Guest viewing is limited
  • Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Ikonat e kinematografise shqiptare

Përgjigje e: Ikonat e kinematografise shqiptare

Margarita Xhepa


Margarita Xhepa është një aktore shqiptare, lindi më 2 prill 1932 në Lushnjë, Shqipëri. Një nga Zonjat e Mëdha të teatrit shqiptar. Në maj 2004 u rikthye në skenën e Teatrit Kombëtar, për te shkelqyer ne dramen "Streha e te harruarve", nje tjeter sukses ne karrieren e saj 50-vjecare.
Nga viti 1950 u aktivizua si artiste probiste ne Teatrin Popullor (sot Teatri Kombëtar) dhe njekohesisht studioi ne Liceun Artistik, Dega e Drames.
Ka krijuar mbi 150 role ne teater, midis te cileve mund te permendim: Majlinden tek "Majlinda" (Xh. Broja), Dafina tek "Lumi i vdekur" (dramatizim nga K. Velça i romanit me te njejtin titull te J. Xoxes), Filja tek "Cuca e maleve" (L. Papa), Zonja Meme tek "Kush e solli Doruntinen" (dramatizim nga E. Budina e P. Mani i romanit me te njejtin titull te I. Kadarese), Nena "Perballe vetes" (R. Pulaha) etj.
Ka qene njesoj e suksesshme ne rolet e dramaturgjise boterore, si Ofelia tek "Hamleti", Vajza e dyte tek "Mbreti Lir", Dado tek "Romeo e Xhulieta" Mbreteresha Margaret tek "Rikardi i III", te Shekspirit.
Ne rolet e tjera nga dramaturgjia boterore spikasin Klea tek "Dhelpra dhe rrushte" (Figereido), Lena tek "Xhaxha Vanja" (Çehov), Ledi Milford tek "Luiza Miler" (Shiler), Zonja Berling tek "Vizita e inspektorit" (Pristli), Zonja Lomen tek "Vdekja e nje komisioneri" (A. Miller), Ana Andrejevna tek "Revizori" (Gogol), Marsela tek "Qeni i kopshtarit" (De Vega), Mashenka tek "Mashenka" (Afigenov), ShejIa tek "Morali i zonjes Dulska" (Zapolska), apo Dado tek "Elektra" e Sofokliut, nen drejtimin e regjisorit grek Dhimitri Mavriqis, ne Teatrin Kombetar te Greqise, ne Athine.
Veç roleve ne teater, ka realizuor edhe 32 role ne kinema, duke punuar me shumicen e regjisoreve shqiptare. Me K. Dhamon xhiron "Vitet e para" dhe "Gjurmët", me I. Muçajn e K. Mitron "Dimri i fundit", "Tokë e përgjakur", "Një djalë edhe një vajzë" dhe "Apasionata", me V. Gjiken "Gjeneral gramafoni", me E. Musliun "Rrethi i kujtesës" dhe "Vitet e pritjes" (E. Musliu), me K. Çashkun "Dora e ngrohtë", me Dhe. Anagnostin "Gurët e shtëpisë sime", me P. Milkanin "Pranvera s'erdhi vetëm", me S. Kumbaron "Koncert në vitin 1936", me Gj. Xhuvanian "E diela e fundit" dhe "I dashur armik".
Ne vitin .... interpretoi ne filmin grek "Mirupafshim" (regjisor J. Koras, K. Vupuras). Filmi u laureua me Çmimin e Madh ne Festivalin Nderkombetar te Filmit Mesdhetar ne Selanik, ndersa Margarita Xhepa, Çmimin e Nderit.

Filmografia

Tingulli i heshtjes - (2010) telenovela
Kronikë provinciale - (2009)
Ne dhe Lenini - (2008)
I dashur armik - (2004)
Mirupafshim - (1997)
E diela e fundit - (1993)
Një djalë edhe një vajzë - (1990)
Vitet e pritjes - (1990)
Kush e solli Doruntinën (1989) teater-drama, nena e Kostandinit dhe Doruntines
Pranvera s'erdhi vetëm - (1988)
Misioni përtej detit - (1988)
Rrethi i kujtesës - (1987)
Fillim i vështirë - (1986)
Gabimi - (1986)
Gurët e shtëpisë sime - (1985)
Militanti - (1984)
Apasionata - (1983)
Dora e ngrohtë - (1983)
Shokët - (1982)
Dita e parë e emrimit - (1981)
Me hapin e shokëve - (1979) (TV)
Dollia e dasmës sime - (1978)
Gjeneral gramafoni - (1978)
Koncert në vitin 1936 (1978)
Dimri i fundit - (1976)
Pylli i lirisë - (1976)
Tokë e përgjakur - (1976)
Vitet e para - (1965) si Zyraka
 
