Përgjigje e: Hundëzakët- Leshkuqët e Lekës së Madh
Ne fakt lidhja e Lekes se Madhe me Iliret eshte dicka qe mund te kundershtohet vetem nga ata qe kane nje Agjend per kete. Eshte mese vertetuar se Olimpia ka qene Ilire, jo vetem kaq por mendohet se edhe Aristoteli(mentori i Lekes se Madh) ka qene Ilir nga nje fis Molosesh, me sa di une. Keshtu eshte Shkruajtur per te. Megjithate te gjitha duhet te merren me rrezerve sepse kane ndodhur 2300 vjet me pare. Ne nuk jeme ne gjendje te vertetojm dicka qe ndodhi 1 vjet me pare si 21 janari, lere 2 Milenia.
ILIRËT DHE MAQEDONASIT GJATË SHEKUJVE V DHE IV P. E. S. HISTORIA E NJË PAQEJE TË PAMUNDUR.
Marrëdhëniet mes maqedonasve dhe ilirëve gjatë shekujve V dhe IV p.e.s mund të trajtohen vetëm nga pikëpamja e historiografisë greke pasi ajo është e vetmja që flet për këto marrëdhënie.Si të dhëna rreth kësaj problematike mund të na shërbejnë edhe përkthimet e shumta apo informacionet e ardhura në perandorinë romake.
Në këtë kontekst do të vemë re se këto të dhëna flasin qartë për ilirët dhe se ky term i rreferohet një mozaiku etnik të popullsisë së lokalizuar në veri-perëndim të Maqedonisë.
Është i njohur fakti që ilirët ishin të ndarë në fise të dallueshme pasi shpeshherë në tekste janë përmendur në mënyrë të qartë emrat e shume fiseve si : Dardanët, Taulantët, Atinitët etj.
Dy mbledhësit kryesore të informacioneve dedikuar Ilirisë dhe ilirëve janë Straboni dhe Apiani.
Straboni jep pak informacione dhe refrenca të shpërndara për organizimin socialo-politik të ilirëve, ndërsa Apiani citon emra dhe jep prejardhjen e tyre mitike si për të dëshmuar origjinën e përbashkët etnike.
Sipas tij Iliri djali i Polifemit dhe ninfës Galatea kishte gjashtë fëmijë prej të cilëve kanë lindur dhe gjashtë fiset kryesore ilire.
Përtej çështjeve etnografike është me rëndësi të theksohet se në çerek shekullin e fundit të shek.XX është zhvilluar një debat i gjallë kritik në lidhje me ekzistencën në Iliri në fund shek.V të një strukture shtetërore të vendosur dhe të pavarur, strukturë e cila ishte e dominuar nga një dinasti e vetme dhe kishte si funksion unifikimin e sistemit fisnor.
Ky debat zuri fill nga një studim i Fanoula Papazoglou e cila bazohet në një hipotezë të vjetër të Droyseit i cili i jep rëndësi faktit se burimet historike jo vetëm që flasin për nocionin Ilir në referencat në lidhje me marrëdhëniet e tyre me grekët dhe maqedonasit në botën ballkanike, por janë mjaft të vëzhgueshme dhe një sërë indikacionesh të qarta për praninë dhe veprat e një serie “mbretërish ilirë” që në kontekste dhe kohë të ndryshme, të ndarë nga njëri-tjetri duket se janë plotësisht legjitim kundrejt protagonistëve homologë grekë në shekuj te ndryshëm dhe që nis në 25 vitet e fundit të shek.V
Pafta e Brezit e gjetur ne Selcen e Poshtme Pogradec që paraqet një skenë mitiologjike luftimi midis Ilirve dhe Maqedonasve .Në reliev janë katër luftëtarë ilire ku kalorsi ka mundur nje ushtar maqedonas ndërsa pas tyre qëndron një dragua që simbolizon perandorinë mbrojtëse .
Pa hyrë në analiza historike dhe politike të cilat kërkojnë një studim të përkushtuar dhe mbi të gjitha kërkojnë punën këshilluese dhe të kritikës e cila kundërshton qëndrimet e Papazoglut, mendoj se mund të pajtohemi me ata që besojnë se në botën ilire ka pasur një hegjemoni ushtarake për rreth dy shekuj.
Gjatë kësaj kohe janë rikonstruktuar ngjarjet historike të fiseve të ndryshme dhe secila prej tyre në kohën e vet më të mirë ka pasur një ekspasion dhe ishte në gjendje të përshkruante si mbret të ilirëve komandantin e tij, për të cilin përkatësia fisnore mbetej gjithmonë në themel të identitetit personal dhe institucional në një konetkst vlerësimi të lartë të virtyteve luftarake kolektive.
***
Kur flasim për marrëdhëniet e drejtpërdrejta midis Maqedonisë dhe Ilirisë, nuk mund të shmangim faktin se çdo pasqyrim nuk mund të ndahet nga një analizë e stilit politik dhe ushtarak pasi dihet se historia e marrëdhënieve midis ilirëve dhe maqedonasve është shkruajtur nëpërmjet presionit të vazhdueshëm përgjatë kufirit maqedonas nga ilirët.
Në këtë kontekst është e rëndësishme të theksojmë mendimin e Hommondit i cili i jep një rëndësi të madhe matricës arkeologjike për një zgjerim të madh të ilirëve,që daton në epokën e parë të hekurit vitet 800 dhe 650 p.e.s në luginën e Vardarit deri në zonën fushore të qytetit të Virginas (Aigai).
Një pjesë e shkëputur e Strabonit konfirmon teorinë e një pranie të lashtë Ilire në Maqedoni gjatë periudhës proto-historike.
