Guest viewing is limited
  • Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Këndvështrim...

Zakonisht kur ka dicka qe s´shkon
Zhdukem
zhytem ne pune

Dhe kete jave le te fillojm te punojm :)

Let´s see how it goes.

"Francis yesterday. He thoroughly enjoyed meeting you"

Actually we talked today with Francis :)

Please suggest some dates for this week or next that would suit you to present to us, and also reach out to me with any questions in the meantime.
 
@iDeA ,

Nje koment per librin e kesaj Lea Ypit, nga Fabian Society,

Disa komente të kursyera mbi librin e Lea Ypit

auth_ermal-hasimja-removebg-preview1640529548.png
Nga Ermal Hasimja - 15:38, 26/12/2021

Lexova librin e Lea Ypit. 99% e librit është përshkrimi i kujtimeve të një fëmije në komunizëm dhe deri këtu është përvojë e njëjtë me pothuajse këdo që sot është mbi 40 vjeç.
Ndonjë pasaktësi e vogël nuk më duket problem.
Qëndrimi i autores në mbyllje se njerëzit sot janë po aq larg lirisë sa ishin në komunizëm nuk është dhe aq i argumentuar, por nisur nga formati letrar i librit as nuk mund ta presësh. Nuk e ve në dyshim se autorja e bën këtë argumentim gjetiu rregullisht si pedagoge dhe përmes publicistikës.

Shija e hidhur që më la libri në fund lidhet me keqardhjen time që ka njerëz që barazojnë mungesën e lirisë në një regjim totalitar me mungesën e supozuar të lirisë në ditët e sotme. Duhet të kesh një konceptim shumë të veçantë të lirisë që të mund ta përligjësh këtë barazim të përdhunshëm.
Është disi e pamundur të argumentosh pse liria në komunizëm nuk është njësoj me lirinë në kapitalizëm. Jo për mungesë argumenti, por për mungesë shprese. Kur dikush mendon kështu zakonisht dorëzohesh, nuk ke pikë vullneti për të debatuar. Thjesht të vjen keq.
Autorja e koncepton lirinë si mundësi për të realizuar dicka, si liri pozitive (në kuptimin e dhënë, e mbështetur, e krijuar) nga shteti. Kjo trajtë i kundërvihet konceptimit klasik liberal të lirisë si mungesë pengesash të qëllimshme nga shteti. Në komunizëm ne nuk vuanim thjesht nga pamundësia për të realizuar dëshirat tona, ne vuanim nga ngulfatja e çdo grimce frymëmarrjeje lirie nga doktrina marksiste-leniniste. Në komunizëm ishim të gjithë të varfër deri në mjerim qesharak. Sot natyrisht ka njerëz të varfër. Por sot nuk të ndalon askush të ndryshosh jetën tënde. Kur autorja thotë se ‘strukturat’ e sotme pengojnë njerëzit të jenë të lirë, në fakt kjo përkthehet ‘shoqëria e shteti nuk i mundësojnë të gjithëve të përkthejnë lirinë e tyre në një jetë më të mirë’.
Por ka një dallim gjigand mes pengesës së lirisë dhe mosofrimit të realizimit të fryteve të saj. Një shembull, nëse komunizmi do të vazhdonte autorja nuk do të mund të shkonte në universitet për shkak të luftës marksiste të klasave. Sot, autorja është e lirë të japë leksione (me sa duket frymëzuese) për Marksin në një nga universitetet më të njohura të botës. Në të njëjtin universitet kam konstatuar edhe vetë lehtësinë e papërballueshme të përdorimit të kësaj lirie për të promovuar teorinë e diktaturës së proletariatit si teorinë e lirisë së vërtetë. Zonja Ypi, në një sistem kapitalist që ajo e konsideron me të njëjtën mungesë lirie si komunizmi, pati mundësinë të realizonte lirinë e saj. Duke nisur rrugëtimin e saj nga e njëjta pozitë, i njëjti mjerim, përballë të njëjtave ‘struktura lirivrasëse’ të kapitalizmit si 3 milionë shqiptarët e tjerë. Në komunizëm do t’i mjaftonte shprehja e një dëshire të tillë për të përfunduar në burg. Vetë karriera e autores hedh poshtë krahasimin që i bën ajo lirive ose mungesës së lirive në komunizëm e kapitalizëm.
Nuk kam aspak nevojë të përdor kritikën liberale për të hedhur poshtë konceptimin e lirisë që sugjeron libri. Mjafton analiza e tekstit. Por po shtoj edhe një element tjetër:
Në një intervistë me Ilva Taren dëgjova zonjën Ypi të thoshte se për të ‘të jesh i lirë është të bësh atë që duhet nga ana morale’. Ky është konceptimi gati-kantian mbi të cilin është mbështetur çdo totalitarizëm e diktaturë moderne. Kjo vjen për dy arsye: Së pari sepse liria është e kundërta e detyrimit. Kur ti bën diçka sepse duhet dhe jo sepse do, atëherë nuk je i lirë. Ndoshta je i drejtë, i saktë, korrekt, i ndershëm, i dobishëm, por jo i lirë. Normativja morale egziston dhe është krijuar pikërisht si kufizuese e lirisë. Ligji e morali përcaktojnë atë që është e ndaluar, domethënë kufizimin e lirisë. Liria nuk ka nevojë për përcaktim. Liria egzistonte përpara se njeriut t’i shkonte ndërmend të krijonte ligje. Kompromisi që bëjmë në organizimin politik është ai mes normatives dhe lirisë, thënë ndryshe një negociim i përhershëm i përcaktimit të kufinjve të njërës në kurriz të tjetrës. Sa më shumë norma aq më pak liri. Kur i jep dikujt të drejtën të përcaktojë cfarë është e drejtë për të bërë ti i jep të drejtën e pakufishme për të të hedhur në qafë zgjedhën e robërisë.
Së dyti, morali është një koncept lehtësisht i manipulueshëm e i interpretueshëm sepse të hap një kuti Pandore aksiologjike më të thellë sesa pusi i Danaideve. Komunizmi, fashizmi, nazizmi, teokracitë fondamentaliste janë ngritur të gjitha mbi idenë e superioritetit detyrues të moralit mbi lirinë individuale. Shkurt, ky koncept i lirisë është në fakt e kundërta e lirisë. Çfarëdo që të jetë liria, nuk është kjo. Ky konceptim do të trondiste jo vetëm një liberal, por edhe shumë të majtë që kanë hequr dorë nga konceptimet e përbotshme të vlerave që mbrojnë dhe tashmë synojnë më tepër ngritjen e një hegjemonie kulturore të majtë pa pretendime të atij lloji të metafizikës shkencore që ndërtoi Marksi.
Ky libër mund t’i shkojë për shtat shijeve të së majtës së kaviarit në universitetet perëndimore. Ai mund t’i pëlqejë edhe një publiku shqiptar të pamësuar me sportin e debateve politike. Kam vërejtur me çudi se i ka pëlqyer edhe ndonjë antikomunisti që njoh.
Reagimi duartrokitës ndaj librit flet shumë për mënyrën sesi shqiptarët e kanë përtypur historinë e tyre në komunizëm dhe sa janë meritues të realizimit të lirisë për të cilën brohorisnin në 1990.
 