Përgjigje e: Ikonat e kinematografise shqiptare

Xhanfise Keko


Xhanfise Keko lindi më 27 janar të vitit 1928 në Gjirokastër. E filloi karrierën si montazhiere, një nga shtatë anëtarët themelues të Kinostudios “Shqipëria e Re”, më 1952. Pas një përvoje të gjatë si montazhiere e dokumentariste, filloi karrierën e regjizores, më 1971. Për 13 vjet, deri në vitin 1984, Keko realizoi 12 filma artistikë, që janë edhe sot mjaft të pëlqyer, sidomos për fëmijët. Të realizuar artistikisht, por edhe me vlera eduktative, filmat e Xhanfise Kekos kanë konkuruar me dinjitet edhe në festivalet ndërkombtëare. Përveç çmimeve e titujve të shumtë, në vitin 1984 u vlerësua me titullin e lartë “Artiste e popullit”, ka fituar edhe Kupën e Festivalit të Parë për filmin “Beni ecën vetë” në 1976. Xhanfise Keko është edhe regjisorja e parë shqiptare e vlerësuar me çmime ndërkombëtare. Në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit për Fëmijë dhe të Rinj në Xhifoni (Itali), ka fituar medalje për filmat “Beni ecën vetë”, “Pas gjurmëve” dhe “Tomka dhe shokët e tij”. U nda nga jeta më 22 dhjetor të vitit 2007.
 
Përgjigje e: Ikonat e kinematografise shqiptare

Dhimitër Orgocka

Dhimitër Orgocka ka lindur në 24 Tetor të vitit 1936 në qytetin e Korçës. Pas mbarimit të studimeve në Pas përfundimeve të larta në Fakultetin e Gjuhë-Letërsisë në Universitetin e Tiranës fillon punën si regjisor në Teatrin "Andon Zako Çajupi" të Korçës, në skenë e të cilit ka vënë në skenë rreth 100 premiera. Roli i tij i parë në teatër do të ishte ai i Gjergjit në dramën “Dashuria e madhe” e Fatmir Gjatës, ndërsa regjia e tij e parë ishte regjia e dramës “Shtëpia në rrugicë” e Teodor Laços. Edhe në kinematografi ai ka interpretuar në shumë filma si “Gjeneral gramafoni”, "Asgjë nuk harrohet" etj. Në jetën e tij artistike është vlerësuar me shumë çmime kombëtare apo ndërkombëtare kështu në 29 prill te vitit 2005 merr në Festivalin e Tetë të Teatrove në Kiev,Ukrainë, Çmimin “Roli më i Mirë” për monodramën “Amoku” e Stefan Cvajgut. Po kështu do të merrte të njëjtin Çmim edhe në Festivalin e Bitoles dhe atë të Maqedonisë. Në Festivalin e Pestë të Teatrove Shqiptare në Maqedoni, “Dibra 2006”, në shtator të vitit 2006 ai nderohet me Çmimin e Madh “Sulejman Pitarka” për regjinë e dramës “Dhëndër për Kristinën” e Skënder Demollit. Në Festivalin Ndërkombëtar të Monodramës në Vrosllavë, Poloni, në vitin 2007 do të vlerësohet me Kupën e Festivalit për monodramën “Amoku” e Stefan Cvajgut. Në vitin 2004 në Tetovë,Maqedoni, ka bërë regjinë e Festivali Ndërkombëtar i Poezisë "Ditët e Naimit 2004". Në maj të vitit 2008 ka qenë Drejtor Artistik i edicionit të tretë të Festivalit Ndërkombëtar të Monodramës “Albamono 08”. I martuar me artistene mirënjohur Dhorkë Orgocka (Artiste e Merituar). Në 4 shtator të vitit 2007 Shtëpisë së Kulturës së Maliqit për të vlerësuar veprimtarinë e tij artistike i është dhënë emri “Dhimitër Orgocka” Për meritat e tij artistike është vlerësuar me titullin e lartë “Artist i Popullit”.
Kinematografi