Marrëdhëniet midis ilirëve dhe maqedonasve hyjnë zyrtarisht në histori gjatë fazës së parë të Luftës së Peloponezit, gjatë mbretërimit të Predikasit II, ku një grup mercenarësh ilirë duhet të merrnin pjesë në një ekspeditë kundër Arrabeos mbretit të Lynekasve.
Ky episode zhvillohet në verën e vitit 423, gjatë vitit të dytë të qëndrimit të Brasidës në Maqedoni dhe Kalkidhiki menjëherë pas përfundimit të një armëpushimi një vjeçar midis Athinës dhe Spartës.
Mbreti Perdika II e bindi komandantin spartan Brasida për të ndërmarrë një ekspeditë të re kundër Lynekasve pas një fushatë të parë në verën e vitit 424, fushatë e cila kishte përfunduar pa asnjë rezultat dhe kjo solli pakënaqësi tek mbreti maqedonas.Mercenarët ilirë largohen nga bashkëpunimi i suksesshëm midis Perdikës dhe Brasidës dhe kjo gjë ndikoi në mënyrë të përhershme në shëmbjen e kësaj aleance sepse ata kaluan në anën e Arrabos duke detyruar grekët dhe maqedonasit të tërhiqeshin shpejt për shkak të terrorit të shkaktuar nga këta njerëz të cilët bëhen papritur armiq.
Ky këndvështrim mjaft problematik i përballieve ndërmjet Ilirëve dhe Maqedonasve ka dy pika të cilat kanë nevojë për kujdes të veçantë: së pari ,në pozicionimin midis dy grupeve të Arrabeos mbreti i Lynekasve i cili është në territorin e tij dhe është pozicionuar fizikisht mes dy kundërshtarëve, dhe së dyti karakterizimin e “egër” të ilirëve, sidomos siç do ta shohim në fjalët e Brasidës kur iu flet njerëzve të tij.
Në pikën e parë Tukiditi thekson qartë pavarësinë të paktën joformale të Arrabos nga mbreti Perdika.
Historiani i Athinës në lidhje me fushatën e 424-ës kujton jo vetëm dëshirën e mbretit maqedonas për të luftuar një monark “kufitar” por edhe mospërmendjen e rebelimit kundër tij, por ripohon qartësisht se Brasida kërkon të bindë Arrebon të bëhet mbret i Lynidasve.
Në këtë kontekst lynekasve fitues iu përshtatet mirë autonomia substanciale ku sovrani i tyre i ndodhur në vështirësi nga sulmi i Predikës dhe i Brasidës arriti të kthejë situatën në favorin e tij me tradhëtinë e mercenarëve ilirë të rekrutuar nga armiqtë e tij.
Edhe nëse Tukiditi nuk na tregon për marrëveshjen e bërë midis Arrabeos dhe mercenarëve ilirë është e lehtë të mendojmë për një ofertë më të mirë se sa ajo që ishte ofruar nga Predika nga “ana monetare”për besnikërinë ushtarake,e cila kishte arritur kulmin në shek.IV , kohë kur ky fenomen ishte përhapur mjaft dhe jo vetëm në botën greke.
Në lidhje me karakterizimin "të egër" për mercenarët Ilirë nga ana e Brasidës, ai para se të përballet me ta mban një fjalim të gjatë, të përpunuar dhe pasionant për njerëzit e tij duke u përpjekur të heqë frikën në radhët e Spartanëve për të përballuar numrin e madh te armiqve të tij, konkretisht Ilirëve, ku kërcënimi nuk qëndronte vetëm në numrin e madh të trupave por edhe në britmat dhe vigullimin e stuhishëm të armëve të tyre.
Është hera e parë që Tukiditi përshkruan qartë terrorin e shkaktuar në forcat e armatosura ”të civilizuara” siç quheshin forcat maqedonase dhe helene në atë kohë nëpërmjet pamjes dhe sjelljes së barbarëve* që më vonë u bënë një figurë e vërtetë letrare greke apo romake.
Shpesh ky nocion barbar lidhej me botën e Keltëve dhe sipas imagjinatës së grekëve dhe sidomos romakëve për shumë kohë ata u quajtën barbarë.
Tukiditi merr këtë përshkrim nga fjalimi i Brasidës për të theksuar frikën e spartanëve i cili në fjalët e tij kërkon t’i japë zgjidhje kësaj situate për të kapërcyer frikën dhe për të patur sukses.
Ai me këmbengulje e ve theksin në dobësinë,parregullsinë dhe paqëndrueshmërinë e kampit armik në krahasim me ushtarët hoplitë* spartanë si dhe në kompaktësinë e këmbësorisë greke ku edhe në kushtet e inferioritetit numerik në krahasim me barbarët (Ilirët) ata nuk duhet të harronin urtësinë, e cila është baza e tyre ushtarake.
Pavarësisht se Tukiditi i përmend vetëm një herë në shkrimet e tij, prania e tyre në Maqedoninë veri-perëndimore gjatë mbretërimit të Perdikas II është i rrufeshëm dhe i papërmbajtshëm.
Heshtja bie mbi këta njerëz të veriut në traditën letrare mbi të birin e tij Arkelao , i cili u ngjit në fron rreth vitit 413 dhe u ndihmua nga qyteti i Athinës për të rimarrë qytetin Pydna që kishte ngritur krye kundër autoritetit të tij, por u nderua edhe nga qyteti i Athinës në vitin 407-406 me një dekret që kujton të mirat e furnizuara nga ana e mbretit për athinasit që identifikojnë në mënyrë të veçantë furnizimin e drurit për flotën.Këto furnizime ishin jetike për mbijetesën e fuqise së tyre detare, të detyruar nga strategjia ushtarake agresive në rritje të Lisandros.
