• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Hundëzakët- Leshkuqët e Lekës së Madh

Mano

V.I.P
Anëtar
Aug 8, 2011
Postime
16,258
Pikët
113
Hundëzakët- Leshkuqët e Lekës së Madh​


Nga Fahri Xharra

Aty ku piqen Afganistani, Pakistani, Taxhikistani dhe Kina, aty është Hundëza. Hundëza është mbi 2500 m mbi nivelin e detit dhe rrethohet me male 7 mijë metërshe të larta. Po në këtë lartësi mbidetare e krejtësisht malore prodhohen perimet, pemët dhe drithërat e ndryshëm, aty prodhohen dhe jetohet prej patateve, fasules, grurit, elbit, shalqirit, rrushit, qershisë, mollës, dardhës, pjeshkës dhe kajsisë.

Banorët janë arë-bërës(bujq) të mrekullueshëm dhe e kanë krijuar sistemin e vet të vaditjes dhe kullimit, kanalet kulluese që quhen KULLSE. Mali i lartë i mbuluar me akullnaja quhet RAKAPOSHI (ra kah poshtë) e furnizon luginën me ujë të pijshëm. Banorët që jetojnë në harmoni të plotë dhe kanë shëndet të mirë pa sëmundje të kohës janë të njohur në botë se rrojnë gjatë.

Hundëzakët jetojnë rreth 100- 140 vjet. Një djali të lindur nëna i jep gjinj deri në tre vjet, kurse vajzës vetëm dy. Në Hundëzë nuk ka ndarje të çifteve të martuara. E quajnë veten hundëzakë, sepse lugina mes malesh ku jetojnë e ka formën e hundës. Gjuha e folur prej tyre është BURRUSHASKI (burrërrishtja), gjuhë e cila nuk shkruhet.

Burrat veshin SHALVARE (shal-vare), ndërsa gratë bluzën e tyre e quajnë KAMISHA. Vallet e tyre shoqërohen nga tupanët, fyejt apo pipëzat dhe valltarët kërcejnë të kapur dorë për dore në rreth. Në raste festash burrat veshin pelerinë leshi të quajtur çuka. Në tetor është festa e vërës (pijeve alkoolike). Gratë nuk janë të mbuluara me perçe.

Festa më e rëndësishme është ajo e Vitit të Ri Diellor. Ky festim quhet NA UROSH. Në një ditë të vetme të dhjetorit kryhen të gjitha martesat e vitit. Hundëzakët e tregojnë brez pas brezi historinë e tyre se si kanë mbetur aty që nga shekulli III p. e. s. dhe se e kanë prejardhjen që nga koha e Aleksandrit të Madh.

Aristidh Kola, historian arvanitas në librin e tij , , Arvanitasit” shkruan. . . Aleksandri i madh, ilir nga nëna e tij e kishte rritur ushtrinë e tij me ushtarë të zgjedhur ilirë. Por pas vrasjes së Klitit nga ana e Lekës së Madh, atë periudhë e veçojmë se rreth 6 mijë ushtarë ilirë u ndanë nga ky i fundit dhe veçuan duke u pozicionuar të veçuar në Braktane deri sa u përqendruan në Qafirstanin e sotëm. . .

Pra, fjalën e kemi për një mori ilirësh ( e sot rreth 50 mijë sish) që kanë mbetur aty që nga koha e Lekës së Madh, nga koha e pushtimit të Mbretërisë së Persisë të Dariusit. Vendi i hundëzakëve u quajt Qafirstan për shkak se nuk e pranuan islamizimin. (Qafirstan –vend i jobesimtarëve). Hundëzakët jetuan me mijëra vjet si paganë deri në fillim të shekullit XIX, deri sa Emiri Abdur Rrahman Khan i konvertoi qafirët në islam. (1895-1896).

Pas pushtimit të Emirit të Kabulit vendi u quajt Nuristan (Vend i Dritës) . Qafirstani ishte pushtuar shpesh edhe para Emirit dhe sigurisht që identiteti i tyre u degradua, ”priftat “ e tyre u vranë, qendrat fetare ishin djegur, të rinjtë ishin marrë me zor për ushtri, kurse vajzat për haremet e khanëve.

