• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien

Qe te vrasin veten patronazhistet pastaj?! Jo jo, me mire jo.😂
Doli nje rak me mikrofon te protesta dhe tha kur te vim ne ne qeveri do bejme nje liste per ata qe kan qen ne koncert do nxjerrim nje ligj qe ti fusim ne burg gjithe patronazhistet qe kan vajtur ne koncert. 🤣
 
VIDEO/ Për të qeshur apo për të qarë! Rrëshket përfaqësuesi i protestës, kërcënon nga podiumi pjesëmarrësit në koncertin e Kanye West: "Do t’u marrim emrat dhe do t’i u dënojmë me burg”!
Gjatë fjalimeve të mbajtura para Kryeministrisë, një prej përfaqësuesve më të zëshëm të saj në shesh, e cilësoi pjesëmarrjen në koncert si një veprim për të cilin qytetarët duhet të mbajnë përgjegjësi penale, në rast se "Shqipëria e Re" merr pushtetin.
“Na kanë bërë një super nder sot ata që kanë shkuar te koncerti i Kanye West, sepse do t’ua marrim listën e emrave dhe, kur të vijë Shqipëria e lirë, do të bëjmë një ligj që do ta quajmë ‘ligji i sufllaqes’ dhe do t’i dënojmë të gjithë me nga një vit burg”, deklaroi ai.
Deklarata e bërë nga podiumi i protestës shkon përtej thirrjeve për bojkot, duke kërkuar hapur identifikimin dhe burgosjen e personave për shkak të pjesëmarrjes në një aktivitet muzikor. Folësi nuk sqaroi se si do të sigurohej e ashtuquajtura “listë e emrave” dhe as mbi çfarë baze ligjore do të dënoheshin qytetarët.
Deklarata të tilla duket se shënojnë një tjetër zhvendosje në diskursin e protestës. Një lëvizje që nisi me kundërshtimin e projektit në Zvërnec, mbrojtjen e mjedisit dhe më pas me kërkesën për dorëheqjen e qeverisë, tashmë po shoqërohet edhe me kërcënime të hapura ndaj qytetarëve që kanë zgjedhur të marrin pjesë në një aktivitet kulturor. Kjo ngre një pyetje thelbësore për natyrën e vizionit politik që propozohet: nëse kjo lëvizje synon ndërtimin e një "Shqipërie të Re", a mund të ndërtohet ajo mbi idenë e hartimit të listave të qytetarëve dhe dënimit me burg për zgjedhjet e tyre personale?
Koncerti i Kanye West në Tiranë u shoqërua me debate dhe thirrje për bojkot, por deklarata për dënimin me nga një vit burg të pjesëmarrësve e zhvendos retorikën nga kundërshtimi politik i eventit te kërcënimi i drejtpërdrejtë ndaj qytetarëve që zgjodhën të merrnin pjesë.

https://youtu.be/tMDHSFCTjRM?si=IT08ASRJpKWbUVAp
 
Doli nje rak me mikrofon te protesta dhe tha kur te vim ne ne qeveri do bejme nje liste per ata qe kan qen ne koncert do nxjerrim nje ligj qe ti fusim ne burg gjithe patronazhistet qe kan vajtur ne koncert. 🤣
MIkrofonin ne turme e merr i meçmi, e merr i infiltruari, e intelektuali, e merr dhe budalli. Turma i pranon te gjithe. Ketu po flet broçkulla kryeministri perdite, budallenjt ne turme jane te falur.😂
 
Ke te drejt, algoritmi e ka fajin. Dhe iranianët, serbët, dhe grekët 😂
Por drogagjiu tall lesht me dialektin e Albertit.
Rrnoftë Zeqineja lol

Jeni 1sha për gjeopolitike:p

Rama n burg
Berisha n burg
Ju n forum 😛🤣
 

Babëzia e kryeministrit mbret dhe mallkimi i njerëzve të varfër!


