- Anëtar
- Apr 21, 2010
- Postime
- 8,838
- Pikët
- 113

Destinacione me famë botërore si Mykonos dhe Santorini janë të lehta për t’u identifikuar në foto, pjesërisht falë arkitekturës së tyre të veçantë. Ndikuesit (influencers) adhurojnë të bëjnë foto përpara shtëpive të lyer me të bardhë dhe detajeve apo dyerve në ngjyrë blu
Por, pse shtëpitë e ishujve grekë janë blu dhe bardhë?
Shumë njerëz i njohin blunë dhe të bardhën si ngjyrat ikonike të Greqisë. Ato janë ngjyrat e flamurit. Janë gjithashtu ngjyrat e detit të shndritshëm dhe të qiellit, sinonime të Mesdheut të bukur.
Megjithatë, ngjyrat dalluese blu dhe bardhë të shtëpive greke nuk bazohen në simbolikën e mësipërme. Në fakt, pas kësaj karakteristike ikonike të arkitekturës së ishujve grekë fshihen disa arsye, të cilat janë kryesisht praktike.
Ftohja e shtëpive të ishullit gjatë verës
Shumë shtëpi në ishuj si Mykonos, Paros dhe Naxos u ndërtuan fillimisht me gurë aty afër. Ky ishte një vendim praktik, pasi druri nuk gjendej lehtë në ishujt shkëmborë të Egjeut. Por terreni shkëmbor ka një ngjyrë më të errët. Kjo paraqiste një problem gjatë verës me diell të Greqisë. Drita e diellit që godiste shtëpitë absorbohej nga gurët e errët, duke e bërë brendësinë e tyre nxehtësisht të padurueshme.
Prandaj, banorët filluan t’i lyejnë gurët me të bardhë në përpjekje për të ftohur hapësirat e tyre të brendshme. Ky proces funksionoi, duke rezultuar në shtëpi më të freskëta dhe më komode.
Si ndikoi kolera në dizajnin e shtëpive
Në vitin 1938, një urdhër kombëtar detyroi lyerjen e shtëpive të ishujve në blu dhe bardhë. Në atë kohë, Greqia po vuante nga një shpërthim i kolerës gjatë diktaturës së Jani Metaksas. Në përpjekje për të frenuar sëmundjen, ai urdhëroi qytetarët të lyenin shtëpitë e tyre me gëlqere.
Kjo mund të tingëllojë e çuditshme sot, por gëlqerja e përdorur për lyerjen e shtëpive përmbante gur gëlqeror. Guri gëlqeror është një dezinfektues i fuqishëm dhe jo shumë të tjerë ishin në përdorim në atë kohë.
Kështu, qytetarët grekë i lyen shtëpitë e tyre me të bardhë (asbest) për t’i higjienizuar ato dhe për të reduktuar përhapjen e kolerës.
Po për ngjyrën blu të shtëpive të ishujve grekë?
Megjithëse bluja është ngjyra më e zakonshme për dyert dhe dritaret në ishujt grekë, ajo nuk është e vetmja. Në fakt, nëse shëtisni nëpër shumë ishuj, do të vëreni detaje të së kuqes, jeshiles dhe brunes, përveç blusë.
Sidoqoftë, ngjyra blu e ndezur ende dominon peizazhin e Kikladave. Pse ndodh kjo?
Gjithçka lidhet prapë me koston dhe kursimin për të cilin grekët dallohen. Peshkatarët dhe burrat e tjerë të detit i lyejnë dritaret dhe kanatat e tyre me çfarëdo që u tepronte pas lyerjes së varkës.
Për shkak të përbërësve të saj, bluja ishte zakonisht ngjyra më e lirë e bojës në dispozicion.
Bluja e përdorur për shtëpitë e ishujve grekë bëhej nga një përzierje e gurit gëlqeror dhe një produkti pastrimi të quajtur “loulaki”, i cili ishte një lloj pluhuri blu që shumica e ishullorëve e kishin lehtësisht të disponueshëm në shtëpi. Prandaj, boja blu ishte një ngjyrë shumë e lehtë për t’u krijuar prej tyre.
Diktatura ushtarake imponon skemën e ngjyrave
Ngjyrat e bukura të shtëpive të ishujve grekë u bënë të detyrueshme gjatë diktaturës ushtarake që mori pushtetin në Greqi në vitin 1967. Regjimi besonte se ngjyrat do të frymëzonin patriotizëm dhe ishin pasqyrim i nacionalizmit grek.
Përfundimisht, ata miratuan një ligj në vitin 1974 për të detyruar lyerjen e shtëpive të ishujve grekë në blu dhe bardhë.
Edhe pse këto rregullore tashmë janë lehtësuar, ngjyrat blu dhe bardhë të ishujve grekë janë bërë një tërheqje e madhe për udhëtarët. Prandaj, shumë banorë vazhdojnë t’i lyejnë shtëpitë e tyre me këto ngjyra. Kjo ndodh si për arsyet praktike për të cilat filluan t’i përdornin këto ngjyra dje, ashtu edhe sepse janë të mira për turizmin sot.
Duke shëtitur nëpër ishujt grekë sot, vizitorët mund të gjejnë lehtësisht shtëpi me gurë origjinalë në ngjyrë dheu ose ngjyra paksa të ndryshme. Megjithatë, bluja dhe e bardha dominojnë ende dizajnin e ishujve grekë, dhe shtëpitë e ishujve janë të njohura për këtë skemë ngjyrash popullore në mbarë botën.
Dita.
.