
  • Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Historia e Kishes Orthodhokse te Shqiperise

ilia spiro

V.I.P
Anëtar
Sep 30, 2010
Postime
4,351
Pikët
113
Treva e Shqipërisë së sotme, e shtrirë përgjatë pjesës veriore të bregdetit Jon dhe pjesës jugore të bregdetit Adriatik si dhe në brendësi rreth pjesës perëndimore të aksit të rrugës Egnatia, merrte pjesë drejtpërdrejt në brumëzimet politike e shpirtërore të tri perandorive të njëpasnjëshme: romake, bizantine dhe osmane. Njëkohësisht, u bë objekt sulmesh e plaçkitjesh barbare nga popuj të ndryshëm (hunët, gotët, normanët, serbët, bullgarët, venedikasit etj.), të cilët synonin territorin e saj. Qendrat më kryesore mitropolitane, gjithmonë kishin përbërje shumetnike, me praninë e elementit ilir, helen e romak, por dhe herë pas here me mbetje të tjera pushtuesish të ndryshëm.

Në bazë të juridiksionit kishtar të krahinave të Shqipërisë së sotme, dallojmë këto periudha:

1) Nga vitet apostolike deri në vitin 731 –gjenden në Kishën vetadministruese të Ilirikut lindor, nën Vi****atin roman të Selanikut.

2) Nga viti 731 deri në fillim të shek. XI –nën Patriarkanën e Konstandinopojës.

3) Nga fillimi i shek. XI deri në vitin 1767 –shumica e episkopatave gjenden nën Kryepiskopatën Autoqefale të Ohrit.

4) Nga viti 1767 deri në vitin 1937 –nën Patriarkanën e Konstandinopojës.

5) Nga viti 1937 deri në ditët tona –Autoqefale.

www.orthodoxalbania.org
 
Përgjigje e: Historia e Kishes Orthodhokse te Shqiperise

1) Nga vitet apostolike deri në vitin 731 –gjenden në Kishën vetadministruese të Ilirikut lindor, nën Vi****atin roman të Selanikut.

Apostull Pavli, duke i shkruar bashkësisë së Romës nga Korinthi (në vitet 55 – 57 pas Krishtit), thotë se ai veproi me zell hyjnor, "kështu prej Jerusalemit e përqark e gjer në Ilirik, kam predikuar Ungjillin e Krishtit" (Rom. 15: 18-19). "Gjer në Ilirik" tregon se mund të përfshihet edhe Iliriku, i cili në shek. I pas Krishtit ishte provincë e Maqedonisë. Nën dritën e vargut që pason "kështu jam munduar të predikoj Ungjillin jo aty ku njihej Krishti, që të mos ndërtoja mbi themelin e ndonjë tjetri" (Rom. 15: 20), kemi të drejtë të supozojmë se Apostull Pavli, personalisht ose nëpërmjet bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë, mbolli i pari farën e Ungjillit edhe në zonën gjeografike të Shqipërisë, së cilës po i referohemi. Prania e tij në Nikopojë (Nikopoli), pak më në jug të Shqipërisë së sotme, është e pakundërshtueshme (Titit 3: 12); ashtu si edhe veprimtaria apostolike e bashkëpunëtorit të tij të ngushtë Titit, në Dalmaci, pak më në veri të Shqipërisë së sotme (2 Timoteut 4: 10). Sipas një tradite të hershme tregohet se apostull i zonës ka qenë Qesari, një nga të 70 apostujt, kurse sipas një tradite tjetër që bie dakord me të, tregohet se Pavli vendosi Qesarin si episkopin e parë të Dyrrahut (Durrësit).

Dëshminë më të qartë rreth pranisë së komunitetit kishtar në Durrës, e tregon martirizimi i episkop Astit në vitin 98 pas Krishtit. Në librin e Mujores së Kishës Orthodhokse (Menologion), shkruhet: “Më 6 korrik Shën Asti, episkop i Durrësit, mbaroi jetën e tij mbi kryq, i lyer me mjaltë dhe i thumbuar nga bletët”. Një ditë më vonë, më 7 korrik, kremtohet kujtimi i disa shenjtorëve: i Peregrinit dhe atyre që ishin me të, Lukianit, Pompeit, Hesikit, Papiut, Saturninit e Gjermanit, me origjinë latine, të cilët i mbyti në det guvernatori i Durrësit, Agrikola.

Durrësi, Epidamni i vjetër, koloni e hershme e kerkirasve (të ardhurve nga Korfuzi), ishte porti kryesor i Adriatikut, portë prej së cilës romakët hynë në Ballkan dhe me anë të rrugës Egnatia, në Thesaloniki (Selanik) dhe Konstandinopoli (Konstandinopojë). Në këtë udhëkryq ishte e natyrshme të zhvillohej që në shekujt e parë të Krishterimit një Kishë kozmopolite, e cila ndonëse vuajti në mënyrë të përsëritur pushtimet, tërmetet, zjarret, gjithnjë ripërtërihej e riorganizohej.