2005 -- Syri Magjik......
1989 -- Njerëz në rrymë.....Bani Bashari, Kryetri i Komitetit
1987 -- Përsëri pranverë....Damo Bregu
1986 -- Dasëm e çuditshme......Riza Ostrovica
1985 -- Asgjë nuk harrohet.....Xha Fania
1978 -- Gjeneral Gramafoni.....zoti Misir,Komandanti i Xhandermarrise
1978 -- Pas gjurmëve.....Babai i Skënderit dhe Luanit
1975 -- Rrugicat, që kërkonin diell (Film Tv)....Antonio
1977 -- Flamur në dallgë (Film TV)....Kapiteni
1972 -- Yjet e netëve të gjata....Bato Kolaneci,Komisari partizan
1968 -- Horizonte të hapura....Uran Korabi


Teatër

“Amoku” e Stefan Cvajgut
“Dashuria e madhe” e Fatmir Gjatës..........................Gjergji
“Mjeshtri i stacionit” e Pushkinit
“Otello” e Shekspirit.............................................Otello
“Stuhi në prill” e Skënder Luarasit

Teatër

“Denouncment” e Ruzhdi Pulahës
“Dhëndër për Kristinën” e Skënder Demollit.
"Duar te ndyra" e Sartrit
“E bukura ime” e Skënder Demollit
“Fqinjët”
“Kopraci” i Molierit
“Nata e dymbëdhjetë” e Shekspirit
“Otello” e Shekspirit
"Pamje nga ura" e Artur Milerit
“Shtëpia në rrugicë” e Teodor Laços
“Stuhi në prill” e Skënder Luarasit
“Tartufi” i Molierit

Çmime e Tituj

Artist i Popullit

Maj 2007
Kupën e Festivalit
në Festivalin Ndërkombëtar të Monodramës në Vrosllavë,Poloni, për monodramën “Amoku” e Stefan Cvajgut.

Shtator 2006
Çmimin e Madh ”Sulejman Pitarka”
për regjinë e dramës “Dhëndër për Kristinën” e Skënder Demollit, në Festivalin e V-të të Teatrove Shqiptare në Maqedoni, “Dibra 2006”.

29 Prill 2005
Çmimi “Roli më i mirë”
për monodramën “Amoku” e Stefan Cvajgut, në Festivalin e tetë të Teatrove në Kiev, Ukrainë.

2005
Çmimi “Roli më i mirë”
për monodramën “Amoku” e Stefan Cvajgut,në Festivalin e Teatrove në Bitole, Maqedoni.
 
Përgjigje e: Ikonat e kinematografise shqiptare

524245_198359083613654_2095344670_n.jpg
 
Përgjigje e: Ikonat e kinematografise shqiptare

kush ma kujton pak emrin e ksaj aktores ne rreshtin e tret fotoja e dyt...
 
Përgjigje e: Ikonat e kinematografise shqiptare

Marie Logoreci


Marie Logoreci u lind ne Shkoder ne 23 shtator 1920.Interpretoi shume role me peshe ne teater dhe ne kinematografi, ku shkelqeu sidomos ne rolin e Lokes tek filmi “Toka jone ’’ I H.Hakanit.Vdiq ne Tirane me 20 qershor 1988.Eshte nderuar me titullin “ Artiste e popullit ’’

FILMA:
Skenderbeu 1953
Femijet e saj 1957
Tana 1958
Detyre e posacme 1963
Toka jone 1964
Oshetime ne bregdet 1966
Njesiti gueril 1969
Operacioni zjarri 1973
Dollia e dasmes sime 1978
Çeta e vogel 1979
 
Përgjigje e: Ikonat e kinematografise shqiptare

Besa Imami



Besa Imami u lind me 8 gusht 1928 ne Gjakove. Aktore e njohur e Teatrit Kombetar me nje sere rolesh qe prej themelimit te tij. Ne kinematografi interpretoi gjithashtu ne filmin e pare “ Skenderbeu”, 1953, ne rolin e Donikes dhe disa role te tjere. Eshte “ Artiste e merituar”.

