Guest viewing is limited
  • Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku ka bërë të ditur se nesër do të padisë Albin Kurtin për shpifje ndaj tij.

Llapi

V.I.P
Anëtar
Dec 22, 2011
Postime
27,824
Pikët
113

Sami Lushtaku: Nesër do e padis Albin Kurtin​


1779139310329.png
Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku ka bërë të ditur se nesër do të padisë Albin Kurtin për shpifje ndaj tij.
Përmes një postimi në Facebook, Lushtaku ka shkruar se Albin Kurti po vazhdon me “gënjeshtra e shpifje publike”.
“Albin Kurti po vazhdon me gënjeshtra e shpifje publike duke pretenduar rrejshëm për një “tentativë sulmi me makinë” në Skenderaj gjatë vitit të kaluar nga ana ime. Për këtë rast ekziston raport zyrtar policor dhe pamje të kamerave të sigurisë, ku është konstatuar se nuk ka pasur asnjë lloj rreziku të sigurisë në komunikacion dhe rasti është mbyllur nga organet kompetente”, ka shkruar Lushtaku, raporton IndeksOnline.
Postimi i plotë:
Albin Kurti po vazhdon me gënjeshtra e shpifje publike duke pretenduar rrejshëm për një “tentativë sulmi me makinë” në Skenderaj gjatë vitit të kaluar nga ana ime. Për këtë rast ekziston raport zyrtar policor dhe pamje të kamerave të sigurisë, ku është konstatuar se nuk ka pasur asnjë lloj rreziku të sigurisë në komunikacion dhe rasti është mbyllur nga organet kompetente.
Meqë po vazhdon me shpifje e sulme ndaj meje, nga nesër do të inicioj padi për këtë çështje.
Albin, pas 6 vitesh në pushtet, Kosovës nuk i le asnjë projekt madhor, por vetëm propagandë, përçarje dhe viktimizim politik.
Mjaft më!
 

Lushtaku i përgjigjet Kurtit: Lem rehat vëlla, mua më ka ndjek Serbia 20 vjet​

1779139711285.png


18/05/2026

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku në një prononcim për Pressing në T7, ka përgënjeshtruar deklaratat e Kryetarit të VV-së, Albin Kurti, i cili tha në Interaktiv, se Lushtaku ka dashur ta godet me veturë eskortën e tij.
Ai tha se kjo është gënjeshtër, dhe se Serbia e ka përndjekur atë për 20 vite, dhe se nuk dëshiron që edhe Kurti ta ndjek atë rrugë.
lg.php

Tutje ai tha se nëse i ndodh diçka e keqe, ai privatisht do të kërkoj llogari nga Kurti.
“Unë e di që ai është edhe mashtrues edhe një farë rrenci dhe kjo nuk i bën nder as atij, sepse policia kur ka ndodhë rasti i ka marrë kamerat e pompës së benzinës kur unë kam dalë prej saj dhe e kanë verifiku, vetëm nëse ai ka frikë nga vetëvetja sepse unë lidhje me atë rast nuk kam. Ai ka qenë në eskort dhe unë kam dalë nga pompa ekzistojnë kamerat prandaj nuk është mirë me u sill në këtë mënyrë, unë e di që është fushatë e kuptoj fushatën por kjo po më bën me u ndi tepër keq sepse ai vërtetë nuk është hera e parë që merret me mu, nuk e di cfarë qëllimi ka ai, por miza me më hangër, unë dhe familja jem kemi me adresu te Albin Kurti.
lg.php

Privatisht kom me kërku që të mërrem me të, privatisht. Lidhje me atë pjesë nuk kam. Nuk i ka hije një kryeministri me shpif, me rrejt. (në cfarë kuptimi po thoni privatisht, përmes padive?) Edhe përmes padive. Unë sjom ka e marrë vesh, prandaj po i them Albin Kurtit lem rahat vëlla, Serbia më ka njek 20 vjet nuk kisha pasë qef që edhe Albin Kurti me ndjek rrugën e atyre që unë nuk po kom qef me ua përmend emrin”, ka thënë Lushtaku.
 