Vështirësitë në të cilat ishin futur Athinasit në fazën e fundit të luftës së Peloponezit justifikojnë dekretin.Fjalët dhe tonet e përdorura tregojne respekt ndaj nderit që Arkelao iu bëri athinasve, dhe këto fjalë janë krejt të ndryshme nga vulgaritetet e përdorura në tekstin e Traktatit të Aleancës së disa viteve përpara midis Perdikës,i cili nënshkroi duke pranuar detyrimet tregëtare ekskluzive nga Athina për të siguruar rema.
Gjatë mbretërimit pesëmbëdhjetë vjeçar të Arkelaos ishte zhilluar shumë aparati ushtarak i mbretërise maqedonase.
Tukiditi e shpjegon qartë këtë gjë kur thotë se u bënë riparime të kështjellave apo dhe ndërtuan rrugë më të shkurta për t’u lidhur midis tyre si dhe furniziuan ushtrinë me kuaj e me pajisje të cilat kishin qënë më superiore nga ato të tetë mbretërve të mëparshëm të Maqedonisë.
Armë të përdorura nga ushtarë ilirë,me e vecanta është shpata model i përdorur vetëm nga ilirët.
Sovrani maqedonas u aktivizua në fusha të ndryshme të përmendura nga burime të tjera por një nga këto është ajo fetare, që e konfirmojnë dhe Diodorus dhe Arrian të cilët i bashkangjitin Arkelaos krijimin e festave për nder të Zeusit hyjnor në faltoret kombëtare në Dion.Gjithashtu ka indikacione të shumta që mbështesin hipotezën për një ndryshim të kryeqytetit nga Egjeu në Pella gjatë viteve të fundit të mbretërimit të Arkelaos.
Ksenofoni tregon për Pellanin si qytetin më të madh në Maqedoni, qytet i cili dëshmohet nga ligjëratat e mbajtura nga eruditët, si dhe nga prania e intelektualëve të shumtë grekë në gjykatën e Pellasit, në mes tyre edhe Euripidi i cili ishte joshur nga mbreti dhe fliste mire për të, megjithatë gjykimet e favorshme nuk ishin unanime.
Që nga Platoni deri tek Gorgia i referohen në mënyrë eksplicite anës së dhunshme të Arkelaos i cili kishte marrë fronin e të atit pasi kishte vrarë të gjithë trashigimtarët legjitimë të fronit.
Tashmë jemi në dekadat e para të shek.IV.
Përsa i përket aspekteve ushtarake të Arkelaos burimet historike kanë një heshtje absolute pasi për pak kohë pushtoi Pydna 411-410, ndërsa i vetmi rreferim i hapur për sovranin ështe në fazën e fundit të Luftës së Peloponezit, ku pas fitores së Spartes ai gjendet në një fjalim politik të përmendur nga gojëtari i shek.II e.s. Herodes Atticus, për çështje lidhur me historinë e Thesalisë në shek.V.
Në fakt aty lexohet për neutralitetin zyrtar maqedonas gjatë luftës së Peloponezit dhe për tensionet e thella midis Arkelaos dhe Spartës për shkak të përpjekjeve për depërtim të mbretit maqedonas në Thesali rreth vitit 411.
Për një luftë të Arkileut i rreferohet edhe Aristoteli ku lexojmë se: “mbreti maqedonas duke qenë në vështirësi në luftën kundër Sirras dhe Arrabeos, u martua me vajzën e madhe të Mbretit Elimea, pasi ka premtuar se Kratea vajza e mbretit Elimaea do te ishte e preferuara e tij, por ajo u zemërua nga fyerja që pësoi nga mbreti i cili nuk e mbajti fjalën dhe ajo organizoi një komplot për vrasjen e tij . Emri Arrabeo na kthen menjëherë në ngjarjet e vitit 423 në marrëdhëniet e stuhishme mes maqedonasve dhe Lynidasve.
Kritika pajtohet se ka pasur luftë të hapur midis Maqedonisë dhe Lynidasve edhe në fund të shek.V me Arkelaon dhe se pati përpjekje për të gjetur ndihmë për këtë luftë përmes aleancës martesore me të bijen e mbretit Elimea i cili ishte shkaku kryesor i vdekjes së sovranit, ku nusja e re do ta masakronte por jo gjatë një aksidenti në gjueti siç e sugjeron Diodoro.
Më kompleks është identifikimi i Sirras aleatit të Arrabeos në luftën kundër Arkelaos, ku teksti i Aristotelit nuk ofron informacione të mëtejshme në lidhje me të.
Në tekstin e tij për ngjarjet e shek.V dhe IV për këtë personazh ka dëshmuar Straboni i cili në lidhje me dinastitë e kaluara që kishin mbretëruar në zonat veriore të Maqedonise thekson fisnikërinë e mbretërve të Lynidasve dhe krijimin e kësaj dinastie nga Arrabeo, madje shton se Euridika nëna e Filipit ështe mbesa e Arrabeos nga nëna, ndërsa nga i ati ishte bija e Sirras.
Ky pohim është konfirmuar nga tre dokumente të sigurta, edhe pse ka një konfirmim të trefishtë që në mënyrë të qartë kujton origjinën ilire të Euridikës, sigurisht për shkak të Sirras që ishte i ati i saj.
Sipas dëshmisë së qartë të Strabonit e ëma e Filipit i përkiste shtëpisë në pushtet në Lynidas (Ohër), ndërsa Hammondi nuk është shumë i bindur në vlefshmërinë e kësaj hipoteze, duke marrë parasysh se ky lajm është rezultat i propogandës anti-maqedonase të Athinës, e cila për të diskredituar Filipin II vuri në dukje origjinën barbare të Euridikës nënës së tij.