FILMA:
Skenderbeu 1953
Brazdat 1973
Ne fillim te veres 1975
Radiostacioni 1979
Ballada e Kurbinit 1990
Gra pa flatra 2002
Eduart 2006
 
Përgjigje e: Ikonat e kinematografise shqiptare


Esma Agolli


Esma Agolli u lind ne Tirane me 1 korrik 1928. Eshte “ Artiste e Merituar”. Interpretoi shume role ne skenen e Teatrit Kombetar qe ne fillimet e tij si dhe disa role edhe ne kinematografi.

FILMA"
Femijet e saj 1957
Tana 1958
Ne shtepine tone 1979
Mysafiri 1979
Pertej mureve te gurta 1979
Flete te bardha 1990
 
Përgjigje e: Ikonat e kinematografise shqiptare


Tinka Kurti



Tinka Kurti lindi ne Saraveje me 17 dhjetor 1932. “Artiste e Popullit”. Nje nga aktoret me te shquara te skenes dhe ekranit shqiptar. E filloi karrieren artistike si aktore ne teatrin e Shkodres qe ne vitin 1949. Ne kinematografi u angazhua qe ne fillimet e saj ne filmin e pare shqiptar “ Tana”, 1958 ne rolin e Tanes. Krijoi shume personazhe te dashura nenash e gjyshesh . Eshte e nderuruar me shume cmime e medaljone ne Festivalet e Filmit Shqiptar.

FILMA:

Tana 1958
Guximtaret 1970
Yjet e neteve te gjata 1972
Operacioni zjarri 1973
Lume drite 1975
Çifti I lumtur 1975
Ne fillim te veres 1975
Thirrja 1976
Gjeneral Gramafoni 1978
Vajza me kordele te kuqe 1978
Ne vinim nga lufta 1979
Emblema e dikurshme 1979
Nusja 1980
Mengjese te reja 1980
Si gjithe te tjeret 1981
Qortimet e vjeshtes 1981
Besa e kuqe 1982
Rruga e lirise 1982
Hijet qe mbeten pas 1985
Ne emer te lirise 1987
Telefoni i nje mengjesi 1987
Flutura ne kabinen time 1988
Edhe keshtu edhe ashtu 1989
Ballada e Kurbinit 1989
Une e dua eren 1990
Vdekja e kalit 1992
Pas fasades 1992
Zemra e nenes 1993
Plumbi prej plasteline 1994
Nata 1996
Dasma e Sakos 1998
Bir 2004
Etjete e Kosoves 2005
Mira 2008
Ne dhe Lenini 2009
Gjalle 2009
Familjet 2009
 
Përgjigje e: Ikonat e kinematografise shqiptare

Marika Kallamata


Marika Kallamata u lind ne Tirane me 17 nentor 1930. Ka qene aktore ne Teatrin Kombetar , ku ka interpretuar shume role. Eshte “ Artiste e merituar”. Ne kinematografi ka interpretuar disa role, duke filluar nga filmi “ Femijet e saj”, ne nje rol episodic”

FILMA:

Femijet e saj 1957
Tana 1958
Njesiti gueril 1969
Ndergjegja 1972
Dollia e dasmes sime 1978
Kur hidheshin themelet 1978
Ne shtepine tone 1979
Vajzat me kordele te kuqe 1979
Mysafiri 1979
Pertej mureve te gurta 1979
Apasionata 1983
Enderr per nje karrige 1984
Nxensit e klases sime 1985
Fillimi i veshtire 1985
Fjale pa fund 1986
Gabimi 1986
Flete te bardha 1990
Nje baba teper 2000
 
Përgjigje e: Ikonat e kinematografise shqiptare

Drita Pelingu

Drita Pelingu u lind me 3 tetor 1926 ne Vlore. Eshte “ Artiste e Merituar”. Filloi te interpretoje si aktore profesioniste ne Teatrin Kombetar qe ne vitin 1946. Gjithashtu ka realizuar nje sere rolesh te rendesishme ne kinematografi, duke filluar nga filmi “ Tana”.

FILMA:

Tana 1958
Njeriu me top 1977
Kur hidheshin themelet 1978
Vajzat me kordele te kuqe 1978
Radiostacioni 1979
Pertej mureve te ngurta 1979
Nusja 1980
Shtepia jone e perbashket 1981
Fjale pa fund 1986
Zevendesi i grave 1987
Shpresa 1988
Efimeri poli 2000
Sekretet 2008
Ne pervjetorin e marteses 2008
 
Përgjigje e: Ikonat e kinematografise shqiptare

Violeta Manushi

Violeta Manushi u lind ne Korce me 5 mars 1926 dhe u nda nga jeta ne korrik 2007. Eshte nderuar me titullin “ Artiste e Popullit ”. Aktore e madhe e skenes dhe ekranit shqiptar ku interpretoi shume role potente duke krijuar nje sere karakteresh te spikatura. Njihet nga te gjithe si Teto Ollga e filmit “ Zonja nga qyteti ” (1976) dhe “Shoqa nga fshati ” (1980).