Çka është e rëndësishme që hundëzakët edhe sot e kësaj dite e pinë verën e përzier me ujë, si të parët tanë ilirët. Janë popull trupgjatë, me lëkurë të bardhë dhe mollëza të kuqe, shumica e tyre me sy të kaltër, të gjelbër dhe hiri, flokët e verdhë deri në ngjyrëkafe, gjë që i dallon nga afganët, tagjikët apo pakistanezët. Shumë prej tyre edhe leshkuq.

Lartë në male jeton fisi karakteristik i Kalashëve. Kalashët janë animistët e fundit të Azisë Qendrore. Si grup i vogël prej 5 mijë vetash e kanë një histori më ndryshe nga hundëzakët tjerë. Me kalimin e shekujve Qafirstani u nda në dy zona- ajo e qafirëve të zinj e që sot janë kalashët dhe qafirët e kuq, pasardhësit e tyre sot jetojnë në Nuristan e që iu nënshtruan xhihadit të Emirit të Kabulit.

Qafiret e zinj jetojnë edhe sot me besimin e tyre Animist, me të cilin besohet se edhe druri ka shpirt. Me mijëra vjet kalashët e kanë ruajtur dhe mbijetuar kulturën e tyre unike, identitetin social dhe gjuhësor, por shekulli i ri i ka përballur me dy përballje të reja të fundamentalizmit fetar dhe ndryshimeve klimatike.


Studimi i Hundëzës dhe hundëzakëve ka rëndësi të madhe për kulturën shqiptare , sepse kanë jetuar me mijëra vjet të veçuar nga rrethi dhe ashtu janë ruajtur tiparet popullore, gjuhësore dhe zakonore ilire-shqiptare.

Është interesant që fqinjët tanë kanë guxim që të pathirrur të kërcejnë në dasmën tonë. . . Grekët me vite të tëra dërgojnë mësues, hapin shkolla greke dhe e bindin botën për prejardhjen e hhundëzakëve si grekë, kurse sllavo-maqedonasit që nga viti 1996 dërgojnë linguistë sllavë në vendin e kalashëve për të gjetur vazhdimësi gjuhësore në mes gjuhës sllavo-maqedone dhe asaj burrerrishte.

Kurse ironia edhe më e madhe është ajo e vitit 2008 kur kryeministri i Fyromit, Gruevski thirri në vizitë princin hundëzakë Gacanfer Ali Khanin dhe princeshën Roni Atika, si pasardhës të Lekës së Madh e kjo vetëm për të treguar vazhdueshmërinë sllavo –maqedonase me hundëzakët(!). . . . . . . kurse ne shqiptarët dasmës sonë ia vëmë vellon e harresës dhe të mospërfilljes.

http://www.zemrashqiptare.net/article/Editorial/23220/
 
Përgjigje e: Hundëzakët- Leshkuqët e Lekës së Madh

Kalashët e hundëzakëve në rrezik nga zhdukja e përhershme​


Nga Fahri Xharra

Qafirstani shihet si parajsë në tokë në Pakistanin Verilindor, me liqene të bukur, ujëvare mahnitise, pyje të paprekura të gjelbra, borë të përhershme dhe diell të butë. Por nuk është vetëm vendi që të magjepsë, por edhe femra e Qafirstanit, “femra kalashe me bukurinë e saj që e bën edhe mashkullin jo vetëm kalash të humbë edhe fenë e tij.” “Kur një grua kalashe pi ujë i shihet uji duke gjarpëruar teposhtë fytit e saj të gjatë e të bukur”, këto janë pershkrime të zakonshme që i bëhen bukurisë dhe butësisë së femrës Qafire. Ato besohet të jenë më të bardha se e bardha. ” Nga lëkura e saj shihen edhe venat nëpër trupin e saj të bardhë “.

Por kush janë qafirërët?

Këta janë trashëgimtarët ilirë të Aleksandrit të Madh, të mbetur atje, e që mbi 23 shekuj i bënë ballë islamizimit duke u ruajtur si grup i izoluar (i veçuar) etnik pagan. Gjatë sundimit anglez, historianët perëndimorë u befasuan kur e panë ngjashmërinë me vetveten, dhe një kohë të gjatë iu lejua praktikimi i veseve të tyre pagane si dhe pirja e alkoolit, venës së përzier me ujë, pije tipike e ilirëve. Por, momenti kritik i historisë së hundëzakëve ishte kah fundi i shekullit XIX kur iu desh që të islamizohen ose të “zhduken nga faqja e dheut”. Por, në këtë vazhdë ishte edhe ndërrimi i emërave paganë të fshatrave dhe çdo gjëje e të parëve të tyre.