Kurti: Sami Lushtaku tentoi të bëjë ndeshje me eskortën ku ndodhesha unë​


18/05/2026

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se “kryetari i Skënderajt ka synuar të aksidentohet me eskortën ku ndodhesha unë”.
“Me 31 janar 2025, u synua pamundësimi i Tubimit të LVV-së në Skënderaj, ka pasur dhunë kundër neve. Kryetari i Komunës së Skënderajt me veturë zyrtare 2Z, ka synuar të bëjë ndeshje komunikacioni me eskortën ku ndodhesha unë…Por nuk bëhet shumë e madhe kjo”, tha Kurti në KTV.
lg.php

“Dmth tri vetura ishin aty”, u shpreh Kurti.
Ju ka synuar juve? U pyet nga gazetari.
lg.php

“Nuk e di, ndonjë prej truprojave të mia thoni ju? Kam qenë vetëm unë dhe mbrojtja e afërt, vetëm nëse ka diçka me ndonjë polic të mbrojtjes së afërt, atëherë mund të thoni që nuk e ka pasë me mua”, tha Kurti.
“Ka synuar ta ndërprejë qarkullimin me eskortë me veturë zyrtare. Ka proces policor për këtë gjë, por nuk është arrestuar aty”, tha ai.
lg.php

“Në anën tjetër e pat zv.ministrin e Financave, Hynsi Mehani, “është djalë intelektual…është trim, ai qarkullon lirshëm nëpër Skënderaj, pavarësisht kërcënimeve. Kur është ndodhur në të njëjtën hapësirë me kryetarin e Komunës, ata e kanë sulmuar fizikish, ka edhe incizime…”, tha ai.
Sipas Kurtit, “Egzon Azemi dhe Arlind Manxhuka janë dënuar për statuse në Facebook. Ta shohim këta sa do dënohen që e sulmuan dhe e përgjaken Hysni Mehanin”.
Ai tha “ta shohim sa do dënohet se në stacion policor shkon”, për Lushtakun.
 

Sami Lushtaku: Nesër do e padis Albin Kurtin​


View attachment 352650
Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku ka bërë të ditur se nesër do të padisë Albin Kurtin për shpifje ndaj tij.
Përmes një postimi në Facebook, Lushtaku ka shkruar se Albin Kurti po vazhdon me “gënjeshtra e shpifje publike”.
“Albin Kurti po vazhdon me gënjeshtra e shpifje publike duke pretenduar rrejshëm për një “tentativë sulmi me makinë” në Skenderaj gjatë vitit të kaluar nga ana ime. Për këtë rast ekziston raport zyrtar policor dhe pamje të kamerave të sigurisë, ku është konstatuar se nuk ka pasur asnjë lloj rreziku të sigurisë në komunikacion dhe rasti është mbyllur nga organet kompetente”, ka shkruar Lushtaku, raporton IndeksOnline.
Postimi i plotë:
Albin Kurti po vazhdon me gënjeshtra e shpifje publike duke pretenduar rrejshëm për një “tentativë sulmi me makinë” në Skenderaj gjatë vitit të kaluar nga ana ime. Për këtë rast ekziston raport zyrtar policor dhe pamje të kamerave të sigurisë, ku është konstatuar se nuk ka pasur asnjë lloj rreziku të sigurisë në komunikacion dhe rasti është mbyllur nga organet kompetente.
Meqë po vazhdon me shpifje e sulme ndaj meje, nga nesër do të inicioj padi për këtë çështje.
Albin, pas 6 vitesh në pushtet, Kosovës nuk i le asnjë projekt madhor, por vetëm propagandë, përçarje dhe viktimizim politik.
Mjaft më!
Më në fund një lajmi i mirë e shpresëdhënës.
Më në fund po xixëllojnë shkëndijat e para të një respekti, sado i brishtë të jet, ndaj ligjit e rendit shtetror...

Për besë i lumtë Albinit...
Më në fund po i detyron edhe mafiat më të mëdhenj të Kosovës të ulin b**hen para ligjit. ``fumato``
 

Lushtaku i kërkon Kurtit ta tërheq “deklaratën shpifëse” dhe të kërkojë falje​


1779214267411.png

19/05/2026

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, përmes avokatit të tij Labinot Vata, i ka kërkuar kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, të tërheq deklaratën e tij “shpifëse” në lidhje me atë që Kurti e tha mbrëmë në një intervistë televizive se gjoja Lushtaku kishte pasur për qëllim të godiste autokolonën e tij janarin e vitit 2025 në Skenderaj.
Pos tërheqjes së deklaratës, avokati Vata i ka kërkuar Kurtit edhe publikim të përmirësimit si dhe kërkim falje ndaj Sami Lushtakut.
lg.php

