Guest viewing is limited
  • Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Këndvështrim...

MALE, FEMALE, SOMETIMES CAMEL
An Arabian guy at the aeroport:
– Name?
– Ahmed al-Rhazib.
– Sex?
– Three to five times a week.
– No, no… I mean male or female?
– Male, female, sometimes camel.
– Holy cow!
– Yes, cow, sheep, animals in general.
– But isn’t that hostile?
– Horse style, doggy style, any style!
– Oh dear!
– No, no! Deer run too fast.
 
Mendohet se është sot, çfarë e bën kaq të veçantë natën e Kadrit?
10 hours më parë
0

Screenshot_8-16-780x405.png

Nata e Kadrit ose Laylat al-Qadr, në besimin islam, është nata kur Kurani u zbrit për herë të parë nga qielli në botë. Është gjithashtu nata kur vargjet e para të Kuranit iu shpallën profetit islam Muhamed dhe cilësohet si një natë më e mirë se një mijë muaj.
Sipas myslimanëve, data e saktë e kësaj nate është e pasigurt, por ndodhet në një nga netët me numër tek të dhjetë ditëve të fundit të Ramazanit, muajit të nëntë të kalendarit islam.
Që nga ajo kohë, myslimanët i kanë konsideruar, veçanërisht dhjetë netët e fundit të Ramazanit, si të bekuara. Gjatë këtij 10-të ditëshi, myslimanëve i respektojnë të gjitha mbrëmjet e fundit të Ramazanit duke bërë lutje dhe duke recituar Kuranin, librin e shenjtë të Islamit.
Ata thonë se Nata e Kadrit vjen me bekime dhe mëshirë të Zotit, ku mëkatet falen, lutjet pranohen dhe se dekreti vjetor u shpallet engjëjve që e zbatojnë atë sipas Mirësisë së Zotit.
 
Keni vazhdimisht dhimbje shpine, provoni këto 7 metoda për ta lehtësuar
12 hours më parë
0

shpina-640x405.jpg

Me stilin tonë të jetesës, lodhjen e përditshme në punë, qëndrimin në kupmjuter e celular, dhimbja e shpinës është bërë shumë e zakonshme. Por, kjo nuk do të thotë se është normale. Po ju tregojmë disa këshilla dhe truke që mund t’ju ndihmojnë të lehtësoni dhimbjet e sikletshme të shpinës.
Provoni masazhin e këmbëve
Përveçse ka efet qetësues, masazhi i këmbëve mund të ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjeve të shpinës. Ekziston një zonë reflekse e lidhur me shtyllën kurrizore e vendosur në këmbët tuaja, dhe masazhimi i saj mund të lehtësojë dhimbjet e bezdisshme të shpinës. Vendosni gishtat e mëdhenj në harkun e brendshëm të këmbës dhe shtypni ato lart e poshtë shputave të brendshme të këmbëve tuaja për të përmirësuar rrjedhjen e gjakut në nervat e shpinës.
Pini një gotë qumësht me shafran Indie
Shtimi i disa ushqimeve anti-inflamatore në dietën tuaj është një mënyrë e lehtë dhe e shijshme për të reduktuar reagimet e dhimbshme në trupin tuaj. I njohur për vetitë e tij antioksiduese dhe anti-artritike, shafrani i Indisë mund t’ju ndihmojë të mbani larg dhimbjet e shpinës.
Bëni një dush të ngrohtë
Një dush i ngrohtë mund t’ju ndihmojë të qetësoheni pas një dite të ngarkuar dhe të largoni të gjithë stresin. Për shkak se uji i ngrohtë redukton spazmat e muskujve, mund t’ju ndihmojë të harroni ndjesitë e dhimbshme në shpinë.
Shkoni në shtrat herët
Gjumi i mjaftueshëm është thelbësor nëse shpesh keni dhimbje shpine. Për shkak se indet e trupit tuaj shërohen kur flini, gjumi është thelbësor për të mbajtur shpinën tuaj të shëndetshme.
Reduktoni marrjen e kafeinës
Kafeina mund të shkaktojë tension në muskuj, të shkaktojë dhimbje në pjesën e poshtme të shpinës dhe përfundimisht të çojë në dhimbje kronike. Pirja e tepërt e kafesë mund të ndikojë gjithashtu në gjumin tuaj, i cili, nga ana tjetër, mund të shkaktojë më shumë ngurtësi në shpinë.
Zgjidhni këpucë të rehatshme
Nëse vishni taka të larta çdo ditë, kjo mund të jetë arsyeja e dhimbjes së shpinës. Për shkak se takat e larta ndryshojnë qendrën tuaj të gravitetit dhe bëjnë presion në shtyllën kurrizore, ato mund të kontribuojnë në dhimbjen e shpinës dhe madje të shkaktojnë probleme me qarkullimin.
 
