• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Krim zgjedhor në konsulatën e Kosovës në New York, në derë instruktohen se kë të votojnë brenda VV-së

Llapi

V.I.P
Anëtar
Dec 22, 2011
Postime
27,428
Pikët
113
Krim zgjedhor në konsulatën e Kosovës në New York, në derë instruktohen se kë të votojnë brenda VV-së
Demokracia
18:00 | 06 Qershor 2026
konsullata.jpg

Share:
Share
Tweet
Numri i Lëvizjes Vetëvendosje dhe numrat e disa personave në listën e kësaj partie janë shfaqur në disa letra të vendosura nëpër ambientet e Konsullatës së Kosovës në New York, atje ku votimi për zgjedhjet e 7 qershorit ka filluar.
Nacionale ka siguruar fotografi ekskluzive, ku shihet numri 116 i VV-së dhe numrat e disa prej kandidatëve për deputet.
Po ashtu, Nacionale ka mësuar se letrat kanë qëndruar të vendosura aty për mbi pesë orë.

715463664_1321892212637045_580881341361400469_n-1.jpg
714143150_1689269928760419_9075816155039528297_n-1.jpg

Nuk dihet ende nëse autoritetet përkatëse janë njoftuar në lidhje me këtë veprim.
Theksojmë se votimi në Ambasada dhe përfaqësi diplomatike ka nisur sot. Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi më herët njoftoi për numrin e personave që kanë votuar deri në orën 13:00.
“Me fillimin e votimit në përfaqësitë diplomatike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Kanada, në orën 13:00 sipas kohës lokale në Kosovë, ju njoftojmë se tashmë procesi i votimit është duke vazhduar në të gjitha përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës”, deklaroi Elezi.
Sipas tij, votimi po zhvillohet në 30 përfaqësi diplomatike të Kosovës, të vendosura në 18 shtete të ndryshme të botës.
“Sipas të dhënave nga 26 përfaqësi diplomatike, deri në orën 13:00 nga 27,724 votues të regjistruar, kanë votuar 38.97 për qind apo 10,804 votues”, bëri të ditur ai.
Policia e Kosovës dhe Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit u kanë bërë thirrje qytetarëve që të raportojnë çdo rast të dyshuar të presionit, kërcënimit apo ndërhyrjeve të kundërligjshme në procesin zgjedhor, në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 7 qershorit.
Në një komunikatë të përbashkët për media, dy institucionet theksuan se mbeten të përkushtuara për mbrojtjen e integritetit të procesit zgjedhor dhe të vullnetit të lirë të qytetarëve.
“U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, pa dallim etnie, gjuhe, përkatësie politike apo bindjeje personale, që të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës lirshëm, pa presion, pa frikë, pa ndikime të jashtme dhe të raportojnë çdo rast të dyshuar të presionit, kërcënimit apo çfarëdo forme tjetër të ndërhyrjes së kundërligjshme në procesin zgjedhor”, thuhet në komunikatë.
 
“Mos e përçani kombin”, aktivistët e mbulojnë me mesazhe selinë e VV-së në Shkup
Demokracia
12:07 | 06 Qershor 2026
716289901_1614546714009339_5540435688503882389_n-696x522-1.jpg

Share:
Share
Tweet
Zyra e Lëvizjes Vetëvendosje në qytetin e Shkupit është mbuluar me mesazhe të ndryshme, me motive kombëtare.
Aktivistë ende të panjohur, kanë vendosur mesazhe të qarta në zyrën e VV-së, mbrëmjes e së premtes.
“Mos e shkel gjakun e lirisë”, “Për kë punoni?”, “Liria nuk shitet”, janë disa nga mesazhet që janë vendosur në selinë qendrore të partisë në Maqedoninë e Veriut.

712326415_1325512693008464_5114292038216137338_n-768x1024.jpg
lg.php

716974304_1012200774826967_175424626810007811_n-768x1024.jpg

716289901_1614546714009339_5540435688503882389_n-1024x768.jpg
lg.php

714363168_905609812548477_72941295809963549_n-768x1024.jpg







lg.php
 
Back
Top