Një fragment i mbetur nga libri i parë i Filipit përmban referenca të qarta, të cilat tregojnë prejardhien Ilirike nga nëna të sovranit maqedonas.
Sipas opinionit të studiuesve anglo-sanksonë, opinioni i të cilëve ishte bashkëthemelues i kritikës, Euridika nga ana e babait të saj i përkiste dinastisë që mbretëronte në Lynidas duke hedhur poshtë në këtë mënyrë hipotezën për një pjesmarrje të mundshme të luftës së Lynikasit ilir kundër Arkelaos.Këto janë pasqyrime të besueshme dhe sipas mendimit tim pavarësisht se burimet ilire mungojnë, Sirra është ilir dhe për këtë arsye vajza e tij Euridika është princeshë ilire sipas traditës madje dhe Straboni thekson qartë origjinën e saj, por edhe pse thekson fisnikërinë me origjinë Bacchiade të shtëpisë në pushtet në Lynidas në mënyrë të qartë ai ve në dukje se gjyshi i nënës së Euridikës ishte Arrabeo një Bacchiade, por kjo nuk tregon asgjë për Sirrën te atin e saj.
Pra në këtë mënyrë konfirmon hipotezën se ky i fundit nuk ishte aspak një anëtar i dinastisë Lynekase por i përkiste një fisi tjetër ilir në kohën kur Arkelao ishte i zënë ngushtë nga sulmi i përbashkët midis Arrabeos dhe Sirrës.Pra ka pasur një aleancë të ngushtë midis ilirëve dhe lynekasve të lidhur nëpërmjet një martese zyrtare mes vajzës së tij dhe dinastisë Ilire të Sirras.
Nga kjo martesë do të lindë Euridika nëna e Filipit II.Në këtë rast është e kuptueshme aleanca mes Arrabeos dhe Sirrës dhe intensifikimi i marrëdhënieve midis ilirëve dhe lynidasve për veprimtarinë anti-maqedonase,të cilën e le të kuptohet edhe Tukiditi në sulmin e realizuar kundër Lynidasve nga Perdika II dhe Brasida në vitin 423, që kishin futur dhe mercenarë ilirë të cilët duke parë një pushtim të vërtetë të Lynekasve nga Maqedonia kaluan në anën tjetër duke detyruar spartanët dhe maqedonasit të largohen nga territori i Lynekasve.
Rreth njëzet vjet pas përfundimit të shek.V ilirët do të mbështesnin drejtpërdrejt dhe haptazi Lynekasit në armiqësinë e tyre me Maqedonasit, një armiqësi që nuk ishte vetëm mbrojtëse por dhe agresive ndaj territorit armik.
Deri në fund të shek.V armiqësia mes maqedonasve dhe ilirëve manifestohet vetëm nëpërmjet aleancës së këtyre të fundit me Lynidasit paraqitur nga burimet greke si armiq të vërtetë të maqedonasve.
Me nisjen e shek. IV dallimet mes dy popujve shpërthejnë në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe përfundimtare, dallime të cilat janë njohur mirë gjatë gjithë historisë së mbretërimit të Amyntasit III, babait të Filipit II, është shënuar jo vetëm përplasja me fuqinë në rritje të Lidhjes Kalkediane të udhëhequr nga Olinto por edhe nga agresioni i ashpër ilir, ku këta të fundit arrijnë ta pushtojne edhe zemrën e Maqedonisë duke detyruar sovranin të ikë në ekzil .
Për marrëdhëniet mes Amyntasit III dhe ilirëve gjatë viteve 393 - 360, ne jemi informuar nga një përmbledhje e shkurtër e Diodorusit, por këto të vërteta nuk janë përmendur nga Ksenofoni i cili edhe pse ka shkruar katër libra për luftrat helenike vetëm një herë ka përmendur Amyntasin III i cili ishte nën represionin e Sparatës për hegjemoni nga Olinto në Kalkidhiki, e cila është një ndër zonat ngjitur me Maqedoninë.
Ky akt historik ka skanuar thjesht kronologjinë e ngjarjeve që çuan Amyntasin në fron në vitin 393.
Duke iu referuar një pjese të shkurtër por të dendur nga ana e veprimeve diplomatike e cila daton nga 393-392 rreth ngjarjeve maqedonase :“Amyntasi mbreti maqedonas, i ati i Filipit u dëbua nga toka e tij prej ilirëve të cilët kishin pushtuar Maqedoninë.
I dëshpëruar për të rimarrë pushtetin, ai lëshoi territoret e Olintit dhe nëpërmjet këtij veprimi ai humbi mbretërinë,por pas një kohe të shkurtër ai rikthehet në pushtet nga Thesalianët dhe mbretëroi për 24 vjet.” Disa thonë se pas dëbimit të Amyntiasit, në Maqedoni mbretëroi Argeo për dy vjet dhe më pas Aminta.
Ne lidhje me këtë temë Diodorus i referohet një pushtimi të Epirit nga Ilirët në vitin 385-384, dhe i rikthehet shumë vonë në librin XV 19, 2-3 në vitin 383-382, kur si një hyrje për një reflektim më shumë mbi ambiciet hegjemoniste të Spartës në veri të Greqisë : "Maqedonia me mbretin Amyntas ishte mposhtur nga Ilirët dhe kishte humbur shpresat për fatin e mbretërisë,i cili kishte dhuruar edhe popullit të Olynthus një zonë të gjerë të kufirit, sepse ai kërkoi të shpëtonte mbretërinë. Në periudhën e parë populli i Olynthusit i gëzoi të ardhurat që rridhnin nga territori i pranuar, por pastaj mbreti rifitoi mbretërinë dhe kërkoi kthimin e zonës , qyteti e refuzoi ta kthente atë.”