“Ne, në cilësinë e përfaqësuesit me autorizim të z. Sami Lushtaku, përmes Avokatit Labinot Vata, ju drejtohemi lidhur me deklaratat tuaja publike të dhëna me datë 18.05.2026 në emisionin “Interaktiv” në KTV […], ku ndër të tjera keni deklaruar: ‘Kryetari i Komunës së Skenderaj, me veturë zyrtare, 2Z, ka synuar që të bëjë ndeshje komunikacioni me eskortën ku isha unë… ka synu që ta ndërpresë qarkullimin e eskortës tonë, në mënyrë të dhunshme, me veturë zyrtare të Komunës së Skenderaj… ka pas tentim për rrezik’”.
“Deklarimet e mësipërme janë të rënda, tendencioze dhe shpifëse ndaj z. Sami Lushtaku, duke cenuar drejtpërdrejt nderin, integritetin personal, reputacionin publik dhe figurën e tij politike e shoqërore. Përmes këtyre deklarimeve, Ju keni atribuar publikisht ndaj z. Sami Lushtaku sjellje të rrezikshme, të dhunshme dhe potencialisht kundërligjore, pa ekzistuar ndonjë vendim gjyqësor, akt përfundimtar institucional apo provë juridikisht e konfirmuar që do të mbështeste pretendime të tilla”, u tha në letrën që avokati Vata ia ka dërguar Kurtit, e të cilën e ka siguruar Klan Kosova.
lg.php

Ai thotë se përdorimi i shprehjeve si, “Ka synuar të bëjë ndeshje komunikacioni”; “Ta ndërpresë qarkullimin në mënyrë të dhunshme”; dhe “Ka pas tentim për rrezik”, i atribuojnë drejtpërdrejt Sami Lushtakut veprime me natyrë të rrezikshme dhe kriminalizuese, duke krijuar në opinion publik perceptim të dëmshëm, paragjykues dhe denigrues ndaj tij, “e cila është shpifje drejtuar z. Sami Lushtakut”.
Këto deklarime, thotë avokati Vata, bëhen edhe më të rënda për faktin se janë dhënë nga kryeministri në detyrë, në një medium kombëtar me shikueshmëri të gjerë, çka u jep atyre peshë të veçantë institucionale dhe ndikim të madh publik.
lg.php

Ai ia ka rikujtuar Kurtit se Ligji Nr. 02/L-65 për Shpifjen dhe Fyerjen parasheh detyrimin për zbutjen e dëmit dhe të drejtën për reagim para inicimit të procedurave gjyqësore, konkretisht, neni 12 i këtij ligji përcakton se: “Para parashtrimit të një padie sipas këtij Ligji, një person që pretendohet të jetë i dëmtuar do të ndërmarrë të gjitha masat e arsyeshme për të zbutur çdo dëm të shkaktuar nga shprehja. Në veçanti, paditësi do të kërkojë përmirësimin e asaj shprehje nga personi i cili pretendohet të ketë shkaktuar dëmin”.
“Në përputhje me këtë dispozitë ligjore dhe në frymën e zbutjes së dëmit, z. Sami Lushtaku, përmes përfaqësuesit të tij ligjor, kërkon nga Ju të tërhiqni publikisht deklaratat e bëra në emisionin “Interaktiv” të datës 18.05.2026; Të publikoni përmirësim dhe sqarim publik lidhur me deklarimet e bëra ndaj z. Sami Lushtaku; Të kërkoni falje publike për deklaratat e pavërteta dhe dëmtuese të adresuara ndaj tij; Të përmbaheni nga deklarime të tjera të pabazuara që cenojnë personalitetin, integritetin dhe reputacionin e z. Sami Lushtaku. Të gjitha këto të bëhen brenda 24 ore, nga pranimi i kësaj kërkese”.
Kjo kërkesë, sipas avokatit të Sami Lushtakut, Labinot Vata, paraqet përpjekje ligjore dhe institucionale për zbutjen e dëmit të shkaktuar dhe për evitimin e procedurave gjyqësore të mëtejshme.
“Në rast se nuk ndërmerren veprimet e kërkuara brenda afatit të arsyeshëm ligjor, z. Sami Lushtaku rezervon të drejtën për inicimin e procedurave civile për kompensimin e dëmit moral dhe reputacional, si dhe ndërmarrjen e të gjitha mjeteve juridike të parapara me legjislacionin në fuqi”, u tha në fund të kësaj letre.
 
