Guest viewing is limited
  • Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Kenge çame

Siri i zi vetulla gramë

Siri i zi, vetulla gramë,
iknë mënt e mia, vanë,
iknë e muarrë dunjanë.
Ç’do të them, moj xhanezo,
ule kokën edhe shko,
djalë tjetër, s’ke ç’e do,
tjetër s’ke ç’do, jo, moj jo,
se zemrën time ti ke,
moj kutia me sure,
që në shoqet lule je.
Moj kutia me gufeta,
të kërkova dot s’të gjeta;
më keshe vatur në krua,
të laje rrobat e tua,
të m’i laje e të m’u ndrroje,
përmbi shoqet të zbardhoje.

Gumenicë
( Këngë Popullore nga Çamëria)
 
O birbil ta bëra benë

O birbil ta bëra benë,
në ta gjeça dot folenë,
do të thiej kokërrvenë.
Do t’e mar, t’e hedh në lumë,
se ti bën gjunahe shumë;
na le Cupratë pa gjumë !

Grikëhuar - Gumenicë
( Këngë Popullore nga Çamëria)
 
Na vjen mikja ka kroi

Mu ne klisha, ne skoloi,
na vjen mikeja ka kroi,
na dogji, na përvëloi,
për ca llafe që lëshoi.
Mike, o e zeza mike,
lik më vjen po ç’do të bij-te,
se ke nanën e babanë,
edhe trimin,tët vëllanë!
Ikë mike,gjeç belanë,
mos më dil më kaqë pranë.
Mos dil mike në vorua,
se m’i more mëntë mua.
Mike për jetë të dua,
të dua me të vërtetë,
tok të di të shkojmë jetë.

Karterezë - Margëllëç
( Këngë Popullore nga Çamëria)
 
O shokë o shokëni

O shokë, o shokëni,
seç më djek brënda në gji,
për një vetull, për një si:
për vajzën me hajmali.
Një si zjarr e dhëmpshuri,
për të dhe për një shtëpi.
Shtëpin’ e bardhë në pill.
Shtëpi e bardhë në pill,
hape derën, mos e mbill,
se sonte të vjen një ill;
ai ill i klarë, i klarë,
që zemrën seq ma ka marrë.

Smarte - Filat

Këngë popullore nga Çamëria
 
Ti more sabahu i shkretë

Ti more, sabahu i shkretë,
të këllojnë cullufjetë,
posi trëndafil me vesë.
Gusha e mikesë me rrethë,
kush ta puthë le të vdesë.

Luarat - Margëllëç

Këngë popullore nga Çamëria
 
Këndon zogu mbi nerënxë

Këndon zogu mbi nerënxë,
mbi nerënxë e mbi limon,
buza mjaltë të këllon,
mer sharkën del n’jiton.
Mer sharkën e del e ikë,
se do dal në fshat një çikë.
As aman,moj , as aman,
as aman guri elmaz,
u shoqet di t’i pëllcas,
do t’i mbushte me maras.
Merak ke, merak mos vërë,
se je e bukur si zërë,
zërë ti, zërë jot ëmë,
ne porta të shkela prëmë,
shkela ill e shkela hënë,
mora gurë e vrava qënë.
Mos e vra qënë, moj qëne,
përbrënda portësë tënde.

Kuç - Gumenicë
 
Popullore
Grikëhuar-Gumenicë

Dhromit perpara shtepise,

Dhromit perpara shtepise,
Shkoi vetullzeza pisë
sec u mata që ti flisë.
Ti flisë mu muarr gola,
Ta ngasë se ç'mu tha dora,
Ta ndiqja sec mu mpi këmba,
Vajzë, mespurtekergjënda,
atë shtat të ibërshimtë,
jataganin e florimtë,
S'ti harronj as nate ,as ditë,
Se smë ndahenë ka sitë,
të di sitë e zezë moj çupë,
Aman moj,në je e urtë,
Thuajm' ku do ti bëç drutë?
Mbi shtëpi,ne Prroi i butë?
Thuajme ,o mollë e bahçesë,
Vashe e vetme e nënesë!!
 
Ç’ke o trim o djal i ri ?

- Ç’ke o trim o djal i ri ?
- Zemra dhe barku ma di.
- Si durojmë u e ti?
- Si duron fusha me shi.
- Zemrat tona si durojnë?
- Si duron mali me borë.
- Sa do durojmë u e ti ?
- Sa të treten borë e shi ,
dhe të çelë bar’ i ri,
në male dhe në vërri,
do durojmë, o siri i zi !

Pargë

Këngë popullore nga Çamëria
 
Back
Top