• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Konfiskohen pronat e shtetit shqiptar neper bote per te paguar gjoben e Beketit.


Negociatat për padinë e Beketit, Manjani: Gruaja e Tony Blair donte tender nga Rama!
18:10 : 06/04/2023 në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
Negociatat për padinë e Beketit, Manjani: Gruaja e Tony Blair donte tender nga Rama!
Lexo edhe:
Afera e Portit të Durrësit/ Deputetët e PD kërkesë për të ngritur Komision Hetimor
Lubonja: Rama ka bërë grusht shteti nga lart, forcat opozitare të bëhen bashkë
Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani tregon se padia e Francesco Becchettit në arbitrazh është tentuar të zgjidhej me pajtim. Në një lidhje me skype për edicionin e pasdites në Syri Tv, Manjani kujton se kur ishte ministër i Drejtësisë në qeverinë “Rama” kishte kërkuar negociim, pasi investitori italian kishte një provë të fortë kundër qeverisë.

Manjani thotë se Gjykata e Londrës kërkonte heqjen e masës së arrestit ndaj biznesmenit dhe më pas gjykata do lejonte procedurat e arbitrazhit. Por, shton ai, përgjigjja që erdhi nga Kryeministria ishte refuzuese dhe çdo gjë do t’u lihej në dorë avokatëve në Arbitrazh.

Manjani sjell në vëmendje edhe ndërhyrjet e Cherie Blair, bashkëshortes së Tony Blair e cila sipas tij, kërkonte tendera dhe kontrata të majme përmes studios së saj ligjore, për të mbrojtur Shqipërinë në arbitrazh.

Çështje e cila një ditë më parë u humb përfundimisht dhe Shqipëria, nga buxheti i shtetit, duhet t’i paguajë Becchettit 110 mln euro dëmshpërblim për mbylljen e dhunshme të Agon Channel dhe akuzat e ngritura ndaj investitorit italian.

“Për këtë çështje, përgjatë kohës që unë kam shërbyer ministër i Drejtësisë ne kemi patur debate të brendshme. Nuk i kemi bërë publike se është çështje që i takon interesave të shtetit. Debati themelore ka qenë që, në mënyrën se si Gjykata e Arbitrazhit dhe veçanërisht Gjykata Penale e Londrës e trajtoi këtë çështje, ishte një gjë e re. Ne u ballafaquam përpara një konfuzioni shumë të madh juridik. Nuk na kishte ndodhur që çështja penale e Becchettit të na miksohej në arbitrazh. Ne i konsiderojmë të ndara të dy proceset. Por Gjykata e Londrës insistonte se ndaj këtij personi shteti shqiptar duhet të japë garanci që i heq masën e arrestit. Po ta bënim ne këtë, gjykata do lejonte procedurat e arbitrazhit dhe zgjidhjen e çështjes me pajtim. Arsyeja pse ishte e komplikuar ishte sepse Becchetti posedonte një provë shumë përvëluese dhe kjo ishte ndërhyrja politike. Ishte e qartë që vendimi ndaj tij dhe biznesit të tij ishte marrë për arsye politike. Dhe në ato momente kemi debatuar si të gjejmë një zgjidhje të brendshme, një hap pas po të jetë e nevojshme, për të shpëtuar paratë, nuk ishte halli për të shpëtuar Becchettin, por për të dalë sa më pak të dëmtuar nga arbitrazhi. Ndërsa nga Kryeministria kishte një qëndrim që t’ia lëmë avokatëve. Mbaj mend që zonja Cherie Blair ka bërë spektakël për të më takuar mua sepse donte donte tender, por unë refuzova ta takoj dhe pastaj i ka marrë ato kontrata dhe ja ku e ka pasojën, s’ka zgjidhur asgjë edhe ajo. Kjo nuk është punë avokatësh, ishte pikëpamja ime dhe kjo pikëpamje u provua se sado të mirë ta kesh avokatin, kur kundër teje ke një provë përvëluese, sigurisht do të duhet të marrësh masa të negociosh, negociata është rruga më e mirë“, tha Manjani.