sami-lushtaku.png


Lushtaku ngre padi ndaj Kurtit: Nuk lejoj shpifje e linçim politik​

20 maj 2026| 19:38
Sami Lushtaku ka njoftuar se ka dorëzuar padi për shpifje ndaj Albin Kurti, duke e akuzuar për deklarata të pavërteta dhe tendencioze ndaj tij.
Përmes një reagimi në ‘Facebook’, Lushtaku tha se padia është dorëzuar sot përmes avokatit të tij, duke theksuar se nuk do të lejojë që emri, kontributi dhe dinjiteti i tij të përdoren për “propagandë politike, mashtrime publike dhe shpifje të ulëta”.

lg.php
Ai e cilësoi këtë veprim si një përgjigje të qartë ndaj, siç tha, tentativave për linçim politik.
“Çdokush që shpif e manipulon me të pavërteta, do të përballet me të njëjtin veprim dhe me përgjegjësi para ligjit”, ka deklaruar Lushtaku.

FB_IMG_1779298660919.jpgFB_IMG_1779298658280.jpg
 

1779387132780.png

Avokati i Lushtakut flet për padinë: Askush nuk është mbi ligjin, as Kurti si kryeministër​


Avokati i kryetarit të Skenderajt, Labinot Vata, ka deklaruar se padia e ushtruar ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, nuk është vetëm çështje personale e Sami Lushtaku, por edhe përgjegjësi publike për deklarimet e bëra nga zyrtarët institucionalë.


Në një prononcim në FIVE në TV Dukagjini, Vata tha se padia për shpifje dhe kompensim dëmi është dorëzuar në Gjykatën Themelore të Prishtinës, pasi sipas tij, Kurti nuk ka tërhequr deklaratat dhe nuk ka kërkuar falje publike, ndonëse i ishte lënë afat prej 24 orësh.
Kurti kishte deklaruar ditë më parë se Lushtaku, me veturë zyrtare, kishte tentuar ta godiste eskortën e tij gjatë fushatës zgjedhore në Skenderaj për zgjedhjet e shkurtit 2025.
“Përmes padisë të ushtruar në gjykatën kompetente në Prishtinë, kemi bërë padi kundër Albin Kurti. I cili në deklarimet e tij, ka bërë shpifje ndaj Sami Lushtakut. E padia ka të bëjë me kompensimin e dëmit me rastin e shpifjes së bërë ndaj tij. Ne konform udhëzimeve ligjore kemi bërë përpjekje, kemi kruar nga Albin Kurti që të bëjë fjalës, gjegjësisht shpifjes. Por, i njëjti nuk e ka bërë. Andaj jemi detyruar që të parashtrojmë padi për kompensim dëmi. Padia kundër Kurtit nuk është çështje personale e Sami Lushtaku, por është edhe përgjegjësi publike e deklarimeve të bëra. Askush nuk mund të fshehët, apo të jetë mbi ligjin, pavarësisht pozitës së tij, qoftë edhe kryeministër”, ka thënë Vata.
 

Raporti policor për incidentin me eskortën e Kurtit në Skenderaj: Vetura nuk e ka rrezikuar eskortën, nuk ka elemente të vepres penale​

FrontOnline
21 Maj 2026
Komentet
IMG_5017.jpeg

Një ditë pas padisë për ‘shpifje’ që kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka ushtruar ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, lidhur me deklaratat e këtij të fundit se eskorta e tij u rrezikua nga Lushtaku, në dalje të Skenderajt, pas një tubimi elektoral, RTK ka siguruar raportin zyrtar të Policisë së Kosovës lidhur me incidentin e ndodhur më 27 janar 2025, transmeton Periskopi.ku
Sipas dokumentit që posedon RTK, rasti është iniciuar më 27.01.2025 rreth orës 19:15, kur Stacioni Policor në Skenderaj u njoftua nga Njësia Policore e Mbrojtjes së Afërt lidhur me këtë incident. Ngjarja kishte ndodhur rreth orës 18:37, menjëherë pas përfundimit të një tubimi elektoral të kryeministrit Kurti në Skenderaj, gjatë rrugës në drejtim të fshatit Polac, teksa për rastin ishte njoftuar përmes telefonit edhe prokurorja e shtetit në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë, Ajtene Zoni.
lg.php