Mediet pakistaneze filluan së pari të shkrujnë për këtë grup njerëzish gjatë viteve të 70-ta kur Qafirstani u ballafaqua me uri. Duke i falënderuar kryeministrit Zylfiqar Ali Bhutto ( i cili ishte me origjinë nga hundëzakët), u shpall tragjedia dhe paganët shpëtuan, ndërsa Ali Bhutto ishte hero i tyre.

Por, me ardhjen e deobandëve në fuqi dhe viti 1979 e shënoi fillimin e fundit të qafirëve (hundëzakëve).

Kush janë deobandët? Një version Wahabi i islamit, të cilët mëndojnë se vetëm ata dhe wahabitë duhet të ekzistojnë, sektet tjera fetare islame duhen të zhduken. Gjenerali Zija Ul Hak (edhe vetë pjesëtar i sektit Deobant) shkoi aq larg sa me anën e tablirrëve (tablirrët, rrjedhë e deobantëve) e islamizoi çdo skutë të

View attachment 4122


Vajza hundezake e kampeve te talebaneve

Pakistanit. Si rrezultat i kësaj tablirret (talebanët) me forcë u futën në Qafirstan duke marrë mbi 70% të territorit dhe duke shkatërruar çdo gjë autoktone hundëzake dhe duke iu imponuar Islamin në mënyrat më të vrazhda.

Rrëmbimimi i femrave hundëzake –kalashe dhe martesat me dhunë për t’i konvertuar në islam ishin dhe janë një prej metodave të përdorura edhe sot e kësaj dite. Femrave të rrëmbyera dhe të martuara me dhunë nuk iu lejohej të shihnin të afërmit e tyre përderisa edhe ata nuk e merrnin islamin si fe të tyre. Por, nuk është as fsheftësi kur femrat edhe janë shitur me mënyrën “se kush paguan më shumë”. Hundëzakëve nuk iu lejohet bartja e armëve.

Verfëria e qafirirëve është po ashtu faktor tjetër i madh për përqafimin e tablirri-Islamit.

Qeveria nuk jep kredite pë qafirët, kurse policia dhe drejtësia shtetërore e Pakistanit nuk kundërvehet kurrë kur sulmohet prona e hundëzakëve. Tablirret luajnë edhe me një letër tjetër duke iu dhënë hundëzakëve para me fajde (që është kundër parimeve), dhe kur ata nuk mund t’i kthejnë më ato s’u mbetet gjë tjetër ose të islamohen ose të humbasin pronën. Uji i ujësjellësit dhe rryma elektrike është vetëm për myslimanët, kurse kalashët janë të privuar nga ato të mira. Dimri i Qafistanit është Siberik, e kushtet e jetës janë të papërshkruarshme. Xhamitë dhe mejtepet janë të ngrohta dhe me ujë nga ujësjellësi, kurse shtëpitë e kalashëve të mërdhijnë e bora duhet shkrirë për t’u pirë.

Gjatë dimrit kalashët flenë dhe jetojnë së bashku me shtazët e pakta shtëpiake që i kanë. S’ka spitale e as dispanzeri. Zërat me zmadhuese nga mejtepet ditë e natë lexojnë vargje kuranike, kurse shumë kalashë vdesin sepse iu mungon kujdesi edhe më elementar shëndetsor, bile së fundi edhe gjatë lindjës së grave.

Duke iu falënderuar tablirrëve kultura autoktone kalashe thuaja se nuk ekziston më. Në vitët e 80-ta flitej se gjerë në fund të shekullit XX do të vijë deri te shuarja e kalashëve, por ja që janë ende gjallë nja 2 deri 3 mijë sish.

Qeveria e Pakistanit e ka formuar “Fondacionin Kalash për shpëtimin dhe propagimin e kulturës Qafire. Por, faktet flasin ndryshe. Vizitorët e Luginës së kalshëve duhet të paguajnë mirë për t’i parë ato vende e ata njerëz.

Bileta që i jepet vizitorit quhet me nënçmim “biletë e kopshtit zoologjik”. Duke iu falënderuar këtij fondacioni kalashet janë shndërruar në artifakte antropologjike.