Në kohën e Dioklitianit (284 – 305) zona veriore e Shqipërisë së sotme, me qendër Shkodrën, përbënte një pjesë të krahinës së Prevalitanës (Praevalitana); zona qendrore deri në lumin e Vjosës, me qendër Durrësin, përbënte krahinën e Epirit të Ri (Epirus Nova) dhe zona nga Vjosa deri në gjirin e Ambrakisë përbënte atë të Epirit të Vjetër (Epirus Vetus). Kur Perandoria Romake, me vdekjen e Theodhosit të parë në vitin 395, u nda në Lindje dhe Perëndim, territori i Shqipërisë së sotme kaloi në varësinë e krahinave lindore. Deri në kohën e Konstandinit të Madh, ajo varej politikisht dhe kishtarisht nga Roma. Më pas varej vetëm politikisht nga Konstandinopoja, ndërsa kishtarisht mbeti në juridiksionin e vjetër deri në vitin 731.

I gjithë Iliriku Lindor ishte një kishë vetadministruese nën mbikqyrjen e lartë të Romës, nëpërmjet Vi****atit të Selanikut. Midis nëntë episkopatave të Vi****atit, mitropoliti i Durrësit radhitej i pesti. Tek “Synekdimos i Herakliut”, i shek. VI, përmenden qytete që sot gjeografikisht i përkasin Shqipërisë, kështu në Epirin e Ri: Dyrrahu, Skampa (Elbasani), Apollonia, Bylis, Amantia, Pulkeriopoli (Berati), Avlona (Vlora), Listra dhe Skipon; në Epirin e Vjetër: Evria, Finiqi, Adrianopoli, Ankiasmos dhe Butrotos (Butrinti). (Emrat e qyteteve dhe episkopatave përmenden në burime të ndryshme me mjaft ndryshime). Më në jug, nga viti 429, ishte episkopata e Driinupolit (Drinopolit), me seli fillimisht diku afër Koricës së Dropullit e më vonë (në vitin 558) në Episkopi (Peshkëpi). Shpeshherë selitë episkopale zhvendoseshin për shkak të vështirësive politike e të luftërave në këtë zonë. P.sh. kur episkopatat e Ankiasmos dhe e Finiqit u shkatërruan nga sulmet e gotëve të Totilës (552) selia e episkopatës së Ankiasmës u zhvendos në Himarë dhe ajo e Finiqit përkohësisht në manastirin e Mesopotamit e më pas në Delvinë, ndërsa selia e Evrias fillimisht në manastirin e Soronias dhe më vonë u bashkua me episkopatën e Butrintit.

Të dhënat historike për këtë periudhë janë shumë të kufizuara. Dëshmi të tjera plotësuese sjellin gjetjet arkeologjike dhe – si gurë të çmuar mozaiku – disa emra shenjtorësh e episkopësh. Por këto nuk mjaftojnë për rikompozimin e mozaikut të historisë së Kishës lokale. Varret e krishtera që u gjetën në portikun jashtë mureve të Butrintit (ndoshta të shek. II), janë elementët më të hershme të pranisë së komunitetit të krishterë në Shqipërinë e sotme. Në vende të ndryshme janë zbuluar bazilika paleokristiane (shih Arti - Arkitektura), kryesisht të shek. V – VI, të cilat dëshmojnë me përmasat e tyre se i shërbenin komuniteteve të krishtera me numër të madh besimtarësh dhe përbëjnë dëshmi serioze rreth lulëzimit të Krishterimit në këto vende.

Zonën tonë e vaditën me gjakun e tyre këta shenjtorë: Elefteri, “episkop i Vlorës dhe i Ilirikut” dhe nëna e tij Anthia (në vitin 120); Donati e Therini (në Butrint, në vitin 250); Danaksi (në shek. III); Isauri, Vasili, Inocenti, Feliksi, Hermia e Peregrini (në Apolloni, në shek. III); Trifoni (nga Sheqishta e Beratit, në vitin 313); Donati, episkop i Evrias (në vitin 387) etj. Nga Aktet e Sinodeve Ekumenike (Kuvendeve Mbarëbotërore Kishtare) njohim disa episkopë: Eu****n e Durrësit dhe Feliksin, “episkop i qyteteve të Apollonisë e Bylisit”, të cilët morën pjesë në Sinodin III Ekumenik (në Efes, në vitin 431); Lukën (e Durrësit), Eusebin “e Apollonisë së Epirit të Ri”, “Petron e Ekineut”, në serinë e episkopëve të Epirit të Ri dhe Pelegrinin e Finiqit, Klaudin (ose Kladeo) e Ankiasmës, që morën pjesë në Sinodin IV Ekumenik (në Halkedoni, në vitin 451); Sisinin (e Durrësit), në Sinodin e V-VI (Penthekt ose Quinisext) “nën Kupolë” (në Konstandinopojë, në vitin 691/692). Gjithashtu, në raste të tjera përmenden edhe episkopë të tjerë: Hipati, në Sinodin lokal të Epirit, në vitin 516; Eftihi (ose Efstohi) në vitet 449 – 451; Konstandini, në vitet 523 – 529; Valeriani, episkop i Finiqit në kohën e perandorit Leont; Filipi, në vitin 516 dhe Eustathi, në vitin 586.
 