Shkruar nga Arben Malaj
Babëzia e kryeministrit mbret dhe mallkimi i njerëzve të

Ti jeton në "Kopshtin e Edenit" si faraonët e mijëra shekujve më parë...
Fama globale??? Nuk jemi ne epokën e gurit. Ndoshta të mbretërve kryeministrorë, po.

Jemi në periudhën e Inteligjencës Artificiale, ku në milionat e sekondës; dhe me shume pak lekë mund të arrish çdo cep të botës dhe çdo individ të botës globale për mirë apo për keq.

Ti jeton në "Kopshtin e Edenit" si faraonët e mijëra shekujve më parë.

Ti jeton në kullën e fildishtë të arrogancës dhe të urrejtjes ndaj popullit tënd.

Jemi vendi i fundit në Evropë në testimin PISA.

Pra, të fundit për cilësinë e arsimit.

Jemi të parët për koston e lartë të pagesës nga xhepi të faturave shëndetësore, me rreth 65% të shumës së çmimeve të ilaçeve.

Jemi të fundit për sigurimin e ujit të pijshëm në qytete dhe fshatra.

Jemi të parët në pamundësinë e blerjes së shtëpisë së parë.

Sepse ti ndoqe modelin: Shqipëria sa më e shtrenjtë dhe shqiptarët më të varfër.

Jemi të fundit në garantimin dhe gëzimin e pronës private.

Jemi të parët, të ndëshkuar nga drejtësia e mohuar

Jemi të fundit jo vetëm në Evropë, ku:

(i) drejtësia vonohet deri në 21 vite dhe

(ii) stoku dosjeve të pa shqyrtuara janë rreth 200 mijë.

Para pak ditëve rezultuam të parët në Evrope ku të rinjtë dëshirojnë të braktisin vendin e tyre.

Përqindja ishte

(i) tronditëse,

(ii) shpirtëtisht dërmuese

(iii) ekonomikisht vrastare për ekzistencën tone në të ardhmen, jo shumë të largët.

Janë mbi 67% e të rinjve që duan ta braktisin vendin e tyre.

Jemi në shekullin e 21, në shekullin ku fama nuk blihet, po fitohet.

Më shumë "famë" Shqipëria ka marrë nga "flamingot" sesa nga një këngëtar;

(i) 400 milion $ pasuri

(ii) bipolar,

(iii) urrejtjenxitës dhe

(Iv) kontravers.

Të cilin e braktisën kompanitë më të mëdha sponsorizuese si Adidas për nxitjen e antisemitizmit dhe lartësimin e Hitlerit.

Po pse nuk promovohet Shqipëria nëpërmjet Dua Lipës dhe talenteve të tjera me famë botërore nga trojet shqiptare?

Ti nuk financove këngëtarin,

Ti financove organizatorët.

Babëzia jote për pushtet, deri kriminale, nuk ka kufi:

(i) etik,

(ii) moral,

(iii) shoqëror,

(iv) Pergjegjesi buxhetore

(v) papërgjegjshmëri politike

Koha është gjykatësi më i madh!

Kujdes nga mallkimi me shpirt i njerëzve të varfër të vendit tonë!
 


'Redcloud'/ Kompania e lidhur me Arbër Veliaj mori 4.3 mln euro për biletat e Kanye West

17:48, 12/07/2026

Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transferoi në mënyrë urgjente 400 milionë lekë (4.3 milionë euro) në llogaritë e kompanisë “Redcloud”, e angazhuar për organizimin e koncertit të reper-it amerikan, Kanye West.

Vetëm një ditë më parë, në 6 Korrik, Këshilli i Ministrave kishte miratuar një Akt Normativ me fuqinë e ligjit, me shpejtësi, për të kaluar shumën e paracaktuar për Fondin e Emergjencave në funksion të mbarëvajtjes së spektaklit të shumë-debatuar.

