• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Krijime nga Xha Tani

tani jam me mire Petrit...dola nga spitali dhe po riaftesohem pak nga pak...

gezohem qe ne lajme shoh se luftrat po pushojne nje e nga nje , ndaj dhe ti duhet te jesh i lumtur...
Tani të lexova edhe ktu Xha Tani...s'po të pyes se çka ke pas e si ke qenë por gëzohem që të lexoj se je mirët tani dhe uroj që të jesh gjithmonë mirë i nderuar. 🙋‍♂️
 
Last edited:
Miku i mire Sami Bej.
Te falenderoj per fjalet e sinqerta , te cilat edhe prej qe se largu , e ndjej se jane fjale shpirti, te bardha bore.

Une kalova nje grip te rende dhe 21 dite jam trajtuar tek Spitali Rajonal " Xhaferr Kongoli " i Elbasanit , por tani jam ne shtepi dhe ndihem disi me mire.

Uroj nga zemra te gezosh shendet te mire , dhe te te rrojne cka te don zemra.

Te perqafoj prej se largu...
Kam përshtypjen apo mendoj se një pjesë e madhe e njerëzve kanë kalu një kohë të rëndë me këtë gripin e sivjem (të këtij viti). Nuk është gripi më i rëndë apo vështirë se viteve të kaluara siç po thuhet aty-ktu, por mendoj se vjen nga dobësimi i imunitetit të njeriut. Dhe jo vetëm nga vaksinat siç pretendojnë një pjesë e madhe e njerëzve, ( se @Petrit Kola gjithsesi ``fumato`` ) por edhe nga modifikimi i disa gjërav elementare ushqimore. Mirëpo kjo është jeta dhe kjo bota tani, i nderuar...e në këtë jetë e botë bëjmë pjesë dhe ne...
Por tani që të lexoj se je më mirë, uroj nga zemra që të bësh edhe sa më mirë n't'arshmen.
 
Last edited:
Si duket iu kam hyrë postimeve nga mbrapa Xha Tani dhe për këtë arsye edhe "mbrapshtë" reagimet e mia...mos ma merr për të madhe të lutem, çështje e pasmesnates...jam në punë, por me nja dy-tre ngllënjka Whisky -qesh-
 
Si duket iu kam hyrë postimeve nga mbrapa Xha Tani dhe për këtë arsye edhe "mbrapshtë" reagimet e mia...mos ma merr për të madhe të lutem, çështje e pasmesnates...jam në punë, por me nja dy-tre ngllënjka Whisky -qesh-
te kete past bo mire Uiksi.
lexoji me nge se eshte Dimri gjate ky , llogarite jane Plakat ne 14 Mars por edhe 14 Prill..🤣🤣
 
te kete past bo mire Uiksi.
lexoji me nge se eshte Dimri gjate ky , llogarite jane Plakat ne 14 Mars por edhe 14 Prill..🤣🤣
Na ka zënë kriza e punës këto ditë dhe spo kem çka t'bojmë e po e çojmë ga një herë pas herë...por si duket po më
rëdohen kapaktë e syve ngadal dhe do shkoj në shtëpi tja futi gjumë se boll "punova" sonte :LOL:
 
Na ka zënë kriza e punës këto ditë dhe spo kem çka t'bojmë e po e çojmë ga një herë pas herë...por si duket po më
rëdohen kapaktë e syve ngadal dhe do shkoj në shtëpi tja futi gjumë se boll "punova" sonte :LOL:
po vallaji, knej nga ne vajti ora 3 e gjymes..🤣
 
Mbeten ne udhkryq gjithe endrrat.
Ne , kuratoret e zemrave duar zbrazur,
Vozisim Lumturine me Lejleke.

****. **** ***** *****

U zgjua Tirana
Me endrren e Madhe
Me shalet e bardha
Ashensorin e prishur
Dhe festat pagane

U zgjua Tirana
Pa qumeshtin e fshatit
Pa rrathet e fatit
Me Zemren e thyer
Demonstratat shperthyen

I thurur nga guri
I shtypur nga burri
Po presin te lindin
Femijet pa prindin

U zgjua Tirana
Edhe kte mengjes te Nxehte
Vrapojne turna njerzish
Vrapojne dhe shurdh-memec.
Profesor , @peshkaqeni33 , ju vet keni shkrojtur ndonjehere per Tiranen , se une vetem.kete Poezi i kam kushtuar. 🌻
 
Kam nje dashuri
te madhe sa toka
te bukur si qielli
te bardhe si debora

E rrita me zemer
me therrime si zogjte kur cukutin
ushqimin e perditshem
i dhashe deshirat e mira

Kam nje dashuri te madhe
me sy si alpe...


xHa tAni 🌻💗
 
Une jam Gjashta
Ose gjashte vete jashte meje me njohin gjithsej
Dua te shpoj nje vrime jashte Kohes Univers,
Dhe te harroj hesapet e Zotit kunder Botes
Jam Djall ne shtepine e Zotit
Jam Bu bote e heshtur e kafkes baltemendore
Une Jam Gjashta
 
Unë Jam Shtata

Unë jam shtata, numër krenar,
mes shokësh qëndroj ballëlart.
As shumë i vogël, as më i madh,
në çdo rrugëtim lë gjurmë pa fjalë.

Kam shtatë ngjyra në ylberin blu,
shtatë ditë që koha m'i dhuroi këtu.
Në përralla, këngë e histori,
emri im jeton me magji.

Kur më thërrasin, buzëqesh lehtë,
sjell fat e shpresë në çdo jetë.
Jam i thjeshtë, por plot vlerë,
më kujtojnë njerëzit kurdoherë.

Unë jam shtata, mos më harro,
në zemrën tënde pak më mbaj.
Sepse çdo numër ka historinë e vet,
dhe unë timen e shkruaj përjetë.
 
Back
Top