Përgjigje e: Historia e Kishes Orthodhokse te Shqiperise

Ilia,

nje dite pash nje dokumentar per kodiket e Beratit..
shum interesant..

A jan shkruar gjekundi se cfar thuhet aty?

Cfar dihet per manastirin e Zvernecit?
Po per te Pojanit ose Apolonise?

Dikur me tren ..kur na binte rruga Tiran-Vlore tek zona lushnje-fier shiheshin shum kisha faqe kodrave..

Cila kish ortodokse i shpetoj asaj kasaphanes anti-Fe te PPSH-se ne vitet 60 e ca e tujte?

Cfar eshte ajo aroma e vecante ne kishat ortodokse..?

Cfar djegin?

mos eshte dyll blete?
 
Përgjigje e: Historia e Kishes Orthodhokse te Shqiperise

Periudha e dytë (nga viti 731 deri në fillim të shek. XI) fillon me bashkimin e Ilirikut Lindor me Patriarkanën e Konstandinopojës, nga perandori ikonoklast Leoni III Isauri dhe arrin deri në vartësinë e shumë episkopatave të Shqipërisë së sotme nën Kryepiskopatën Autoqefale të Ohrit. Tronditjet në këtë vend ishin të vazhdueshme dhe popullsia e krishterë përballoi sprova të mëdha. Më e vështira nga këto ishte pushtimi i Durrësit nga bullgarët, në vitin 896. Pas betejash të ashpra Vasili II mundi të vendosë (1014



Kisha e Fjetjes së Hyjlindëses Mari

Ndërtuar në shek. X mbi rrënojat e një kishe të shek.VI.
Ndodhet në Labovë të Kryqit, Gjirokastër.


– 1018) sundimin bizantin në këtë zonë.
Të dhënat historike për jetën kishtare të kësaj periudhe janë gjithashtu të pakta. Dëshmitë më të besueshme mbeten emrat e dokumentuar të episkopatave dhe episkopëve. Tek “Taktikon” e Leonit III (733), ashtu si tregohet në “Parisinus Codex”, rajoni i Ilirikut me mitropoli Durrësin (në të cilën varen 8 episkopata: e Thamnit, e Skampës, e Liknidhës, e Amantias, e Bylisit, e Atradhës, e Avlonës (Vlorës) dhe e Akrokeravnisë) zë vendin e 15–të në listën e Patriarkanës Ekumenike. Më vonë, në “Kushtetutën kishtare” të perandorit Leon Sofos (i Dituri), në fillim të shek. X, mitropoliti i Durrësit renditej në vendin e 43–të (përpara mitropolitit të Smirnës [Izmirit]), me 15 episkopë në varësi të tij: të Stefaniakës, Ko(u)navisë, Kroonit (Krujës), Elisus (Lezhës), Diokleas, Shkodrës, Drivashtit, Polaton, Glavenicës ose Akrokeravnisë, Avlonës, Liknidhës, Antivarit (Tivarit), Çernikës, Pulkeriopolit (Beratit) dhe Gradicës. Kjo gjë lë të kuptosh, se kishte organizim të zhvilluar kishtar. Gjithashtu tregon se krijohen episkopata të reja dhe se prej të vjetrave disa mbeten të qëndrueshme, ndonëse ndryshojnë vendin në renditje, ndërsa të tjera shfaqen me emra të rinj.
Si mitropolitë të Durrësit të kësaj periudhe përmenden: Niqifori, që shfaqet në Aktet e Sinodit të VII Ekumenik në Nikea dhe Lukiani, që firmos në Aktet e Sinodit të madh në kohën e Fotit, në Konstandinopojë në vitin 879. Gjithashtu ruhen edhe emrat e kryepriftërinjëve të episkopatës së Drinopolit, ndërmjet të cilëve: Kozmai (754 – 787), që përfaqësoi Epirin në Sinodin e VII Ekumenik dhe Vasili I (822). Në shek. X ose në fillim të shek. XI veproi e u martirizua pranë Elbasanit Shën Joan Vladimiri, lipsanet e të cilit u ruajtën në manastirin me të njëjtin emër.
 