Kryeministri Edi Rama deklaroi në një dalje publike se fondi qeveritar ishte planifikuar të shpenzohej për koncertin, me qëllim që “Shqipëria të mos turpërohej para turistëve të huaj”.

Më herët, në Prill 2026, kur Rama tregoi për herë të parë se Kanye West kishte planifikuar koncert në Shqipëri, në mes të korrikut, ai theksoi se qeveria nuk do të shpenzonte asnjë monedhë për aktivitetin.

Megjithatë, në 6 korrik, ai u shfaq në kantinerin ku po ngrihej skena për koncertin që do të zhvillohej pak ditë më pas, në 11 korrik, në shoqërinë e Ministrit të Kulturës, Blendi Gonxhja.

Kryeministri deklaroi për herë të parë se qeveria do të shpenzonte 400 milionë lekë, të cilat ishin të destinuara për blerje biletash. Vendimi kontrovers u ekzekutua menjëherë.

Image

Të dhënat e Thesarit të Shtetit tregojnë se pagesa është kryer nga Ministria e Turizmit në favor të “Redcloud”, një kompani e angazhuar prej vitesh në organizimin e eventeve.

“Redcloud” në dosjen e Veliaj

Kompania përfituese është krijuar në vitin 2011. Ajo zotërohet prej vitit 2021 nga Klodian Makashi.

Në pranverën e vitit 2024, Prokuroria e Posaçme (SPAK) nisi hetimet për kryetarin në detyrë të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Në shkurt të vitit 2025, veprimet proceduriale shënuan një moment kulminant, me arrestimin e Veliajt. Ai tashmë është në gjykim për “korrupsion pasiv” të 9 raste, “fshehje pasurie” dhe “pastrim parash”.

Në një dosje të veçuar, prokurorët e SPAK-ut po kryejnë verifikime mbi rolin Arbër Veliajt, vëllait të kryebashkiakut të Tiranës, në një skemë të dyshuar pastrimi parash.

Djali i vogël i familjes Veliaj zotëron prej vitesh kompaninë “Gogel”, e angazhuar në organizimin e eventeve kulturore e artistike. Prokurorët kanë krijuar një bazë të dhënash, nga ku rezulton se kompani të ndryshme private, të cilat kanë përfituar tendera nga Bashkia e Tiranës, njëkohësisht rezultojnë si kontraktore të “Gogel” të Arbër Veliaj.

Në 17 Prill 2026, Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (GJKKO) miratoi kërkesën e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për të kryer kontroll në zyrat e shoqërisë “Gogel”.

Mes shumë dokumentave, agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) rezulton se kanë sekuestruar edhe një kontratë të nënshkruar ndërmjet “Gogel” shpk të Arbër Veliajt dhe “Redcloud” të Klodian Makashit.

Në proces-verbalin e sekuestrimeve, BKH-ja ka shënuar: “Sekuestrim ‘Business Cooperation Agreement, date July 2024’, në gjuhën angleze, lidhur ndërmjet Gogel Shpk dhe RedCloud Shpk, fletë 4 (katër)”.

Arbër Veliaj e kundërshtoi vendimin për kontrollin e zyrës së tij. Por, Gjykata e Apelit të Posaçëm i rrëzoi pretendimet e tij në qershor të këtij viti, duke mbajtur të sekuestruara të gjithë dokumentacionin e marrë në zyrat e “Gogel”, përfshirë edhe kontratën me “Redcloud”.

Për momentin, nuk ka asnjë të dhënë publike që të dëshmojë se kompania e Klodian Makashit është pjesë e hetimit të Prokurorisë së Posaçme.

Nga të dhënat në portalin informativ “spending.data”, rezulton se kompania ‘Redcloud” ka përfituar rreth 37 milionë lekë të reja nga bashkia e Tiranës, nën drejtimin e kryetarit tashmë të arrestuar, Erion Veliaj./ Boldnews/

© SYRI.net
 
Back
Top