Ben Blushi takon Edmond Tupen, zbulon prejardhjen hebreje: Se dija që jam çifut (HISTORIA)
Ben Blushi takon Edmond Tupen.
10:46 - 06/05/22

Blog, Kryesore


Ben Blushi takon Edmond Tupen, zbulon prejardhjen hebreje: Se dija që jam çifut (HISTORIA)
Edmond Tupja



EDMOND TUPE, JAM CIFUT, MË FAL HEBRE
Mond Tupen e shof çdo mëngjes te rruga e shtëpisë sime. Pi kafe.
Çbën gjithë ditën, i thashë
Dal pak, punoj, bëj pazaret dhe pastaj me djalin
Dukesh mirë, i thashë, sa kile je?
Jam dy nën peshë, tha Tupja,
Nuk ha, e pyeta
Bëj ushtrime tibetiane, tha
Ça janë këto ushtrimet tibetiane?
Levizje trupore që bëjnë murgjit tibetianë, jam me hernie diskale
Nga kompujteri, i thashë
Nga Enver Hoxha, tha Tupja, kam përkthyer mijëra faqe të tij në frengjisht
Je nga Elbasani?
Po, tha Tupja, jemi kushërinj
Nuk di të jemi kushërinj, i thashë,
Ne dhe Shuteriqët i kishim shtëpitë ngjitur në Kalanë e Elbasanit,
Pse po ti kesh shtëpitë ngjitur je kushëri, e pyeta
Dicka duhet të jemi, tha Tupja, se jemi dhe çifutë
Pse jemi çifutë, e pyeta
Pse ti nuk e di, tha Tupja
Nuk di që jam, i thashë, siç nuk di që nuk jam
E ka thënë Evla Çelebiu në kronikat e tij
Çfarë ka thënë Evla Çelebiu?
Që Elbasani ka çifutë që janë kthyer në të krishterë dhe tani quhen marranë
Ça janë marranët?
Marranë i thoshin në Mesjetë çifutëve që ikën nga Spanja dhe Portugalia dhe vazhduan të ndjekin ritet e tyre në fshehtësi megjithëse u konvertuan në krishtërim. Marranë vjen nga fjala derr në spanjisht
Pra nëse jemi çifutë kemi qenë derra, i thashë
Janë disa familje në Elbasan, Shuteriqët, Budat, Popat çifutë sefarditë
Nga dallohen çifutët, e pyeta
Nga veshët, tha Tupja, shifi veshët e mi janë të bashkuar
I shof, thashë unë
Prit ti shof dhe ty si i ke
Shifi, thashë unë
Ou, tha Tupja, i ke të bashkuar më shumë se unë je komplet çifut, më fal hebre
Më thuaj një emër çifut në familje, e pyeta
Isak, tha Tupja, gjyshi im quhej Isak i thoshin Saku
Kjo nuk provon gjë i thashë, edhe stërgjyshi im quhej Simon, po gjyshi im thoshte që nuk jemi çifutë
Po ju keni Sinagogën afër me shtëpinë në Elbasan, tha Tupja,
Ti ndjehesh çifut, e pyeta
Derisa jam kaq i zgjuar po, tha Tupja, jam shqiptar me gjak hebre
Po shkruan diçka, e pyeta
Shumë pak, tha, nuk më lë kohë djali
Sa vjeç është djali?
35, po ka trurin e një katër vjeçari,
Flet me ju?
Për fat po, ndryshe nga disa autikë të tjerë, ai flet
Dmth artikulon, e pyeta