Ku eshte lezeti i qetesise po nuk u nxeve ndonjehere? 🤔
 
@iDeA

Rama do më bënte presidente, në Shqipëri më ofendojnë
Ypi tha për Guardian se i pëlqente të merrej me kritikët e saj por komentet e shqiptarëve ishin ndryshe pasi vinte nga njerëz që ose nuk e kishin lexuar librin ose e kishin keqkuptuar kritikën ndaj kapitalizmit dhe komunizmit.
14:33 - 03/01/22

Aktualitet

Koha: 2 minuta lexim

A A

1
‘Më akuzuan’/Lea Ypi: Thanë se Rama do më bënte presidente, në Shqipëri më ofendojnë
Lea Ypi

Share on Facebook

SHBA– Akademikja Lea Ypi së fundmi ka dhënë një intervistë për ‘The Guardian‘ ku ka folur për komentet negative që ka marrë nga shqiptarët, pas publikimit të librit të saj, ‘Free’. Sipas autores, libri mori komente pozitive në perëndim, por ka shkaktuar zemërim në një pjesë të shqiptarëve.

Pavarësisht kritikave për ndikimin katastrofik të ndryshimeve të tregut në Shqipëri, libri mori vlerësime në Daily Mail dhe Daily Telegraph dhe u emërua libri i vitit në Sunday Times, shkruhet në artikull.

‘The Guardian’ thotë se në Shqipëri libri gjeneroi komente në internet, saqë Ypi iu desh t’u bënte thirrje shqiptarëve që të ndalonin dërgimin e mesazheve të saj “fyese, akuzuese dhe shpifëse”.