Përgjigje e: Historia e Kishes Orthodhokse te Shqiperise

Ilia...Kam vetem nje pyetje serioze per ty. A mund te me shpjegosh se si eshte e mundur qe Kisha Autoqefale Ortodokse e Shqiperise ka si Kryepeshkop nje Grek? Si eshte e mundur te ndodh dicka e tille kur fjala Autoqefale nenkupton vetqeverisjen e kishes Shqipetare nga Shqipetaret. Autoqefale do te thote pavarsia e kishes Shqipetare nga ajo Greke!

Jam kurjoz te degjoj nje besimtare te fes Ortodokse qe mundet te shpjegoj llogjikisht kete absurditet qe ndodh me sa di une vetem ne Shqiperi.
 
Përgjigje e: Historia e Kishes Orthodhokse te Shqiperise

Nga viti 1767 deri në vitin 1937

Periudha e katërt (1767 – 1937) shtrihet nga shfuqizimi i statusit të Autoqefalisë së Kryepiskopatës së Ohrit deri në dhënien kanonike të statusit të Autoqefalisë Kishës së Shqipërisë. Ngjarja e veçantë dhe vendimtare në këtë periudhë është formimi i shtetit shqiptarë, më 1912.
Në këtë periudhë riorganizohen mitropolitë dhe episkopatat, ndërtohen kisha të reja dhe herë pas here bëhen përpjekje sistematike për zgjimin shpirtëror të ortodoksëve. Figura më e madhe e kësaj kohe ishte Shën Kozmai i Etolisë, i cili edhe veproi në këto zona nga viti 1775 deri 1779, duke përfunduar veprimtarinë e tij misionare historike me martirizim, në vitin 1779, në Berat. 30 vjet më pas, një tjetër shenjt, Nikita Arvaniti "nga vendet e Arvanitia-s (Arbërisë)", ndoshta nga Shpati, predikoi Krishtin dhe u martirizua në zonën e Serres dhe Drama-s (në Greqi), në vitin 1809.
Gjatë shek. XVIII dhe XIX u bënë përpjekje serioze për përkthimin në shqip të Shkrimit të Shenjtë. I pari që përmendet është hieromonaku Grigor Konstandinidhi (më pas mitropolit i Durrësit), i cili përktheu Dhiatën e Vjetër e të Re, me gërma të një alfabeti shqip që e kishte shpikur vetë. Fatkeqësisht, ky përkthim humbi. Në shek. XIX Grigor Gjirokastriti, (episkop i Evias), botoi një përkthim të Dhiatës së Re në shqip, me gërma greke. Më vonë dolën përkthimet e Konstandin Kristoforidhit, në gegërisht (1869) dhe në toskërisht (1879), fillimisht me gërma greke. Kryepriftërinj të shquar në këtë periudhe ishin mitropolitët e Durrësit: Grigor Konstandinidhi, Voskopojari, (1767 – 1772) dhe Krisanthi nga Madita (1821 - 1823), një nga shpikësit e metodës së re të muzikës kishtare (bizantine); mitropolitët e Drinopolit: Dositheu (1760 – 1799), Gavriili Sifniosi (1799 – 1827), Joakimi nga Hios (1828 – 1835), i cili u ngjit 2 herë në fronin ekumenik (1860 – 1863 dhe 1873 – 1878); dhe mitropolitët e Beratit: Joasafi II (1802 – 1855) dhe Anthim Aleksudhi (1855 – 1887).

Nga viti 1937 deri në ditët tona

Njohja kanonike e Autoqefalisë nga Patriarkana Ekumenike, në kohën e Patrikut Beniamini I, hap një periudhë të re për Kishën e Shqipërisë. Më 17 prill 1937 u dha Tomos-i Patriarkal dhe Sinodal “mbi bekimin e Autoqefalisë së Kishës ortodokse në Shqipëri”. Sinodi i parë pas zgjedhjeve kanonike në Patriarkanën Ekumenike u formua nga: Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë Kristofor Kisi, episkopi i Korçës Evlogj Kurila, episkopi i Beratit Agathangjel Çamçe dhe episkopi i Gjirokastrës Pandeleimon Kotoko. Dy mitropolitë u bënë episkopata, kurse episkopata e tretë (e Gjirokastrës), u formua nga enoritë e Mitropolisë së hershme të Drinopolit, që ndodheshin brenda Shqipërisë. Dy veçoritë e Kishës ortodokse të Shqipërisë fshihnin probleme të veçanta. E para, origjina etnike e popullsisë ortodokse (shqiptarë, grekë, vllahë dhe sllavë). E dyta, fakti se ortodoksët nuk përbënin shumicën, si në vendet e tjera të Ballkanit, por vetëm 23% të popullsisë. Kështu kundërshtimet politike, ideologjike dhe sociale që ekzistonin përbrenda Shqipërisë, por edhe turbullirat e luftës në rajon kishin pasoja të shumta në jetën e Kishës.


