Guest viewing is limited
  • Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Kenge çame

Përgjigje e: Kenge çame

Mbushu moj buce mbushu!
Qasu ,vashe,ne zemer futu !
Mbushu behu lum , o krua
Vjen Taleja qe e dua
Fryj moj ere thaja sirin Porsi uji zgjon misirin

Zog e bardhe lejmonare *
Ktheve dimrat ne behare

Zerdeli me kokrra mbushur Ah cpo heq per ti keputur

Bera be sa degjoj qielli
Me degjoj toka dhe qelli

Do te zgjedh tre desh percove
Qe ti rris per dasmen tone.

Do te ngrej si mur kalane
Kater oda me hoxhaqe .

Mbushu moj bucele mbushu
Luaraqote zemres futu
 
Përgjigje e: Kenge çame

The dance of the Tsams, or Chams, as the southern Albanians are termed.
The Tsamikos is danced by men only. The performers are connected by handkerchiefs, as in the syrtos horos, but the dancing is all done by the occupant of the right-hand extremity of the line, the rest, as they follow him, merely marking the rhythm with their feet and singing. The leader meanwhile moves backwards and forwards performing a variety of steps leaping, falling on one knee, performing feats of equilibrium, and waving a handkerchief with his free hand. When fatigued with these exertions he cedes his place to the performer on his left, and each in turn endeavours to surpass his fellows in feats of agility. This dance has many local varieties with special names, one of which is supposed to be a survival of the Pyrrhic dance of Albania. This has all the characteristics of a war dance, and is much affected by soldiers of both races. At the bivouac, or before the wayside hostelry, wherever indeed an opportunity offers, will gather a group of youths with lissome bodies, and it may be long classic faces, who, forming a ring, circle round interminably, leaping and shouting to the rhythm of their own wild songs. The songs reserved for such occasions are different for men and women, those peculiar to the men being often of a martial nature, especially in the case of the Tsamikos, or Pyrrhic dance.
Greece of the Hellenes” Lucy M. J. Garnett, Page: 175-176-177
 
Përgjigje e: Kenge çame

Valle çame burrash
Valle e tipit kaçakçe nga Taip Madani e grupi i Konispolit, Sarandë. Festivali Folklorik Kombëtar i Gjirokastrës 1983.
 
Obobo një pus i thellë
Kush do vijë të më nxerrë
hajde ti ballukeprerë
balluketë nënë feste
prerë me gërshërë ongleze

Obobo një gjunithó
çuprr e bukurë kutu
vrik me si e vrik me dorë
buzëlule faqemollë
Diç të thaçë e diç më the
diç të lipa nuk ma dhe
palomaskara më the
 
Janinë,çerek Stambolli,
Dalt e të mbëloftë gjoli,
pse s'hap sitë se të mori,
se të erdh afër sinori.
Janinë e Ali Vezirit,
me kala si të Vidinit,
Falu,moj kala e shkretë,
"S'falem sa të digjem vetë,
se plot i kam xhepanetë!"

Popullore
Karbunarë- Paramithi
 
Hodhi sitë e pa zabiti,
vinej Muharrem Rushiti,
të di bashk'me Abedin,
trim i tërbuar, Jasin,
--Ku je, Muharrem Rushiti?!
Nga bërna Usniu i brriti,
--Ku i ke Jasin Muranë?
---Ja ku i kam, këtu pranë!
--Ku e ke Sinan Hamin?
--Ja te ku e kam, në brinjë!
Me të shpejt' mbushi martinë
e shturi përmbi Sami ,
me tëshpejt' mbushi dugranë.
e shturi mbi zabitan.
Huqumeti iu vërvin,
posi koqe vetëtim.
Jasin, o delikalli
tbere nobeçin' si dhi
Abedin, o djal' i mirë.
-----''----'----------------------
Keto vargje i kushtohen dates 13/mars 1902.Data qe shenoj fillimin e kryengritjes popullore te Çamerise.Kur usein Hoxha,nipi Hasann Tahsinit nga Ninati Filatit u arrestua nga xhandarmeria Filatit,trimat e Spatarit dhe te Koskes me Kapedanin e Çamerise rrethuan Filatin,ku Abedin Sheh Murat Kapetani e shtriu perdhe Sami beun kryekomandantin e kazase Filatit.
 