Një nga mesazhet më të rëndësishme në libër është se sado shtypës të jetë një regjim, ai kurrë nuk e dërrmon plotësisht dinjitetin njerëzor,” tha ajo.
Disa nga kritikët shqiptarë të Ypit i kanë gabuar idetë e tilla si një falje për komunizmin dhe e kanë akuzuar atë se ka përjetuar sindromën e Stokholmit. Kjo ka qenë veçanërisht e vështirë për Ypi për të marrë.
Disa nga reagimet kanë qenë seksiste në një mesazh Ypi u tha se ajo dukej “më shumë si një showgirl sesa një akademike”.
Ypi thotë se shumë nga kritikat erdhën pasi ajo botoi versionin shqip të librit në ish-shtëpinë e Hoxhës në Tiranë. “Për mua ishte si të imagjinoja Hoxhën në ferr, duke promovuar dikë nga një familje disidentësh një libër për trashëgiminë shqiptare. Ishte simbolikisht vërtet i fuqishëm,” tha ajo.
Më tej, në artikullin e ‘The Guardian’ shkruhet se prania e kryeministrit shqiptar, Edi Rama, dhe shumë prej ministrave të tij u keqinterpretua. Ypi tha: “Unë jam shumë kritik ndaj qeverisë shqiptare, por njerëzit mendonin se unë po manipulohesha ose po përvetësohesha prej tyre”.
The Guardian shkruan se këto perceptime kanë nxitur edhe idenë e rreme se Lea Ypi është një nga emrat për t’u bërë presidente e ardhshme e Shqipërisë.
“Nëse vazhdohet të përsëritet i njëjti lajm i rremë si ai, më pas pothuajse bëhet si lajm i vërtetë. Dhe kjo gërryen kritikat konstruktive. Se çfarë duhet të bëhet me shtëpinë e diktatorit Enver Hoxha është një debat i vlefshëm, por nëse bazohet çdo gjë në lajme të rreme dhe në keqinterpretime atëherë nuk jemi gjëkundi”, thekson ajo.
Burimi: The Guardian.
(a.b)/dosja.al
 
Burimi:The Guardian.
(a.b)/dosja.al
Na fal o Lea që të kemi mërzit aq shumë sa shkove u ankove prapë në Guardian!
Ti, një profesoreshë e nderuar shkruan një rrëfenjë ekzotike për komunizmin në Shqipëri dhe ne katundarët që kemi jetuar të njëjtat histori si ty guxojmë dhe të kritikojmë.
20:46 - 05/01/22
Blog
Koha: 2 minuta lexim
A A
A A

Reset
0
Na fal o Lea që të kemi mërzit aq shumë sa shkove u ankove prapë në Guardian!
Desada Metaj

Share on Facebook

Nga Desada Metaj

Na fal o Lea që të kemi mërzit aq shumë sa shkove u ankove prapë në Guardian!

Po këtu në katundin tonë o Lea jemi pak ziliqarë për suksesin tênd. Ti, një profesoreshë e nderuar shkruan një rrëfenjë ekzotike për komunizmin në Shqipëri dhe ne katundarët që kemi jetuar të njëjtat histori si ty guxojmë dhe të kritikojmë. Po ne kemi mbet pas o Lea, se nuk i pamë persekutorët e gjyshërve tanë as të kërkojnë ndjesë dhe as të gjykohen. Ne, nuk e gjetëm ngushëllimin tek Marksi siç bëre ti. Si tribalë vazhdojmë ende të kërkojmë të vërtetat tona, të mësojmë dhe fëmijët tanë për padrejtësitë dhe krimet e diktaturës. Për përçudnimin që pësuam si shoqëri dhe plagët që nuk po na lenë të ngrejmë kokë.Por mbase ne ja fusim kot…
Se ne o Lea nuk kemi kujt ti ankohemi kur na shajnë dhe kërdisin. Ndryshe nga ti që ankohesh ku të të dojë qejfi. Se këtu nuk ka gjykata dhe prokurori. Ai që të nderoi në promovimin e librit ka shkatërruar çdo institucion që ka lidhje me drejtësinë. Ndaj herës tjetër o Lea, kur të shpifin apo të më bien në qafë, thuaj ndonjë llaf tek të njohurit e tu në Guardian a kudo tjetër ku ke akses.