Pushtimi italian

Me hyrjen e ushtrive italiane, më 7 prill 1939, Shqipëria u bë pjesë e Italisë fashiste. E si rrjedhojë, menjëherë, u vunë në zbatim plane edhe për bashkimin analog fetar. Paralelisht me vendosjen e urdhrave misionarë romano-katolike në zona të ndryshme në jug të vendit, ekzistonte edhe plani strategjik i thithjes së ortodoksëve me anën e Uniatizmit. Propaganda theksonte se bashkimi i gjithë të krishterëve shqiptarë nën mbrojtjen e Vatikanit dhe shtetit italian, do të ndihmonte në zhvillimin e vendit. Sipas disave, Kryepiskop Kristofori kishte pranuar të bashkohej me arbëreshët e Italisë (Uniatë), sipas të tjerëve, ai po përpiqej të fitonte kohë, duke e shtyrë çështjen. Megjithatë, mungesa e shumicës absolute në organet ekzekutive të Kishës ortodokse përmbysi planet e bashkimit me Uniatizmin, të cilat u shkatërruan përfundimisht me kapitullimin e Italisë, në vitin 1943.

Përndjekja ateiste

Pas largimit të gjermanëve, në nëntor 1944, në Shqipëri u vendos plotësisht regjimi komunist dhe filloi persekutimi fetar. Në 23 vitet e para të tij kishte formën klasike, ashtu si në Rusi dhe në vendet e tjera të Ballkanit. Më 25 dhjetor 1948 Kryepiskop Kristofori u detyrua të largohej dhe Kryepiskop i ri u vu Pais Vodica, që në atë kohë ishte episkop i Korçës (kishte mbetur i ve). U lejua gjithashtu të mbahet në Tiranë, nga 5-10 shkurt 1950, Asambleja Kleriko-laike e Kishës ortodokse, që të votohej Statuti i ri, i cili në disa pika përmirësoi Statutin e vitit 1929. Hierarkia e Kishës, pas vitit 1952, përbëhej nga Kryepiskopi i Tiranës dhe gjithë Shqipërisë Pais Vodica, episkopi i Gjirokastrës Damian Kokoneshi, i Korçës Filothe Duni, i Beratit Qiril Naslazi dhe ndihmës episkop Sofron Borova. Kryepiskopi kanonik Kristofori, u mbajt nën arrest shtëpie dhe më 19 qershor 1958 u gjet i vdekur (sipas versionit zyrtar pësoi atak kardiak). Në mars 1966 Paisi vdiq dhe në prill erdhi në fronin kryepiskopal Damiani. Në këtë kohë filloi përpjekja për nëpërkëmbjen e fesë dhe përfaqësuesve të saj; po kështu dhe trysnia me internime, burgime dhe vrasje ndaj besimtarëve klerikë dhe laikë.
Shqiptarët ortodoksë të vendosur në Amerikë, ishin ndarë në dy grupe. Njëri nën drejtimin e Theofan Nolit e më vonë nën atë të episkop Stefan Laskos, që mbanin lidhje me Kishën e Shqipërisë, ndërsa tjetri, nën drejtimin e episkopit të Lefkës, Marko Lipa, që varej nga Patriarkana Ekumenike. Pas vdekjes së Nolit, në mars 1965, u bënë përpjekje (1966 – 1967), për pajtimin e dy grupimeve, por pa rezultat.
Më 4 prill 1967 u dha sinjali për persekutim të plotë. Me një dekret të publikuar më 22 nëntor 1967 Shqipëria u shpall zyrtarisht shteti i parë dhe i vetëm ateist në botë dhe në histori, në të cilin u ndalua me Kushtetutë çdo shprehje fetare. Qindra kisha u rrafshuan, të tjera u kthyen në fabrika, magazina, stalla, kinema, klube. Pothuajse të gjithë manastiret u shkatërruan ose u kthyen në kazerma ushtarake. Në atë kohë Kisha e Shqipërisë kishte përveç Kryepiskopatës edhe tri episkopata, 19 zëvendësi arkieratike, 330 enori dhe 25 manastire. Klerikëve u hoqën rason, shumë prej tyre i burgosën ose i internuan dhe disa i martirizuan. Midis tyre, ish-Kryepiskopi Visarion u burgos dhe Ndihmës-episkopi i Apollonisë, Irine Banushi, u internua. Kryepiskop Damiani nuk u përndoq, ai vdiq në shtëpi në Pogradec, më 18 tetor 1973. Në këtë persekutim të përgjithshëm, të përndjekurit dhe përndjekësit i përkisnin të gjitha komuniteteve etnike dhe fetare të Shqipërisë. Në nëntor 1990, qeveria shqiptare, e ndikuar nga ndryshimet ndërkombëtare, vendosi të zbuste masat kundër fesë.
 