“SPAK të hetojë Ramën dhe Engjëll Agaçin, fatura mund të rritet”

Ylli Manjani deklaron se pas humbjes së Shqipërisë në arbitrazh dhe 110 mln eurot që do t’i paguhen nga buxheti i shtetit biznesmenit italian Francesco Becchetti, SPAK duhet të nisë hetimet për shpërdorim detyre.

Ish-ministri i Drejtësisë tha se hetime për shpërdorim detyre duhet të bëhen ndaj Edi Ramës, Engjëll Agaçi dhe kujtdo tjetër që është i përfshirë në çështjen e arbitrazhit.

Ai thotë gjithashtu se fatura 110 mln euro për Becchettin mund të rritet edhe më shumë nga arbitrazhi ndërkombëtar.

“Shpërdorimi i detyrës është një vepër penale, ashtu siç është shkruar, ky është rasti tipik i shpërdorimit të detyrës sepse ka të bëjë me veprimtari, eprime dhe mosveprime që ka çuar në pasoja të rënda financiare. Dhe, ky është rasti tipik i shpërdorimit të detyrës. Nëse ka një arsye pse është shkruar shpërdorimi i detyrës në Kodin Penal, është ekzakt kjo. Nuk e di kush e ka shpërdoruar detyrën Edi Rama, Engjëll Agaçi apo ndonjë tjetër, kjo është çështje që duhet ta sqarojë SPAK. Duhet ta eksplorojë SPAK ka apo jo shpërdorim detyre. Ne flasim për Becchettin që është mjeshtër, është njeriu i cili di të nxjerrë lek nga kjo gjë dhe kjo është një gjë që kërkon shumë vëmendje. Becchetti është një rast specifik. Për ne ishte me detyrim që të gjenim një rrugë zgjidhje, një negociatë, një rrugë alternative. Fatura mund të shkojë edhe më shumë, asgjë nuk është e ndaluar. Ne nuk e kontrollojmë dot këtë proces, është diçka që ndodh jashtë nesh. Le të marrim jo Cherie Blair, por edhe Tony Blari e Joe Biden të marrin avokat po të duan, nuk kanë çfarë t’i bëjnë“, tha Manjani.
 
habitem, kush ia shtiu trute e gomarit palloshit tone te mbyllte ate televizion,
 
une do te thoja, megallomania dhe keshilltaret e keqinj, ata qe e fryejne gabimisht,

Krejt keto e kane bere te ndihet i paprekshem, i pa mposhtur.. dhe arroganca e tij rezulton te jete e sukseshme. Ky do ti fitoj zgjedhjet deri sa te lodhet vet dhe te terhiqet.
 
Krejt keto e kane bere te ndihet i paprekshem, i pa mposhtur.. dhe arroganca e tij rezulton te jete e sukseshme. Ky do ti fitoj zgjedhjet deri sa te lodhet vet dhe te terhiqet.

se kush i fiton zgjedhjet, per ne emigrantet pak rendesi ka, rendesi ka per ata qe jetojne atje,
per ne emigrantet ka rendesi, qe fituesi te zbatoje reformat, sidomos dy reformat kryesore,
1- reformen sociale per shtresat ne nevoje,
2- reformen ne drejtesi, ku drejtesia te jete komplet e pavarur nga politika,
 
Nje oligarki i tu Kusoves, sa ishin kryeminister Hushimuti dhe Ramush lopa, e ka pas rrjepur buxhetin e shtetit te Kosoves duke i paguar miliona para nga padite para arbitrazhit, plus edhe duke falimentuar ndermarrje shteterore. Si e kapi Albini pushtetin i tha, rropt ku ti kesh ``fumato`` ... ti tregoj dikush atij mesues vizatimores zhgarravitese te Surrelit, jo çdo zhgarravine mentale, optike, vizive funksionon.