FILMA:
Tana 1958
Debatik 1961
Vitet e para 1965
Perse bie kjo daulle 1969
Plage te vjetra 1969
Gjurma 1970
Mimoza llastica 1973
Gjenerali i ushtrise se vdekur 1975
Zonja nga qyteti 1976
Zemrat qe nuk plaken 1977
Pertej mureve te gurta 1979
Nje shoqe nga fshati 1980
Nje vonese e vogel 1982
Taulanti kerkon je moter 1984
Rrethimi i vogel 1986
Eja 1986
Telefoni i nje mengjesi 1987
Inxhinieri i minieres 1990
Trishtimi i zonjes Shnajder
 
Përgjigje e: Ikonat e kinematografise shqiptare


Roza Anagnosti



Roza Anagnosti u lind ne Shkoder me 27 tetor 1943. Eshte “ Artiste e Merituar ”. Aktore e shquar e Teatrit Kombetar dhe e kinematografise shqiptare. Ka sjelle ne ekran role te paharruara, duke filluar qe kur ishte ende e re me filmin dokumentar “ Ringjallje ” 1961 dhe me pas solli role shume te bukura ne ekranin si p.sh rolin e mesueses tek “Mesonjetorja”, apo edhe plaken Nice tek “ Kthimi I ushtrise se vdekur ”.

FILMA:
Ringjallje 1961
Detyre e posacme 1963
Toka jone 1964
Komisari i drites 1966
Plage te vjetra 1969
Ndergjegjia 1972
Qyteti me i mire ne bote 1974
Fijet qe priten 1976
Ne shtepine tone 1979
Mesonjetorja 1979
Dita e pare e emerimit 1981
Besa e kuqe 1982
Rruga e lirise 1982
Taulanti kerkon nje moter 1984
Guret e shtepise time 1985
Pranvere e hidhur 1985
Bote e padukshme 1987
Familja ime 1987
Vrasje ne gjueti 1987
Rikonstruksioni 1988
Kthimi i ushtrise se vdekur 1989
Vetmi 1990
Gjoleka, djali I Abasitb 2006
 
Përgjigje e: Ikonat e kinematografise shqiptare

Mimika Luca

Mimika Luca u lind ne Gjirokaster me 24 dhjetor 1937. E filloi karrieren artistike fillimisht si balerine dhe me pas si aktore profesioniste e Teatrit Kombetar, ku ka interpretuar disa role. Ka interpretuar nje sere rolesh te rendesishme edhe ne kinematografi.

FILMA:

Detyre e posacme 1963
Kryengritje ne pallat 1972
Yje mbi drin 1978
Kur hidheshin themelet 1978
Ne shtepine tone 1979
Shoku yne Tili 1981
Nxensit e klases time 1984
Taulanti kerkon nje moter 1984
Zambake te bardhe 1984
Te shoh ne sy 1985
Rrethimi i vogel 1986
Bote e padukshme 1987
Perrale nga e kaluara 1987
Treni niset ne shtate pa pese 1988
 
Përgjigje e: Ikonat e kinematografise shqiptare

Edi Luarasi


Edi Luarasi u lind ne Tirane me 7 maj 1940.Filloi si aktore profesioniste ne Teatrin Kombetar ne vitin 1960 ku interpretoi disa role dhe punoi edhe si prezantuese ne shfaqje te ndryshme .Ne
kinematografi realizoi disa role ku me i rendesishmi ishte roli i Aferdites ne ‘’ Ngadhenjim mbi vdekjen’’.

FILMA:

Vitet para 1965
Ngadhenjim mbi vdekje 1967
Gjurma 1970
 
Përgjigje e: Ikonat e kinematografise shqiptare

Liza Vorfi


Liza Vorfi u lind me 9 shtator 1924. Eshte “Artiste e Merituar “.Filloi pune si aktore ne Teatrin Kombetar qe me krijimin e tij ne vitin 1945 , ku ka interpretuar shume role .Ne kinematografi interpretoi disa role te rendesishme karakteresh.