Për të qenë ironia më e madhe, shoqatat për mbrojtjen e kafshëve vajtojnë për zhdukjen e ndonjë lloji, kurse askush nuk e ngrit zërin në mbrojtje të tyre, e tablirrët e vazhdojnë shlyerjen e paganëve të fundit evropianë.
 
Përgjigje e: Hundëzakët- Leshkuqët e Lekës së Madh

kesaj teorise se hundezakeve-greke i kan ber zbor greket shume perpara maqellariotit, tani le ti bejme hundezaket albaneze:p

mos harro dhe indianet jane albaneze, dhe atje ishte aleksander bisexuali, te pakten kishte roksanen:p
 
Përgjigje e: Hundëzakët- Leshkuqët e Lekës së Madh

kesaj teorise se hundezakeve-greke i kan ber zbor greket shume perpara maqellariotit, tani le ti bejme hundezaket albaneze:p

mos harro dhe indianet jane albaneze, dhe atje ishte aleksander bisexuali, te pakten kishte roksanen:p

Land, sinqerisht nuk kam ndonje problem me ty... por nuk ndihem mire kur shikoj kto replikat e tua shabllone, pa marre parasysh se mund ta ofendosh tjetrin... Dhe une personalisht nuk jam ndonje fan i ktyre albanizimeve, pikerisht se ma kan shpif greket qe arrijne te nxjerrin dhe jezu krishtin grek... Por c'do gje ka nje kufi... Ne kte rast nese do qe ta kundershtosh temen shume mire mund te shtrosh argumentet e tua dhe te na ndricosh dhe neve. Kshu sic futesh ti neper tema (dhe nuk eshte hera e pare) duke e perbuzur tjetrin tregon se je mendjemadh dhe fodull dhe vetem sa e shemton temen... se argument nuk paraqet per ta hedhur posht si teme.
 
Përgjigje e: Hundëzakët- Leshkuqët e Lekës së Madh

o Morrison, nuk jam fodull, jam ekzaktesisht e kunderta e fodullit.
Nuk eshte replike shabllone por konkrete, kjo eshte teori qe e kane nxjerre greket shume me perpara se ky Fahri Xhara.
Me te mira Morrison.

fodullet kerkoi tek plagjiatoret e teorive greke cop cop.

keto lloj teorish pervec disinformacionit qe japin kane dhe efektin e kundert.
https://www.youtube.com/watch?v=1TXCLx1Qh-U

gjuha e tyre eshte dialekt iranian, s'ka as dhe nje fjale shqipe.

po deshe te sjell dhe linket e teorive greko-hundezake nese nuk te mjafton video.
apo do linket e hundezakeve-sllavobullgare:D

ta riperseris burimi i ketyre hajvanlleqeve me hundezake jane greket.
 
Përgjigje e: Hundëzakët- Leshkuqët e Lekës së Madh

Jam "kujoz" te dije pse i djegin kaq shume keto Tema ketij "Landit". Pse je kaq i gatshem per te pergenjeshtruar cdo teze qe favorizon ose perkrah lashtesine e shqipetareve. Shkrime dhe teza te tilla perkrahen nga njerez qe disponojn dituri, me sa po shohe une shume me te gjera se ato qe pretendon te na paraqesesh ti ketu. Njerez me kulture dhe horizont jashtezakonisht te gjere, dhe per te permendur ketu eshte fakti qe kane Ditur te pakten disa gjuhe dhe ne disa raste edhe me shume se 10-te. Me sa di une kjo i kualifikon ata per te bere studime te kesaj Natyre! Une mendoj se kemi patur fatin e mire si komb qe ata jane impenjuar te udhetojn ne kete rruge kaq te veshtire, the shume pak te frytshme, qe nuk i kan munguar kurre edhe Rreziqet. Mos te harrojm se disa nga ata jane helmuar/azgjesuar pikerisht per faktin se jane munduar te Zbardhin pak drite ne kete Sketerre qe quhet Historia e Popullit Shqipetare.