Pra Amyntasi e kishte forcuar ushtrinë e vet dhe në aleancë me Spartën i kishte bindur ata që të dërgonin një komandant dhe një ushtri të fortë kundër Olintit.
Kritika është e ndarë thellësisht në interpretimin e këtij paragrafi të dytë të Diodorit,paragraf i cili në pamje të parë ka shumë ngjashmëri jo vetëm në përmbajtje por edhe në leksik me tekstin e parë të cituar pra Diodes XIV 92, 3-4: me paragrafin XV 19, 2-3.
Në fakt disa e konsiderojnë një përsëritje të ndërgjegjeshme të asaj që kishte thënë më pare.
Në vend të kësaj disa të tjerë thonë që kemi të bëjmë me një episod tjetër që ka ndodhur dhjetë vjet më pas.
Së fundi të tjerë mendojnë që është një kopje identike e mundshme e paragrafit dhe sipas mendimit të historianit Beloch që është dhe mendim i përgjithshëm kjo konsiderohet si një e vërtetë historike . Në fakt nuk ka argumente bindëse në favor të një prej këtyre opinioneve, por këtu duket mëse e mjaftueshme që të theksohet se Diodore XV 19, 2-3 tregon veprimet e ndërmarra menjëherë nga Amyntia në lidhje me ilirët dhe Olinton, tregon një pushtim të qartë të kësaj bote në lidhje me kontekstin e referimit të menjëhershëm jo vetëm në përdorimin e tri situatave të shkuara në fillim për periudhën në fjalë por përveç kësaj Diodorus ka harruar plotësisht ilirët dhe përqendron vëmendjen e tij vetëm në marrëdhëniet mes Amintas dhe Olintos dhe mbi të gjitha e ve theksin në sjelljen e këtyre të fundit duke bërë lidhje për lajmet e ardhshme në rolin e Maqedonisë në çështjen "Kalkediane" e cila mbetet në qendër të Diodorit në kapitujt në vazhdim.
Përtej çdo zgjidhje dhe interpretimi ende të diskutueshëm Diodorei na sjell dhe na zbulon një dobësi të madhe të Amintasit kundër Ilirëve e Kalkedianve .
Në të njëjtën kuotë Diodori tregon një traditë tjetër , ku maqedonasit vendosnin një mbret tjetër të paktën për 2 vjet i cili nuk ishtë uzupator dhe më pas e zëvendësojnë përsëri me Amintjan.
Sipas të gjithë dijetarëve, situatat shumë të vështira të përjetuara nga Aminta në fillim të viteve të mbretërimit do ta shtyjnë mbretin për t’u martuar me Eurudikën vajzën e Sirras aleat me Arrabeon në luftën anti-maqedonase.
Ushtarë Ilirë.
Në fakt Erudika është një princeshë Lynekase dhe kjo martesë shihet si një përpjekje e Amintasit për të siguruar nje aleancë me sundimtarët ushtarakë të rajonit, që deri atëherë kishin qenë shpesh armiqësorë ndaj Maqedonisë ku dhe Diodori e tregon se nga ana e babait të saj Eurodika ishte ilire.
Kjo martesë erdhi si pasojë e dobësisë së Amintasit në përpjekje për të siguruar vazhdimin e mbretërimit të tij i cili ishtë i detyruar të pranonte një marrëdhënie me barbarët(Ilirët) që e kishin shtyrë kufirin veri-perëndimor të mbretërisë.
Nga ana tjetër kërcënimi vazhdoi të rrijë pezull nga ilirët ndaj Maqedonisë edhe pas ndërhyrjes së Spartës, një ndërhyrje që mundi ta lironte Amintasin nga kërcënimi i lidhjes Kalkidiane, por ky kërcënim mbaroi në vitin 379 me kapitullimin e Olintit dhe aleancës së saj.
Në fakt ka mjaft prova që dëshmojnë dobesinë e Maqedonisë kundrejt Ilirëve edhe në kohën kur vdiq sovrani i moshuar në periudhën 370-369.
Pavarësisht se Senofoni dhe Diodorusi janë burimet kryesore që na shërbejnë për rindërtimin historik të ngjarjeve në gjysmën e parë të shek.IV, nuk ka asnjë informacion për marrëdhëniet mes ilirëve dhe maqedonasve. Në këtë kuadër burimet Athinase në lidhje me Maqedoninë duken krejtësisht indiferente ndaj çështjeve iliro-maqedonase por në këtë periudhë mungojnë informacione edhe për pjesën e botës greke.
Për këtë dobësi të Maqedonisë ndaj ilirëve edhe pas vdekjes së Amyntasit i referohet në veçanti Justini duke treguar se fronin e Maqedonisë e mori Aleksandri II djali i madh i Amyntasit dhe Eurodikës dhe thotë fjalë për fjalë se mbreti i ri sapo mori mbretërinë nisi luftë me Ilirët.
Në këtë luftë Aleksandri II u thye në fushën e betejës dhe Filipi vëllai i tij u morr si peng nga ilirët dhe më pas kur Aleksandri II bëri paqe me Tebanet, Filipi shkoi në Boeti si peng për 3 vjet.
Në të njëjtën mënyrë lexohet tek libri “Biblioteka historike XVI “ një pasazh ku Diodoreo gjatë analizimit të vitit 360-359, tregon se si erdhi në pushtet Filipi djali i tretë i Amyntasit dhe Eurudikës (i ati i Aleksandrit, ngadhënjyesit kundër Persëve).