FILMA:
Fortuna 1959
Debatiku 1961
Komisari I drites 1966
Ata ishin kater 1977
Ne vinim nga lufta 1979
Kthimi I ushtrise se vdekur 1989
Enigma 1991
 
Përgjigje e: Ikonat e kinematografise shqiptare


Drita Haxhiraj



Drita Haxhiraj u lind ne Tirane me 3 prill 1947. Aktore e Teatrit Kombetar me nje karriere te suksesshme. Gjithashtu interpretoi nje sere rolesh ne kinematografi.

FILMA:

Ngadhenjim mbi vdekje 1967
Njesiti gueril 1969
Kur zbardhi nje dite 1971
Qyteti me i ri ne bote 1974
Zemra qe nuk plaket 1977
Edhe ne luftuam 1981
Zambaket e bardhe 1983
Nxenesit e klases sime 1984
Fejesa e Blertes 1984
Mondi dhe Djana 1985
Tela per violine 1987
Vitet e pritjes 1989
 
Përgjigje e: Ikonat e kinematografise shqiptare

Pavlina Mani


Pavlina Mani u lind ne lushnje me 13 nentor 1948.Aktore e suksesshme e skenes dhe e ekranit shqiptar,duke evidentuar shume role jo vetem net eater por edhe ne kinematografi duke filluar ne 1966 ne” Oshetime ne Bregdet “ ,kur ishte ende studente .Eshte nderuar me disa cmime kombetare e nderkombetare.

FILMA:

Oshetime ne bregdet 1966
Mimoxa Llastica 1973
Qyteti me i ri ne bote 1974
Gjeneral i ushtrise se vdekur 1975
Lulekuqe mbi mure 1976
Radiostacioni 1979
Pas vdekjes 1980
Rruga e lirise 1982
Ne prag te jetes 1985
Dy here mat 1986
Tela per violine 1987
Stola ne park 1988
Flete te bardha 1990
Bolero 1997
Njeres dhe fate
 
Përgjigje e: Ikonat e kinematografise shqiptare

Yllka Mujo

Yllka Mujo u lind ne Tirane me 15 tetor 1953.Aktore e mirenjohur e Teatrit Kombetar dhe e kinemase shqiptare ku ka interpretuar me sukses shume role artistike.Roli i saj i pare ishte ai i Almes tek “ I teti ne bronz ”, dhe menjehere me pas spikati ne nje seri rolesh.

FILMA:

I teti ne bronz 1970
Malet me blerim mbuluar 1971
Beni ecen vete 1975
Rrugicat qe kerkonin diell 1975
Zonja nga qyteti 1976
Kur hidheshin themelet 1977
Taulanti kerkon nje moter 1984
Rikonstruksioni 1988
Inxhinieri i minieres 1990
Shpella e pirateve 1990
Lule te kuqe lule te zeza 2003
Letra ere 2003
 
Përgjigje e: Ikonat e kinematografise shqiptare

Rajmonda Bulku



Rajmonda Bulku u lind me 16 gusht 1958 ne Tirane.Aktore e suksesshme e skenes se Teatrit Kombetar dhe e ekranit te kinemase,duke interpretuar nje sere rolesh me peshe dhe duke u nderurar me disa cmime ne Festivalet e Filmit Shqiptar.

FILMA:

Dimri i fundit 1976
Zonja nga qyteti 1976
Emblema e dikurshme 1976
Gunat permbi tela 1977
Nusja dhe shtetrrethimi 1978
Balle per balle 1979
Nje shoqe nga fshati 1980
Kercenimi 1981
Duaje emrin tend 1984
Te paftuarit 1985
Dhe vjen nje dite 1986
Gabimi 1986
Binaret 1987
Vrasje ne gjueti 1987
Muri i gjalle 1989
Kthim i ushtrise se vdekur 1989
Vitet e pritjes 1989
Nje djale dhe nje vajze 1990
Ngjyrat e moshes 1990
Vdekja e kalit 1992
Nekrologji 1994
Tirana viti 0 2001
Butrinti 2001
Pengu 2005
Syri magjik 2005
Lulebore 2005
Etjet e Kosoves 2006
Familjet 2009
 
Back
Top