Grumbullimi dhe zbardhja e cdo Fakti apo gjurme qe mund te lidhe te kaluaren tone ne nje zinxhire te pa nderprere eshte per tu inkurajuar dhe jo penguar, ose te tallesh keshtu sic ben ti "Landi"

Ti siduket paske nje Mani te parezervuar per tu hedhur ne konkluzione te perfunduara, per te kundershtuar pa ansji baze arsyetimi, ose mundimi minimal per te mbrojtur "versionin"tend. Ne shqip keto jane karakteristikat e nje Kastraveci te Mirefillt! Ta kam thene edhe me perpara, me ty nuk vlen as te shkruash edhe nje rresht ne ansji tem dhe Sidomos ne tema te Tilla e jo me te debatosh. Nga nji here te jam pergjigjur thjesht per Njerzillek dhe me Shpres se mund te jemi keqkuptuar "I believe in giving people Second chances" edhe pse ke treguar here pas here qe nuk e meriton.;))

P.S Kete teze e perkrah edhe Aristidh Kola, I "Ndricuari Landi" edhe Angeli!
 
Përgjigje e: Hundëzakët- Leshkuqët e Lekës së Madh

po ca me djeg mua mer, je ne vete ti?????????????????

ha shqip ti apo nuk ha, eshte teori plagjiature e marre nga greket, ku kerkon ti cosh shqiptaret ti mer? ne pakistan????

nejse bej cte duash, vazhdo kerko ne indi tani, dhe atje ka qene bisexuali aleksander bashke me dashnorin e tij hephaistonin.
 
Përgjigje e: Hundëzakët- Leshkuqët e Lekës së Madh

Nuk ka asgje te keqe te pergenjeshtrosh dicka..., por mbasi pash clipin qe ke postuar nuk pashe ndonje shpjegim toponimesh nga ana e grekeve... Nuk eshte ndonje cudi e madhe qe te dalin shqiptar dhe mbasi i kane zbuluar greket... Gazetaret greke vajten deri ne kalabri me kamera e me kablle per ti lidhur "greket" e kalabrise drejtperdrejt me kanalet televizive greke... Kur... opp... ishin "Albaneze"... qe ateher nuk i zen me ne goje "greket" e kalbrise...

Pastaj harron dicka.... Greket e lashte dhe iliret ishin nje rrace qe flisnin pothuajse te njejten gjuhe me dialekt te ndryshem... nuk eshte cudi qe c'far eshte greke te jete dhe shqiptare ne lashtesi... Ti thua qe jane Iranian... mendimi yt... Pse duhet te besojme ne ty... ? Shprehja "ti ja fut kot" nuk eshte argument... Edhe une mendoj se kta nuk jane ndonje popull qe kane ruajtur traditen dhe gjuhen shqipe dhe te pretendojm se jane shqiptar... por nga qe nuk kam kohe te merrem me krekime per te vertetuar se jane Iranian, nuk e replikoj Maqon kshu kot ne hava... nuk i them dot tjetrit "eshte kshu si them une dhe mos me pyet pse" kjo eshte e gjitha. Na argumento qe ti ke te drejt dhe jemi ne rregull... Llafe bosh... prit kur te vij Brari nga kjo tema...
 
Përgjigje e: Hundëzakët- Leshkuqët e Lekës së Madh

ok, qe prej 18 vjetesh jam frekuentues i internetit dhe prej me shume se nje dekade edhe i forumeve, ne fillim i atyre nderkombetare(in english).
kete teorine e hundezakeve e nxorren greket ne stormfront, une ne ate forum isha antar shume aktiv, ku replikoja cdo dite kunder grekeve, dhe nuk qendroja as dy dite sepse me perjashtonin, dihet se kush e kontrollon stormfront, pra une nuk ja fus kot, kur them qe ky Fahriu gjen teori grekerish cop cop, i modifikon ca dhe i shet per publikun shqiptar.

Hundezaket jane iraniane(perse), nuk jane brakicefale(sic jane shumica e shqiptareve), kane dialekt iranian, kane gene te tjera, te ndryshme nga tonat.

Maqellarioti tash ka degjuar per hundezaket.

le te postohen materiale vertet serioze historike.
nuk e do maqellarioti me shume se une atdheun.

tung
 
Përgjigje e: Hundëzakët- Leshkuqët e Lekës së Madh

na tregon dhe dijet e gjera maqellarioti pa le:p

lexoi per hundezaket para ca ditesh tek forumi i albushit, dhe ja fut nje copy paste, nejse.
 