Përgjigje e: Historia e Kishes Orthodhokse te Shqiperise

Riorganizimi

Inisiativën për riorganizimin e Kishës së Shqipërisë e mori Patriarkana Ekumenike me një sërë veprimesh vendimtare. Në janar 1991, Patriku Ekumenik Dhimitri dhe Sinodi i Shenjtë i Patriarkanës caktuan profesorin e Universitetit të Athinës, episkopin e Andrusës (Drejtor i Përgjithshëm i “Shërbimit Apostolik” të Kishës së Greqisë dhe vëzhgues i Mitropolisë së Shenjtë të Irinopolit), Anastasin, si eksark patriarkal (të dërguar të Patriarkanës), me mision që të shkonte në Shqipëri për t’u takuar me ortodoksët dhe autoritetet e vendit. Pas kundërshtimeve shumëmujore të shtetit shqiptar, Eksarku (i dërguari) i Patriarkanës arriti në Tiranë, më 17 korrik 1991. Gjatë udhëtimit të tij në vend konstatoi shkretimin e tmerrshëm që kishte shkaktuar përndjekja e pamëshirshme. Ishin shkatërruar 1608 kisha dhe manastire. Veprimi i parë i Eksarkut ishte krijimi i një strukture thelbësore kishtare për përfaqësimin e Kishës lokale. Për riformimin e strukturës kishtare, Eksarku i Patriarkanës mblodhi Asamblenë e Përgjithshme Klerikolaike 1-2 gusht 1991, me pjesëmarrjen e 15 klerikëve dhe 30 laikëve, nga të gjitha dioqezat e Shqipërisë, në të cilën u studiua gjendja pas regjimit komunist dhe perspektiva, në fund u zgjodhën 4 këshilltarë (epitropë) arkieratikë dhe Këshilli i Përgjithshëm Kishtar Kleriko-laik me 13 pjesëtarë. Përfaqësia e Kishës së Shqipërisë vizitoi Patriarkanën Ekumenike (5-8 qershor 1992), për herë të parë pas persekutimit dhe kërkoi zgjedhjen e Eksarkut të Patriarkanës si primat të Kishës së Shqipërisë.
Sinodi i Patriarkanës Ekumenike, me iniciativën e Patrikut Ekumenik Bartolomeut, për rikrijimin e Kishës ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, zgjodhi më 24 qershor 1992, me vota unanime, Kryepiskop të Tiranës dhe gjithë Shqipërisë mitropolitin e Andrusës, Anastasin dhe mitropolit të Korçës arkimandritin Kristodhul Mustakas, të Gjirokastrës arkimandritin Aleksandër Kalpakidhis dhe të Beratit, Vlorës e Kaninës arkimandritin Ignat Triandis; ku edhe këto episkopata tashmë u ringritën në rang mitropolie. Qeveria shqiptare kundërshtoi me forcë, sepse e konsideroi këtë imponim të jashtëm të udhëheqjes greke ndaj njërit prej tre komuniteteve të mëdha fetare. Presidenti i Shqipërisë Sali Berisha i shprehu pakënaqësinë e tij delegacionit të Patriarkanës Ekumenike, që erdhi më 4 korrik 1992, dhe që përbëhej nga mitropoliti i Pergës Evangjelos, mitropoliti i Filadelfias Melitoni dhe protopresviteri me origjinë shqiptare Ilia Katre. Përfundimisht, Presidenti shqiptar deklaroi se pranon vendosjen e Kryepiskopit Anastas, por nuk bëhet fjalë të diskutohet, që të pranohen të gjithë mitropolitët ortodoksë të Shqipërisë me origjinë greke. Kryepiskopi i ri, pasi dërgoi Mesazhin e Madh në Fanar (Patriarkanë), më 12 korrik 1992, u fronëzua në Kishën Katedrale të Tiranës më 2 gusht 1992, në prani të të gjithë përfaqësuesve klerikë e laikë të krahinave të Shqipërisë. Qarqe të caktuara shqiptare tentuan ta dëbonin atë me një sërë mënyrash, akoma dhe përgatitje projektligjesh, për arsye të prejardhjes së tij greke. Në një mbledhje të jashtëzakonshme kleriko-laike në Durrës, më 21 janar 1993, të gjithë përfaqësuesit deklaruan njëzëri se nuk bëhej fjalë të toleronin një diçka tillë (largimin e Kryepiskopit). Në vjeshtën e vitit 1994, u tentua me projektkushtetutën e re, largimi përfundimtar i Kryepiskopit; por së fundi ajo u hodh poshtë në referendumin e 6 nëntorit 1994.