...pas gjingle mingles, storja ne vazhdim


Ministria e Drejtësisë, përmes Avokaturës Shtetërore së bashku me ekipin mbrojtës të Squire Patton Boggs kanë arritur fitoren e radhës për Kosovën në arbitrazhin ndërkombëtar, duke mposhtur pretendimet e ngritura kundër Kosovës, ka bërë të ditur kryeministri Albin Kurti.

“Përmes një padie të dorëzuar pranë Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit pranë Dhomës Ndërkombëtare të Tregtisë në mars të vitit 2020, z.Devolli kishte kërkuar kompensim prej së paku 45 milionë euro nga Republika e Kosovës si pasojë e pretendimeve për shpronësimin e Dardafon.net, operatorin e rrjetit celular virtual në Kosovë, pronë kjo e z.Devolli. Pak ditë më parë, Tribunali ndërkombëtar i Arbitrazhit ka lëshuar vendim duke hedhur poshtë në tërësi pretendimet e z. Devolli dhe duke urdhëruar këtë të fundit t’ia paguajë Republikës së Kosovës mbi 1.3 milion euro në emër të shpenzimeve të procedurës”, ka shkruar kryeministri në Facebook.
 

Rama, tërheqje nga Arbitrazhi Ndërkombëtar? E ka bërë vetëm Venezuela dhe Bolivia
17:58 : 07/04/2023 në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
Rama, tërheqje nga Arbitrazhi Ndërkombëtar? E ka bërë vetëm Venezuela dhe Bolivia
Nga Boldnews.al

Kryeministri Edi Rama deklaroi paraditen e së Premtes se po shqyrton mundësinë për të nxjerrë Shqipërinë nga juridiksioni i Gjykatës së Arbitrazhit (ICSID) të Bankës Botërore, pasi shteti humbi 110 milionë euro në përfundim të një përballje disa-vjeçare me sipërmarrësin italian, Francesko Beketi.

Idea e Ramës është jo vetëm e rrezikshme për zhvillimin e vendit, por edhe shumë e rrallë.

Bazuar në të dhënat e siguruara nga “Boldnews.al” rezulton se aktualisht janë 163 shtete që kanë nënshkruar Konventën për anëtarësimin në Qendrën Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve (ICSID), ku përfshihen 162 që janë pjesë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, plus Kosovën.

Konventa është hartuar në vitin 1966. Në historinë e saj, ka ndodhur vetëm në dy raste që shtetet janë tërhequr prej saj.

Lexo edhe:
A mjaftojnë (vetëm) rekomandimet e ODIHR-it për të ndalur autokratin Rama?
Sa kushton dalja nga juridiksioni i Gjykatës së Arbitrazhit
Dhe kjo ka ndodhur në vitin 2012, kur Bolivia dhe Venezuela u tërhoqën nga Konventa. Po ashtu, edhe Ekuadori u tërhoq nga Konventa ICSID në vitin 2009. Por, vendi iu bashkua sërish Gjykatës së Arbitrazhit Ndërkombëtar në vitin 2021.

Tashmë, kryeministri shqiptar Edi Rama ka nisur të mendojë që të aplikojë mekanizmin e rrallë, atë të tërheqjes nga Konventa, të ndjekur vetëm nga dy vendet e Amerikës Latine

Shqipëria është pjesë e Traktatit të anëtarësimit në Bankën Botërore, ku përfshihet edhe njohja e Gjykatës së Arbitrazhit ICSID që prej vitit 1991.

Rreth 32 vjet më parë, ish-Presidenti u fundit komunist, Ramiz Alia, vendosi t’i bashkohej vendeve palë të Traktatit të Bankës Botërore, në një lëvizje të rrallë për atë sistem, duke iu falur kredive të bankave ndërkombëtare me vendin që ishte në prag kolapsi financiar.

Prej atëhere, Banka Botërore dhe mekanizmat e saj kanë financuar investime të rëndësishme në Shqipëri, të cilat vijojnë ende.