Lul Sali (Manka) ,një ndër kacakët e Çamërisë qe refuzoi urdherin te shkonte nizam për llogari të perandorisë osmane.

Lul Sali vetullagramë

O Lul,me vulë në ballë,
njëzet e pesë vjeç djalë,
kur bën përpjeti malë
mu në Vërvë,mbi të dalë,
u poqe me ca xhandarë,
diç u the e diç të thanë,
Sa u ktheve krahët të ranë,
Bataret breshër ti dhanë,
treqind martina të ranë,
ca në gjoks e ca në ballë,
Lul Sali vetullagramë
të mbuloi timi surranë.
Në Porta shkuan e vanë,
vajte e zure një gravë.
Del o Lul Sali nga grava!
Nuk dal dot se më dhëmb plaga!
Shpejni për Shahin Matrangnë,
t'i binj' Lulit temenanë;
Gjak seç i këllon tabani,
Zdrigju o Shahin nga kali,
të hipinj Lul hallemadhi,,
Prapa malit,për matanë,
të vranë ,o Lul të vranë,
gafil ca palo xhandarë
kur jeshe lidhur mbi kalë.
Nënës van' dhe i thanë:
-Ku e ke Lul kapetanë?
Posa dolli në duqanë,
me pisqollë e jataganë,
me martinë e me gjerdanë!
-Djalëthin ,korbë ,të vranë,
Ca zabitë e ca nizamë.
-Smë vjen hiç lik që e vranë,
Siç kish vrarë ashtu e vranë,
Im bir theri kajmekamë!
-Amanet të laç ,moj nanë,
vardhakurr e xhamadanë,
Mendion jedhe silanë
qostekun jedhe sahanë,
dufeqin jedhe gjerdanë,
pisqollën e jataganë,
Vetem im bir le ti mbanjë,
që ti marr' të jatit gjangnë.
 
Diell në një buzë mali,
kalesha bejk’ e çobanit,
seç na vjen vërdallë stanit,
posi hëna e allonarit.
Ti s’jeshe, moj, për çobanë,
po jeshe për kapetanë,
të mbaç zarfin me filxhanë,
filxhan’ e kupën me verë,
po nuk e vrave qederë.
 
Siri i zi vetulla gramë

Siri i zi, vetulla gramë,
iknë mënt e mia, vanë,
iknë e muarrë dunjanë.
Ç’do të them, moj xhanezo,
ule kokën edhe shko,
djalë tjetër,s’ke ç’e do,
tjetër s’ke ç’do, jo, moj jo,
se zemrën time ti ke,
moj kutia me sure,
që në shoqet lule je.
Moj kutia me gufeta,
të kërkova dot s’të gjeta:
më keshe vatur në krua,
të laje rrobat e tua,
të m’i laje e të m’u ndrroje,
përmbi shoqet të zbardhoje.

Gumenicë
(Këngë popullore nga Çamëria)
 
Nerënxë mos të kam thënë

Nerënxë, mos të kam thënë,
mos merr ujë në krua tënë,
se këtu ka djelm çapkënë,
dhe pa puthur nuk të lënë.
- Do marr se këtu kam klënë
dhe s’pijes për djelm çapkënë,
kah ata bela s’më zënë,
se kam di vllezër gjirpënjë.
- Isha në gjitonët prëmë,
ngrita di tri herë zënë!
- Të më sjellç kalin me frë,
t’ja hip dhe ta bijte drë!

Margëllëç
( Këngë Popullore nga Çamëria)
 
Back
Top