Në kuadër të ngjarjeve të viteve të mëparshme sipas Diodoreos në fazën e parë maqedonasit ishin të nënshtruar ndaj ilirëve gjatë fundit të mbretërimit të Amyntias :
"Amintia ishte mposhtur nga ilirët dhe ishte detyruar për të paguar haraç për fituesit. Ilirët morën peng Filipin më i vogli nga fëmijët dhe ia besuan Tebanëve babait të Epaminondas ... "
Të dy pasazhet në fjalë nuk bashkëpërkojnë plotësisht me njëri-tjetrin, dhe pajtohem me mendimin se Filipi përpara se të dërgohej tek Tebanët u mbajt peng edhe nga ilirët, dhe se ata ishin shume të fortë dhe ju imponuan maqedonasve t’iu paguanin haraç.
Duke iu referuar ilirëve mungojnë shumë prova gjatë kohës që tek ata ka qenë peng Filipi në rininë e tij të hershme, dëshmitë i referohen më shumë dërgimit në Tebë (Thivas) në mënyrë që të nxirret në pah fuqia e qytetit kundër dobësise së Maqedonisë.
Informacionet e dhëna nga Suda janë mjaft konfuze dhe komplekse, ai tregon se Filipi u dha peng nga i ati Amintia tek tebanët .
Plutarku në “Jetën e Pelopidas”, tregon me hollësi se si Filipi u dha peng tek Pelopidasi nga i vëllai i tij Aleksandri II së bashku me tridhjetë princa të tjerë nga fisnikëria Maqedonase.
Filipi jetoi në Thives në shtëpinë e princit Pammene, një nga bashkëpuntorët më të ngushtë të Epaminondas dhe që atëherë u bë një imitues në planin ushtarak i këtij gjenerali të madh.
Shumë më tepër konciz por në përputhje me Plutarkun në lidhje me këtë histori ështe një pasazh nga libri i Diodorusit XV, i cili duket se është krejtësisht në kundërshtim me paragrafin hyrës të librit XVI, për rolin e luajtur nga ilirët në dorëzimin e Filipit tek Tebanët.
Në librin e XV Diodorusi në kuadër të vitit 369-368, bën përshkrimin e bëmave të kryera nga Pelopidasi në veri të Termopileve, dhe më pas jep një referencë për fitoren e Tebanëve mbi Alexanderin II të Maqedonisë, dhe kujton se Pelopidasi ka marrë peng Filipin nga i vëllai i mbretit dhe e dërgon atë në (Thives) Tebe, si garanci për armëpushimin e arritur me Maqedonasit.
Studiuesit modernë kanë përqendruar vëmendjen e tyre mbi çështjet që lidhen me vendbanimin e Filipit në Tebë dhe ata kanë mohuar në përgjithësi kredibilitetin e Diodorusit dhe Justinit për qëndrimin si peng të Filipit tek Ilirët dhe kanë pranuar hipotezën e dërgimit të princit të ri nga ana e vëllait të tij Aleksandrit II tek Tebanët, si dhe diskutimet për marrëdheniet e tij me klasën në pushtet të Tebanëve.
Pa hyrë në këto diskutime që janë jashtë faktit që po argumentojmë, unë mendoj se nuk mund ta refuzojmë realitetin e një jetese të Filipit si një peng tek ilirët.
Në qoftë se përpiqemi të kuptojmë përmbajtjen e pasazheve të mësipërme të Diodorusit dhe Justinit, të cilët përmendin në fillim vështirësitë e mbretërimit të Aleksandrit II shkaktuar nga presionet ilire, ndërsa historiani tjetër mesa duket i referohet mbretërimit të Amintiasit, për vdekjen e të cilit burimet nuk na tregojnë shkaqet dhe rrethanat, dhe ka mundësi se kjo ishte një kërcënim i bërë nga ilirët gjë e cila ka detyruar Amintanin në prag të vdekjes të pranojë pagesën e tributit ndaj ilirëve në mënyrë të menjëhershme.
Edhe djali i tij i madh trashëgimtari Aleksandër II e konfirmoi këtë marreveshje,dhe nënshkroi për të "futur" në dërgesë tek armiqtë e tij vëllain e tij të vogël Filipin.
Aleksandri II në fillim lidh marrëveshje me ilirët duke dërguar tek ata si peng Filipin dhe më pas duhet të merrej me Tebanët që ishin bërë forca kryesore e Greqisë dhe më pas ai u kërkon aleatëve(padronëve) të tij Filipin që e nis përsëri si peng tek Tebanët në Boeti.
Djali tjetër i Amyntasit III, Perdika II i cili ishte trashëgimtar natyror, ishte i pamartuar dhe pa fëmijë dhe nuk mund të largohej nga Maqedonia se rrezikonte vazhdimësinë e dinastisë.
Për këtë arsye kemi pranuar se në momentet e fundit të mbretërisë së Amyntasit III kemi qëndrimin e Filipit në Iliri si dhe në fazën e parë të mbretërimit të shkurtër të Alexanderit II, më pas ai është dërguar në Tebe. Është e vështirë ndjekja e ecurisë së marrëdhënieve iliro-maqedonase gjatë viteve gjashtëdhjetë të shek. IV ku dinastia Argeadi jetoi në një gjendje paqëndrueshmërie të vazhdueshme pas vdekjes së parakohshme të Aleksandrit II, i cili ndoshta është vrarë me urdhër të Ptoleme Alorit i cili u eliminua pas tri viteve nga Perdika II, djali Amyntasit dhe Eurodikës, që qëndroi për pesë vjet në fronin e Maqedonisë.
Rreth këtyre viteve theksohen shumë marrëdhëniet shpesh të kundërta të dy sovranëve me Tebanët dhe Athinasit.
Polieno është i vetmi që ka përmendur raportet iliro-maqedonase gjatë këtyre viteve dhe ai flet për mundësinë e lirimit të të burgosurve maqedonas të cilët ishin kapur rob në një betejë gjatë mbretërimit të Perdikasit III.