Por, përtej këtyre raporteve tejet delikate me institucionet bankare ndërkombëtare, Rama ka zgjedhur që të “trashë zërin”, pasi Arbitrazhi ICSID e nxori zbuluar, duke e shpallur humbës të 110 milionë eurove përballë Beketit.

Përtej deklaratave “kërcënuese” të kryeministrit, duket se ato janë thjesht për konsum politik dhe elektoral e nuk do të avancojnë në veprime konkrete.

Kjo, për faktin se tërheqja nga ICSID mund të sillte si pasojë bllokimin e financimit të projekteve nga Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Pra, do të ishte thjesht një “vetëvrasje” për Shtetin Shqiptar.

Megjithatë, deklaratat nervoze të Ramës ndaj ICSID treguan se ai e pranon detyrimin për gjobën 110 milionë euro, për të cilën deri një ditë më parë u shpreh se nuk do t’i japë asnjë kacidhe “mashtruesit sharlatan Francesko Beketi”.

Përtej acarimit të Ramës, Buxheti i Shtetit, për fat të keq të qytetarëve, duhet të paguajë shumën marramendëse, e cila është rrjedhojë e sjelljes tërësisht të gabuar të Ramës ndaj biznesmenit italian.

Qendra Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve (ICSID) është një institucion ndërkombëtar arbitrazhi i krijuar në vitin 1966 për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ligjore dhe pajtimin ndërmjet investitorëve ndërkombëtarë dhe shteteve.

ICSID është pjesë dhe financohet nga Grupi i Bankës Botërore, me seli në Uashington, DC, në Shtetet e Bashkuara.

Është një institucion autonom, shumëpalësh i specializuar për të inkurajuar fluksin ndërkombëtar të investimeve dhe për të zbutur rreziqet jokomerciale nëpërmjet një traktati të hartuar nga drejtorët ekzekutivë të Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim dhe të nënshkruar nga vendet anëtare.
 
E sqaroj shume bukur Z. Jordan Daci, vendimi ka hyre ne fuqi dhe po ekzekutohet.
Plus me beri dhe habi se pse kaq pa aftesi me borxhet neper bankat botrore, ku dhe interesi ne krahasim me shtetet e tjera ishte gati 7%.
Me pak fjale ne do jemi gjithmon nje pik e kuqe ne oqean.
Tani ti lejm fjalet e teperta,por te lidhim rripin fort dhe te paguajm Beketin.!
 
E sqaroj shume bukur Z. Jordan Daci, vendimi ka hyre ne fuqi dhe po ekzekutohet.
Plus me beri dhe habi se pse kaq pa aftesi me borxhet neper bankat botrore, ku dhe interesi ne krahasim me shtetet e tjera ishte gati 7%.
Me pak fjale ne do jemi gjithmon nje pik e kuqe ne oqean.
Tani ti lejm fjalet e teperta,por te lidhim rripin fort dhe te paguajm Beketin.!
Problemi është se nuk janë.vetëm.lekët e bexhetit që do paguhen. Edhe ajo.kompania japoneze që hapi këto gropat në kombinat do na i krefi nja 100 mln € në arbitrazh se e prishi kontratën ky sumfiku se janë garipa këta.
 
Rama dhe Veliaj rrezikojne te vriten.

Shikon endrra me sy hapur ti?

Edhe ata plumbat ne Top Channel per Kiaren e Big Brother duhet te ishin. Shqiptaret per despotet vetem nje gje dine: llapen.
 
Problemi është se nuk janë.vetëm.lekët e bexhetit që do paguhen. Edhe ajo.kompania japoneze që hapi këto gropat në kombinat do na i krefi nja 100 mln € në arbitrazh se e prishi kontratën ky sumfiku se janë garipa këta.

Une kur shkoj ne Tirane me krijohet pershtypja sikur shumica jane te lumtur me Erion Veliajn (ka bere kete, ka bere ate, me thonin).

A thua te ndryshoje opinioni publik sivjet?
 
Back
Top