Na e bëj hallall o Lea që të kemi çarë kokën me këto gërr-vërret shqiptarçe. Po nëse më lejon mund të të them që nuk ka reklamë të keqe. E ke shit librin mirë fare. Sa për hallet e katundit tonë mos u lodh ti kuptosh se ata që ti tregojnë janë gënjeshtarë sa xhaxhi stalin ku ti mbështesje kokën dhe kërkoje lirinë.
Këtu o goc nuk i kuptojnë studiuesit si ty. Ndaj shyqyr o Lea që u puqe me këta profesorët e Rilindjes. Edhe këta e duan Marksin se e kanë parë nëpër postera dhe stampuar ne bluza,por këto vitet e fundit kanë parë filma me sulltanë dhe sikur kanë deviju pak. Por ti mund ti kritikosh dhe ti kthesh në rrugën e revolucionit.
Ndjesë o Lea që s’të shkrujta në anglisht por për shkak të biografisë më degdisën në grupin e rusishtes në fillore. Përpiqem ndonjëherë ta mendoj sido kish qenë jeta ime po të kisha ëndërr të takoja xhaxhi enverin…. Po pastaj shoh hallet që po kalon ti me këto sharjet në rrjet dhe nuk mërzitem shumë që më ra në pjesë të jetoja këtu. Unë ja kam marrë dorën Shqipërisë dhe veç Pfizer kam bërë dhe vaksinat antispiropalizim. E di që nuk ta ndjen shumë se Shqipërinë e ke frymëzim apo argëtim. Por të lutem Lea, ruhu nga virusi rilindjes. Në mos një ditë do shkruash dhe ti në Guardian: komunizmi është një gjë që ndodh kudo në botë, për të janë bërë dhe filma!
 
Filozofi Slavoj Zizek: Njerëzimi është në rregull, 99% janë idiotë të mërzitshëm
Ka shumë njerëz që e nderojnë atë si një gjeni intelektual, por në mometin që pyetet se çfarë qëndrimi do të mbante para tyre, ai do të preferonte të mos fliste me askënd.
16:52 - 16/01/22

Bota

Koha: 2 minuta lexim

A A

0
Filozofi Slavoj Zizek: Njerëzimi është në rregull, 99% janë idiotë të mërzitshëm
Slavoj Zizek

BRITANI E MADHE- Një nga filozofët më të shquar në botë, slloveni Slavoj Zizek, i njohur për idetë e tij të veçanta ka folur rreth dashurisë, seksit në librin e tij. Gjatë një interviste për The guardian Zizek habit me përgjigjen etij, ku thotë se “99% e njerëzve janë idiotë të mërzitshëm”.

Intervista u krye në shtëpinë e tij në Lubjan, ku në thelb të pyetjeve qëndronte libri i tij “Një udhëzues për të hutuarit”. Teza e tij qendrore ofron një perspektivë që edhe kritikët e tij do të duhej të pranonin se është provokuese. Në thelb, ai argumenton se asgjë nuk është ashtu siç duket. Ka shumë njerëz që e nderojnë atë si një gjeni intelektual, por në mometin që pyetet se çfarë qëndrimi do të mbante para tyre, ai do të preferonte të mos fliste me askënd.

‘Njerëzimi? Po, është në rregull me disa biseda të shkëlqyera, disa arte të shkëlqyera. Për njerëz konkretë? Jo, 99% janë idiotë të mërzitshëm.”-shpreht ai.
Më tej ai tregon rreth martesave të tij dhe seksit. Zizek është divorcuar tre herë.

‘Unë nuk mund të kem qëndrime për një natë. I kam zili njerëzit që mund ta bëjnë këtë do të ishte e mrekullueshme. Ndihem mirë, le të shkojmë por për mua, është diçka kaq qesharake intime. Është e tmerrshme të jesh lakuriq para një personi tjetër,-shprehet ai.
Më vonë ai vazhdon më tej duke treguar se në kohën ku jetojmë qëndron pesimist edhe pse është ndryshe nga të tjerët në mendime dhe idetë e tij.
‘Unë jam një pesimist në kuptimin që po i afrohemi kohërave të rrezikshme. Pesimizmi do të thotë se gjërat po bëhen të çrregullta. Optimizmi do të thotë se këto janë pikërisht kohët kur ndryshimi është i mundur.” Dhe cilat janë shanset që gjërat të mos ndryshojnë? “Ah, nëse kjo ndodh, atëherë ne po i afrohemi ngadalë një shoqërie të re autoritare,-shprehet filozofi në fund.
(f.i/dosja.al)
 
A jeni inteligjent? Ja shenjat që e tregojnë këtë22:37 : 23/01/2022

Inteligjenca është e trashëguar, por edhe e zhvilluar gjatë jetës. Mund t’ja keni bërë pyetje vetes se sa të zgjuar jeni dhe se si ta kuptoni këtë gjë.
Nëse po, këto janë disa nga treguesit që tregojnë se keni një inteligjencë mbi mesataren.

Jeni empatik dhe simpatik me të tjerët.

Duhet të shkëputeni dhe të jeni vetëm.

Ju e njihni veten shumë mirë dhe mund të analizoni.

Jeni kurioz, kureshtar dhe gjithmonë hulumtues.

Keni fuqi të jashtëzakonshme memorie dhe jeni të shkëlqyer në lojën e kujtesës.

Përvetësoni dhe adoptoni lehtësisht gjëra të reja.

I kapërceni lehtësisht pengesat.
 
Back
Top