Në korrik 1996, pa ndonjë marrëveshje me palën shqiptare, u bënë në Konstandinopojë dorëzimet në mitropolitë të kandidatëve të zgjedhur në vitin 1992, për mitropolitë në fjalë. Autoritetet shqiptare e refuzuan kategorikisht hyrjen dhe vendosjen e tyre në Shqipëri. Përfundimisht, pas diskutimesh këmbëngulëse ndërmjet përfaqësuesve të Patriarkanës Ekumenike, Kishës Autoqefale të Shqipërisë dhe Autoriteteve shqiptare (nga nëntori i vitit 1997 deri në korrik të 1998), çështja e formimit të Sinodit të Shenjtë u arrit me pranimin e skemës që ai të përbëhej nga dy kryepriftërinj me origjinë greke dhe dy me origjinë shqiptare. U fronëzua mitropoliti i Beratit, Ignati, ndërsa mitropolitët e Gjirokastrës, Aleksandri, dhe i Korçës, Kristodhuli, paraqitën dorëheqjen e tyre. Mitropolit i Korçës u zgjodh arkimandriti Joan Pelushi, i cili kishte shërbyer më parë si pedagog dhe dekan i Akademisë Teologjike “Ngjallja e Krishtit” në Durrës dhe Episkop i Apolonisë ishte u zgjodh i Përndershmi Atë Kozma Qirjo, i cili përfaqësonte brezin e hershëm të priftërinjve, i cili me heroizëm vazhdonte të pagëzonte dhe të bënte Liturgji Hyjnore fshehurazi edhe gjatë viteve të egra të persekutimit fetar. Më 11 gusht 2000, Hirësia e Tij Kozma Qirjo fjeti, duke lënë vakant vendin e Episkopit të Apolonisë. Në nëntor të vitit 2006 Sinodi u plotësua edhe me tre hierarkë të tjerë: Mitropolitin e Gjirokastrës, Hirësi Dhimitri, i cili në 15 vitet e fundit kishte shërbyer si mbikqyrës i Kryepiskopit në këtë mitropoli; Episkopin e Apollonisë Hirësi Nikollën dhe Episkopin e Krujës, Hirësi Andonin, të cilët këta të dy i përkasin brezit të klerikëve të rinj shqiptarë të formuar në Akademinë Teologjike Orthodhokse “Ngjallja e Krishtit”, Durrës. Po në nëntor 2006 u miratua Statuti i ri i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë. Në nëntor 2008 u nënshkrua, sipas Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë (1998) Marrëveshja pë rregullimin e marrëdhënieve të ndësjella midis Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë dhe Këshillit të Ministrave, që në vazhdim u ratifikua nga Kuvendi i Shqipërisë dhe u bë ligj i Shtetit Shqiptar, me nr. 10057, më 22.01.2009.
Kisha Ortodokse e Shqipërisë gjatë periudhës 1991 - 1999, pavarësisht nga mundimet, trazirat e përgjithshme politiko-shoqërore dhe rrënimi i ekonomisë së vendit, u rimëkëmb nga rrënojat dhe, duke jetuar në atmosferë ngjalljeje, u zhvillua me ritme shumë të shpejta. Në shumë qytete, qyteza dhe në qindra fshatra, me popullsi ortodokse, u organizuan sërish enoritë ortodokse. Filloi në përgjithësi jeta liturgjike dhe e mistereve, predikimi dhe katekizmi. U organizuan lidhjet rinore, e grave dhe e intelektualëve. Për krijimin e kuadrove vendas filloi në nëntor 1992 funksionimi i shkollës Teologjike-Hieratike, e cila që nga viti 1997 u zhvendos në një kompleks ndërtesash pranë Manastirit të Shën Vlashit në Durrës, me emrin Akademia Teologjike ortodokse “Ngjallja e Krishtit”. Deri në vitin 2011 u dorëzuan 146 klerikë të rinj (ndërkohë kanë ndërruar jetë 17 klerikë), me arsim të mesëm dhe të lartë, duke kryer studime teologjike në shkollën e sipërpërmendur. Në shtator të vitit 1998, u hap në Gjirokastër Shkolla e Mesme Kishtare “Kryqi i Nderuar“, me konvikt dhe në shtator të vitit 2007 në Sukth të Durrësit. Studentë të porsadiplomuar nga Akademia Teologjike përbënë bërthamën e parë murgjërore të Manastirit të Ardenicës. Ajo ka shtypshkronjën e saj dhe boton dhjetëra libra teologjikë dhe formues. Kisha boton gazetën mujore “Ngjallja” (prej vitit 1992), revistën për fëmijë “Gëzohu” (prej vitit 1997), buletinin studentor ”Fjala” dhe buletinin në anglisht “News from Orthodoxy in Albania” (Të rejat nga Ortodoksia në Shqipëri); Revistën rinore "Kambanat", Revistat periodike shkencore "Kërkim" dhe "Tempulli" me artikuj për teologjinë, shkencën, kulturën, aktualitetin, si edhe gjithashtu botohen edhe libra liturgjikë, shpirtërorë e shkencorë. Kisha ka stacionin radiofonik, punishtet e qirinjve dhe të drurit.