Edhe pse nëpërmjet fjalëve të Polineosit kuptohet hipoteza e një progresi në përmirësimin e marrëdhënieve midis dy popujve, është ende gjendje lufte midis shteteve dhe situata përshkallëzohet pesë vjet pas ardhjes në fronin mbretëror të Perdikasit III.
Diodori na informon se në vitin 360-359 ilirët mundën dhe vranë mbretin maqedonas në këtë betejë së bashku me 4000 ushtarët e tij duke hapur kështu rrugën e kthimit të Filipit II në fron i cili përballet me një situatë që mund të dukej e dëshpëruar pas lajmeve për vdekjen e Perdikës nga duart e ilirëve.
Nga ky rast i volitshëm u nxitën dhe Panoniasit(Ilirë )të cilët filluan një seri bastisjesh kundër territorit maqedonas.
Trakët dhe Athinasit rrefuzuan të njohin legjitimitetin e pushtetit të Filipit dhe madje mbështetën kërkesat e dy pretendentëve të tjerë për fronin.
Informacionet mbi fillimet e vështira të mbretërimit të Filipit janë shkruar nga Diodorus në një tregim të gjatë dhe kompleks i cili fillon t’i tregojë në mes të kap. II libri XVI.
Diodori në këtë histori përqendrohet në përshkrimin e aftësive të Filipit kundrejt atyre që kërcënonin sovranitetin e tij (ilirët, athinasit, peoniasit dhe trakët), po ashtu dhe në marrëdhëniet mes sundimtarit dhe Athinës.
Nga mungesa e referencave të sakta për çështjet që kanë të bëjnë më veprimet e Filipit kundër popujve barbarë që kanë jetuar në veri-perendim (ilirët), veri (peonasit) dhe veri-lindje (Trakët), jemi ballafaquar me shkrimtarë që i tregojnë ngjarjet në mënyrë helenocentrike, por dhe zgjerojnë horizontet e tyre përtej kufijve të Greqisë dhe e sjellin në plan të parë rolin e Maqedonisë e cila tashmë nuk konsiderohet më thjesht një satelit i Greqisë por një realitet i dallueshëm dhe i pavarur, që është e aftë për të tërhequr interesin e historianëve dhe jo thjesht nga ngjarjet e ndryshme historike.
Diodoreo në këtë histori ka rezervuar një pjesë të madhe për ngjarjet e konfrontimet mes Filipit dhe ilirëve dhe i është përkushtuar tërësisht kapitullit IV, ku për herë të parë e në mënyre absolute në kuadër të “Bibliotekës historike”, është cituar dy herë emri i mbretit Ilir me emrin Bardhyli.
Ky kapitull daton nga Diodorusi në vitin 359-358 i cili përpunon dhe analizon fazat përgatitore të përplasjeve , dhe tregon se Bardhyli kishte pushtuar tashmë një pjesë të rendësishme të Maqedonisë.
Filipi kembëngulte që ishte e pamundur për të negociuar paqen me ilirët në qoftë se ata nuk ishin tërhequr më parë nga të gjitha qytetet maqedonase.
Në përshkrimin e betejës zenë vend të veçantë taktikat e përdorura nga të dy kundërshtarët dhe në fund vihet në pah shkalla e madhe e fitores nga ana e mbretit maqedonas.
Pa hyrë në çështjen e ndërlikuar të identifikimit në kohë të burimeve të përdorura nga Diodorusi në librin XVI të “Bibliotekës historike” veçanërisht në lidhje me ngjarjet greko-maqedonase, është e rendësishme të vemë në dukje se ajo që kemi thënë për përmbajtjen e kapitujve 2-4 të këtij libri shpreh trajtimin e çështjeve në menyrë helenocentrike të problemeve maqedonase.
Studimi i mëtejshëm në tekstin e mësipërm të ballafaqimit midis Filipit dhe ilirëve thekson origjinën e konfliktit dhe e bën protagonist të vërtetë sovranin e Maqedonisë në ngjarjet që rrëfen, por nga ana tjetër i konsideron marrëdhëniet e tij me "barbarët"(ilirët) si një nga çështjet kryesore të historisë së tij.
Pavarësisht nga debati kritik mbi historiografinë Dioderiane mbetet fakt që në librin e tij zë vend disa herë "çështja" ilire gjithmonë duke i dhënë rëndësi të madhe suksesve të Filipit përpara se të fillojë një fushatë ushtarake në vitin 358-357 kundër Amphipolis.
Diodorus nuk përmbledh vetëm fitoret e bëra nga Filipi kundër ilirëve por gjithashtu përmbledh avantazhet që rrjedhin nga fitorja e madhe ushtarake duke zgjeruar territorin, duke futur nën kontrollin e tij tërë popullsinë e vendosur përgjatë brigjeve të liqenit Lynidas (sot Ohri ) ku kjo paqe e fituar i ka sjellë famë dhe lavdi të madhe në Maqedoni. Sipas të njëjtit historian në vitin 356-355 pas përfundimit të të ashtuquajturës Luftë Sociale ku Athina luftoi kundër antarëve të Lidhjes II Detare, tregon aleancën anti – maqedonase, pavarësisht se e përshkruan shkurtimisht atë e cila ishte formuar nga tre mbretër, mbreti i Trakëve, mbreti i Paeonve dhe ai i ilirëve, të cilët duke pare fuqinë në rritje të Filipit dhe ishin mundur tashmë individualisht në fushen e luftes , kërkonin një mbështetje të ndërsjelltë për të garantuar një hakmarrje në të ardhmen.
Por sipas Diodorusit ndërkohë që tre mbretrit ishin ende duke mbledhur trupat e tyre Filipi i sulmoi ata duke i terrorizuar edhe një herë, si në kohën e marrjes së pushtetit nga ana e tij, duke parandaluar në këtë mënyrë rrezikun e rrethimit të Maqedonisë nga ana e armiqve të tij .
