• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Jo më kimioterapi për kancerin e gjirit. Studimi i ri sjell shpresë për pacientet

ƧɘɿɒɈnA

ƧɘɿɒɈnA
Anëtar
Apr 3, 2020
Postime
54,163
Pikët
113
Një studim ndërkombëtar ka zbuluar se miliona gra të diagnostikuara me kancer të gjirit mund të shmangin në mënyrë të sigurt kimioterapinë falë një testi të ri ADN-je që identifikon pacientet që përfitojnë realisht nga ky trajtim.

Studimi, i udhëhequr nga University College London (UCL), përfshiu më shumë se 4,000 paciente të sapodiagnostikuara mbi moshën 40 vjeç nga Mbretëria e Bashkuar, Norvegjia, Suedia, Australia, Zelanda e Re dhe Tajlanda.

Shkencëtarët përdorën testin gjenetik “Prosigna”, i cili analizon aktivitetin e 50 gjeneve të lidhura me rritjen e kancerit të gjirit dhe vlerëson rrezikun e rikthimit të sëmundjes. Rezultatet treguan se mbi dy të tretat e pjesëmarrëseve kishin rrezik të ulët dhe mund të trajtoheshin vetëm me terapi hormonale, pa pasur nevojë për kimioterapi.

Sipas studimit, shkalla e mbijetesës pas pesë vitesh ishte 93.7% për gratë që nuk morën kimioterapi, krahasuar me 94.9% për ato që e përfshinë këtë trajtim në planin e tyre mjekësor. Diferenca e vogël sugjeron se shumë paciente mund të shmangin efektet anësore të rënda të kimioterapisë, si lodhja, të përzierat, rënia e flokëve, dobësimi i sistemit imunitar dhe problemet e fertilitetit.

Profesor David Miles, një nga specialistët kryesorë të kancerit, i cilësoi rezultatet si “ndryshuese për praktikën mjekësore”. Ai theksoi se mjekët tani mund të përcaktojnë me besim se cilat paciente nuk do të përfitojnë nga kimioterapia, duke i kursyer ato nga një trajtim i vështirë dhe shpesh i panevojshëm.

UCL vlerëson se më shumë se 5,000 paciente në vit në sistemin shëndetësor britanik (NHS) mund të shmangin kimioterapinë falë përdorimit të këtij testi.

Gjetjet do të prezantohen në takimin vjetor të American Society of Clinical Oncology (ASCO) në Çikago, konferenca më e madhe botërore në fushën e kancerit.

Megjithatë, studiuesit theksojnë se ende nuk dihet nëse rezultatet vlejnë edhe për pacientet nën moshën 40 vjeç, pasi kërkimet për këtë grupmoshë vazhdojnë.
 
Ka ca kohe qe aplikohen testet gjenetike per te verifikuar rrezikun e rikthimit te semundjes. Pastaj varet edhe nga faktore te tjere si madhesia e tumorit, nyjet linfatike, etj. Rendesi ka te behet screening, sidomos pas moshes 40.
Screening ka shpetuar mijera jete njerezish, bejini kontrollet.
 
  • Like
Reactions: DUA

Une uroj me gjithe zemer te ndodhe dicka e tille , sepse kam vite e vite qe e degjoj te njejten histori nga shkenca..🙄
 
Ka ca kohe qe aplikohen testet gjenetike per te verifikuar rrezikun e rikthimit te semundjes. Pastaj varet edhe nga faktore te tjere si madhesia e tumorit, nyjet linfatike, etj. Rendesi ka te behet screening, sidomos pas moshes 40.
Screening ka shpetuar mijera jete njerezish, bejini kontrollet.

E vërtetë për screening, por ka një të metë- patologjizimin. Herën e fundit që nëra screening për kancer gjiri, më thot mjeku se zbulimi i hershëm më efikas është vetë femra që duhet të vetëkontrollojë gjinjtë së paku një herë në javë.
 