U ndërtuan nga themelet 5 manastire dhe 150 kisha të reja (të mëdha e të vogla); u restauruan 60 kisha e manastire-monument kulture dhe u riparuan më shumë se 160 kisha. Më shumë se 70 ndërtesa u ngritën, u blenë dhe u rikonstruktuan, për selitë mitropolitane, shkolla, kopshte, qendra shëndetësore, shtëpi pritjeje, mensa për të varfërit, punishte etj. E tërë vepra ndërtuese arrin në mbi 450 objekte.
Në shëndetësi kontribuon prej vitit 1999 me Qëndrën e saj Diagnostike "Ungjillëzimi" në Tiranë (me 23 specialitete - me shërbime bashkëkohore mjekësore, mjekë të njohur, personel të specializuar dhe aparatura mjekësore të teknologjisë së fundit), me poliklinikat në Kavajë, Korçë, Lushnje dhe Jergucat (Gjirokastrës), gjithashtu dhe me njësinë ambulante dentare.
Në arsim, përveç institucioneve të lartpërmendura arsimore kishtare, u hapën dhe funksionojnë në Tiranë prej vitit 2000 Instituti i Formimit Profesional "Frymë Dashurie", me gjashtë degë, i pari i këtij lloji në vend; gjithashtu edhe në Gjirokastër prej vitit 2002; Tiranë Universiteti “Logos” (prej vitit 2009), me dy fakultete; në Mesopotam të Delvinës Shkolla e Mesme Teknike “Apostull Pavli”, shkollë profesionale me disa degë (prej vitit 2005); tre shkolla 9-vjeçare: në Tiranë, Shkolla shqiptaro-amerikane “Protagonistët” (prej vitit 2001); në Durrës, Shkolla shqiptaro-greke “Frymë Dashurie” (prej vitit 2005); në Gjirokastër, Shkolla shqiptaro-greke “Frymë Dashurie” (prej vitit 2008); 17 kopshte në qytete të ndryshme; Shtëpinë e Fëmijës “Shtëpia Orthodhokse e Shpresës”, në Shën Vlash të Durrësit; Konkvikt vajzash, qendra rinore, kampingje etj.
Kisha Ortodokse e Shqipërisë zhvilloi një veprimtari të gjerë sociale – veçanërisht në kohën e krizës politiko-shoqërore të vendit (1992, 1994, 1997, 1999) – me ndarjen e mijërave tonë me ushqime, veshje, ilaçe, në ndihmë të familjeve të varfra, në shkolla, jetimore,azile, burgje dhe të refugjatëve kosovarë (1999 - të 33 000 të strehuar në dy kampet e ngritura prej Kishës), si edhe me dhurime pajisjesh spitalore në qytete, fshatra dhe institucione sociale. Gjithashtu, organizoi programe ekologjike si edhe të zhvillimit bujqësor (të vaditjes, ekonomisë shtëpiake, shtrimit të rrugëve etj.). Gjithashtu shumë i madh është edhe kontributi i Kishës edhe në kulturën kishtare e kombëtare të vendit. Të ardhurat ekonomike për realizimin e gjithë këtyre veprave u siguruan nga dhuratat e mijërave miqve nga jashtë vendit, të cilët iu përgjigjën fushatave të Kryepiskopit për ndihmë.
Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë merr pjesë në mënyrë aktive në veprimtaritë e Kishave të tjera ortodokse. Ajo u bë anëtare e Këshillit Botëror të Kishave, të Konferencës Evropiane të Kishave dhe në përgjithësi kontribuon në përpjekjet e bashkëpunimit paqësor dhe solidaritetit në Evropën Juglindore. Gjithashtu Kryepiskopi Anastas është President Nderi i organizatës më të madhe ndërfetare "Fetë për Paqen".
Me veprimtarinë dhe praninë e saj, Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, ka treguar se është një faktor serioz shpirtëror, kulturor dhe social në Shqipëri si edhe i bashkëjetesës fetare në vend.
 
Përgjigje e: Historia e Kishes Orthodhokse te Shqiperise

......................
 
Përgjigje e: Historia e Kishes Orthodhokse te Shqiperise

Shqiptaret jane qorra!
Kur grekoqirat llapin,mbi kafka varreza shqiptare.
Kshu demokrater,kur tju nxjerrin babain nga varri!
Ju langaraqer ``shqipe``
 
Back
Top