Përgjigje e: Hundëzakët- Leshkuqët e Lekës së Madh

Pa prish qef me asnji,por e mendoj njesoj si Land.
Edhe se e ka egzagjeruar njeçik ne pergjigje (shkruan shkurt,me pese fjale do te japi esencen e mendimit te vet)teorikisht ka te drejte.
Edhe se mund te kene fjale "shqip"nuk do te thote se jane shqiptar o ilir.(Aleksandri ishte maqedonas i maqedonis qe nuk egziston me).
Megjithate tema si kuriozitet eshte e bukur.
 
Përgjigje e: Hundëzakët- Leshkuqët e Lekës së Madh

nuk ka as dhe nje fjale te vetme shqipe, pervec numrit tre, numer i cili eshte prezent ne te gjitha gjuhet e ashtuquajtura indoeuropiane.

Kalashet jane persiane lol, ne jo....edhe midis persianeve ka nje perqindje fare te vogel me sy ngjyre hiri, ata as qe jane brakicefale si shumica e shqiptareve(riperseritje).
akoma nuk e kam kuptuar perfitimin nga keto lloj teorish qe barazojne pakistaneze me shqiptare.
shkuarja e aleksandrit ne lindje s'do te thote asgje(lere qe vdiq i ri i shkreti, dhe perandoria nuk i zgjati shume)...ose ose cmund te themi per nje mije e ca vjetet e perandorise romake ne shqiperi, apo 500 vjetet e turqise?????

e shumta e shumta kerkoni ndonje pasardhes te roksanes persiane dhe aleksander globalistit, i cili ne fakt perhapi kulturen helenike(me aleksandrin fillon era helenike, info per ata te cilet nuk e dine) ne gjithe lindjen edhe pse vete nuk ishte helen, por maqedonas(popull i asimiluar plotesisht).
 
Përgjigje e: Hundëzakët- Leshkuqët e Lekës së Madh

Normale Serafim qe Iranianet, indianet e pakistanezet flasin gjuh indoeuropiane dhe se ndonje ngjashmeri kane dhe ne fjale... Ktu qendron dhe konfuzioni sepse duke pasur nga 24 deri ne 36 germa(qe i ka gjuha shqipe) eshte shum kollaj te spekullohet me formimin e fjaleve... me shqipen e cila i ka shumicen e fjaleve njerrokeshe mund te shpjegosh prejardhjen e cdo lloj fjale indoeuropiane... po keshtu dhe me greqishten e lashte... mjafton te kesh oreks... Keshtu qe dhe Shqipot dhe greket ngaqe nuk kane gje per t'i ofruar botes se zhvilluar, merren me te kaluaren... per t'i treguar botes rendesin e tyre... Personalisht, e vlersoj historin thjesht per te kuptuar me mire se si ka funksionuar bota deri me sot qe te ruhemi nga gabimet apo mashtrimet e kohes. Nuk ma kercet fare te di se sa te lasht jane shqiptaret apo sa te lashte jane Iranianet e pakistanezet... Une e kuptoj qe Landi mund te jete lodhur duke pare tema te tilla dhe se perton te kunder-argumentoj... Por robi duhet te jete me tolerant ne bashkbisedim dhe me tone me te ulta, ndryshe humbet te drejten e tij...
 
Përgjigje e: Hundëzakët- Leshkuqët e Lekës së Madh

E vertet,Aleksandri perhapi kulturen helenike.E perhapi ai qe grekerit urrenin me shume.
 
Përgjigje e: Hundëzakët- Leshkuqët e Lekës së Madh

nuk ka as dhe nje fjale te vetme shqipe, pervec numrit tre, numer i cili eshte prezent ne te gjitha gjuhet e ashtuquajtura indoeuropiane.

Kalashet jane persiane lol, ne jo....edhe midis persianeve ka nje perqindje fare te vogel me sy ngjyre hiri, ata as qe jane brakicefale si shumica e shqiptareve(riperseritje).
akoma nuk e kam kuptuar perfitimin nga keto lloj teorish qe barazojne pakistaneze me shqiptare.
shkuarja e aleksandrit ne lindje s'do te thote asgje(lere qe vdiq i ri i shkreti, dhe perandoria nuk i zgjati shume)...ose ose cmund te themi per nje mije e ca vjetet e perandorise romake ne shqiperi, apo 500 vjetet e turqise?????

e shumta e shumta kerkoni ndonje pasardhes te roksanes persiane dhe aleksander globalistit, i cili ne fakt perhapi kulturen helenike(me aleksandrin fillon era helenike, info per ata te cilet nuk e dine) ne gjithe lindjen edhe pse vete nuk ishte helen, por maqedonas(popull i asimiluar plotesisht).