Në raportin fillestar, zyrtari policor i mbrojtjes së afërt, rreshteri Gëzim Millaku, kishte deklaruar përmes telefonit se një veturë kishte rrezikuar eskortën e kryeministrit Kurti në dalje të Skenderajt, duke tentuar të hyjë në mes të eskortës.
“Kemi kontaktuar me telefon në numrin 044 ****** me Rr. Gëzim Millaku, zyrtar policor i Mbrojtjes së Afërt, i cili përmes telefonit tha se vetura ka dalë nga parkingu i pompës së derivateve ‘*** Petrol’ në dalje të Skenderajt, drejtimi për Polac, dhe e ka rreziku eskortën, duke tentuar të hyjë në mes të eskortës, dhe ashtu për një distancë ka vazhduar paralel me veturën policore të trafikut, rruga me dy korsi. Nga rr. Gëzim Millaku është kërkuar që nga ana e tyre të përpilohet raport policor lidhur me rastin. Prokurorja e Shtetit është njoftuar me informatën fillestare. Pastaj i kemi shikuar kamerat e qytetit, dhe nga video incizimet shihet se rreth orës 18:37 nga ‘***Petroli’ del një makinë, që besohet të jetë vetura që ka rrezikuar, dhe sapo kalon vetura e policisë që i prin eskortës me rrotativë ndezur, vetura e dyshuar kyçet në rrugë në momentin kur vjen vetura e dytë e eskortës dhe ashtu paralel me të vazhdon në drejtim të Polacit”, thuhet në raportin policor.
Megjithatë, një ditë më pas, më 28 janar 2025, në orën 11:11, rreshteri Gëzim Millaku dërgoi raportin zyrtar të shkruar përmes email-it, ku e paraqiti një version tjetër nga deklarata e dhënë një ditë më herët me telefon prokurores nga momenti i ngjarjes. Arsyet pse deklarata e shkruar e rreshterit në fjalë ndryshoi nga deklarimi fillestar në telefon nuk janë sqaruar, teksa nga raporti nuk evidentohet ndonjë veprim i mëtejmë i prokurores lidhur me këtë ndryshim të deklararës.
“Vetura e dyshuar përveçse ka bërë kyçje të vrullshme nuk e ka rrezikuar eskortën dhe nuk ka pas rrezik të drejtpërdrejtë, mirëpo kërkesa e tyre për ta ndal veturën e dyshuar për verifikim është në përputhje me standardet e larta të sigurisë që aplikohen në raste të tilla. Është marrë në pyetje si dëshmitar z. Sami Lushtaku i cili ka deklaruar se është nisur për në Prishtinë dhe është ndalë në marketin e pompës ‘*** Petrol’ të marrë ujë dhe kur është kyç në rrugë është kyç me kujdes të shtuar dhe me shpejtësi të ngadaltë pa e penguar askënd në trafik, në fakt kjo përputhet edhe nga pamja e video incizimeve, duke shtuar se nuk ka pas kurrfarë qëllimi ta pengojë policinë”, thuhet në raportin policor.
Tutje në raport theksohet se pas analizimit të videoincizimeve, raportit policor dhe duke e pasur parasysh faktin se qarkullimi i trafikut në atë pjesë mund të zhvillohet në dy shirita qarkullues, por edhe deklaratës së Sami Lushtaku, vihet në përfundim se ky i fundit me veprimet tij të kyçjes në rrugë me veturën 02Z-66-21 nuk ka kryer rrezikim të trafikut publik.
lg.php

“Prandaj, në konsultim me prokurorin në këtë rast nuk kemi elemente të ndonjë vepre penale apo kundërvajtje kundër sigurisë së trafikut publik dhe rasti mbetet me shënim zyrtar për informim në Operativën e Stacionit Policor në Skenderaj”, thuhet në fund të raportit policor.
Sipas informacioneve që zotëron RTK, Prokuroria nuk ka marrë në pyetje pjesëtarët e tjerë të mbrojtjes së afërt të kryeministrit lidhur me këtë rast. E deri në këtë moment kur po publikohet ky artikull as nuk është iniciuar rast në Inspektoratin Policor të Kosovës për këtë ndërrim të deklaratës.
RTK ka kontaktuar të gjitha palët dhe është në përgatitje të kronikës në TV.