Shumë bukur, tha Tupja, më thotë babi të kam zemër
E nxirrni?
Ka katër vjet nuk ka dalë nga shtëpia
Ça bëhet kur ti mos jesh më?
Këtë nuk e di, tha Tupja, por kur unë dhe ime shoqe mos jemi, ai nuk jeton dot
Mos e thuaj, i thashë
Ai jeton me dashurinë tonë, tha Tupja, kur ajo të mungojë ai nuk mund të jetë
A di të puthë, e pyeta
Puth vazhdimisht të jëmën, ime shoqe jeton vetëm për të.
I ra telefoni,
Një minutë, tha, është ime shoqe, ti flas pak
Patjetër, i thashë
E kuptova, tha Tupja
Ndonjë porosi, e pyeta
Duhet të blej mendër dhe koper, tha Tupja, ime shoqe gatuan në mënyrë të shkëlqyer
Ecim pak në rrugën e Kavajës, thashë unë, bëjmë fotografi
A e di ça është kjo godina këtu, më pyeti Tupja
Jo, i thashë
Ka qenë shtëpi publike, tha
Nga e di ti, e pyeta
Ma ka thënë babai,
Pse të tregonte babai histori erotike?
Sigurisht, tha Tupja, ishte qejfli i madh ja të ta tregoj këtë historinë
Ma trego, i thashë
Kur italianët erdhën në Shqipëri u hapën shtëpitë publike në 1939. Një herë babai im bashkë me një shokun e vet erdhën në këmbë nga Elbasani në Tiranë për të shkuar në bordello, ose bordellhane, siç i quanin atëherë
Ça thua, i thashë, kaluan Krrabën në këmbë për të ardhur deri këtu?
Po tha Tupja, ma ka treguar babai. Erdhën pikërisht këtu ku jemi ne tani
Ja të bëj një fotografi këtu ku paska qenë babai yt, i thashë
Shiko ça ndodhi, tha Tupja
Hë, i thashë
Ai shoku i babait hyri i pari dhe doli pas 5 minutash. Dmth u prish menjëherë. Dhe i thotë babait, hajde ikim shpejt se nuk janë për ne këto. Dhe ikën
Dmth babai nuk u fut, e pyeta unë
Jo, tha Tupja nuk u fut
Paska qenë qejfli, thashë unë
Po po, tha, edhe mamaja ia dinte historitë
Ecim dhe pak, thashë unë
Prit se telefoni, tha Tupja, po po e kuptova duhet Trekëndëshi i Bermudës
Ça është Trekëndëshi i Bermudës, e pyeta
Mendër, koper dhe majdanoz, tha Tupja, po shkoj ti blej
 
FOTOT/ Tifozët nuk pyesin, urinojnë sërish në ambiente publike
Nga fotot e mëposhtme të siguruara nga Dosja.al, shihen tifozët pa bluzë të rreshtuar që urinojnë nëpër pemë apo në shkurre.

dosja.jpg

25 Maj 2022, 19:01Nga DOSJA
FOTOT/ Tifozët nuk pyesin, urinojnë sërish në ambiente

tifozet
TIRANË- Mungesa e tualeteve publike në Tiranë ka bërë që tifozët italianë e holandezë të urinojnë në ambientet publike. Nga fotot e mëposhtme të siguruara nga Dosja.al, shihen tifozët pa bluzë të rreshtuar që urinojnë nëpër pemë apo në shkurre.
 
Back
Top