Kjo qendron totalisht... dhe hedh posht ekzistencen e ndonje pernadorie Maqedonase... Asnjeher nuk arriti te formohesh nje perandori Maqedonase pertej kufijve te mbreterise maqedonase..., pran nuk u be ndonje centralizim i viseve ku shkeli Aleksandri.
 
Përgjigje e: Hundëzakët- Leshkuqët e Lekës së Madh

e vetmja ngjashmeri e jona me kalashet eshte qe ne kemi perdorur kallash ne 97, ne kohen e piramidave haha
 
Përgjigje e: Hundëzakët- Leshkuqët e Lekës së Madh

Kjo qendron totalisht... dhe hedh posht ekzistencen e ndonje pernadorie Maqedonase... Asnjeher nuk arriti te formohesh nje perandori Maqedonase pertej kufijve te mbreterise maqedonase..., pran nuk u be ndonje centralizim i viseve ku shkeli Aleksandri.
po, shume e vertete, as qe mund te krahasohet per se largu me perandorine e Romes, e cila ishte centrale dhe ushtronte pushtetin kudo., cdo pjese periferike punonte per qendren(Romen)
 
Përgjigje e: Hundëzakët- Leshkuqët e Lekës së Madh

Normale Serafim qe Iranianet, indianet e pakistanezet flasin gjuh indoeuropiane dhe se ndonje ngjashmeri kane dhe ne fjale... Ktu qendron dhe konfuzioni sepse duke pasur nga 24 deri ne 36 germa(qe i ka gjuha shqipe) eshte shum kollaj te spekullohet me formimin e fjaleve... me shqipen e cila i ka shumicen e fjaleve njerrokeshe mund te shpjegosh prejardhjen e cdo lloj fjale indoeuropiane... po keshtu dhe me greqishten e lashte... mjafton te kesh oreks... Keshtu qe dhe Shqipot dhe greket ngaqe nuk kane gje per t'i ofruar botes se zhvilluar, merren me te kaluaren... per t'i treguar botes rendesin e tyre... Personalisht, e vlersoj historin thjesht per te kuptuar me mire se si ka funksionuar bota deri me sot qe te ruhemi nga gabimet apo mashtrimet e kohes. Nuk ma kercet fare te di se sa te lasht jane shqiptaret apo sa te lashte jane Iranianet e pakistanezet... Une e kuptoj qe Landi mund te jete lodhur duke pare tema te tilla dhe se perton te kunder-argumentoj... Por robi duhet te jete me tolerant ne bashkbisedim dhe me tone me te ulta, ndryshe humbet te drejten e tij...

Me fjalin e fundit Morrison ke gjithmon te drejte,toleranca eshte njefar respekti.
Vetem se nganjeher pergjigjet e shkurtera e bejne mendimin e prere,qe nuk eshte munges tolerance o respekti,eshte thjesht pertim.
 
Përgjigje e: Hundëzakët- Leshkuqët e Lekës së Madh

Land, me sa kam lexuar nga ty deri më sot, nuk kam parë të jesh ndonjëherë pro shqipes ose shqiptarëve. Sa për ato që the për Aleksandrin, mos i beso ato dokrra. Ashtu e kanë bërë edhe Çezarin e gjithë të tjerët si këta. Kur ti beson këto, ç'të presësh më për të tjerat?!

Për temën, këtu jepen fakte. Lëre se ç'kanë bërë maqedonasit dhe grekët. Fqinjët tanë atë punë kanë, na kanë përvetësuar dhe duan të përvetësojnë çdo gjë.
.
 
Përgjigje e: Hundëzakët- Leshkuqët e Lekës së Madh

nuk e di a ke lexuar qe olimbia e urrente ephaistonin dashnorin e te birit(degjo se une nuk ja fut nga vetja se keshtu me do qejfi mua).

me shpjego cik ne detaje perfitimin nga teoria kalashe-persiane=shqiptare.

truri im e ka shume te veshtire te kuptoje proshqiptarizem ketu.

damn, une urrej te me krahasojne me pakistaneze.
 
Back
Top