1779397720696.png
 
Proteste-e-OVL-te-UCK-se-foto-Ridvan-Slivova.jpg


“Zullum kemi bë vetëm kundër pushtuesit serb”, veteranët e quajnë të turpshme gjuhën e Kurtit​

24 maj 2026| 21:18
“Nuk ka edhe patriot edhe hajn, ose patriot ose hajn, nuk ka edhe çlirimtar edhe zullumqar”, ka thënë Albin Kurti.



Shkoi mijëra kilometra larg deri në Zvicër, që t’ua jap këtë mesazh bashkatdhetarëve.

lg.php

Kryetari i Vetëvendosjes, kryeministër në detyrë Albin Kurti tha se kontributi i veteranëve për pavarësim të Kosovës, s’mund të përdoret si arsyetim për korrupsion e pasurim personal.

Kësaj akuze, i janë kundërpërgjigjur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, duke e cilësuar si tejet të rëndë.

“Ne zullum kemi bë vetëm kundër pushtuesit serb, dhe kundër forcave pushtuese serbe, jo kundër serbëve, por UÇK, atë zullumin që ka mund ta bëjë, kundër pushtetit serb dhe jo indivdëve, prandaj konsideroj se përdorimi I këtyre termave është turp”, ka thënë Fatmir Sopi, Nënkryetar i OVL-UÇK-së.

Sipas Sopit, çlirimtarët e shtetit nuk duhet të përdoren për fushata zgjedhore, sidomos kur cak është dëmtimi i integritetit të tyre.

“Është për të ardhur keq që Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe lufta e saj e drejtë të merret për gojë sa herë që dikujt i duhet një grusht votash. Konsideroj se partitë politike duhet të garojnë për programet politike dhe jo të merren me një faqe të ndritshme të historisë sonë”, ka thënë Fatmir Sopi, Nënkryetar i OVL-UÇK-së.

Njohësit e çështjeve politike ndërkohë, konsiderojnë se Kurti sërish po e përdor metodën e polarizimit dhe sulmit.

“Sulmohet pikërisht ajo vlera më e madhe që kanë akterët, kundërshtarët politikë. Prandaj edhe kjo formë e komunikimit duhet të kuptohet si diçka e tillë. Pra mund të jesh çlirimtar dhe hajn, ndoshta e mbulon atë faktin që e ka Albin Kurti brenda partisë së tij, që mund të mos jesh fare çlirimtare, mund të kesh qenë madje edhe bashkëpunëtorë i pushteteve të kaluara okupuese, por sot mund të jesh edhe hajn”, ka thënë Blerim Canaj, Analist.

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti u kritikua sidomos në zgjedhjet e shkurtit 2025 ku pas shpalljes së rezultatit, i quajti kundërshtarët politikë ‘hajvan’ e tha se ‘ka kaluar koha e hajvanatit’./dukagjini/
 
Rëndohet gjendja mendore e Fitore Pacollit, shfaq publikisht urrejtje dhe racizëm ndaj Skënderajt
Demokracia
21:36 | 28 Maj 2026
fitore-pacolli-800x450-1-600x360-1.jpg

Share:
Share
Tweet
“Nëse kanë ardhë me atë mendësinë e Skenderajt, çka s’pritet prej tyne”, tha Pacolli, duke iu referuar incidentit të 14 majit mes Kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtaku e kryetarit të VV-së atje, Hysni Mehani.

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor që vjen nga radhët e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli, është lëshuar në deklarata skandaloze e përçmuese, për qytetin e Skenderajt, duke aluduar se ky rajon ka mentalitet “të dhunshëm dhe të paparashikueshëm”.

“Nëse kanë ardhë me atë mendësinë e Skenderajt, çka s’pritet prej tyne. Ne si VV, jemi qetë, vazhdojmë me fushatën tonë..”, tha ajo, kur u pyet nga gazetari, Vullnet Krasniqi, nëse mund të ketë incidente mes partisë së saj dhe PDK-së në Ferizaj.
Në Skenderaj, para disa ditësh në orët e mesnatës ishin stacionuar Njësia Speciale e Kosovës pas një incidenti të raportuar mes Kryetarit të Komunës, Sami Lushtaku dhe shefit të Vetëvendosjes atje, Hysni Mehani.
Ky incident, nga Prokuroria ishte klasifikuar si “lëndim i lehtë trupor”.
 
Back
Top