Në këtë koalicion ishte e përfshirë edhe Athina e cila ishte armiqësore ndaj Filipit si në vitet 360-359, edhe pse nuk është treguar në burimet letrare .
Pavarësisht nga heshtja letrare, një dekret Athinas në korrik të vitit 356 e vendos zyrtarisht Athinën përkrah Ketriporides së Trakës e Lipeios së Panionëve dhe Garbonit të ilirve d.m.th. me tre mbretërit ku sipas Diodorusit kishin bashkuar forcat kundër Filipit II të Maqedonisë.
Graboja i Ilirisë është përmendur edhe në një mbishkrim në Olimp në të cilin edhe pse tepër fragmentuar janë ende termat e njohura të Traktatit të Aleancës me Kalkedianët e Trakise të cilët i kanë dhënë titullin e Basileut mbretit të Ilirëve por ku titull mungon në tekstin Athinasve .
Përtej polemikës së kohëve moderne për origjinën e Grabosit nëse kishte lidhje familjare me Bardhylin 90-vjecar i cili u zhduk nga skena politiko-ushtarake pas disfatës të shkaktuar nga Filipi në vitin 359-358, ne na intereson të vihet në dukje jo vetëm në këtë rast por dhe si me sipër për popullatat kufitare veri-perëndimore me Maqedoninë pra për iliret dhe Ilirine dhe jo për problemet e tyre te brendshme politike.
Në memorien historike rreth fitores së Filipit të Maqedonisë në vitin 356-355 është konfiguruar si një fitore jo mbi një koalicion të armiqve, por thjesht dhe vetëm mbi ilirët, të cilët ishin gjithmonë kundërshtarët më të rrezikshëm e tradicionalë të maqedonasve.
Në legjendën e Aleksandrit në lidhje me lindjen e mbretit të ri që ndodhi në korrik të vitit 356 dhe për të theksuar rendësinë e ngjarjes që kishte ndodhur mbi fitoren e gjeneralit të tij Parmenio kundër Ilirëve në Olimp në atë vit u tha se lajmi i fitores u dha në një ditë me lajmin e lindjes së djalit të tij dhe për Filipin kjo ishte një ditë e mbarë dhe me fat kur mbreti ishte i informuar edhe për triumfin.
Armiqësinë stërgjyshore mes maqedonasve dhe ilirëve e jep të qartë në një referencë Diodori kur në vitin 344-343 përshkruan një fitore të Filipit, mbretit maqedonas "i cili kishte trashëguar një armiqësi aktive drejt ilirëve dhe mbajti një gjendje armiqësore të lartë kundër tyre, u sul me një ushtri të madhe në Iliri, duke shkatërruar tokën dhe mjaft qytete të vogla duke u kthyer në Maqedoni me shumë plackë.
Kjo ekspeditë që i parapriu një ndërhyrjeje të rendësishme
politiko - ushtarake në Thesali përmendet gjithashtu në një prolog tek libri VIII “Histori Filipike” të Pompei Trogos i cili tregon për mundjen e fiseve Ilire nga Filipi.
Sipas mendimit tim lufta është bërë kundër fiseve të ndryshme ilire ku të gjitha i përkisnin të njëjtës etnie edhe se kemi shumë paqartësi për të kuptuar se me kë fis luftoi Filipi.
Nuk na jepet një vizion i plotë dhe i unifikuar i ilirëve, si armiqtë stërgjyshorë të maqedonasve por ne mund t’i tejkalojmë vështirësitë krijuar nga të dhënat moderne të cilat janë të ndryshme dhe shpesh të ndërlikuara në lidhje me emrat e përdorur nga shkrimtarë të ndryshëm ose dhe nëpërmjet të dhënave etnografike në lidhje me identitetin e tyre se kundër kujt ishte drejtuar kjo ekspeditë e Filipit.
Në letrat e shkruara nga Sokrati në vitin 346 me titullin “Filipi” në një seri të gjatë pyetjesh retorike që tregon për sukseset e arritura deri atëherë nga ana e mbretit maqedonas u kujtonte athinasve që Filipi kishte pushtuar dhe dominonte një masë të madhe të ilirëve, përveç atyre që jetonin në brigjet e Adriatikut .
Në fund të ekspeditës së vitit 344-343 sundimi i tij kishte më shumë siguri dhe gjatë mbretërimit të tij, askush nuk mund ta dyshonte atë. Punën e tij e përfundoi më në fund djali i tij Aleksandri i cili sapo ngjitet në fron i sulmon dhe i mund trupat e Klitit të birit të Bardhylit.
Kliti sapo merr lajmin e zhdukjes së papritur të Filipit kishte ngritur krye.
Si pasojë e kësaj humbje ilirët u detyruan të përfshieshin në ushtrinë maqedonase në kohën e nisjes për në Azi .
Ndërsa burrat që mbetën në Iliri nuk i krijuan probleme Antipatreut, komandantit besnik të Aleksandrit në Evropë.
Njëqind vjet pas përplasjes së parë të dhunshme midis ilirëve dhe maqedonasve në kohën e Perdikës II, ku në sajë të fitoreve të mëdha të Filipit në kufirin veri - perëndimor Maqedonia nuk ishte më e rrezikuar nga Ilirët të cilët vazhduan të kenë marrëdhënie me maqedonasit por nuk do ishin më kurrë një rrezik real për banorët e fushës pjellore të lumit Vardar.
Ballkani filloi një histori tjetër.
Marrë nga libri: “Nga Adriatiku në Danub,Ilirët në kohën greko-romake.”
Përktheu: Eduart PLLAHA