Ne c'kuptim patologjizimin?
Nodusat shume shume te vegjel eshte e pamumdur te dallohen me prekje, ndersa me mamografi po. Dhe per keto sipas protokolleve te fundit mjafton nderhyrja kirurgjikale, nuk duhet bere as kimio as radio.
Nje shembull tjeter testi i HPV me pap testin, 2 min pune ama nese e kap ne kohe te shpeton jeten. Tjeter akoma gjaku okult ne fece, ndoshta nuk eshte formuar tumori ne disa raste ama kap ne kohe polipe qe mund te behen malinje me kalimin e kohes.
Shikoj plot plot raste te tilla cdo dite, screening nuk duhet nenvleresuar. Bejini te gjitha :)
 
Në kuptimin e dhënies së diagnozave “falco” pozitive.
Screening nuk duhet nënvlerësuar aspak, por as futur në program profilaktik vetëm për të zbuluar imtësi të mundshme, nga që trupi i njeriut përmban polypë, cysta, etj, që në shumicën e rasteve nuk kthehen në malign.

p.s. mjeku që përmenda më lartë më dha informata bazuar në statistika të spitalit ku bëra screening. Sipas tij, numrin më të madh të zbulimit të kancerit të gjirit e kishin nga gratë që vetëkontrolloheshin. Tani screening këtu është në çdo dy vjet. Vetëkontrolli mundt të bëhet çdo ditë.
Edhe unë them si ti - bëni të gjitha por jo vetëm se mundësisht mund të keni diçka që mundësisht mund të kthehet në diçka tjetër 🙂
 
Një studim ndërkombëtar ka zbuluar se miliona gra të diagnostikuara me kancer të gjirit mund të shmangin në mënyrë të sigurt kimioterapinë falë një testi të ri ADN-je që identifikon pacientet që përfitojnë realisht nga ky trajtim.

Studimi, i udhëhequr nga University College London (UCL), përfshiu më shumë se 4,000 paciente të sapodiagnostikuara mbi moshën 40 vjeç nga Mbretëria e Bashkuar, Norvegjia, Suedia, Australia, Zelanda e Re dhe Tajlanda.

Shkencëtarët përdorën testin gjenetik “Prosigna”, i cili analizon aktivitetin e 50 gjeneve të lidhura me rritjen e kancerit të gjirit dhe vlerëson rrezikun e rikthimit të sëmundjes. Rezultatet treguan se mbi dy të tretat e pjesëmarrëseve kishin rrezik të ulët dhe mund të trajtoheshin vetëm me terapi hormonale, pa pasur nevojë për kimioterapi.

Sipas studimit, shkalla e mbijetesës pas pesë vitesh ishte 93.7% për gratë që nuk morën kimioterapi, krahasuar me 94.9% për ato që e përfshinë këtë trajtim në planin e tyre mjekësor. Diferenca e vogël sugjeron se shumë paciente mund të shmangin efektet anësore të rënda të kimioterapisë, si lodhja, të përzierat, rënia e flokëve, dobësimi i sistemit imunitar dhe problemet e fertilitetit.

Profesor David Miles, një nga specialistët kryesorë të kancerit, i cilësoi rezultatet si “ndryshuese për praktikën mjekësore”. Ai theksoi se mjekët tani mund të përcaktojnë me besim se cilat paciente nuk do të përfitojnë nga kimioterapia, duke i kursyer ato nga një trajtim i vështirë dhe shpesh i panevojshëm.

UCL vlerëson se më shumë se 5,000 paciente në vit në sistemin shëndetësor britanik (NHS) mund të shmangin kimioterapinë falë përdorimit të këtij testi.

Gjetjet do të prezantohen në takimin vjetor të American Society of Clinical Oncology (ASCO) në Çikago, konferenca më e madhe botërore në fushën e kancerit.

Megjithatë, studiuesit theksojnë se ende nuk dihet nëse rezultatet vlejnë edhe për pacientet nën moshën 40 vjeç, pasi kërkimet për këtë grupmoshë vazhdojnë.
Me do studime,DUHET ti HARRONI tju kurojne kancerin ne gji.
Po...nrrut SEX,jeni m`rregull.
Ju....rimburson shteti i = LESHIT.

Nuk e kam me juve.

ENDE.
 
Back
Top